Qeveria miraton Strategjinë për Pronësi Intelektuale

Me vendimin nr. 10/128, Qeveria e Kosovës ka miratuar Strategjinë për Pronësi Intelektuale dhe Planin e Veprimit 2010 – 2014. Një vendim i tillë u morr në mbledhjen e rregullt të Qeverisë më 11 qershor 2010. Kjo strategji synon që të shërbejë si dokument politikë që siguron baraspeshën në mes të interesave të krijuesve dhe interesit publik duke parandaluar çfarëdolloj abuzimi me të drejtat që rrjedhin nga prona intelektuale të cilat do të pengonin ekonominë e tregut dhe konkurrencën e ndershme. Objektiv i kësaj Strategjie është përmirësimi i klimës investuese dhe stimulimi i zhvillimit ekonomik, shkencor dhe kulturor në vend, duke mbrojtur të drejtat e pronësisë intelektuale. Implementimi efektiv i kësaj strategjie kërkon edhe një sistem efikas gjyqësor që siguron mbrojtjen e të drejtave intelektuale. Rol me rëndësi luajnë edhe doganat e Kosovës, sidomos Njësiti për të Drejtat e Pronësisë Intelektuale, i krijuar në kuadër të doganave të Kosovës më 1.2.2009. Megjithatë, ky njësit ka vetëm dy zyrtarë që nuk mjaftojnë për një zbatim efektiv të kësaj strategjie. Ndërkaq, inspektorët e tregut duhet t’i kontrollojnë rregullisht vendet e tregtimit, prodhimit, depot, vendet e punës dhe gjithandej ku produktet vihen në shërbim. Një ndër sfidat e mëdha që parasheh kjo Strategji është heqja nga tregu i Kosovës i mallrave piraterike siç janë CD-të, DVD-të dhe softuerët e ndryshëm. Kjo kërkon edhe vetëdijesimin e qytetarëve të Kosovës për luftimin e kësaj dukurie. Kurse themelimi i Zyrës për të Drejtat Autoriale pranë MKRS është hap tjetër tejet i domosdoshëm që duhet të ndërmerret.

Plani i Veprimit për implementimin e strategjisë për Pronësi Intelektuale 2010-2014 përfshinë këto hapa:

Konsolidimi i më tutjeshëm i kornizës ligjore në pajtim me standardet ndërkombëtare dhe evropiane

Ngritja e kapaciteteve teknike të autoriteteve administrative të DPI-së
Ngritja teknike e kapaciteteve institucionale dhe forcimi i koordinimit dhe bashkëpunimit
Themelimi i organizatave për menaxhimin kolektiv të të drejtave të autorit dhe të drejtave tjera të përafërta, dhe zhvillimi i një grupi të agjentëve për pronësi intelektuale

Ngritja e vetëdijes dhe edukimit për pronësi intelektuale.

Burim: http://www.gapmonitor.org/

    • December 2024
      Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
      « Sep    
       1
      2345678
      9101112131415
      16171819202122
      23242526272829
      3031  
  • IP4all Weekly Bulletin

    You can subscribe to the weekly IP4ALL Bulletin.

  • IP Consulting Ltd. - Intellectual Property Consulting Agency
  • Landmark-TP
  • Ivan Georgiev - Rembrand
  • Global IP Attorneys - The world's leading address guide for patent,  trademark, copyright, intellectual property and IP attorneys. In just a few steps you can find your agency for registration and protection of your intellectual property, patent, design, copyright or trademark.
  • The Professional Sector Network is a referral and networking group that caters exclusively to leading firms with a history of excellence in the business, advisory and investment sectors.
  • Online source of information for the events and developments in the field of intellectual property worldwide
  • Jobs in USA
  • Become our partners
  • IP Basis®

  • IP Guide®