Kosova ka kompletuar infrastrukturën ligjore në fushën e pronësisë industriale

Prishtinë, 12.11.2013
Organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Dogana e
Kosovës dhe Këshilli Shtetëror për Pronësi Industriale, të martën në Prishtinë është mbajtur konferenca
me temën: “Të Drejtat e Pronësisë Intelektuale”.
Pjesëmarrësit në konferencë theksuan se të drejtat intelektuale janë shumë të rëndësishme për
zhvillimin e mëtejmë të ekonomisë kosovare, për nxitjen e inovacionit, mbrojtjen e brendeve të
njohura, nxitjen e kreativitetit, promovimin e bizneseve të vogla dhe të mesme dhe për luftimin e
ekonomisë jo formale. Për më tepër, sipas tyre, këto të drejta janë shumë të rëndësishme në rrugën e
Kosova drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Zëvendësministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Cuneyd Ustaibo, tha se kjo konferencë shënon
fillimin e disa aktiviteteve të tjera vetëdijesuese që Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, konkretisht
Agjencia e Pronësisë Industriale, do të organizojnë në javët dhe muajt e ardhshëm.
Ustaibo po ashtu ka shprehur besimin së në këtë proces do të ketë bashkëpunim të të gjithë akterëve
relevant të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe komunitetit të biznesit.
“Siç mund të jeni të informuar përdorimi i paautorizuar i markës tregtare, eksportimi, shitja e patentave
pa licencë, falsifikimi i produkteve, pirateria dhe dukuritë e ngjashme janë preokupim i shumë vendeve
të botës. Prandaj është e një rëndësie të veçantë që këto dukuri negative të luftohen edhe në Kosovë”,
ka thënë Zëvendësministri Ustaibo.
Flutura Hoxha, Drejtoreshë e Përgjithshme në Agjencinë për Pronësi Industriale, foli për angazhimet
e kësaj Agjencie në kuadër të MTI-së për regjistrimin dhe administrimin e të drejtave pronësore
industriale. “Ky Agjencion bënë regjistrimin e markave tregtare, licencon përfaqësuesit e autorizuar,
bënë dhënien e patentave për shpikje dhe ndryshime teknologjike, mbron dizajnin industrial dhe shumë
shpejt do të fillojë edhe me regjistrimin e treguesve gjeografik dhe emërtimeve të origjinës”, theksoi
ndër të tjera, Hoxha.
Ajo po ashtu ka theksuar se në Kosovë infrastruktura ligjore që mbulon fushën e pronësisë industriale
është e kompletuar. “Gjithashtu janë themeluar edhe institucionet relevante. Agjencia për Pronësi
Industriale përfaqëson themelin e Pronësisë Industriale në Kosovë, ndërsa implementimi i të drejtave
pronësore intelektuale në përgjithësi varet nga institucionet e tjera të zbatimit të ligjit, që përveç
detyrave të tjera janë përgjegjëse edhe për zbatimin e këtyre të drejtave. Në këto institucione bëjnë
pjesë Dogana e Kosovës, Inspektorati i Tregut, Gjykatat, Prokuroria dhe Policia e Kosovës”, tha znj.
Hoxha.
Të pranishmëve në këtë konferencë me nga një fjalë rasti i janë drejtuar edhe përfaqësues të Ministrisë
së Kulturës Rinisë dhe Sportit, Doganës së Kosovës, Inspektoratit të Tregut, Gjykatës, Prokurorisë,
ekspertë nga Zyra Daneze e Patentave dhe markave tregtare, Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës
Ekonomike Amerikane në Kosovë.
Konferenca vazhdoi punimet edhe me tre prezantime profesionale nga Veli Hoti, Kenny Wright dhe
Andrea Andreev.

Burim:http://rtv21.tv/home/?p=137068

Post a Response

Your email address will not be published. Fields marked with * are mandatory.