PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MARRËVESHJEN PËR TË DREJTËN E PATENTAVE TË ORGANIZATËS BOTËRORE TË PRONËSISË INTELEKTUALE (WIPO)

LIGJ

Nr.10 180, datë 29.10.2009

 

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MARRËVESHJEN PËR TË DREJTËN E PATENTAVE TË ORGANIZATËS BOTËRORE TË PRONËSISË INTELEKTUALE (WIPO)

 

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

 

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

 

VENDOSI:

 

Neni 1

 

Republika e Shqipërisë aderon në marrëveshjen për të drejtën e patentave të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO), sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.

 

Neni 2

 

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

 

Shpallur me dekretin nr.6339, datë 17.11.2009 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

 

 

MARRËVESHJA E LIGJIT MBI PATENTAT

(Miratuar në Gjenevë më 1 qershor 2000)

 

Neni 1

Shprehjet e shkurtuara

 

Për qëllimet e kësaj Marrëveshjeje, nëse nuk deklarohet shprehimisht ndryshe:

i) “Zyrë” është autoriteti i një pale kontraktuese që siguron  dhënien e patentave ose që përfshin  çështje të tjera që  trajton  kjo Marrëveshje.

ii) “Aplikimi” është kërkesa për dhënien e një patente, siç parashikohet në nenin 3.

iii) “Patentë” është patenta e parashikuar në nenin 3.

iv) Referencat tek një “Person” do të konsiderohen se përfshijnë në mënyrë të veçantë një person fizik dhe një person juridik.

v) “Komunikim” është çdo aplikim ose çdo kërkesë, deklaratë, dokument, korrespondencë ose informacion tjetër i lidhur me një aplikim ose patentë, pavarësisht nëse lidhet me procedurën në përputhje me këtë Marrëveshjeje ose jo, e cila depozitohet në Zyra.

vi) “Regjistrat e Zyrës” janë përmbledhjet e informacioneve që administrohen nga Zyra, në lidhje me dhe duke përfshirë aplikimet e depozituara dhe patentat e dhëna nga Zyra ose nga një autoritet tjetër që ka fuqi për palët kontraktuese përkatëse, pavarësisht nga mënyra  në të cilin mbahet ky informacion.

vii) “Regjistrim” është çdo veprim që reflekton informacionin në regjistrat e Zyrës.

viii) “Aplikant” është personi që figuron në regjistrat e Zyrës, në përputhje me ligjin në fuqi, si personi që depoziton ose ndjek aplikimin  për patentë.

ix) “Pronar” është personi që në regjistrat e Zyrës figuron si pronar i patentës.

x) “Përfaqësues” është një përfaqësues në përputhje me  ligjin në fuqi.

xi) “Nënshkrim” është çdo mjet i vetidentifikimit.

xii) “Një gjuhë e pranuar nga Zyra” është njëra prej gjuhëve të pranuara për ndjekjen e  procedurave përkatëse pranë Zyrës.

xiii) “Përkthim” është përkthimi në një gjuhë ose, sipas rastit, përshtatja në një alfabet ose komplet karakteresh, të pranuar nga Zyra.

xiv) “Procedurë pranë Zyrës” është çdo lloj procedure e cila depozitohet para Zyrës në lidhje me një aplikim ose patentë.

xv) Me përjashtim të rastit kur konteksti tregon ndryshe, fjalët në njëjës përfshijnë shumësin dhe anasjelltas, dhe përemrat vetorë mashkullorë përfshijnë edhe ato femërorë.

xvi) “Konventa e Parisit” është Konventa e Parisit për mbrojtjen e pronësisë industriale, e nënshkruar më 20 mars 1883, e rishikuar dhe ndryshuar.

xvii) “Marrëveshja e bashkëpunimit për patentat” është Marrëveshja e Bashkëpunimit për Patentat, e nënshkruar më 19 qershor 1970, së bashku me rregulloret dhe udhëzimet administrative sipas kësaj Marrëveshjeje, të rishikuar, ndryshuar dhe modifikuar.

xviii) “Palë Kontraktuese” është çdo shtet ose organizatë ndërqeveritare që është palë në këtë Marrëveshje.

xix) “Ligj në fuqi ” është, kur Pala Kontraktuese është një shtet, ligji i atij shteti dhe, nëse Pala Kontraktuese është një organizatë ndërqeveritare, aktet ligjore në të cilat operon ajo organizatë ndërqeveritare.

xx) “Instrument ratifikimi” përfshin instrumentet e pranimit ose miratimit.

xxi) “Organizatë” është Organizata Ndërkombëtare e Pronësisë Intelektuale.

xxii) “Zyrë ndërkombëtare” është Zyra Ndërkombëtare e Organizatës.

xxiii) “Drejtor i përgjithshëm” është Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës.

 

Neni 2

Parime të përgjithshme

 

1) [Kërkesat më të favorshme]. Një Palë Kontraktuese është e lirë të parashikojë kërkesat që, nga këndvështrimi i aplikantit ose pronarit, janë më të favorshme se kërkesat e parashikuara në këtë Marrëveshje dhe rregullore, të ndryshme nga neni 5.

2) [Mosrregullimi i ligjit material për patentat]. Asgjë në këtë Marrëveshje ose rregullore nuk ka për qëllim të parashikojë diçka që do të kufizonte lirinë e një shteti kontraktues për të parashikuar kërkesa të ligjit material të zbatueshëm për patentat sipas mënyrës së tij.

 

Neni 3

Aplikimet dhe patentat tek të cilat zbatohet Marrëveshja

 

1) [Aplikimet]. (a) Dispozitat e kësaj Marrëveshjeje dhe rregulloreje do të zbatohen për aplikimet kombëtare dhe aplikimet rajonale për patentat për shpikjet dhe për patentat shtesë të cilat  depozitohen tek ose për Zyrën e një Pale Kontraktuese dhe të cilat  janë:

i) tipet e aplikimeve që mund të depozitohen si kërkesa ndërkombëtare në përputhje me  Marrëveshjen e bashkëpunimit për patentat;

ii) aplikime të ndara të tipeve të kërkesave të cilave i referohet  pika (i), për patentat për shpikjet ose për patentat shtesë, që i referohet neni 4G(1) ose (2) të Konventës së Parisit.

b) Objekti i  dispozitave të Marrëveshjes së bashkëpunimit për patentat, parashikuar në këtë Marrëveshjeje dhe rregulloret zbatohen për aplikimet ndërkombëtare, për patentat e shpikjes dhe për patentat shtesë, sipas Marrëveshjes së bashkëpunimit për patentat:

i) në lidhje me afatet kohore të zbatueshme sipas neneve 22 dhe 39(1) të Marrëveshjes së bashkëpunimit për patentat në Zyrën e një Pale Kontraktuese;

ii) në lidhje me çdo procedurë të filluar në ose pas datës në të cilën mund të fillojë procesi ose ekzaminimi i një aplikimi ndërkombëtar sipas nenit 23 ose 40 të kësaj Marrëveshjeje.

2) [Patentat]. Dispozitat e kësaj Marrëveshjeje dhe rregulloreje zbatohen për patentë kombëtare dhe rajonale të shpikjeve dhe për patentat kombëtare dhe rajonale shtesë, që janë të ripërtërira nga një Palë Kontraktuese.

 

Neni 4

Përjashtimi për  shkak të sigurisë kombëtare

 

Asgjë në këtë Marrëveshje dhe rregullore nuk do të kufizojë lirinë e një Pale Kontraktuese për të ndërmarrë çdo veprim që e konsideron të nevojshëm për ruajtjen e  interesave të larta të sigurisë.

 

Neni 5

Data e depozitimit

 

1) [Elementet e aplikimit]

a) Me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në rregullore, përkatësisht në pikat (2) deri (8), një Palë Kontraktuese  duhet të parashikojë  që data e depozitimit të një kërkese të jetë data në të cilën Zyra ka marrë në dorëzim të gjitha elementet e mëposhtme, të depozituara, sipas zgjedhjes së aplikantit, në formë të shkruar ose në formën që ka parashikuar Zyra, me qëllim njohjen e datës së depozitimit:

i) një përshkrim të detajuar për të shprehur qëllimin, si dhe elementet që përbëjnë një aplikim;

ii) një përshkrim të detajuar që të mundësohet vërtetimi i identitetit të aplikantit ose të mundësohet kontaktimi i aplikantit nga Zyra;

iii) një pjesë e të cilit në vështrim të parë është përshkrimi.

b) Një Palë Kontraktuese mund, për qëllimin e njohjes së datës së depozitimit, të pranojë një skicë si element i referuar në nënpikën  (a)(iii).

c) Për qëllimin e njohjes të  datës së depozitimit, një Palë Kontraktuese mund të kërkojë informacion në të njëjtën kohë për vërtetimin e identitetit të aplikantit, si dhe informacion që mundëson kontaktimin e aplikantit nga Zyra, ose mund të pranojë dokumente që mundësojnë vërtetimin e identitetit të aplikantit ose që mundësojnë që aplikanti të kontaktohet nga Zyra, si element që referohet në nënpikat (a)(ii).

2) [Gjuha] (a) Një Palë Kontraktuese mund të kërkojë që elementet e përmendura në pikën  (1)(a)(i) dhe (ii) të jenë në gjuhën e pranuar nga Zyra.

b) Pjesët që referohen në pikën (1)(a)(iii), me qëllimin e datës së depozitimit, mund të depozitohen në çdo gjuhë.

3) [Njoftimi]. Nëse aplikanti nuk përmbush një ose disa nga kërkesat e parashikuara nga Pala Kontraktuese sipas pikave (1) dhe (2), Zyra do të njoftojë aplikantin sa më parë të jetë e mundur duke i dhënë mundësinë të përmbushë kërkesat e parashikuara, si  dhe të bëjë vërejtjet, brenda afatit kohor të parashikuar në Rregullore.

4) [Përmbushja e mëtejshme e kërkesave]

a) Nëse një ose disa nga kërkesat e parashikuara  nga Pala Kontraktuese, në përputhje me pikat (1) dhe (2) nuk depozitohen së bashku me aplikimin fillestar, data e depozitimit, në përputhje me nënpikën  (b) dhe pikën (6), do të jetë data në të cilën përmbushen të gjitha kërkesat e parashikuara  nga Pala Kontraktuese sipas pikave  (1) dhe (2).

b) Një Palë Kontraktuese mund të parashikojë që, nëse një ose disa nga kërkesat e lartpërmendura në nënpikën (a) nuk do të përmbushen brenda afatit kohor të parashikuar në rregullore, aplikimi do të konsiderohet si i padepozituar. Nëse aplikimi do të  konsiderohet i padepozituar, Zyra njofton aplikantin  sipas rregullave, duke treguar për këtë arsyet përkatëse.

5) [Njoftimi në lidhje me pjesën që mungon të përshkrimit ose skicimit]. Nëse në përcaktimin e datës së depozitimit, Zyra konstaton që një pjesë e përshkrimit duket sikur mungon në aplikim, ose aplikimi i referohet një skicimi që duket se mungon në këtë aplikim Zyra njofton menjëherë aplikantin sipas rregullave.

6) [Data e depozitimit kur depozitohet pjesa që mungonte e përshkrimit ose skicimit]

a) Nëse pjesa që mungon e përshkrimit ose e skicimit depozitohet në Zyrë brenda afatit kohor të parashikuar në rregullore, ajo pjesë e përshkrimit ose skicimit do të përfshihet në aplikim, dhe, në përputhje me nënpikat  (b) dhe (c), data e depozitimit do të jetë data në të cilën është depozituar në Zyrë  ajo pjesë e përshkrimit ose e skicimit, ose data në të cilën do të përmbushen të gjitha kërkesat e parashikuara nga Pala Kontraktuese në përputhje me pikat (1) dhe (2), pavarësisht vonesës.

b) Nëse një pjesë e përshkrimit ose  e skicimit që mungon depozitohet sipas nënpikës (a) me qëllim korrigjimin e aplikimit fillestar që nga data në të cilën një ose disa elemente të lartpërmendura në pikën (1)(a) janë depozituar më parë në Zyrë, pretendohet për prioritet të një kërkese të mëparshme, data e depozitimit, me kërkesën e aplikantit duhet të depozitohet brenda afatit kohor të parashikuar në rregullore, si dhe në përputhje me kërkesat e parashikuara në rregullore, do të jetë data në të cilën do të përmbushen kërkesat e parashikuara nga Pala Kontraktuese sipas pikave (1) dhe (2).

c) Nëse një pjesë e përshkrimit  ose e skicimit që mungon i depozituar në përputhje  me nënpikën (a) tërhiqet brenda një afati kohor të përcaktuar nga Pala Kontraktuese, data e depozitimit do të jetë data në të cilën përmbushen kërkesat e parashikuara nga Pala Kontraktuese në përputhje me pikat (1) dhe (2).

7) [Zëvendësimi i përshkrimit dhe skicimeve duke iu referuar një aplikimi të mëparshëm]

a) Në përputhje  me kërkesat e parashikuara në rregullore, duke iu referuar një aplikimi të mëparshëm, në një gjuhë të pranuar nga Zyra, tek një kërkesë e depozituar më parë, për qëllimet e datës së depozitimit të kërkesës, zëvendëson përshkrimin dhe çdo skicim.

b) Nëse kërkesat e lartpërmendura në nënpikën (a) nuk përmbushen, aplikimi mund të konsiderohet i padepozituar. Nëse aplikimi konsiderohet i padepozituar, Zyra njofton aplikantin  sipas rregullave, duke treguar për këtë arsyet përkatëse.

8) [Përjashtimet]. Asgjë në këtë nen nuk do të  kufizojë:

i) të drejtën e një aplikanti  sipas nenit 4G (1) ose (2) të Konventës së Parisit për të gëzuar të drejtën, si datë të aplikimit të ndarë referuar në këtë nen, datën e aplikimit  fillestar duke iu referuar këtij neni, si  dhe përfitojë  të drejtën e prioritetit, në rast se ka;

ii) lirinë e një Pale Kontraktuese që të zbatojë çdo kërkesë të nevojshme për dhënien dhe përfitimin e datës së depozitimit të një aplikimi të mëparshëm, ndaj një aplikimi  ose çdo lloj kërkese të  parashikuar në rregullore.

 

Neni 6

Aplikimi

 

1) [Forma ose përmbajtja e aplikimit]. Me përjashtim  të rastit kur parashikohet ndryshe në këtë Marrëveshje, asnjë Palë Kontraktuese nuk do të kërkojë përmbushjen e ndonjë kërkese tjetër në lidhje me formën ose përmbajtjen e aplikimit  të ndryshme ose përveç:

i) kërkesave në lidhje me formën ose përmbajtjen që janë parashikuar në lidhje me aplikimet  ndërkombëtare në përputhje me  marrëveshjen e bashkëpunimit për patentat;

ii) kërkesave në lidhje me formën ose përmbajtjen, respektimi i të cilave, sipas marrëveshjes së bashkëpunimit për patentat, mund të kërkohen nga Zyra, ose që vepron si një shtet palë në atë Marrëveshje, me fillimin e procesit të ekzaminimit  të një aplikimi ndërkombëtar të parashikuar në nenin 23 ose 40 të kësaj Marrëveshjeje;

iii) çdo kërkese tjetër të parashikuar në rregullore.

2) [Formulari i aplikimit]

a) Një Palë Kontraktuese mund të kërkojë që përmbajtja e një aplikimi në raport me  përmbajtjen e një aplikimi ndërkombëtar sipas Marrëveshjes së bashkëpunimit për patentat të paraqitet në një formular aplikimi të parashikuar nga ajo Palë Kontraktuese. Një Palë Kontraktuese mund të kërkojë që në formularin e aplikimit të përfshihen kërkesat në përputhje me  pikën (1)(ii) ose në përputhje me rregulloren sipas pikës (1)(iii).

b) Pavarësisht nënpikës (a) dhe në përputhje me nenin 8(1), një Palë Kontraktuese do të pranojë përmbajtjen e lartpërmendur duke iu referuar nënparagrafit (a) në një formular aplikimi të parashikuar në rregullore.

3) [Përkthimi]. Një Palë Kontraktuese mund të kërkojë përkthimin e çdo pjese të aplikimit që nuk është në një gjuhë të pranuar nga Zyra e saj. Një Palë Kontraktuese mund të kërkojë gjithashtu një përkthim të pjesëve të aplikimit, në përputhje me  rregulloren, të cilat  janë në gjuhën e pranuar nga Zyra ose në çdo gjuhë tjetër të pranuar nga Zyra.

4) [Tarifat]. Një Palë Kontraktuese mund të kërkojë që në lidhje me një aplikim të paguhet tarifa. Pala Kontraktuese mund të zbatojë dispozitat e Marrëveshjes së bashkëpunimit për patentat në lidhje me pagesën e tarifave të aplikimit.

5) [Dokumenti i prioritetit]. Nëse pretendohet për prioritetin e një aplikimi më të hershëm, një Palë Kontraktuese mund të kërkojë kopjen e aplikimit te mëparshëm, si dhe përkthimin  e aplikimit të mëparshëm nëse nuk është në gjuhën e pranuar nga Zyra, të depozitohet në përputhje  me kërkesat e parashikuara në rregullore.

6) [Prova]. Një Palë Kontraktuese mund të kërkojë që provat në lidhje me ndonjë çështje të përmendur në paragrafin (1) ose (2) ose për deklaratën për prioritet ose përkthimin e lartpërmendur në paragrafin (3) ose (5), të depozitohen pranë Zyrës së saj gjatë procedimit të aplikimit vetëm në rastin kur Zyra dyshon në lidhje me vërtetësinë e një  çështjeje ose saktësinë e  përkthimit.

7) [Njoftimi]. Nëse një ose më shumë kërkesa që aplikohen nga Pala Kontraktuese në përputhje me paragrafët (1) deri në (6) nuk përmbushen, Zyra njofton aplikantin duke i dhënë mundësinë të përmbushë këto kërkesa dhe të depozitojë vërejtjet brenda afatit kohor të parashikuar në rregullore.

8) [Mospajtueshmëria me kërkesat]

a) Nëse një ose më shumë kërkesa që aplikohen nga Pala Kontraktuese në përputhje me paragrafët (1) deri në (6) nuk janë në përputhje me afatin kohor të parashikuar në rregullore, Pala Kontraktuese, në bazë të nënparagrafit (b) dhe neneve 5 dhe 10, mund t’i zbatojë sanksionet e parashikuara në ligjin e saj.

b) Nëse ndonjë kërkesë e aplikuar nga Pala Kontraktuese, sipas paragrafëve (1), (5) ose (6) në lidhje me kërkesën për prioritet, nuk është përmbushur brenda afatit kohor të përcaktuar në rregullore, kërkesa për prioritet, në bazë të nenit 13, mund të konsiderohet si e padepozituar. Në bazë të nenit 5 (7) (b), nuk zbatohet asnjë sanksion tjetër.

 

Neni 7

Përfaqësimi

 

1) [Përfaqësuesit e autorizuar]

a) Pala Kontraktuese mund të kërkojë të caktohet një përfaqësues me qëllim ndjekjen e procedurave pranë Zyrës:

i) të gëzojë të drejtën sipas ligjit në fuqi, të ushtrohet pranë Zyrës në lidhje me aplikimet për patentë dhe patentat;

ii) të japë si adresën e tij dhe një adresë në një territor të përcaktuar nga Pala Kontraktuese.

b) Në bazë të nënparagrafit (c), në lidhje me procedurën pranë Zyrës, nga ose në lidhje me një përfaqësues që përmbush kërkesat e aplikuara nga Pala Kontraktuese sipas nënparagrafit (a), do të ketë fuqinë të veprojë nga ose në lidhje me aplikantin, pronarin ose çdo  person tjetër të interesuar, i cili  e ka caktuar atë përfaqësues.

c) Pala Kontraktuese mund të parashikojë që në rast të një betimi ose deklarate, ose revokimi të prokurës, nënshkrimi i përfaqësuesit nuk do të ketë fuqinë e firmës së aplikantit, pronarit ose çdo  personi tjetër të interesuar, i cili e ka caktuar atë përfaqësues.

2) [Përfaqësimi i detyrueshëm]

a) Pala Kontraktuese mund të kërkojë që aplikanti, pronari ose personi tjetër i interesuar të caktojë një përfaqësues me qëllim ndjekjen e procedurës pranë Zyrës, me përjashtim të rastit kur përfituesi i kërkesës, aplikanti, pronari ose çdo person tjetër i interesuar mund të veprojë vetë pranë Zyrës për ndjekjen e procedurave  të mëposhtme:

i) depozitimin e një aplikimi me qëllim marrjen e datës së depozitimit;

ii) thjesht për kryerjen e pagesës së një tarife;

iii) çdo procedurë tjetër të parashikuar në rregullore;

iv) marrjen e një fature ose njoftimin nga Zyra në lidhje me çdo procedurë të lartpërmendur në  pikat (i) deri në (iii).

b) Tarifa e shërbimit mund të paguhet nga çdo person.

3) [Caktimi i përfaqësuesit].  Pala Kontraktuese do të pranojë që caktimi i përfaqësuesit të bëhet pranë Zyrës në mënyrën e parashikuar në rregullore.

4) [Ndalimi i kërkesave të tjera]. Asnjë Palë Kontraktuese nuk mund të kërkojë  kërkesa të tjera formale të ndryshme nga ato të përmendura në paragrafët (1) deri në (3) të përmbushen në lidhje me çështjet e trajtuara në këta paragrafë, me përjashtim të rasteve kur është parashikuar ndryshe nga kjo Marrëveshje ose kur parashikohet në rregullore.

5) [Njoftimi]. Në rastin kur një ose më shumë kërkesa të aplikuara nga Pala Kontraktuese sipas paragrafëve (1) deri në (3) nuk përmbushen, Zyra do të njoftojë përfituesin e kërkesës, aplikantin, pronarin ose çdo person tjetër të interesuar, duke i dhënë mundësinë të përmbushë një kërkesë të tillë, të bëjë vërejtjet, brenda afatit kohor të parashikuar në rregullore.

6) [Mospajtueshmëria me kërkesat]. Në rastin kur një ose më shumë kërkesa të aplikuara nga Pala Kontraktuese sipas paragrafëve (1) deri në (3) nuk janë në përputhje me afatin kohor të parashikuar në rregullore, Pala Kontraktuese mund të zbatojë  sanksionet e parashikuara në ligjin e saj.

 

Neni  8

Komunikimet, adresat

 

1) [Forma dhe mjetet e transmetimit të komunikimeve]

a) Me përjashtim të vendosjes së një date depozitimi në përputhje me nenin 5 (1) dhe në bazë të nenit 6 (1), rregullorja do të përcaktojë, në bazë të nënparagrafëve (b) deri në (d), kërkesat që një Palë Kontraktuese do t’i lejojnë aplikimin në lidhje me formën dhe mënyrat e transmetimit të komunikimeve.

b) Asnjë Palë Kontraktuese nuk do të jetë e detyruar të pranojë depozitimin e komunikimeve përveçse atyre në letër.

c) Asnjë Palë Kontraktuese nuk do të jetë e detyruar të përjashtojë depozitimin e komunikimeve në letër.

d) Një Palë Kontraktuese do të pranojë depozitimin e komunikimeve në letër me qëllim respektimin e afatit kohor.

2) [Gjuha e Komunikimeve]. Pala Kontraktuese me përjashtim të rasteve të parashikuara nga kjo Marrëveshje ose rregullore mund të kërkojë që komunikimi të jetë në gjuhën e pranuar nga Zyra.

3) [Formularët standardë ndërkombëtarë]. Pavarësisht paragrafit 1 (a), në bazë të paragrafit (1) (b) dhe nenit 6 (2) (b), Pala Kontraktuese do të pranojë paraqitjen e përmbajtjes së një komunikimi në një formular që korrespondon me formularin standard ndërkombëtar në lidhje me komunikimin e parashikuar nga rregullorja, nëse ka.

4) [Nënshkrimi i komunikimeve]

a) Nëse Pala Kontraktuese kërkon nënshkrim për qëllime të çdo komunikimi, Pala Kontraktuese do të pranojë çdo nënshkrim në përputhje me kërkesat e parashikuara në rregullore.

b) Asnjë Palë Kontraktuese nuk mund të kërkojë vërtetimin, noterizimin, autenticitetin, legalizimin ose çdo vërtetim tjetër nënshkrimi që i komunikohet Zyrës së saj, me përjashtim të rastit të procedimeve pothuajse gjyqësore siç parashikohet në rregullore.

 

 

c) Në bazë të nënparagrafit (b), Pala Kontraktuese mund të kërkojë që provat të depozitohen pranë Zyrës, vetëm nëse Zyra mund të dyshojë në mënyrë të arsyeshme për autenticitetin e ndonjë nënshkrimi.

5) [Treguesit në komunikime].  Pala Kontraktuese mund të kërkojë që çdo komunikim të përmbajë një ose më shumë tregues të parashikuar në rregullore.

6) [Adresa për korrespondencë, adresa për shërbimin ligjor dhe ndonjë adresë tjetër]

Pala Kontraktuese mund të kërkojë, në përputhje me dispozitat e parashikuara në rregullore, që një aplikant, pronar ose çdo person tjetër i interesuar, të shënojë  në komunikimin:

i) një adresë për korrespondencën;

ii) një adresë për shërbimin ligjor;

iii) çdo adresë tjetër të parashikuar në rregullore.

7) [Njoftimi]. Nëse një ose më shumë kërkesa që aplikohen nga Pala Kontraktuese sipas paragrafëve (1) deri në (6) nuk janë në përputhje me rregullat e komunikimit, Zyra do të njoftojë aplikantin, pronarin ose çdo person tjetër të interesuar, duke i dhënë mundësinë të përmbushë një kërkesë të tillë, të bëjë vërejtjet, brenda afatit kohor të parashikuar në rregullore.

8) [Mospajtueshmëria me kërkesat]. Nëse një ose më shumë kërkesa që aplikohen nga Pala Kontraktuese sipas paragrafëve (1) deri në (6) nuk janë në përputhje me afatin kohor të parashikuar në rregullore, Pala Kontraktuese në bazë të neneve 5 dhe 10 dhe çdo përjashtimi tjetër të parashikuar në këtë rregullore, mund të zbatojë këtë lloj sanksioni në përputhje me ligjin e tij në fuqi.

 

Neni 9

Njoftimet

 

1) [Njoftimi i mjaftueshëm]. Çdo njoftim sipas kësaj Marrëveshjeje ose rregulloreje që dërgohet nga Zyra në adresën për korrespondencë ose adresën e shërbimit ligjor të parashikuar në nenin 8 (6) ose çdo adresë tjetër të parashikuar në rregullore me  qëllim zbatimin  e kësaj  dispozite, dhe që përputhet me parashikimet e njoftimit, do të përbëjë një njoftim të mjaftueshëm për qëllimin e  kësaj Marrëveshjeje dhe rregulloreje.

2) [Nëse treguesit që mundësojnë kontaktin nuk janë depozituar]. Asgjë në këtë Marrëveshje dhe në këtë rregullore nuk do të detyrojë Palën Kontraktuese t’i dërgojë njoftim një aplikanti, pronari ose çdo personi tjetër të interesuar, nëse treguesit që  mundësojnë aplikantin, pronarin ose çdo person tjetër të interesuar, i cili duhet të kontaktohet, nuk janë depozituar pranë Zyrës.

3) [Pamundësia për t’u njoftuar]. Në bazë të nenit 10 (1), nëse një Zyrë nuk njofton aplikantin, pronarin ose çdo person tjetër të interesuar në pamundësi për të përmbushur  kërkesat e kësaj Marrëveshjeje ose rregulloreje, kjo mungesë njoftimi nuk e çliron aplikantin, pronarin ose çdo person tjetër të interesuar nga detyrimi për të përmbushur atë kërkesë.

 

Neni 10

Vlefshmëria e patentës; revokimi

 

1) [Vlefshmëria e patentës e pacenuar nga mospërmbushja e disa kërkesave formale] Mospërmbushja e një ose më shumë kërkesave formale të lartpërmendura në nenet (6), (1), (2), (4) dhe (5) dhe 8(1) deri në (4) në lidhje me një aplikim, mund të mos jetë shkak për revokimin ose zhvleftësimin e një patente, qoftë tërësisht ose pjesërisht, me përjashtim të rastit kur mospërmbushja e kërkesës formale ka ndodhur për qëllim mashtrimi.

2) [Mundësia për bërjen e vërejtjeve, amendimeve ose korrigjimeve në rast revokimi ose zhvleftësimi të synuar]. Një patentë mund të mos revokohet ose zhvleftësohet, qoftë tërësisht ose pjesërisht, pa i dhënë mundësinë pronarit të bëjë vërejtjet mbi revokimin ose zhvleftësimin e synuar, si dhe të bëjë  amendime  dhe korrigjime nëse lejohet nga ligji në fuqi, brenda afatit kohor të arsyeshëm.

3) [Asnjë detyrim për procedura të veçanta]. Paragrafët (1) dhe (2) nuk krijojnë asnjë detyrim për kryerjen e procedurave gjyqësore në zbatim të të drejtave të patentës, të ndara nga ato për zbatimin e ligjit në përgjithësi.

Neni 11

Lehtësimet në lidhje me afatet kohore

 

1) [Shtyrja e afateve kohore]. Pala Kontraktuese mund të parashikojë një shtyrje, në lidhje me periudhën e parashikuar në këtë rregullore, të një afati kohor të vendosur nga Zyra për kryerjen e procedurave pranë Zyrës në lidhje me një aplikim për patentë ose patentë, në qoftë se depozitohet një kërkesë për këtë qëllim pranë Zyrës në përputhje  me kërkesat e parashikuara në rregullore, dhe nëse kjo kërkesë është depozituar, Pala kontraktuese gëzon të drejtën për të vendosur:

i) para përfundimit të afatit kohor; ose

ii) pas përfundimit  të afatit kohor dhe brenda afatit kohor të parashikuar në rregullore.

2) [Përpunimi i vazhdueshëm]. Nëse një aplikant ose pronar nuk ka arritur të përmbushë afatin kohor të vendosur nga Zyra e Palës Kontraktuese për kryerjen e procedurës pranë Zyrës në lidhje me një aplikim ose patentë, dhe kjo Palë Kontraktuese nuk parashikon shtyrjen e një afati kohor sipas paragrafit (1) (ii), Pala Kontraktuese do të parashikojë përpunimin e vazhdueshëm në lidhje me aplikimet për patentë ose patentën dhe nëse është e nevojshme, rivendosjen e të drejtave të aplikantit ose të pronarit në lidhje me aplikimin për patentë ose patentën, nëse:

i) një kërkesë është paraqitur për këtë qëllim pranë Zyrës, në përputhje me kërkesat e parashikuara në rregullore;

ii) kërkesa është depozituar, si dhe të gjitha kërkesat e tjera në lidhje me të cilat janë përmbushur afatet kohore për veprimet përkatëse sipas afatit kohor të parashikuar në rregullore.

3) [Përjashtimet]. Asnjë Pale Kontraktuese nuk mund t’i kërkohet të parashikojë kushtet lehtësuese të lartpërmendura në paragrafin (1) ose (2) në përputhje me përjashtimet e parashikuara në këtë rregullore.

4) [Tarifat]. Pala Kontraktuese mund të kërkojë pagesën e një tarife në lidhje me një nga kërkesat e paragrafit (1) ose (2).

5) [Ndalimi i kërkesave të tjera]. Asnjë Palë Kontraktuese nuk mund të kërkojë që kërkesat e ndryshme nga ato të lartpërmendura nga paragrafët (1) deri në paragrafin (4) të përputhen me kushtet lehtësuese të parashikuara në paragrafin (1) ose (2), me përjashtim të rastit kur parashikohet ndryshe nga kjo Marrëveshje ose kjo rregullore.

6) [Mundësia për bërjen e vërejtjeve në rast të refuzimit të synuar]. Një kërkesë në përputhje me paragrafin (1) ose (2) mund të mos refuzohet pa iu dhënë mundësia aplikantit ose pronarit të bëjë vërejtje mbi refuzimin e synuar brenda një afati kohor të arsyeshëm.

 

Neni 12

Rivendosja e të drejtave pas një konstatimi të kujdesit të duhur ose veprimit

të paqëllimshëm nga ana e Zyrës

 

1) [Kërkesa]. Pala Kontraktuese duhet të parashikojë që, kur një aplikant ose pronar të ketë dështuar në përmbushjen e afatit kohor për kryerjen e një veprimi në lidhje me procedurën që ndiqet pranë Zyrës, dhe ky dështim ka pasojë të drejtpërdrejtë duke shkaktuar humbjen e të drejtave në lidhje me një aplikim për patentë ose patentë, Zyra duhet të rivendosë të drejtat e aplikantit ose pronarit në lidhje me aplikimin për patentë ose patentën përkatëse, nëse:

i) kërkesa për këtë qëllim depozitohet pranë Zyrës në përputhje me kërkesat e parashikuara në rregullore;

ii) depozitohet kërkesa dhe të gjitha kërkesat e tjera në lidhje me të cilat është parashikuar ky afat kohor për kryerjen e veprimit, brenda afatit kohor të parashikuar në rregullore;

iii) kërkesa deklaron arsyet për mospërmbushjen e afatit kohor; dhe

iv) Zyra konstaton se mospërmbushja e afatit kohor ka ndodhur, pavarësisht kujdesit të duhur të treguar si pasojë e rrethanave ose zgjedhjes së Palës Kontraktuese se kjo vonesë ka qenë e paqëllimshme.

2) [Përjashtimet]. Asnjë Pale Kontraktuese nuk mund t’i kërkohet të parashikojë rivendosjen e të drejtave parashikuar në paragrafin (1) në lidhje me përjashtimet e parashikuara në rregullore.

3) [Tarifat]. Një Palë Kontraktuese mund të kërkojë pagesën e një tarife në lidhje me kërkesën e parashikuar në paragrafin (1).

4) [Provat]. Një Palë Kontraktuese mund të kërkojë depozitimin e një deklarate ose prove tjetër në mbështetje të shkaqeve që i referohet  paragrafi (1) (iii) pranë Zyrës brenda një afati kohor të vendosur nga Zyra.

5) [Mundësia për bërjen e vërejtjeve në rast të refuzimit të synuar]. Kërkesa në përputhje me paragrafin (1) mund të mos refuzohet, tërësisht ose pjesërisht, pa iu dhënë mundësia palës kërkuese që të kryejë vërejtjet mbi refuzimin e synuar brenda një afati kohor të arsyeshëm.

 

Neni 13

Korrigjimi ose plotësimi i pretendimit për prioritet; rivendosja e së drejtës prioritare

 

1) [Korrigjimi ose plotësimi i pretendimit për prioritet]. Me përjashtim te rasteve kur parashikohet ndryshe në rregullore, Pala Kontraktuese do të parashikojë korrigjimin ose plotësimin e një pretendimi për prioritet në lidhje me një aplikim (aplikimi i mëtejshëm), nëse:

i) një kërkesë bëhet për atë qëllim pranë Zyrës në përputhje me kërkesat e përcaktuara në rregullore;

ii) kërkesa depozitohet brenda afatit kohor të parashikuar në rregullore; dhe

iii) data e depozitimit të aplikimit të mëtejshëm nuk është më e vonshme sesa data e mbarimit të periudhës prioritare të llogaritur nga data e depozitimit të aplikimit më të hershëm, prioriteti i së cilës pretendohet.

2) [Depozitimi i vonuar i aplikimit të mëtejshëm]. Duke marrë në konsideratë nenin 15,  Pala Kontraktuese do të parashikojë që, kur në një aplikim (aplikimin  e mëtejshëm) që pretendohet ose mund të jetë pretenduar për prioritet të një aplikimi të mëparshëm, i cili ka një datë depozitimi  më të vonshëm sesa data në të cilën ka përfunduar periudha për prioritet, por brenda afatit kohor të parashikuar në rregullore, Zyra do të rivendosë të drejtën prioritare nëse:

i) një kërkesë është bërë për këtë qëllim pranë Zyrës në përputhje me kërkesat e parashikuara në rregullore;

ii) kërkesa depozitohet brenda afatit kohor të parashikuar në rregullore;

iii) kërkesa deklaron shkaqet e mospërmbushjes së periudhës së parashikuar për prioritet; dhe

iv) Zyra konstaton se mosdepozitimi i kërkesës së mëtejshme brenda periudhës për prioritet, të ndodhur pavarësisht kujdesit të duhur të treguar si pasojë e rrethanave ose zgjedhjes së Palës Kontraktuese, ka qenë e paqëllimshme.

3) [Pamundësia për të depozituar një kopje të aplikimit më të hershëm]. Pala Kontraktuese do të parashikojë që, nëse një kopje e aplikimit më të hershëm të kërkuar sipas nenit 6 (5) nuk depozitohet pranë Zyrës brenda afatit kohor të përcaktuar në rregullore sipas nenit 6, Zyra do të rivendosë të drejtën prioritare  nëse:

i) kërkesa është depozituar për atë qëllim pranë Zyrës në përputhje me kërkesat e parashikuara në rregullore;

ii) kërkesa depozitohet brenda afatit kohor për depozitimin e kopjes së aplikimit të mëparshëm të parashikuar në rregullore sipas nenit 6 (5);

iii) Zyra konstaton se kërkesa për kopjen që duhet të jepet, është depozituar pranë Zyrës tek e cila është depozituar aplikimi i mëparshëm, brenda afatit kohor të parashikuar në rregullore; dhe

iv) një kopje e kërkesës së mëparshme depozitohet brenda afatit kohor të parashikuar në rregullore.

4) [Tarifat]. Pala Kontraktuese mund të kërkojë që të kryhet pagesa e një tarife në lidhje me  kërkesat sipas paragrafëve (1) deri në (3).

5) [Prova]. Një Palë Kontraktuese mund të kërkojë që një deklaratë ose provë tjetër, në mbështetje të shkaqeve të përmendura në paragrafin (2) (iii), të depozitohet pranë Zyrës brenda një afati kohor të vendosur nga Zyra.

 

6) [Mundësia për bërjen e vërejtjeve në rast të refuzimit të synuar]. Një kërkesë në përputhje me paragrafët (1) deri në (3) mund të mos refuzohet, tërësisht ose pjesërisht, pa iu dhënë mundësia palës kërkuese të kryejë vërejtjet mbi refuzimin e synuar brenda një afati kohor të arsyeshëm.

 

Neni 14

Rregullorja

 

1) [Përmbajtja]

a) Rregullorja e bashkëlidhur kësaj Marrëveshjeje parashikon rregulla në lidhje me:

i) çështje që kjo Marrëveshje parashikon shprehimisht duhet të “përcaktohen në rregullore”;

ii) hollësitë e dobishme në zbatimin e dispozitave të kësaj Marrëveshjeje;

iii) procedurat administrative, çështjet  ose procedurat.

b) Rregullorja parashikon gjithashtu rregulla në lidhje me kërkesat formale që një Pale Kontraktuese i lejohet të aplikojë në lidhje me kërkesat për:

i) regjistrimin e një ndryshimi në emër ose adresë;

ii) regjistrimin e një ndryshimi tek aplikanti ose pronari;

iii) regjistrimin e një licence ose interesi sigurimi;

iv) korrigjimin e një gabimi.

c) Rregullorja parashikon gjithashtu krijimin e formularëve standardë ndërkombëtarë dhe krijimin e një formulari kërkese për qëllime të nenit 6 (2) (b) nga Asambleja, me asistencën  e Byrosë Ndërkombëtare.

2) [Amendimi i rregullores]. Në bazë të paragrafit (3), çdo amendim i rregullores do të kërkojë tri të katërtat e votave të dhëna.

3) [Kërkesa e unanimitetit]

a) Rregullorja mund të specifikojë dispozitat e rregullores që mund të amendohen vetëm unanimisht.

b) Çdo amendim i rregullores që çon në shtimin e dispozitave ose heqjen e dispozitave nga dispozitat e specifikuara në rregullore sipas nënparagrafit (a) do të kërkojë unanimitet.

c) Në përcaktimin nëse është arritur unanimiteti, vetëm votat e dhëna aktualisht do të merren në konsideratë. Abstenimet nuk do të konsiderohen si vota.

4) [Konflikti midis Marrëveshjes dhe rregullores]. Në rast të konfliktit midis dispozitave të kësaj Marrëveshjeje dhe atyre të rregullores, dispozitat e Marrëveshjes do të kenë përparësi.

 

Neni 15

Marrëdhënia me Konventën e Parisit

 

1) [Detyrimi për t’u pajtuar me Konventën e Parisit]. Secila Palë Kontraktuese do të pajtohet me dispozitat e Konventës së Parisit që kanë lidhje me patentat.

2) [Detyrimet dhe të drejtat sipas Konventës së Parisit]

a) Asgjë në këtë Marrëveshje nuk do të heqë detyrimet që Palët Kontraktuese kanë ndaj njëra-tjetrës sipas Konventës së Parisit.

b) Asgjë në këtë Marrëveshje nuk do të heqë të drejtat që aplikantët dhe pronarët gëzojnë në përputhje me dispozitat e  Konventës së Parisit.

 

Neni 16

Fuqia e rishikimeve, amendimeve dhe modifikimeve

të Marrëveshjes së bashkëpunimit për patentat

 

1) [Zbatueshmëria e rishikimeve, amendimeve dhe modifikimeve të Marrëveshjes së bashkëpunimit për patentat]. Në bazë të paragrafit (2), çdo rishikim, amendim ose modifikim i Marrëveshjes së bashkëpunimit për patentat, të bërë pas datës 2 qershor 2000, që është në pajtim me nenet e kësaj Marrëveshjeje, do të zbatohet për qëllime të kësaj Marrëveshjeje dhe rregulloreje nëse Asambleja vendos këtë, veçanërisht nga tri të katërtat e votave të dhëna.

2) [Moszbatueshmëria e dispozitave të përkohshme të Marrëveshjes së bashkëpunimit për patentat]. Çdo dispozitë e Marrëveshjes së bashkëpunimit për patentat, në bazë të së cilës një dispozitë e rishikuar, e amenduar ose e modifikuar e asaj Marrëveshjeje nuk zbatohet për një Shtet Palë në të ose për Zyrën e atij shteti ose që vepron për atë Shtet për sa kohë që kjo dispozitë është e papajtueshme me ligjin e zbatuar nga shteti ose Zyra, nuk zbatohet për qëllime të kësaj Marrëveshjeje dhe rregulloreje.

Neni 17

Asambleja

 

1) [Përbërja]

a) Palët Kontraktuese do të kenë një Asamble.

b) Secila Palë Kontraktuese do të përfaqësohet në Asamble nga një delegat që mund të asistohet nga delegatë, këshilltarë ose ekspertë të alternuar. Secili delegat mund të përfaqësojë vetëm një Palë Kontraktuese.

2) [Detyrat]. Asambleja:

i) do të trajtojë çështjet në lidhje me ruajtjen dhe zhvillimin e kësaj Marrëveshjeje dhe aplikimin dhe zbatimin e kësaj Marrëveshjeje;

ii) do të krijojë formularë standard ndërkombëtar dhe formularin e kërkesës së përmendur në nenin 14 (1) (c), me asistencën e Byrosë Ndërkombëtare;

iii) do të amendojë rregulloren;

iv) do të caktojë kushtet për datën e aplikimit të formularit standard ndërkombëtar dhe formularin e kërkesës të përmendur në pikën (ii) dhe secilin amendim të përmendur në pikën (iii);

v) do të vendosë sipas nenit 16 (1) nëse ndonjë rishikim, amendim ose modifikim i Marrëveshjes së bashkëpunimit për patentat, do të aplikohet për qëllime të kësaj Marrëveshjeje dhe rregulloreje;

vi) do të përmbushë funksione të tjera të tilla që janë të përshtatshme sipas kësaj Marrëveshjeje.

3) [Kuorumi]

a) Gjysma e anëtarëve të Asamblesë që janë shtete do të përbëjë një kuorum.

b) Pavarësisht nënparagrafit (a), nëse në ndonjë sesion, numri i anëtarëve të Asamblesë që janë shtete dhe përfaqësohen është më pak se gjysma, por i barabartë me ose më shumë se një e treta e anëtarëve të Asamblesë që janë shtete, Asambleja mund të marrë vendime, por me përjashtim të vendimeve në lidhje me procedurën e saj, të gjitha këto vendime do të kenë fuqi vetëm nëse janë përmbushur kushtet e parashtruara në vijim. Byroja Ndërkombëtare do t’ua komunikojë vendimet e mësipërme anëtarëve të Asamblesë që janë shtete dhe nuk përfaqësohen dhe do t’i ftojë ata të shprehin me shkrim votën ose abstenimin e tyre brenda një periudhe prej tre muajsh nga data e komunikimit. Nëse, me mbarimin e kësaj periudhe, numri i këtyre anëtarëve, që e kanë shprehur në këtë mënyrë votën ose abstenimin e tyre, arrin numrin e anëtarëve që mungonte për arritjen e kuorumit në sesion, këto vendime do të marrin fuqi, me kusht që në të njëjtën kohë të arrihet ende shumica e kërkuar.

4) [Marrja e vendimeve në Asamble]

a) Asambleja do të bëjë përpjekje që të marrë vendimet me konsensus.

b) Nëse një vendim nuk mund të arrihet me konsensus, çështja në fjalë do të vendoset me anë të votimit. Në këtë rast:

i) secila Palë Kontraktuese që është shtet do të ketë një votë dhe do të votojë vetëm në emrin e saj; dhe

ii) çdo Palë Kontraktuese që është organizatë ndërqeveritare mund të marrë pjesë në votim në vend të Shteteve të saj Anëtare, me numër votash të barabartë me numrin e Shteteve të saj Anëtare që janë palë të kësaj Marrëveshjeje. Asnjë organizatë e tillë ndërqeveritare nuk do të marrë pjesë në votim nëse ndonjë prej Shteteve Anëtare të saj ushtron të drejtën për të votuar dhe anasjelltas. Për më tepër, asnjë organizatë e tillë ndërqeveritare nuk do të marrë pjesë në votim, nëse ndonjë prej Shteteve të saj Anëtare, palë të kësaj Marrëveshjeje, është Shtet Anëtar i një organizate tjetër të tillë ndërqeveritare dhe ajo organizatë tjetër ndërqeveritare merr pjesë në atë votim.

5) [Shumicat]

a) Në bazë të neneve 14(2) dhe (3), 16(1) dhe 19(3), vendimet e Asamblesë do të kërkojnë dy të tretat e votave të dhëna.

b) në përcaktimin nëse është arritur shumica e kërkuar, vetëm votat e dhëna aktualisht do të merren në konsideratë. Abstenimet nuk do të konsiderohen si vota.

6) [Sesionet]. Asambleja do të mblidhet në sesion të zakonshëm një herë në dy vjet nga Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare të Pronësisë Intelektuale.

7) [Rregullat e procedurës]. Asambleja do të vendosë rregullat e veta të procedurës, duke përfshirë rregullat për thirrjen e sesioneve të jashtëzakonshme.

 

 Neni 18

Zyra ndërkombëtare

 

1) [Detyrat administrative]

a) Zyra do të përmbushë detyra administrative në lidhje me këtë Marrëveshje.

b) Në mënyrë të veçantë, Zyra Ndërkombëtare do të përgatisë takime dhe do të sigurojë sekretariatin e Asamblesë dhe të atyre komiteteve të ekspertëve dhe grupeve të punës që mund të krijohen nga Asambleja.

2) [Takimet e ndryshme nga sesionet e Asamblesë]. Drejtori i Përgjithshëm do të mbledhë çdo komitet dhe grup pune të krijuar nga Asambleja.

3) [Roli i Zyrës Ndërkombëtare në Asamble dhe takime të tjera]

a) Drejtori i Përgjithshëm dhe personat e caktuar nga Drejtori i Përgjithshëm do të marrin pjesë pa të drejtë vote në të gjitha takimet e Asamblesë, komitetet dhe grupet e punës të krijuara nga Asambleja.

b) Drejtori i Përgjithshëm ose një anëtar stafi i caktuar nga Drejtori i Përgjithshëm do të jetë sekretari i caktuar kryesisht i Asamblesë dhe i komiteteve dhe grupeve të punës të lartpërmendura në nënparagrafin (a).

4) [Konferencat]

a) Në përputhje me direktivat e Asamblesë, Zyra Ndërkombëtare do të bëjë përgatitje për çdo konferencë rishikimi.

b) Zyra Ndërkombëtare mund të konsultohet me Shtetet Anëtare të Organizatës, organizatat ndërqeveritare dhe organizatat joqeveritare kombëtare dhe ndërkombëtare në lidhje me përgatitjet e lartpërmendura.

c) Drejtori i Përgjithshëm dhe personat e caktuar nga Drejtori i Përgjithshëm do të marrin pjesë pa të drejtë vote në diskutimet në konferencat e rishikimit.

5) [Detyra të tjera]. Zyra Ndërkombëtare do të kryejë çdo detyrë tjetër të caktuar asaj në lidhje me këtë Marrëveshje.

 

 Neni  19

Rishikimet

 

1) [Rishikimi i Marrëveshjes]. Në bazë të paragrafit (2), kjo Marrëveshje mund të rishikohet nga një konferencë e Palëve Kontraktuese. Thirrja e një konference rishikimi do të vendoset nga Asambleja.

2) [Rishikimi ose amendimi i disa dispozitave të Marrëveshjes]. Neni 17 (2) dhe (6) mund të amendohen ose nga një konferencë rishikimi, ose nga Asambleja, sipas dispozitave të paragrafit (3).

3) [Amendimi nga Asambleja i disa dispozitave të Marrëveshjes].

a) Propozimet për amendimin nga Asambleja të nenit 17 (2) dhe (6) mund të fillojnë me iniciativën e secilës Palë Kontraktuese ose nga Drejtori i Përgjithshëm. Këto propozime do t’i komunikohen nga Drejtori i Përgjithshëm Palëve Kontraktuese të paktën gjashtë muaj përpara shqyrtimit të tyre nga Asambleja.

b) Miratimi i çdo amendimi të dispozitave të përmendura në nënparagrafin (a) do të kërkojë tri të katërtat e votave të dhëna.

c) Çdo amendim i dispozitave të përmendura në nënparagrafin (a) do të hyjë në fuqi një muaj pas njoftimit me shkrim të pranimit, të bërë në përputhje me proceset e tyre përkatëse kushtetuese, të marrë nga Drejtori i Përgjithshëm, nga tri të katërtat e Palëve Kontraktuese që ishin anëtarë të Asamblesë në kohën që Asambleja ka miratuar amendamentin.  Çdo amendim i dispozitave të mësipërme të pranuara në këtë mënyrë, do të detyrojë të gjitha Palët Kontraktuese në kohën që amendimi hyn në fuqi dhe shtetet dhe organizatat ndërqeveritare që bëhen Palë Kontraktuese në një datë të mëvonshme.

 

Neni 20

Anëtarësimi në  Marrëveshje

 

1) [Shtetet]. Çdo shtet që është palë e Konventës së Parisit ose që është anëtar i Organizatës dhe në lidhje me të cilin mund të jepen patentat ose nëpërmjet Zyrës së shtetit të saj, ose nëpërmjet Zyrës së shtetit tjetër ose organizatës ndërqeveritare, mund të bëhet palë e kësaj Marrëveshjeje.

2) [Organizatat ndërqeveritare]. Çdo organizatë ndërqeveritare mund të bëhet palë e kësaj Marrëveshjeje, nëse të paktën një shtet anëtar i asaj organizate ndërqeveritare është palë e Konventës së Parisit ose një anëtar i Organizatës, dhe organizata ndërqeveritare deklaron se ka qenë e autorizuar rregullisht, në përputhje me procedurat e saj të brendshme, të bëhet palë e kësaj Marrëveshjeje dhe deklaron se:

i) është kompetente për dhënien e patentave për shtetet e saj anëtare; ose

ii) është kompetente në lidhje me dhe ka legjislacionin e saj detyrues për të gjitha Shtetet e saj Anëtare mbi çështjet që përfshin kjo Marrëveshje dhe ka ngarkuar një zyrë rajonale me qëllim dhënien e patentave në territorin e saj, në përputhje me legjislacionin e tyre në fuqi.

Në bazë të paragrafit (3), çdo deklaratë e tillë do të bëhet në kohën e depozitimit të instrumentit të ratifikimit ose aderimit.

3) [Organizatat rajonale të patentave]. Organizata Europiane e Patentave, Organizata Euroaziatike e Patentave dhe Organizata Rajonale Afrikane e Pronësisë Industriale, duke bërë deklaratën e përmendur në paragrafin (2) (i) ose (ii) në Konferencën Diplomatike që ka miratuar këtë Marrëveshje, mund të bëhen palë të kësaj Marrëveshjeje si organizata ndërqeveritare, nëse deklarojnë, në kohën e depozitimit të instrumentit të ratifikimit ose aderimit, se kanë qenë të autorizuara rregullisht në përputhje me procedurat e tyre të brendshme, të bëhen palë e kësaj Marrëveshjeje.

4) [Ratifikimi ose aderimi]. Çdo shtet ose organizatë ndërqeveritare që plotëson kërkesat në paragrafin (1), (2) ose (3), mund të depozitojë:

i) një instrument ratifikimi nëse ka nënshkruar këtë Marrëveshje; ose

ii) një instrument aderimi nëse nuk e ka nënshkruar këtë Marrëveshje.

 

Neni 21

Hyrja në fuqi; data e hyrjes në fuqi të ratifikimeve dhe aderimeve

 

1) [Hyrja në fuqi e kësaj Marrëveshjeje]. Kjo Marrëveshje do të hyjë në fuqi tre muaj pasi dhjetë instrumentet e ratifikimit ose aderimit nga shtetet të jenë depozituar pranë Drejtorit të Përgjithshëm.

2) [Datat e hyrjes në fuqi të ratifikimeve dhe aderimeve]. Kjo Marrëveshje do të detyrojë:

i) dhjetë shtetet e lartpërmendura në paragrafin (1) nga data në të cilën kjo Marrëveshje të ketë hyrë në fuqi;

ii) çdo shtet tjetër, nga përfundimi i kësaj periudhe tremujore pas datës në të cilën shteti ka depozituar instrumentin e tij të ratifikimit ose aderimit pranë Drejtorit të Përgjithshëm ose nga çdo datë e mëvonshme e treguar në atë instrument, por jo më vonë se gjashtë muaj pas datës së këtij depozitimi;

iii) secila prej: Organizatës Europiane të Patentave, Organizatës Euroaziatike të Patentave dhe Organizatës Rajonale Afrikane të Pronësisë Industriale, nga përfundimi i periudhës prej tre muaj pas depozitimit të instrumentit të saj të ratifikimit ose aderimit ose nga çdo datë e mëvonshme e treguar në atë instrument, por jo më vonë se gjashtë muaj pas datës së këtij depozitimi, nëse ky instrument është depozituar pas hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshjeje sipas paragrafit (1), ose tre muaj pas hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshjeje nëse ky instrument është depozituar para hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshjeje;

iv) çdo organizatë tjetër ndërqeveritare që plotëson kriteret për t’u bërë palë e kësaj Marrëveshjeje nga përfundimi i periudhës tremujore pas depozitimit të instrumentit të saj të ratifikimit ose aderimit, ose nga çdo datë e mëvonshme e treguar në atë instrument, por jo më vonë se gjashtë muaj pas datës së këtij depozitimi.

 

Neni 22

Aplikimi i Marrëveshjes ndaj kërkesave ekzistuese dhe patentave

 

1) [Parimi]. Në bazë të paragrafit (2), një Palë Kontraktuese do të zbatojë dispozitat e kësaj Marrëveshjeje dhe rregulloreje, të ndryshme nga nenet 5 dhe 6 (1) dhe (2) dhe rregulloret e ngjashme për aplikimet e papërfunduara dhe patentat që janë në fuqi në datën në të cilën kjo Marrëveshje detyron atë Shtet Kontraktues sipas nenit 21.

2) [Procedurat]. Asnjë Palë Kontraktuese nuk do të jetë e detyruar të zbatojë dispozitat e kësaj Marrëveshjeje dhe rregulloreje për ndonjë procedurë në procedimet në lidhje me kërkesat dhe patentat e përmendura në paragrafin (1), nëse një procedurë e tillë ka filluar para datës në të cilën kjo Marrëveshje detyron atë Palë Kontraktuese sipas nenit 21.

 

Neni 23

Rezervat

 

1) [Rezervat]. Çdo shtet ose organizatë ndërqeveritare mund të deklarojë nëpërmjet një rezerve që dispozitat e nenit 6 (1) nuk zbatohen për ndonjë kërkesë në lidhje me  unitetin e shpikjes që zbatohet sipas Marrëveshjes së bashkëpunimit për patentat për një aplikim ndërkombëtar.

2) [Modalitetet]. Çdo rezervë e bërë sipas paragrafit (1) do të bëhet në një deklaratë që shoqëron instrumentin e ratifikimit ose aderimit në këtë Marrëveshje të shtetit ose organizatës ndërqeveritare që bën rezervën.

3) [Tërheqja]. Çdo rezervë sipas paragrafit (1) mund të tërhiqet në çdo kohë.

4) [Ndalimi i rezervave të tjera]. Nuk do të lejohet asnjë rezervë në këtë Marrëveshje, e ndryshme nga rezerva e lejuar sipas paragrafit (1).

 

Neni 24

Denoncimi i Marrëveshjes

 

1) [Njoftimi]. Çdo Palë Kontraktuese mund ta denoncojë këtë Marrëveshje me anë të një njoftimi të drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm.

2) [Data e hyrjes në fuqi]. Çdo denoncim do të ketë fuqi një vit nga data në të cilën Drejtori i Përgjithshëm ka marrë njoftim ose në çdo datë të mëvonshme të treguar në njoftim. Ajo nuk do të cenojë zbatimin e kësaj Marrëveshjeje për çdo aplikim të papërfunduar ose çdo patentë në fuqi në lidhje me Palën Kontraktuese denoncuese në kohën e hyrjes në fuqi të denoncimit.

 

 

 

 

Neni 25

Gjuhët e Marrëveshjes

 

1) [Tekstet autentike]. Kjo Marrëveshje nënshkruhet në një origjinal të vetëm në gjuhën angleze, arabe, kineze, frënge, ruse dhe spanjolle, të gjitha tekstet njëlloj dhe ekskluzivisht autentike.

2) [Tekstet zyrtare]. Një tekst zyrtar në çdo gjuhë të ndryshme nga ato të përmendura në paragrafin (1) do të vendoset nga Drejtori i Përgjithshëm pas konsultimit me palët e interesuara.  Për qëllime të këtij paragrafi, pala e interesuar nënkupton çdo shtet që është palë e Marrëveshjes ose që pranohet për t’u bërë palë e Marrëveshjes sipas nenit 20 (1), gjuha zyrtare e së cilës ose një prej gjuhëve zyrtare të së cilës është përfshirë, dhe Organizata Europiane e Patentave, Organizata Euroaziatike e Patentave dhe Organizata Rajonale Afrikane e Pronësisë Industriale dhe çdo organizatë tjetër ndërqeveritare që është palë e Marrëveshjes ose që mund të bëhet palë e Marrëveshjes, nëse përfshihet një prej gjuhëve të saj zyrtare.

3) [Tekstet autentike që duhet të kenë përparësi]. Në rast mospërputhje të opinionit mbi interpretimin midis teksteve autentike dhe zyrtare, tekstet autentike do të kenë përparësi.

 

Neni 26

Nënshkrimi i Marrëveshjes

 

Marrëveshja do të mbetet e hapur për nënshkrim nga çdo shtet që pranohet për t’u bërë palë e Marrëveshjes sipas nenit 20 (1) dhe nga Organizata Europiane e Patentave, Organizata Euroaziatike e Patentave dhe Organizata Rajonale Afrikane e Pronësisë  Industriale në selinë e Organizatës për një vit pas miratimit të saj.

 

Neni 27

Depozitari, regjistrimi

 

1) [Depozitari]. Drejtori i Përgjithshëm është depozitar i kësaj Marrëveshjeje.

2) [Regjistrimi]. Drejtori i Përgjithshëm do ta regjistrojë këtë Marrëveshje pranë Sekretariatit të Kombeve të Bashkuara.

 

Deklaratat e rëna dakord nga Konferenca Diplomatike në lidhje me Marrëveshjen mbi ligjin e Patentave**

dhe rregulloret sipas Marrëveshjes mbi ligjin e patentave

 

1) Gjatë miratimit të nenit 1 (xiv), Konferenca Diplomatike kuptoi që fjalët “procedura pranë Zyrës” nuk do të mbulonin procedurat gjyqësore sipas ligjit të zbatueshëm.

2) Gjatë miratimit të nenit 1 (xvii), 16 dhe 17 (2) (v), Konferenca Diplomatike kuptoi që:

1) Asambleja PLT, sipas rastit, do të mblidhej në lidhje me takimet e Asamblesë PCT.

2) Palët Kontraktuese të PLT-së, do të mblidheshin sipas rastit, përveç Shteteve Palë të PCT-së, në lidhje me modifikimet e propozuara të udhëzimeve administrative të PCT-së.

3) Drejtori i Përgjithshëm do të propozojë për përcaktimin e Asamblesë PCT, që Palët Kontraktuese të PLT-së, të cilat nuk janë palë në PCT, të ftohen si vëzhguese në mbledhjet e Asamblesë PCT dhe në mbledhjet e organeve të tjera të PCT-së, sipas rastit.

4) Kur Asambleja e PLT-së vendos sipas nenit 16 që një rishikim, amendim ose modifikim i PCT-së do të zbatohet për qëllimet e PLT-së, Asambleja mund të parashikojë dispozita të përkohshme sipas PLT-së në ndonjë rast të veçantë.

________________

**titulli zyrtar në gjuhën angleze.

Burimi:Byroja Ndërkombëtare e WIPO.

Shënim.Vetëm deklaratat e rëna dakord në lidhje me Marrëveshjen mbi ligjin e patentave janë riprodhuar këtu.Për marrëveshjet e rëna dakord në lidhje me rregullret sipas Marrëveshjes mbi ligjin për patentat shih ligjet dhe Marrëveshjet mbi pronësinë industriale, marrëveshjet multilaterale-Teksti 2-016.

3) Gjatë miratimit të nenit 6 (5) dhe 13 (3) dhe rregullave 4 dhe 14, Konferenca Diplomatike inkurajoi Organizatën Ndërkombëtare të Pronësisë Intelektuale për të shpejtuar krijimin e një sistemi biblioteke dixhitale për dokumentet prioritare. Një sistem i tillë do të ishte i dobishëm për pronarët e patentave dhe të tjerë që dëshirojnë të kenë akses në dokumente prioritare.

4 dhe 5…[1][1].

6.  Ishte rënë dakord që çdo mosmarrëveshje që lind ndërmjet dy ose më shumë Palëve Kontraktuese në lidhje me interpretimin ose zbatimin e kësaj Marrëveshjeje dhe rregulloreve të saj, mund të zgjidhet miqësisht nëpërmjet konsultimit ose ndërmjetësimit, nën kujdesin e Drejtorit të Përgjithshëm.

 


 


[1][1] Shih ligjet dhe marrëveshjet mbi pronësinë industriale marrëveshjet multilaterale Teksti 2-1016 (shënim i redaktorit)

    • December 2024
      Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
      « Sep    
       1
      2345678
      9101112131415
      16171819202122
      23242526272829
      3031  
  • IP4all Weekly Bulletin

    You can subscribe to the weekly IP4ALL Bulletin.

  • IP Consulting Ltd. - Intellectual Property Consulting Agency
  • Landmark-TP
  • Ivan Georgiev - Rembrand
  • Global IP Attorneys - The world's leading address guide for patent,  trademark, copyright, intellectual property and IP attorneys. In just a few steps you can find your agency for registration and protection of your intellectual property, patent, design, copyright or trademark.
  • The Professional Sector Network is a referral and networking group that caters exclusively to leading firms with a history of excellence in the business, advisory and investment sectors.
  • Online source of information for the events and developments in the field of intellectual property worldwide
  • Jobs in USA
  • Become our partners
  • IP Basis®

  • IP Guide®