L I G J
Nr.8992, datë 30.1.2003
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “PROTOKOLLIN E MARRËVESHJES SË MADRIDIT PËR REGJISTRIMIN NDËRKOMBËTAR TË MARKAVE”
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
K U V E N D I
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
V E N D O S I:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në “Protokollin e Marrëveshjes së Madridit për regjistrimin ndërkombëtar të markave”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr. 3683 , datë 10.2.2003 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu.
PROTOKOLLI
QË I PËRKET MARRËVESHJES SË MADRIDIT NË LIDHJE ME REGJISTRIMIN NDËRKOMBËTAR TË MARKAVE
Adaptuar në Madrid, më 27 qershor 1989
Neni 1
Anëtarësimi në Bashkimin e Madridit
Shtetet Palë të këtij Protokolli (këtej e tutje quajtur “Shtete Kontraktuese”, edhe kur ato nuk janë Palë të kësaj Marrëveshjeje në lidhje me regjistrimin ndërkombëtar të markave, rishikuar në Stokholm në vitin 1967, dhe ndryshuar në vitin 1979 (këtej e tutje quajtur “Marrëveshja e Madridit, Stokholmit)” dhe organizatat e përmendura në nenin 14(1) (b), të cilat janë Palë të këtij Protokolli (këtej e tutje quajtur “Organizata Kontraktuese”) do të jenë anëtarë të të njëjtit Bashkim të të cilit vendet palë të Marrëveshjes së Madridit (Stokholmit) janë anëtare. Çdo referim në këtë Protokoll në “Palët Kontraktuese” interpretohet si një referim për Shtetet Kontraktuese dhe Organizatat Kontraktuese së bashku.
Neni 2
Mbrojtja që sigurohet përmes regjistrimit ndërkombëtar
1. Aty ku një aplikim për regjistrimin e një marke ka qenë depozituar pranë zyrës së një Pale Kontraktues, ose aty ku një markë ka qenë regjistruar në regjistrin e zyrës së një Pale Kontraktuese, personi, në emër të të cilit ky aplikim (këtej e tutje quajtur “aplikim bazë”) ose ky regjistrim (këtej e tutje quajtur “regjistrim bazë”) qëndron, varësisht dispozitave të këtij Protokolli, mund të sigurojë mbrojtje për markën e tij në territorin e Palëve Kontraktuese, nëpërmjet regjistrimit të markës në Regjistrin e Byrosë Ndërkombëtare të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (këtej e tutje të quajtura respektivisht “Regjistrim Ndërkombëtar”,“Regjistër Ndërkombëtar”,“Byro Ndërkombëtare” dhe “Organizatë” me kusht që:
i) aty ku aplikimi bazë ka qenë depozituar, pranë zyrës së një Shteti Kontraktues, ose aty ku regjistrimi bazë është bërë nga një zyrë e tillë, personi, në emër të të cilit aplikimi qëndron, është i një kombësie të Shtetit Kontraktues, ose është banor i përhershëm, ose ka një aktivitet efektiv industrial ose tregtar real në Shtetin Kontraktues të përmendur;
ii)aty ku aplikimi bazë ka qenë depozituar pranë zyrës së një Organizate Kontraktuese, ose aty ku regjistrimi bazë ka qenë bërë pranë një zyre të tillë, personi, në emër të të cilit aplikimi qëndron, është i një kombësie të një Shteti anëtar të kësaj Organizate Kontraktuese, ose është banor i përhershëm, ose ka një aktivitet efektiv industrial ose tregtar real në territorin e Organizatës Kontraktuese të përmendur.
2.Aplikimi për regjistrim ndërkombëtar (këtej e tutje quajtur “aplikim ndërkombëtar”) depozitohet pranë Byrosë Ndërkombëtare përmes ndërmjetësisë së zyrës pranë të cilës është depozituar aplikimi bazë ose nga e cila është bërë regjistrimi bazë (këtej e tutje quajtur “Zyra e Origjinës”) sipas rastit.
3. Çdo referim në këtë Protokoll për një “zyrë” ose një zyrë të Palës Kontraktuese interpretohet si një referim për zyrën përgjegjëse, në emër të një Pale Kontraktuese, për regjistrimin e markave, dhe çdo referim në këtë Protokoll për “markat” interpretohet si një referim për markat tregtare dhe markat e shërbimit.
4. Për qëllime të këtij Protokolli, “territor i një Pale Kontraktuese” do të thotë: aty ku Pala Kontraktuese është një shtet, territori i këtij shteti dhe, aty ku Pala Kontraktuese është një organizatë ndërqeveritare, territori në të cilin zbatohet marrëveshja konstitucionale e kësaj organizate ndërqeveritare.
Neni 3
Aplikimi ndërkombëtar
1. Çdo aplikim ndërkombëtar sipas këtij Protokolli do të jetë paraqitur në formën e përshkruar nga rregulloret. Zyra e Origjinës do të vërtetojë që veçoritë të cilat shfaqen në aplikimin ndërkombëtar korrespondojnë me veçoritë që shfaqen në kohën e vërtetimit, në aplikimin bazë ose regjistrimin bazë, sipas rastit. Përveç kësaj, Zyra e përmendur do të tregojë:
i) në rastin e aplikimit bazë, datën dhe numrin e aplikimit;
ii) në rastin e regjistrimit bazë, datën dhe numrin e regjistrimit, si dhe datën dhe numrin e aplikimit nga të cilët rezultonte aplikimi bazë.
Zyra e origjinës do të tregojë, gjithashtu, datën e aplikimit ndërkombëtar.
2. Aplikimi duhet të tregojë mallrat dhe shërbimet, në lidhje me të cilat pretendohet mbrojtja dhe gjithashtu, në qoftë se është e mundur, klasën ose klasat korresponduese sipas klasifikimit, vendosur nga Marrëveshja e Nicës, në lidhje me klasifikimin ndërkombëtar të mallrave dhe shërbimeve për qëllime të regjistrimit të markave. Në qoftë se aplikanti nuk jep të tillë tregues, Byroja Ndërkombëtare do të klasifikojë mallrat dhe shërbimet në klasat e përshatshme të klasifikimit të përmendur. Tregimi i klasave, dhënë nga aplikanti, do të jetë objekt kontrolli i Byrosë Ndërkombëtare, e cila do të ushtrojë kontrollin e përmendur shoqëruar dhe nga Zyra e Origjinës. Në rast mosmarrëveshje ndërmjet Zyrës së përmendur dhe Byrosë Ndërkombëtare do të mbizotërojë opinioni i kësaj të fundit.
3. Në qoftë se aplikanti pretendon për ngjyrën, si një veçori dalluese e markës së tij, atij do t’i kërkohet:
i) Të theksojë faktin, dhe do të depozitojë me aplikimin e tij ndërkombëtar një njoftim që specifikon ngjyrën ose kombinimin e ngjyrave të pretenduara.
ii) T’i shtojë aplikimit të tij ndërkombëtar kopje me ngjyrë të markës së përmendur, e cila i bashkëngjitet njoftimit të dhënë nga Byroja Ndërkombëtare; numri i këtyre kopjeve do të përcaktohet nga rregulloret.
4. Byroja Ndërkombëtare do të regjistrojë menjëherë markat e depozituara sipas nenit 2. Regjistrimi ndërkombëtar do të mbajë datën në të cilën është marrë aplikimi ndërkombëtar në Zyrën e Origjinës, me kusht që aplikimi ndërkombëtar të jetë marrë nga Byroja Ndërkombëtare brenda një periudhe prej dy javësh nga kjo datë. Në qoftë se aplikimi ndërkombëtar nuk është marrë brenda kësaj periudhe, regjistrimi ndërkombëtar do të mbajë datën në të cilën aplikimi ndërkombëtar i përmendur është marrë nga Byroja Ndërkombëtare. Byroja Ndërkombëtare do t’i njoftojë pa vonesë regjistrimin ndërkombëtar zyrës përkatëse. Markat e regjistruara në Regjistrin Ndërkombëtar publikohen në një gazetë periodike, nxjerrë nga Byroja Ndërkombëtare, bazuar në hollësitë që përmban aplikimi ndërkombëtar.
5. Me qëllim publikimin e markave të regjistruara në Regjistrin Ndërkombëtar, çdo zyrë do të marrë nga Byroja Ndërkombëtare falas një numër kopjesh të gazetës së përmendur dhe një numër kopjesh me çmim të ulur, sipas kushteve të vendosura nga Asambleja përmendur në nenin 10 (këtej e tutje quajtur “Asamble”). Ky publikim gjykohet të jetë i mjaftueshëm për interesat e të gjitha Palëve Kontraktuese dhe mund të mos kërkohet asnjë publikim tjetër nga mbajtësi i regjistrimit ndërkombëtar.
Neni 3bis
Efektet territoriale
Mbrojtja që rezulton nga regjistrimi ndërkombëtar do të shtrihet tek çdo Palë Kontraktuese vetëm me kërkesë të personit, i cili depoziton aplikimin ndërkombëtar ose i cili është mbajtës i regjistrimit ndërkombëtar. Sidoqoftë nuk mund të bëhet asnjë kërkesë e tillë përsa i përket Palës Kontraktuese, zyra e së cilës është Zyrë e Origjinës.
Neni 3ter
Kërkesa për “shtrirje territoriale”
1. Çdo kërkesë për shtrirje territoriale të mbrojtjes që rezulton nga regjistrimi ndërkombëtar, të çdo Pale Kontraktuese, do të jetë përmendur në mënyrë të veçantë në aplikimin ndërkombëtar.
2. Një kërkesë për shtrirje territoriale mund të jetë bërë më vonë në regjistrimin ndërkombëtar. Çdo kërkesë e tillë paraqitet në formën e përshkruar nga rregulloret. Kjo regjistrohet menjëherë nga Byroja Ndërkombëtare, e cila do t’i njoftojë, pa vonesë, këtë shënim zyrës ose zyrave të interesuara. Ky regjistrim publikohet në gazetën periodike të Byrosë Ndërkombëtare. Kjo shtrirje territoriale zbatohet nga data në të cilën u regjistrua në Regjistrin Ndërkombëtar; vlefshmëria e kësaj shtrirjeje, zgjat deri në mbarimin e afatit të regjistrimit ndërkombëtar me të cilën është e lidhur.
Neni 4
Efektet e regjistrimit ndërkombëtar
1. a) Nga data e regjistrimit ose zbatimit të shërbimeve sipas dispozitave të nenit 3 dhe 3ter mbrojtja e markës, në çdo vend Palë Kontraktuese të interesuar, do të jetë e njëjtë sikur marka të jetë depozituar direkt pranë zyrës së Palës Kontraktuese. Në qoftë se nuk është shënuar refuzim në Byronë Ndërkombëtare sipas neni 5 (1) dhe (2), ose në qoftë se refuzimi i shënuar sipas nenit të përmendur ka qenë tërhequr nga paraqitësi më pas, mbrojtja e markës në Palën Kontraktuese të interesuar do të jetë e njëjtë sikur marka ka qenë regjistruar nga zyra e kësaj Pale Kontraktuese.
b) Përcaktimi i klasave të mallrave dhe shërbimeve, kërkuar në nenin (3), nuk do të detyrojë Palët Kontraktuese lidhur me përcaktimin e qëllimit të mbrojtjes së markës.
2. Çdo regjistrim ndërkombëtar do të gëzojë të drejtën e prioritetit, parashikuar nga neni (4) i Konventës së Parisit për Mbrojtjen e Pronësisë Industriale, pa qenë e nevojshme që të zbatojë formalitetet e përshkruara në seksionin D të këtij neni.
Neni 4bis
Zëvendësimi i një regjistrimi kombëtar ose rajonal nga një regjistrim ndërkombëtar
1. Aty ku një markë, e cila është subjekt i regjistrimit kombëtar ose rajonal në zyrën e një Pale Kontraktuese, është gjithashtu subjekt i një regjistrimi ndërkombëtar dhe, të dy regjistrimet së bashku qëndrojnë në emër të të njëjtit person, regjistrimi ndërkombëtar gjykohet të zëvendësojë regjistrimin kombëtar apo rajonal, pa cenuar ndonjë të drejtë të fituar në sajë të këtyre të fundit, me kusht që:
i) mbrojtja, që rezulton nga regjistrimi ndërkombëtar, të shtrihet në Palën Kontraktuese të përmendur sipas nenit 3ter (1) ose (2);
ii) të gjitha mallrat dhe shërbimet listuar në regjistrimin kombëtar ose rajonal janë të listuara gjithashtu në regjistrimin ndërkombëtar përsa i përket Palës Kontraktuese të përmendur;
iii) kjo shtrirje do të ketë efekt pas datës së regjistrimit kombëtar ose rajonal.
2. Zyrës së përmendur në paragrafin (1), me anë të një kërkese, i kërkohet të mbajë shënim për regjistrimin ndërkombëtar në regjistrin e saj.
Neni 5
Refuzimi dhe pavlefshmëria e efekteve të regjistrimit ndërkombëtar përsa u përket Palëve të interesuara Kontraktuese
1. Aty ku legjislacioni në fuqi autorizon, çdo zyrë e një Pale Kontraktuese, e cila ka qënë njoftuar nga Byroja Ndërkombëtare për një shtrirje në këtë Palë Kontraktuese, sipas nenit 3ter (1) ose (2) të mbrojtjes, që rezulton nga regjistrimi ndërkombëtar do të ketë të drejtën të deklarojë, në një njoftim të refuzimit se mbrojtja nuk i është dhënë markës e cila është subjekt i kësaj shtrirjeje në Palën Kontraktuese të përmendur. Çdo refuzim i tillë mund të jetë i bazuar vetëm në arsyet të cilat do të zbatoheshin sipas Konventës së Parisit për Mbrojtjen e Pronësisë Industriale, për rastin e një marke depozituar direkt pranë zyrës e cila njofton refuzimin. Megjithatë, mbrojtja nuk mund të refuzohet, qoftë edhe pjesërisht, nga shkaku i vetëm se legjislacioni në fuqi lejon regjistrimin vetëm në një numër të kufizuar klasash ose për një numër të kufizuar mallrash dhe shërbimesh.
2.a) Çdo zyrë që dëshiron të ushtrojë këtë të drejtë do të njoftojë refuzimin e saj në Byronë Ndërkombëtare, së bashku me një deklaratë me të gjitha arsyet, brenda periudhës së përshkruar nga ligji i zbatueshëm për këtë zyrë dhe së fundi, varësisht nënparagrafëve (b) dhe (c), përpara përfundimit të një viti nga data në të cilën njoftimi i shtrirjes, përmendur në paragrafin (1) i ka qenë dërguar kësaj zyre nga Byroja Ndërkombëtare.
b) Pavarësisht nënparagrafit (a), çdo Palë Kontraktuese mund të deklarojë që, për regjistrimin ndërkombëtar bërë sipas këtij Protokolli, afati kohor prej një viti, përmendur në nënparagrafin (a) është zëvendësuar nga 18 muaj.
c) Kjo deklaratë mund të specifikojë gjithashtu, kur një refuzim për mbrojtje mund të rezultojë nga një kundërshtim ndaj dhënies e mbrojtjes, ky refuzim mund t’i njoftohet, nga Zyra e Palës Kontraktuese të përmendur, Byrosë Ndërkombëtare pas përfundimit të kohës limit prej 18 muajsh, por vetëm në qoftë se:
i) Kjo ka informuar, përpara kohës limit të përfundimit prej 18 muajsh, Byronë Ndërkombëtare për mundësinë që këto kundërshtime mund të depozitohen pas përfundimit të kohës së limit prej 18 muajsh.
ii) Njoftimi i këtij refuzimi, bazuar në një kundërshtim, është bërë brenda kohës limit jo më shumë se shtatë muaj nga data në të cilët afati i kundërshtimit në qoftë se afati i kundërshtimit përfundon përpara kësaj kohe limit të shtatë muajve, njoftimi duhet të jetë bërë brenda një kohe limit prej një muaji nga përfundimi i afatit të kundërshtimit.
d) Çdo deklaratë sipas nënparagrafit (b) ose (c), që mund të bëhet sipas instrumenteve përmendur në nenin 14 (2), dhe data efektive e deklaratës do të jetë e njëjtë me datën e hyrjes në fuqi të këtij Protokolli përsa i përket shtetit ose organizatës ndërkombëtare që ka bërë deklaratën. Çdo deklaratë e tillë mund të bëhet gjithashtu me vonë, dhe në këtë rast deklarata do të ketë efekt tre muaj pas marrjes së saj nga Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës (këtej e tutje “Drejtori i Përgjithshëm”), ose në çdo datë të mëvonshme shënuar në deklaratë, përsa i përket çdo regjistrimi ndërkombëtar, data e të cilit është e njëjtë ose e mëvonshme se data efektive e deklaratës.
e) Me përfundimin e afatit prej 10 vjetësh nga hyrja në fuqi e këtij Protokolli, Asambleja do të kontrollojë punën e sistemit në përputhje me nënparagrafët (a) dhe (d). Gjithashtu dispozitat e nënparagrafit të përmendur mund të modifikohen me një vendim unanim të Asamblesë.
3. Byroja Ndërkombëtare do t’i përcjellë, pa vonesë, mbajtësit të regjistrimit ndërkombëtar një kopje të njoftimit të refuzimit. Mbajtësi i përmendur do të ketë të njëjtat trajtime, sikur marka të ketë qenë depozituar prej tij direkt pranë zyrës, e cila ka njoftuar refuzimin e saj. Kur Byroja Ndërkombëtare ka marrë informacion sipas paragrafit (2)(c)(1), do t’ia përcjellë informacionin, pa vonesë, mbajtësit të regjistrimit ndërkombëtar.
4. Arsyet për refuzimin e markës do t’i jenë komunikuar nga Byroja Ndërkombëtare, çdo pale të interesuar e cila mund ta kërkojë.
5. Çdo zyrë e cila nuk ka njoftuar, përsa i përket një regjistrimi të dhënë, çdo refuzim të përkohshëm apo përfundimtar Byronë Ndërkombëtare sipas paragrafëve (1) dhe (2) do të humbë përfitimin e të drejtës së siguruar në paragrafin (1).
6. Pavlefshmëria, nga autoritetet kompetente të një Pale Kontraktuese, e efekteve, në territorin e kësaj Pale Kontraktuese të një regjistrimi ndërkombëtar, nuk mund të shprehet pa i dhënë kohë dhe mundësi mbajtësit të këtij regjistrimi ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave të tij. Pavlefshmëria i njoftohet Byrosë Ndërkombëtare.
Neni 5bis
Dëshmia e dokumentuar e ligjshmërisë së përdorimit të elementeve të caktuar të markës
Dëshmia e dokumentuar e ligjshmërisë së përdorimit të elementeve të caktuara të përfshira në një markë, të tilla si emblema dhe parzmore, ata heraldike, portrete, titujt nderi, tituj, emra tregtarë, emra të personave të ndryshëm nga emri i aplikantit ose të tjera si mbishkrime, të cilat mund të jenë kërkuar nga zyrat e Palëve Kontraktuese, do të jetë e përjashtuar nga çdo legalizim ashtu siç dhe nga çdo vërtetim, përveç asaj të Zyrës së Origjinës.
Neni 5ter
Kopjet e regjistrimit në Regjistrin Ndërkombëtar; kërkimet për parashikime; ekstraktet nga Regjistri Ndërkombëtar
1. Byroja Ndërkombëtare do t’i lëshojë çdo personi që aplikon, kundrejt pagesës së një tarife të vendosur nga rregulloret, një kopje të regjistrimit në Regjistrin Ndërkombëtar që i përket një marke të veçantë.
2. Byroja Ndërkombëtare, gjithashtu kundrejt pagesës, mund të ndërmarrë kërkime për regjistrim të mëparshëm ndërmjet markave, të cilat janë subjekte të regjistrimeve ndërkombëtare.
3. Ekstraktet nga Regjistri Ndërkombëtar, kërkuar me qëllim prodhimin e tyre në një prej Palëve Kontraktuese, do të jenë të përjashtuara nga çdo lloj legalizimi.
Neni 6
Periudha e vlefshmërisë e regjistrimit ndërkombëtar; varësia dhe pavarësia e regjistrimit ndërkombëtar
1. Regjistrimi i një marke në Byronë Ndërkombëtare është i efektshëm për dhjetë vjet, me mundësinë e rinovimit sipas kushteve të përcaktuara në nenin 7.
2. Në përfundim të një periudhe prej pesë vjetësh, nga data e regjistrimit ndërkombëtar, ky regjistrim do të bëhet i pavarur nga aplikimi bazë ose regjistrimi që rezulton, ose regjistrimi bazë, siç mund të jetë rasti, varësisht dispozitave të mëposhtme.
3. Mbrojtja, që rezulton nga regjistrimi ndërkombëtar, në çdo rast ka qenë subjekt i një transferimi, ndoshta jo të kërkuar për shumë kohë në qoftë se, përpara përfundimit të pesë vjetëve nga data e regjistrimit ndërkombëtar, aplikimi bazë ose regjistrimi që rezulton prej tij, siç mund të jetë rasti, ka qenë tërhequr, i ka kaluar afati, ka qenë i braktisur ose ka qenë subjekt i një vendimi final për refuzim, revokim, anulim ose pavlefshmëri në lidhje me të gjitha ose disa mallra apo shërbime të listuara në regjistrimin ndërkombëtar. E njëjta gjë zbatohet në qoftë se:
i) një apelim kundër vendimit që refuzom efektet e aplikimit bazë;
ii) një veprim që kërkon tërheqjen e aplikimit bazë ose revokimin, anulimin apo pavlefshmërinë e regjistrimit, që rezulton nga aplikimi bazë, ose regjistrimi bazë; ose
iii) një kundërshtim për aplikimin bazë
rezulton, pas përfundimit të periudhës pesëvjeçare, në një vendim final të refuzimit, revokimit, anulimit ose pavlefshmërisë, ose që urdhëron tërheqjen e aplikimit bazë, ose regjistrimit që rezulton prej tij, ose regjistrimit bazë, siç mund të jetë rasti, me kusht që ky apelim, veprim ose kundërshtim të ketë filluar përpara përfundimit të periudhës së përmendur. E njëjta gjë zbatohet gjithashtu, në qoftë se aplikimi bazë është tërhequr, ose regjistrimi që rezulton nga aplikimi bazë është braktisur, pas përfundimit të periudhës pesëvjeçare, me kusht që, në kohën e tërheqjes ose braktisjes, aplikimi ose regjistrimi i përmendur ishte subjekt i një rasti përmendur në nënparagrafin (i), (ii) ose (iii) dhe që këto raste të kenë filluar përpara përfundimit të periudhës së përmendur.
4. Zyra e Origjinës do të njoftojë, siç përshkruhet në rregulloret, Byronë Ndërkombëtare për faktet dhe vendimet përkatëse sipas paragrafit (3) dhe Byroja Ndërkombëtare do të njoftojë, siç përshkruhet në rregulloret, palët e interesuara dhe do të kryejë çdo publikim për këtë arsye. Zyra e Origjinës do t’i kërkojë, aty ku ëshë e zbatueshme, Byrosë Ndërkombëtare të anulojë zgjatjen e aplikueshme, regjistrimit ndërkombëtar, dhe Byroja Ndërkombëtare do të vazhdojë sipas procedurave.
Neni 7
Rinovimi i regjistrimit ndërkombëtar
1. Çdo regjistrim ndërkombëtar mund të jetë rinovuar për një periudhë prej dhjetë vjetësh nga përfundimi i periudhës pararendëse, me pagesë të thjeshtë të tarifës bazë dhe, varësisht nenit 8 (7), të tarifave plotësuese dhe shtesës kërkuar në nenin 8(2).
2. Rinovimi nuk mund të sjellë ndonjë ndryshim në regjistrimin ndërkombëtar në formularin e tij të fundit.
3. Gjashtë muaj përpara përfundimit të afatit të mbrojtjes, Byroja Ndërkombëtare do t’i kujtojë, me anë të një njoftimi jozyrtar, mbajtësit të regjistrimit ndërkombëtar dhe përfaqësuesit të tij, në qoftë se ka, datën e saktë të përfundimit.
4. Varësisht një pagese shtesë caktuar nga rregulloret, një periudhë favori prej gjashtë muajsh do të jetë e lejuar për rinovimin e regjistrimit ndërkombëtar.
Neni 8
Tarifat për aplikimin dhe regjistrimin ndërkombëtar
1. Zyra e Origjinës mund të caktojë, siç e gjykon ajo të arsyshme, dhe të mbledhë në përfitim të saj, një tarifë e cila mund t’i kërkohet aplikantit për regjistrim ndërkombëtar ose mbajtësit të regjistrimit ndërkombëtar në lidhje me depozitimin e aplikimit ndërkombëtar ose rinovimin e regjistrimit ndërkombëtar.
2. Regjistrimi i një marke në Byronë Ndërkombëtare do të jetë subjekt i parapagesës së një tarife ndërkombëtare e cila, varësisht dispozitave të paragrafit (7)(a) do të përfshijë:
i) një tarifë bazë;
ii) një tarifë shtesë për çdo klasë të klasifikimit ndërkombëtar, përtej tre, në të cilën do të jenë mallrat ose shërbimet për të cilat marka është aplikuar;
iii) një tarifë plotësuese për çdo kërkesë për shtrirjen e mbrojtjes sipas nenit 3ter.
3. Megjithatë, tarifa shtesë, specifikuar në paragrafin (2)(iii), pa gjykuar mbi datën e regjistrimit ndërkombëtar, duhet të jetë paguar brenda periudhës së fiksuar në rregulloret, në qoftë se numri i klasave të mallrave dhe shërbimeve ka qenë fiksuar ose kundërshtuar nga Byroja Ndërkombëtare. Në qoftë se, me përfundimin e periudhës së përmendur, tarifat shtesë nuk janë paguar ose lista e mallrave, ose shërbimeve nuk është zvogëluar në shtrirjen e kërkuar nga aplikanti, aplikimi ndërkombëtar gjykohet të jetë i abandonuar.
4. Produkti vjetor i faturave të ndryshme nga regjistrimet ndërkombëtare, me përjashtim të faturave të përfituara nga tarifat e përmendura në paragrafët (2)(ii) dhe (iii) ndahen në mënyrë të barabartë ndërmjet Palëve Kontraktuese nga Byroja Ndërkombëtare, pas zbritjes së shpenzimeve dhe pagesave të nevojshme të kërkuara për zbatimin e këtij Protokolli.
5. Sasitë e përfituara nga pagesat shtesë kërkuar në paragrafin (2)(iii), me përfundimin e çdo viti, ndahen ndërmjet Palëve Kontraktuese të interesuara në raport me numrin e markave, për të cilat është aplikuar mbrojtja gjatë atij viti, ky numër shumëzohet, në rastin e Palëve Kontraktuese, të cilat bëjnë një shqyrtim, me një koeficient që përcaktohet nga rregulloret.
6. Sasitë e përfituara nga tarifat plotësuese të kërkuara në paragrafin (2)(iii) ndahen sipas të njëjtave rregulla si ato të kërkuara në paragrafin (5).
7. a) Çdo Palë Kontraktuese, në lidhje me çdo regjistrim ndërkombëtar në të cilin është përmendur sipas nenit 3ter, dhe në lidhje me rinovimin e çdo regjistrimi ndërkombëtar të tillë, mund të deklarojë që ajo dëshiron të marrë, në vend të ndarjes së të ardhurave që vijnë nga tarifat plotësuese dhe tarifat shtesë, një tarifë (këtej e tutje e quajtur “tarifë individuale” masa e së cilës tregohet në deklarimin dhe mund të jetë e ndryshueshme në deklarimet e tjera, por nuk mund të jetë më e madhe se ekuivalenti i masës të cilën zyra e Palës Kontraktuese të përmendur do të ketë të drejtën për ta marrë nga një aplikant për një regjistrim dhjetëvjeçar, ose nga mbajtësi i një regjistrimi për një rinovim dhjetëvjeçar të këtij regjistrimi të një marke në regjistrin e zyrës së përmendur masa e përmendur duke qenë e zvogëluar nga kursimet që rezultojnë nga procedurat ndërkombëtare. Aty ku kjo tarifë individuale është e pagueshme:
i) asnjë tarifë shtesë përmendur në paragrafin (2)(iii) nuk do të jetë e pagueshme vetëm në qoftë se Palët Kontraktuese, të cilat kanë bërë një deklarim sipas këtij nënparagrafi, janë përmendur në nenin 3ter; dhe
ii) asnjë tarifë plotësuese përmendur në paragrafin (2)(iii) nuk do të jetë e pagueshme përsa i përket çdo Palë Kontraktuese, e cila ka bërë një deklarim sipas këtij nënparagrafi.
b) Çdo deklarim sipas nënparagrafit (a) mund të jetë bërë në instrumentet e përmendura në nenin 14 (2) dhe data efektive e deklarimit do të jetë e njëjtë me datën e hyrjes në fuqi të këtij protokolli, përsa i përket shtetit ose organizatës ndërqeveritare që ka bërë deklarimin. Çdo deklarim i tillë mund të jetë bërë gjithashtu më vonë, në këtë rast deklarimi do të ketë efekt tre muaj pas marrjes së tij nga Drejtori i Përgjithshëm, ose në një datë të mëvonshme shënuar në deklarim, përsa i përket çdo regjistrimi ndërkombëtar data e të cilit është e njëjtë ose më e vonshme, se data efektive e deklarimit.
Neni 9
Shënimi i ndryshimeve në të drejtën e pronësisë së një regjistrimi ndërkombëtar
Me kërkesë të personit në emër të të cilit qëndron regjistrimi ndërkombëtar, ose me kërkesë të një zyre të interesuar bërë ex officio, ose me kërkesë të një personi të interesuar, Byroja Ndërkombëtare do të shënojë në Regjistrin Ndërkombëtar çdo ndryshim në të drejtën e pronësisë së këtij regjistrimi, në lidhje me të gjitha ose disa Palë Kontraktuese në territoret e të cilave regjistrimi i përmendur ka efekt dhe përsa u përket të gjitha ose disa mallrave, ose shërbimeve listuar në regjistër, me kusht që mbajtësi i ri është një person i cili, sipas nenit 2(1), ka të drejtën të depozitojë aplikime ndërkombëtare.
Neni 9bis
Shënimi i çështjeve të caktuara në lidhje me një regjistrim ndërkombëtar
Byroja Ndërkombëtare do të shënojë në Regjistrin Ndërkombëtar:
i) çdo ndryshim në emër ose adresë të mbajtësit të regjistrimit ndërkombëtar;
ii) caktimin e një përfaqësuesi të mbajtësit të regjistrimit ndërkombëtar dhe çdo fakt tjetër përkatës që ka lidhje me përfaqësuesin;
iii) çdo kufizim, në lidhje me të gjitha ose disa nga Palët Kontraktuese, të mallrave dhe shërbimeve listuar në Regjistrin Ndërkombëtar;
iv) çdo kundërshtim, anulim ose pavlefshmëri të regjistrimit ndërkombëtar në lidhje me të gjitha ose disa nga Palët Kontraktuese;
v) çdo fakt tjetër përkatës, identifikuar në rregulloret, në lidhje me të drejtat për një markë, që është subjekt i një regjistrimi ndërkombëtar.
Neni 9ter
Tarifë për shënime të caktuara
Çdo shënim sipas nenit 9 ose sipas nenit 9bis mund të jetë subjekt i pagesës së një tarife.
Neni 9quater
Zyra e përbashkët e disa shteteve kontraktuese
1. Në qoftë se disa Shtete Kontraktuese bien dakord që të zbatojnë unifikimin e legjislacionit të tyre të brendshëm për markat, ata mund të njoftojnë Drejtorin e Përgjithshëm:
i) që një zyrë e përbashkët do të jetë zëvendësuese për Zyrën Kombëtare të secilit prej tyre; dhe
ii) që të gjitha territoret e tyre respektive do të jenë gjykuar që të jenë një shtet i vetëm për qëllimet e aplikimit të të gjithë ose pjesë të dispozitave të mëparshme të këtij neni, si dhe dispozitave të neneve 9quinquies dhe 9sexies .
2. Ky njoftim nuk do të ketë efekt deri tre muaj pas datës së komunikimit të tij Palëve të tjera Kontraktuese nga Drejtori i Përgjithshëm.
Neni 9quinquies
Transformimi i një regjistrimi ndërkombëtar në aplikime kombëtare dhe rajonale
Aty ku, në rast se regjistrimi ndërkombëtar është anuluar, me kërkesë të Zyrës së Origjinës, sipas nenit 6 (4), përsa u përket të gjitha ose disa mallrave dhe shërbimeve listuar në regjistrin e përmendur, personi, i cili është mbajtës i regjistrimit ndërkombëtar, depoziton një aplikim për regjistrimin e të njëjtës markë pranë zyrës të çdo Pale Kontraktuese, në territorin e së cilës regjistrimi ndërkombëtar ka efekt, që aplikimi do të jetë trajtuar sikur ai të jetë depozituar në datën e regjistrimit ndërkombëtar, sipas nenit 3 (4) ose në datën e shënimit të shtrirjes territoriale, sipas nenit 3ter (2) dhe, në qoftë se regjistrimi ndërkombëtar gëzon prioritet, do të gëzojë të njëjtin prioritet, me kusht që:
i) ky aplikim është plotësuar brenda tre muajve nga data në të cilën u anulua regjistrimi ndërkombëtar;
ii) mallrat dhe shërbimet e listuara në aplikim janë të mbuluara në fakt nga lista e mallrave dhe shërbimeve, që përmban regjistrimi ndërkombëtar përsa i përket Palës Kontraktuese të interesuar;
iii) ky aplikim është në pajtim me të gjitha kërkesat e ligjit në fuqi, duke përfshirë kërkesat në lidhje me tarifat.
Neni 9sexies
Mbrojtja e Marrëveshjes së Madridit (Stokholmit)
1. Aty ku, përsa i përket një aplikimi ndërkombëtar të dhënë ose një regjistrimi ndërkombëtar të dhënë, Zyra e Origjinës është zyrë e një shteti që është Palë e këtij Protokolli dhe e Marrëveshjes së Madridit (Stokholmit) njëkohësisht, dispozitat e këtij Protokolli nuk do të kenë efekt në territorin e çdo shteti tjetër që është gjithashtu Palë në këtë Protokoll dhe në Marrëveshjen e Madridit (Stokholmit) njëkohësisht.
2. Asambleja, me një shumicë prej tre të katërtat, mund të shfuqizojë paragrafin (1) ose kufizojë hapësirën e paragrafit (1), pas përfundimit të periudhës prej dhjetë vjetësh, nga data e hyrjes në fuqi të këtij Protokolli, por jo përpara përfundimit të një periudhe prej pesë vjetësh, nga data në të cilën shumica e vendeve Palë të Marrëveshjes së Madridit (Stokholmit) i janë bërë Palë këtij Protokolli. Për votim në Asamble, do të kenë të drejtë të marrin pjesë vetëm ato shtete të cilat janë Palë në të dyja së bashku, si në Marrëveshjen e përmendur dhe në Protokoll.
Neni 10
Asambleja
1. a) Palët Kontraktuese do të jenë anëtare të të njëjtës Asamble si vendet Palë për Marrëveshjen e Madridit (Stokholmit).
b) Secila Palë Kontraktuese do të përfaqësohet në këtë Asamble me nga një delegat, i cili mund të jetë i asistuar nga delegatë alternativë, këshilltarë dhe ekspertë.
c) Shpenzimet e secilit delegacion do të mbulohen nga Pala Kontraktuese, e cila ka caktuar atë, përveç shpenzimeve të udhëtimit dhe dietës për një delegat të çdo Pale Kontraktuese, të cilat do të paguhen nga fondet e Bashkimit.
2. Asambleja, me një shumicë prej tre të katërtat, mund të shfuqizojë paragrafin (1) ose të kufizojë hapësirën e paragrafit (1), pas përfundimit të periudhës dhjetëvjeçare nga data e hyrjes në fuqi të këtij Protokolli, por jo përpara përfundimit të një periudhe prej pesë vjetësh, nga data në të cilën shumica e vendeve Palë të Marrëveshjes së Madridit (Stokholmit) i janë bërë Palë këtij Protokolli. Për votim në Asamble do të kenë të drejtë të marrin pjesë vetëm ato shtete të cilat janë Palë në të dyja së bashku, si në Marrëveshjen e përmendur dhe në Protokoll.
Neni 10
Asambleja
1. a) Palët Kontraktuese do të jenë anëtare të të njëjtës Asamble si vendet Palë për Marrëveshjen e Madridit (Stokholmit).
b) Secila Palë Kontraktuese do të përfaqësohet në këtë Asamble me nga një delegat, i cili mund të jetë i asistuar nga delegatë të ndryshëm, këshilltarë dhe ekspertë.
c) Shpenzimet e secilit delegacion do të mbulohen nga Pala Kontraktuese, e cila e ka caktuar atë, përveç shpenzimeve të udhëtimit dhe dietës për një delegat të çdo Pale Kontraktuese, të cilat do të paguhen nga fondet e Bashkimit.
2. Asambleja, përveç funksioneve të cilat i ka sipas Marrëveshjes së Madridit (Stokholmit), gjithashtu:
i) do të merret me të gjitha çështjet në lidhje me zbatimin e këtij Protokolli;
ii) do të japë direktiva për Byronë Ndërkombëtare në lidhje me përgatitjet për konferencat e rishikimit të këtij Protokolli, duke marrë në konsideratë çdo koment bërë nga ata vende të Bashkimit, të cilat nuk janë Palë në këtë Protokoll;
iii) do të adaptojë dhe modifikojë dispozitat e rregullores në lidhje me zbatimin e këtij Protokolli;
iv) do të kryejë funksione të tjera të tilla që i përkasin në bazë të këtij Protokolli.
3. a) Secila Palë Kontraktuese do të ketë një votë në Asamble. Për çështjet që u përkasin vetëm vendeve që janë Palë të Marrëveshjes së Madridit (Stokholmit), Palët Kontraktuese, që nuk janë Palë të Marrëveshjes së përmendur, nuk do të kenë të drejtë vote, ndërsa për çështjet që u përkasin vetëm Palëve Kontraktuese vetëm këta të fundit do të kenë të drejtë vote.
b) Gjysma e anëtarëve të Asamblesë, të cilët kanë të drejtë vote për një çështje të dhënë, do të përbëjnë një kuorum për qëllime votimi për këtë çështje.
c) Pavarësisht dispozitave të nënparagrafit (b), në qoftë se në çdo sesion, numri i anëtarëve të Asamblesë, që kanë të drejtë vote për një çështje të dhënë të paraqitur është më e vogël se gjysma, por e barabartë ose më e madhe se një e treta e anëtarëve të Asamblesë, që kanë të drejtë vote për këtë çështje, Asambleja mund të marrë vendime, me përjashtim të vendimeve që i përkasin procedurave të saj, por të gjitha këto vendime do të kenë efektivitet, në qoftë se plotësohen kushtet e vendosura këtej e tutje. Byroja Ndërkombëtare do t’u komunikojë vendimet e përmendura anëtarëve të Asamblesë që kanë të drejtë vote për çështjet e përmendura të cilat nuk janë paraqitur dhe do t’i ftojë ata të shprehin me shkrim votën e tyre apo abstenimin brenda një periudhe prej tre muajsh nga data e komunikimit. Në qoftë se, në përfundim të kësaj periudhe, numri i këtyre anëtarëve që kanë shprehur votën e tyre apo abstenimin në këtë mënyrë arrin numrin e anëtarëve të munguar për arritjen e kuorumit në atë sesion, këto vendime do të kenë efekt me kusht që në të njëjtën kohë arrihet shumica e kërkuar.
d) Varësisht dispozitave të nenit 5 (2) (e)9sexies (2), 12 dhe 13 (2), vendimet e Asamblesë do të kërkonin dy të tretat e votave të hedhura.
e) Abstenimet nuk do të jenë konsideruar si vota.
f) Një delegat mund të paraqesë dhe të votojë vetëm në emër të një anëtari të Asamblesë.
4. Përveç mbledhjeve në sesione të zakonshme dhe sesione të jashtëzakonshme, siç kërkohet nga Marrëveshja e Madridit (Stokholmit), Asambleja do të mblidhet në sesione të jashtëzakonshme me thirrje të Drejtorit të Përgjithshëm, në bazë të kërkesës së një të katërtave të anëtarëve të Asamblesë, që kanë të drejtë vote për çështjet e propozuara për t’u përfshirë në axhendën e sesionit. Axhenda e këtyre sesioneve të jashtëzakonshme do të jetë përgatitur nga Drejtori i Përgjithshëm.
Neni 11
Byroja Ndërkombëtare
1. Regjistrimi ndërkombëtar dhe detyrat lidhur me të, si dhe të gjitha detyrat e tjera administrative, sipas ose që kanë të bëjnë me këtë Protokoll, kryhen nga Byroja Ndërkombëtar.
2. a) Byroja Ndërkombëtare, sipas direktivave të Asamblesë, do të bëjë përgatitjet për konferencat e rishikimit të këtij Protokolli.
b) Byroja Ndërkombëtare mund të konsultohet me organizatat ndërqeveritare dhe ato ndërkombëtare joqeveritare në lidhje me përgatitjet për të tilla konferenca rishikimi.
c) Drejtori i Përgjithshëm dhe personat e caktuar prej tij do të marrin pjesë, pa të drejtë vote, në diskutimet në këto konferenca rishikimi.
3. Byroja Ndërkombëtare do të kryejë çdo detyrë tjetër paracaktuar për të në lidhje me këtë Protokoll.
Neni 12
Financat
Përsa Palët Kontraktuese janë të interesuara, financat e Bashkimit do të jenë rregulluar nga të njëjtat dispozita të përmbajtura në nenin 12 të Marrëveshjes së Madridit (Stokholmit), me kusht që çdo referim në nenin 8 të Marrëveshjes së përmendur gjykohet të jetë një referim në nenin 8 të këtij Protokolli. Përveç kësaj, për qëllime të nenit 12 (6)(b) të Marrëveshjes së përmendur, Organizatat Kontraktuese, varësisht një vendimi unanim përkundrazi nga Asambleja, do të jenë të konsideruar t’i përkasin klasës 1(një) të kontributit sipas Konventës së Parisit për Mbrojtjen e Pronësisë Industriale.
Neni 13
Ndryshimi i neneve të caktuara të Protokollit
1. Propozimet për ndryshimin e neneve 10, 11, 12 dhe këtij neni, mund të ndërmerren nga çdo Palë Kontraktuese ose nga Drejtori i Përgjithshëm. Të tilla propozime u komunikohen nga Drejtori i Përgjithshëm, Palëve Kontraktuese së paku gjashtë muaj përpara marrjes së tyre në shqyrtim nga Asambleja.
2. Ndryshimet e neneve të përmendur në paragrafin (1) miratohen nga Asambleja. Miratimi do të kërkojë tre të katërtat e votave të hedhura, me kusht që çdo ndryshim i nenit 10 dhe këtij paragrafi, do të kërkojë katër të pestat e votave të hedhura.
3. Çdo ndryshim i neneve, përmendur në paragrafin (1), do të hyjë në fuqi një muaj pas njoftimit me shkrim të pranimit, kryer sipas proceseve kushtetuese respektive, të marra nga Drejtori i Përgjithshëm nga tre të katërtat e atyre shteteve dhe organizatave ndërqeveritare të cilët, në kohën që u miratua ndryshimi, ishin anëtarë të Asamblesë dhe kishin të drejtë vote për ndryshim. Çdo ndryshim i neneve të përmendura rrjedhimisht të pranuara, do të detyrojë të gjitha shtetet dhe organizatat ndërqeveritare, të cilët janë Palë Kontraktuese në kohën që ndryshimi hyn në fuqi ose bëhen Palë Kontraktuese në një datë të mëvonshme.
Neni 14
Bërja Palë në Protokoll
Hyrja në fuqi
1. a) Çdo Shtet që është Palë në Konventën e Parisit për Mbrojtjen e Pronësisë Industriale mund të bëhet Palë në këtë Protokoll.
b) Përveç kësaj, çdo organizatë ndërqeveritare gjithashtu mund të bëhet Palë në këtë Protokoll aty ku plotësohen kushtet e mëposhtme:
i) së paku një nga shtetet anëtare të kësaj organizate është Palë në Konventën e Parisit për Mbrojtjen e Pronësisë Industriale;
ii) që Organizata ka një zyrë rajonale me qëllim regjistrimin e markave me efekt në territorin e organizatës, me kusht që kjo zyrë nuk është subjekt i një njoftimi sipas nenit 9quater.
2. Çdo shtet ose organizatë, përmendur në paragrafin (1), mund ta nënshkruajë këtë Protokoll. Çdo shtet ose organizatë, në qoftë se e ka nënshkruar këtë Protokoll, mund të depozitojë një instrument ratifikimi, pranimi ose aprovimi të këtij Protokolli ose, në qoftë se nuk e ka nënshkruar këtë protokoll, mund të depozitojë një instrument hyrjeje të këtij Protokolli.
3. Instrumentet e përmendura në paragrafin (2) depozitohen pranë Drejtorit të Përgjithshëm.
4. a) Ky Protokoll do të hyjë në fuqi tre muaj, pasi të jetë depozituar instrumenti i katërt i ratifikimit, pranimit, aprovimit ose pëlqimit, me kusht që, së paku, një nga ato instrumente të jetë depozituar nga një vend Palë në Marrëveshjen e Madridit (Stokholmit) dhe, së paku, një tjetër instrument nga ata të jetë depozituar nga një shtet jo Palë në Marrëveshjen e Madridit (Stokholmit) ose nga çdo organizatë përmendur në paragrafin (1)(b).
b) Përsa i përket çdo shteti ose organizate tjetër, përmendur në paragrafin (1), ky Protokoll do të hyjë në fuqi tre muaj pas datës në të cilën është njoftuar nga Drejtori i Përgjithshëm ratifikimi, pranimi, aprovimi ose pëlqimi i tij.
5. Çdo shtet ose organizate, përmendur në paragrafin (1), gjatë depozitimit të instrumenteve të tij të ratifikimit, pranimit, aprovimit ose pëlqimit të këtij Protokolli, mund të deklarojnë se mbrojtja që rezulton nga çdo regjistrim ndërkombëtar, kryer sipas këtij Protokolli përpara datës së hyrjes në fuqi të këtij Protokolli, përsa i përket këtij Protokolli, nuk mund të ketë shtrirje tek ai Shtet ose ajo organizatë.
Neni 15
Denoncimi
1. Ky Protokoll do të mbetet në fuqi pa kufizim në kohë.
2. Çdo Palë Kontraktuese mund të denoncojë këtë Protokoll me një njoftim adresuar Drejtorit të Përgjithshëm.
3. Denoncimi do të ketë efekt një vit pas ditës në të cilën Drejtori i Përgjithshëm ka marrë njoftimin.
4. E drejta e denoncimit, parashikuar nga ky nen nuk do të jetë e ushtrueshme nga çdo Palë Kontraktuese përpara përfundimit të pesë viteve nga data në të cilën ky Protokoll hyri në fuqi në lidhje me këtë Palë Kontraktuese.
5. a) Aty ku një markë është subjekt i një regjistrimi ndërkombëtar që ka efekt në shtetin apo organizatën që denoncon, në datën në të cilën denoncimi bëhet efektiv, mbajtësi i këtij regjistrimi mund të depozitojë një aplikim për regjistrimin e së njëjtës markë pranë zyrës së shtetit ose organizatës që denoncon, e cila do të jetë trajtuar sikur kjo të ketë qenë depozituar në datën e regjistrimit ndërkombëtar sipas nenit 3 (4) ose në datën e regjistrimit të shtrirjes territoriale sipas nenit 3ter (2) dhe, në qoftë se regjistrimi ndërkombëtar gëzonte prioritet, të njëjtin prioritet gëzon dhe aplikimi me kusht që:
i) një aplikim i tillë është depozituar brenda dy viteve nga data në të cilën bëhet efektiv denoncimi;
ii) mallrat dhe shërbimet listuar në aplikim janë mbuluar në fakt nga lista e mallrave dhe shërbimeve që përmbante regjistrimi ndërkombëtar përsa i përket shtetit ose organizatës ndërqeveritare që denoncon;
iii) një aplikim i tillë është në pajtim me të gjitha kërkesat e ligjit në fuqi, duke përfshirë dhe kërkesat lidhur me tarifat.
b) Dispozitat e nënparagrafit (a) do të zbatohen gjithashtu në lidhje me çdo markë që është subjekt i një regjistrimi ndërkombëtar, që ka efekt në Palët Kontraktuese, përveç shtetit ose organizatës ndërqeveritare që denoncon në datën në të cilën bëhet efektiv denoncimi dhe mbajtësi i të cilit, për arsye të denoncimit, nuk ka më të drejtë që të depozitojë aplikime ndërkombëtare sipas nenit 2 (1).
Neni 16
Nënshkrimi, gjuhët, funksionet e depozitimit
1. a) Ky Protokoll nënshkruhet në një kopje të vetme në gjuhët angleze, frënge dhe spanjolle dhe depozitohet pranë Drejtorit të Përgjithshëm, deri kur ai pushon së qenuri i hapur për nënshkrim në Madrid. Tekstet në tri gjuhët janë barazvlefshme, autentike.
b) Tekstet zyrtare të këtij Protokolli përgatiten nga Drejtori i Përgjithshëm, pas konsultimeve me qeveritë dhe organizatat e interesuara, në gjuhët arabe, kineze, gjermane, italiane, japoneze, portugeze dhe ruse dhe në gjuhë të tjera, ashtu siç mund të vendosë Asambleja.
2. Ky Protokoll do të mbetet i hapur për nënshkrim në Madrid deri më 31 dhjetor 1989.
3. Drejtori i Përgjithshëm do të përcjellë dy kopje, vërtetuar prej qeverisë spanjolle, të teksteve të nënshkruara të këtij Protokolli të gjitha shteteve dhe organizatave ndërqeveritare, që mund të bëhen Palë të këtij Protokolli.
4. Drejtori i Përgjithshëm do të regjistrojë këtë Protokoll pranë Sekretariatit të Kombeve të Bashkuara.
5. Drejtori i Përgjithshëm do të njoftojë të gjitha shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, që mund të bëhen ose janë Palë të këtij Protokolli, për nënshkrimet, depozitimet e instrumenteve të ratifikimit, pranimit, aprovimit ose pëlqimit, hyrjen në fuqi të këtij Protokolli dhe çdo ndryshim, për më tepër, çdo njoftim për denoncim dhe çdo deklarim parashikuar në këtë Protokoll.