PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË AKTIN E HAGËS TË MARRËVESHJES SË HAGËS PËR REGJISTRIMIN NDËRKOMBËTAR TË PROJEKTEVE INDUSTRIALE(2006)

LIGJ

Nr.9648, datë 27.11.2006

 

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË AKTIN E HAGËS TË MARRËVESHJES SË HAGËS PËR REGJISTRIMIN NDËRKOMBËTAR TË PROJEKTEVE INDUSTRIALE, 1960

 

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

 

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

 

VENDOSI:

 

Neni 1

 

Republika e Shqipërisë aderon në aktin e Hagës të Marrëveshjes së Hagës për regjistrimin ndërkombëtar të projekteve industriale, 1960.

 

Neni 2

 

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

 

Shpallur me dekretin nr.5152, datë 12.12.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

 

II.Akti i Hagës, 28 nëntor 1960

 

TABELA E LËNDËS

 

Neni 1:              Krijimi i një unioni

Neni 2:              Përkufizime

Neni 3:              E drejta për të bërë depozitime ndërkombëtare

Neni 4:              Depozitimi pranë te byroja ndërkombëtare ose nëpërmjet zyrave kombëtare

Neni 5:              Forma e depozitimit; Përmbajtja e kërkesës

Neni 6:              Regjistri i disenjove ndërkombëtare; data e regjistrimit; publikimi;

shtyrja e publikimit; hyrja i publikut ndaj arkiva

Neni 7:              Efektet ligjore të depozitave të regjistruara

Neni 8:              Refuzimi i efekteve ligjore nga zyrat kombëtare; mjetet ligjore të mbrojtjes kundër të refuzimeve; kërkesat e mundshme shtesë që duhet të përmbushen në zyrat kombëtare

Neni 9:              E drejta e prioritetit

Neni 10:            Rinovimi i depozitimit

Neni 11:            Kohëzgjatja e mbrojtjes

Neni 12:            Ndryshime në pronësi

Neni 13:            Heqja dorë nga depozita

Neni 14:            Dallimi; njoftimi i disenjos ndërkombëtare

Neni 15:            Tarifat

Neni 16:            Tarifat që u takojnë shteteve kontraktuese

 

Neni 17:            Rregulloret

Neni 18:            Zbatueshmëria e mbrojtjes së siguruar nga ligjet e brendshme dhe nga marrëveshjet e së drejtës së autorit

Neni 19:            (shfuqizuar)

Neni 20:            (shfuqizuar)

Neni 21:            (shfuqizuar)

Neni 22:            (shfuqizuar)

Neni 23:            Nënshkrimi; ratifikimi

Neni 24:            Aderimi

Neni 25:            Zbatimi i marrëveshjes në bazë të ligjit të brendshëm

Neni 26:            Hyrja në fuqi

Neni 27:            Territoret

Neni 28:            Denoncimi

Neni 29:            Rishikimi

Neni 30             Grupet rajonale

Neni 31:            Zbatueshmëria e akteve të viteve 1925 ose 1934

Neni 32:            Protokolli i bashkëlidhur

Neni 33:            Nënshkrimi; kopjet e vërtetuara

 

Protokoll: Zbatimi i mundshëm i aktit të vitit 1960 nga një shtet kontraktues për depozitat ndërkombëtare, me origjinë nga ai shtet.

 

Neni 1

 

1. Shtetet kontraktuese përbëjnë një union të veçantë për depozitimin ndërkombëtar të disenjove industriale.

2. Vetëm anëtarët e Unionit Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Pronësisë Industriale mund të bëhen palë në këtë Marrëveshjeje.

 

Neni 2

 

Për qëllimet e kësaj Marrëveshjeje:

“Marrëveshja e vitit 1925” nënkupton Marrëveshjen e Hagës, në lidhje me depozitimin ndërkombëtar të disenjove  industriale të 6 nëntorit të vitit 1925;

“Marrëveshja e vitit 1934” nënkupton  Marrëveshjen e Hagës, në lidje me depozitimin ndërkombëtar të disenjove industriale të 6 nëntorit të vitit 1925, e rishikuar  në Londër, më 2 qershor 1934;

“Kjo marrëveshje” nënkupton Marrëveshjen e Hagës, në lidhje me depozitimin ndërkombëtar të disenjove industriale, që vendoset nëpërmjet këtij akti;

“Rregulloret” janë  rregulloret për zbatimin e kësaj Marrëveshjeje;

“Byroja ndërkombëtare” nënkupton byronë ndërkombëtare të pronësisë intelektuale;

“Depozitimi ndërkombëtar” nënkupton një depozitim të bërë në byronë    ndërkombëtare;

“Depozitimi kombëtar” nënkupton një depozitim të bërë në zyrën kombëtare të një shteti kontraktues;

“Depozitim i shumëfishtë” nënkupton  një depozitimin që përfshin disa disenjo;

“Shteti i origjinës së një depozitimi ndërkombëtar” nënkupton shtetin kontraktues, në të cilin kërkuesi ka një aktivitet të vërtetë dhe të efektshëm industrial a tregtar ose, nëse kërkuesi një aktivitet të tilla e ka në disa shtete kontraktuese, shtetin kontraktues, që ai ka treguar në kërkesë; nëse kërkuesi nuk ka asnjë aktivitet të tillë në asnjë nga shtetet kontraktues, shtetin kontraktues ku ai ka vendbanimin; nëse ai nuk ka vendbanim në një shtet kontraktues shtetin kontraktues, shtetas i të cilit ai është;

“Shteti që kryen kontrollin e risisë” është shteti kontraktues, ligji i brendshëm i të cilit parashikon një sistem, që përbën një kontroll paraprak me iniciativën e vet dhe kontrollin nga zyra e vet kombëtare, në lidhje me risinë e çdo disenjove të depozituar.

 

 

Neni 3

 

Shtetasit e shteteve kontraktuese dhe personat, të cilët pa qenë shtetas të ndonjë shteti kontraktues, kanë vendbanim ose kanë një aktivitet të vërtetë dhe të efektshëm industrial a tregtar në territorin e shtetit kontraktues, mund të depozitojnë disenjo në Byronë Ndërkombëtare.

 

Neni 4

 

1. Depozitimi ndërkombëtar në byronë ndërkombëtare mund të bëhet:

1) drejtpërdrejt; ose

2) me ndërmjetësimin e zyrës kombëtare të një shteti kontraktues nëse këtë e lejon ligji i atij shteti.

2. Ligji i brendshëm i një shteti kontraktues mund të kërkojë që depozitat ndërkombëtare, për të cilat ai mendohet se është shteti i origjinës, të bëhen nëpërmjet zyrës së tij kombëtare. Mospërmbushja e kësaj kërkese nuk cenon efektet e depozitimit ndërkombëtar në shtetet e tjera kontraktuese.

 

Neni 5

 

1) Depozitimi ndërkombëtar përbëhet nga një kërkesë dhe një apo disa fotografi ose paraqitje të dizenjos dhe kërkon pagesën e tarifave të parashikuara në rregullore:

2) Kërkesa përmban:

1. një listë të shteteve kontraktuese ku kërkuesi kërkon të ketë efekt depozitimi ndërkombëtar;

2. emërtimin e artikullit ose artikujve ku mendohet të trupëzohet dizenoja;

3. nëse kërkuesi dëshiron të pretendojë prioritetin e parashikuar në nenin 9, përcaktimin e datës, shtetit dhe numrin e depozitimit nga rrjedh e drejta e prioritetit;

4. hollësi të tjera që mund të parashikohen nga rregulloret.

3) a) Përveç kësaj, kërkesa mund të përmbajë:

1. një përshkrim të shkurtër të tipareve karakteristike të dizenjos;

2. një deklarim në lidhje me krijuesin e vërtetë të dizenjos;

3. një kërkesë për shtyrjen e publikimit të parashikuar nga neni 6(4).

b) Kërkesa mund të shoqërohet edhe me mostra ose modele të artikullit apo artikujve që trupëzojnë dizenjon.

4) Një depozitim i shumëfishtë mund të përfshijë disa dizenjo, që synohen të trupëzohen në artikujt e përfshirë në të njëjtën kategori të Klasifikimit të Dizenjos Ndërkombëtare, të përmendur ne nenin 21(2) pika 4.

 

Neni 6

 

1) Byroja Ndërkombëtare mban Regjistrin e Dizenjove Ndërkombëtare dhe regjistron në të depozitimet ndërkombëtare.

2) Depozitimi ndërkombëtar mendohet të jetë bërë në datën në të cilën Byroja Ndërkombëtare ka marrë kërkesën në formën e duhur, tarifat që paguhen për kërkesën dhe fotografinë apo fotografitë apo paraqitjet e tjera grafike të dizenjos ose, nëse Byroja Ndërkombëtare i ka marrë këto në data të ndryshme, në datën e fundit të tyre, regjistrimi mban të njëjtën datë.

3) a) Për çdo depozitim ndërkombëtar, Byroja Ndërkombëtare boton në një buletin periodik:

1. kopje bardh-e-zi ose, me kërkesën e kërkuesit, me ngjyra, të fotografive të depozituara ose të paraqitjeve të tjera grafike;

2. datën e depozitimit ndërkombëtar;

3. hollësitë e parashikuara nga rregulloret.

b) Byroja Ndërkombëtare ua dërgon buletinin periodik zyrave kombëtare sa më parë të jetë e mundur.

4)  a) Publikimi i përmendur në paragrafin (3)(a), me kërkesën e kërkuesit, shtyhet për atë periudhë që e kërkon ai. Kjo periudhë nuk mund të jetë më e gjatë se dymbëdhjetë muaj nga data e depozitimit ndërkombëtar. Megjithatë, nëse pretendohet prioriteti, data e fillimit të kësaj periudhe është data e prioritetit.

 

b) Në çdo moment gjatë periudhës së përmendur në nënparagrafin (a), kërkuesi mund të kërkojë publikimin e menjëhershëm ose mund ta tërheqë depozitimin. Tërheqja e depozitimit mund të kufizohet vetëm në një ose disa prej shteteve të kontraktuara dhe, në rastin e një depozitimi të shumëfishtë, vetëm në disa prej dizenjove të përfshira në të.

c) Nëse kërkuesi nuk i paguan në kohën e duhur tarifat e detyrueshme para skadimit të periudhës së përmendur në nënparagrafin (a), Byroja Ndërkombëtare anulon depozitimin dhe nuk e ndryshon botimin e përmendur në paragrafin (3)(a).

d) Para përfundimit të periudhës së përmendur në nënparagrafin (a), Byroja Ndërkombëtare e mban konfidencial regjistrimin e depozitimeve që i nënshtrohen publikimit të shtyrë dhe publiku nuk mund të ketë akses në asnjë nga dokumentet ose artikujt në lidhje me këto depozitime. Këto dispozita zbatohen pa kufizim ne lidhje me kohën nëse kërkuesi e tërheq depozitimin para skadimit të kësaj periudhe.

5) Nëse nuk është parashikuar ndryshe në paragrafin (4), regjistri dhe të gjitha dokumentet dhe artikujt e depozituar te Byroja Ndërkombëtare janë të hapur për t’u parë nga publiku.

 

Neni 7

 

1) a) Një depozitim i regjistruar në Byronë Ndërkombëtare ka të njëjtin efekt në secilin shtet kontraktues të përcaktuar nga kërkuesi në kërkesën e tij, sikur të ishin përmbushur nga kërkuesi të gjitha formalitetet e parashikuara nga ligji i brendshëm për dhënien e mbrojtjes dhe sikur të ishin kryer nga zyra e këtij shteti të gjitha aktet administrative të kërkuara për këtë qëllim.

b) Në pajtim me dispozitat e nenit 11, mbrojtja e dizenjove, depozitimi i të cilave është regjistruar në Byronë Ndërkombëtare, rregullohet në çdo shtet kontraktues nga ato dispozita të ligjit të brendshëm që zbatohen në atë shtet për dizenjot për të cilat mbrojtja pretendohet mbi bazën e një depozitimi kombëtar dhe në lidhje me të cilin janë përmbushur dhe kryer të gjitha formalitetet dhe aktet administrative.

2) Një depozitim ndërkombëtar nuk ka efekt në shtetin e origjinës nëse ligjet e atij shteti e parashikojnë këtë.

 

Neni 8

 

1) Pavarësisht dispozitave të nenit 7, zyra kombëtare e një shteti kontraktues, ligji i brendshëm i të cilit parashikon që zyra kombëtare, mbi bazën e një kontrolli administrativ me iniciativën e vet apo në pajtim me një kundërshtim të bërë nga një palë e tretë, mund të refuzojë mbrojtjen, në rast refuzimi, njofton Byronë Ndërkombëtare brenda gjashtë muajve që dizenjoja nuk i përmbush kërkesat e ligjit të tij të brendshëm, të ndryshme nga formalitetet dhe aktet administrative të përmendura në nenin 7(1). Nëse një refuzim i tillë nuk njoftohet brenda gjashtë muajsh, depozitimi ndërkombëtar hyn në fuqi në atë shtet që nga data e depozitimit. Megjithatë, në një shtet kontraktues që bën kontrollin e risisë, depozitimi ndërkombëtar, duke e ruajtur prioritetin e tij dhe nëse nuk njoftohet ndonjë refuzim brenda një periudhe gjashtëmujore, hyn në fuqi nga përfundimi i këtij afati, përveçse kur ligji i brendshëm parashikon një datë të mëparshme për depozitat e bëra në zyrën e tij kombëtare.

2) Periudha gjashtëmujore e përmendur në paragrafin (1) llogaritet nga data në të cilën zyra kombëtare merr numrin e buletinit periodik në të cilin është publikuar regjistrimi i depozitimit ndërkombëtar. Zyra kombëtare ia komunikon këtë datë çdo personi që e kërkon këtë.

3) Kërkuesi ka të njëjtat mjete të mbrojtjes ligjore kundër refuzimit të zyrës kombëtare të përmendur në paragrafin (1), sikur ta kishte depozituar dizenjon e tij në atë zyrë; në çdo rast, refuzimi i nënshtrohet një kërkese për rikontroll ose ankimit. Njoftimi i këtij refuzimi përmban:

1. arsyet për të cilat është konstatuar që dizenjoja nuk i përmbush kërkesat e ligjit të brendshëm;

2. datën e përmendur ne paragrafin (2);

3. afatin e lejuar për kërkesë për rikontroll ose ankim;

4. organin ku mund të bëhet kjo kërkesë ose ankim.

4) a) Zyra kombëtare e një shteti kontraktues, ligji i brendshëm i të cilit përmban dispozitat e llojit të përmendur në paragrafin (1) që kërkojnë një deklaratë se cili është krijuesi i vërtetë i dizenjos ose një përshkrim të dizenjos mund të parashikojë që me kërkesë dhe brenda një periudhe jo më të shkurtër se gjashtëdhjetë ditësh nga dërgimi i një kërkese të tillë nga kjo zyrë, kërkuesi depoziton në gjuhën e kërkesës te Byroja Ndërkombëtare:

1. një deklaratë se kush është krijuesi i vërtetë i dizenjos;

2. një përshkrim të shkurtër, ku të theksohen tiparet karakteristike të dizenjos, siç tregohen nga fotografitë ose paraqitje të tjera grafike.

h) Zyra kombëtare nuk cakton asnjë tarifë në lidhje me depozitimin e këtyre deklaratave apo përshkrimeve apo për botimin e tyre të mundshëm nga kjo zyrë kombëtare.

5) a) Çdo shtet kontraktues, ligji i brendshëm i të cilit përmban dispozita të llojit të përmendur në paragrafin (1), njofton përkatësisht Byronë Ndërkombëtare.

b) Nëse në bazë të legjislacionit të tij, një shtet kontraktues ka disa sisteme për mbrojtjen e dizenjove, një prej të cilave parashikon kontrollin e risisë, dispozitat e kësaj Marrëveshjeje në lidhje me shtetet që kryejnë kontrolle risie, zbatohen vetëm për këtë sistem.

 

Neni 9

 

Nëse depozitimi ndërkombëtar i një dizenjoje bëhet brenda gjashtë muajve nga depozitimi i parë i së njëjtës dizenjo në një shtet anëtar të Unionit Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Pronësisë Industriale, dhe nëse pretendohet prioriteti për depozitimin ndërkombëtar, data e prioritetit është ajo e depozitimit të parë.

 

Neni 10

 

1) Një depozitim ndërkombëtar mund të rinovohet çdo pesë vjet duke paguar gjatë vitit të fundit të çdo periudhe pesëvjeçare, vetëm tarifat e rinovimit të parashikuara nga rregulloret.

2) Duke iu nënshtruar një pagese shtesë të përcaktuar në rregullore, lejohet një afat shtesë prej gjashtë muajsh për rinovimin e depozitimit ndërkombëtar.

3) Në momentin e pagës së tarifave të rinovimit duhet të tregohet numri i depozitimit ndërkombëtar dhe gjithashtu, nëse rinovimi nuk duhet të kryhet për të gjitha shtetet kontraktuese për të cilat depozitimi është afër skadimit, ato shtete kontraktuese për të cilat duhet të realizohet rinovimi.

4) Rinovimi mund të kufizohet vetëm në disa prej dizenjove të përfshira në një depozitë të shumëfishtë.

5) Byroja Ndërkombëtare regjistron dhe publikon rinovimet.

 

Neni 11

 

1) a) Afati i mbrojtjes i dhënë nga një shtet kontraktues për dizenjot që i janë nënshtruar një depozitimi ndërkombëtar nuk është më pak se:

1. dhjetë vjet nga data e depozitimit ndërkombëtar nëse depozitimi është rinovuar;

2. pesë vjet nga data e depozitimit ndërkombëtar në mungesë të rinovimit.

b) Megjithatë, në bazë të dispozitave të ligjit të brendshëm të një shteti kontraktues, i cili kryen kontrollin e risisë, mbrojtja fillon në një datë të mëvonshme nga ajo e depozitimit ndërkombëtar, afatet minimale të parashikuara në nënparagrafin (a) llogariten nga data në të cilën fillon mbrojtja në atë shtet. Fakti që depozitimi ndërkombëtar nuk rinovohet apo rinovohet vetëm një herë, nuk cenon në asnjë mënyrë afatet minimale të përcaktuara për mbrojtjen.

2) Nëse ligji i brendshëm i një shteti kontraktues parashikon mbrojtje për dizenjot që i janë nënshtruar depozitimit kombëtar, kohëzgjatja e të cilave, me apo pa rinovim, është më e gjatë se dhjetë vjet, mbrojtja në atë shtet jepet për të njëjtën kohëzgjatje, mbi bazën e depozitimit ndërkombëtar dhe rinovimeve të tij për dizenjot që i janë nënshtruar një depozitimi ndërkombëtar.

3) Një shtet kontraktues, në bazë të ligjit të tij të brendshëm, mund ta kufizojë afatin e mbrojtjes së dizenjove që i janë nënshtruar një depozitimi ndërkombëtar në afatet e parashikuara në paragrafin (1).

4) Në pajtim me dispozitat e paragrafit (1)(b), mbrojtja në një shtet kontraktues përfundon në datën e skadimit të depozitimit ndërkombëtar, përveçse kur ligji i brendshëm i atij shteti parashikon që mbrojtja vazhdon edhe pas datës së skadimit të depozitimit ndërkombëtar.

 

 

 

 

 

Neni 12

 

1) Byroja Ndërkombëtare regjistron dhe publikon ndryshimet që prekin pronësinë e një dizenjoje, të cilat i nënshtrohet një depozitimi ndërkombëtar në fuqi. Kuptohet që transferimi i pronësisë mund të kufizohet në të drejtat që rrjedhin nga depozitimi ndërkombëtar vetëm në një ose disa shtete kontraktuese dhe në rastin e një depozitimi të shumëfishtë, vetëm për disa prej dizenjove të përfshira në të.

2) Regjistrimi i përmendur në paragrafin (1) ka të njëjtin efekt sikur të ishte bërë në zyrat kombëtare të shteteve kontraktuese.

 

Neni 13

 

1) Pronari i një depozitimi ndërkombëtar, me anë të një deklarate drejtuar Byrosë Ndërkombëtare, mund të heqë dorë nga të drejtat e tij në lidhje me të gjitha ose vetëm disa shtete kontraktuese dhe në rastin e një depozitimi të shumëfishtë, në lidhje me vetëm disa prej dizenjove të përfshira në të.

2) Byroja Ndërkombëtare regjistron dhe publikon këtë deklaratë.

 

Neni 14

 

1) Asnjë shtet kontraktues nuk mund të kërkojë si kusht për njohjen e së drejtës së mbrojtjes që artikulli që trupëzon dizenjon, të ketë një shenjë apo shënim në lidhje me depozitimin e dizenjos.

2) Nëse ligji i brendshëm i një shteti kontraktues parashikon një shënim në artikullin për ndonjë qëllim tjetër, ky shtet e konsideron këtë kërkesë të përmbushur nëse të gjithë artikujt që i ofrohen publikut me autorizimin e pronarit të të drejtave të dizenjos apo etiketat e ngjitura këtyre artikujve, mbajnë shënimin e dizenjos ndërkombëtare.

3) Shënimi i dizenjos ndërkomhëtare përbëhet nga simboli … (një germe kapitale D në një rreth) e shoqëruar nga:

1. viti i depozitës ndërkombëtare dhe emri ose shkurtimi i zakonshëm i emrit të depozituesit; ose

2. numri i depozitimit ndërkombëtar.

4) Thjesht qenia e shënimit të dizenjos ndërkombëtare në artikull ose etiketë nuk do të interpretohet në asnjë rast sikur nënkupton heqjen dorë nga mbrojtja me anë të së drejës së autorit dhe për ndonjë shkak tjetër, kurdoherë që në mungesë të një shënim të tillë, kjo mhrojtje mund të pretendohet.

 

Neni 15

 

1) Tarifat e parashikuara nga rregulloret përbëhen nga:

1. tarifat e Byrosë Ndërkombëtare;

2. tarifat për shtetet kontraktuese të përcaktuara nga kërkuesi, të cilat janë:

a) një tarifë për çdo shtet kontraktues;

b) një tarifë për çdo shtet kontraktues që kryen një kontroll risie dhe që kërkon pagesën e një tarife për një kontroll të tillë.

2) Çdo tarifë e paguar në lidhje me një dhe të njëjtin depozitim për një shtet kontraktues në bazë të paragrafit (1) pika 2(a) zbritet nga shuma e tarifës së përmendur në paragrafin (1) pika 2(b), nëse kjo tarifë e fundit bëhet e detyrueshme për t’u paguar për të njëjtin shtet.

 

Neni 16

 

1) Tarifat për shtetet kontraktuese të përmendura në nenin 15(1) pika 2, mblidhen nga Byroja Ndërkombëtare dhe u paguhen çdo vit shteteve kontraktuese të përcaktuara nga kërkuesi.

2) a) Çdo shtet kontraktues mund të njoftojë Byronë Ndërkombëtare që ai heq dorë nga e drejta e tij për tarifat shtesë të përmendura në nenin 15 (1) pika 2 (a), në lidhje me depozitat ndërkombëtare për të cilat çdo shtet tjetër kontraktues që heq dorë në mënyrë të njëjtë, mendohet të jetë shteti i origjinës.

(ii) Ky shtet mund të heqë dorë në të njëjtën mënyrë në lidhje me depozitimet ndërkombëtare për të cilat  ai vetë mendohet të jetë shteti i origjinës.

Neni 17

 

Rregulloret rregullojnë detajet në lidhje me zbatimin e kësaj Marrëveshjeje dhe veçanërisht:

1. gjuhët dhe numrin e kopjeve në të cilat duhet të paraqitet kërkesa për depozitim dhe të dhënat që duhet të përmbajë kërkesa;

2. shumat, datat dhe metodat e pagesave të tarifave për Byronë Ndërkombëtare dhe shtetet, duke përfshirë kufizimet e caktuara mbi tarifën për shtetet kontraktuese që kryejnë kontrollin e risisë;

3. numrin, madhësinë dhe karakteristika të tjera të fotografive ose paraqitjeve të tjera grafike për çdo dizenjo të depozituar;

4. gjatësinë e përshkrimit të tipareve karakteristike të dizenjos;

5. kufizimet brenda të cilave dhe kushtet në të cilat mostrat ose modelet e artikujve që trupëzojnë dizenjon mund të shoqërojnë kërkesën;

6. numrin e dizenjove që mund të përfshihen në një depozitim të shumëfishtë dhe kushte të tjera që rregullojnë depozitimet e shumëfishta;

7. të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me publikimin dhe shpërndajen e buletinit periodik të përmendur në nenin 6(3)(a), duke përfshirë numrin e kopjeve të buletinit që u jepen pa pagesë zyrave kombëtare dhe numrin e kopjeve që mund t’u shiten me çmim të reduktuar këtyre zyrave;

8. procedura për njoftimin nga shtetet kontraktuese të çdo refuzimi të parashikuar në nenin 8(1) dhe procedura e komunikimit dhe publikimit të këtyre refuzimeve nga Byroja Ndërkombëtare;

9. kushtet për regjistrimin dhe publikimin nga Byroja Ndërkombëtare të ndryshimeve që kanë të bëjnë me pronësinë e një dizenjoje të përmendur në nenin 12(1) dhe për heqjet dorë të përmendura në nenin 13;

10. disponimin e dokumenteve dhe artikujve që kanë të bëjnë me depozitimet, mundësia e rinovimit të të cilëve ka përfunduar së ekzistuari.

 

Neni 18

 

Dispozitat e kësaj Marrëveshjeje nuk përjashtojnë ngritjen e një pretendimi në favor të një mbrojtjeje më të gjerë që mund të jepet nga legjislacioni i brendshëm në një shtet kontraktues, as edhe ndikojnë në ndonjë mënyrë mbi mbrojtjen e dhënë për veprat e artit dhe veprat e arteve të aplikuara nga marrëveshjet dhe konventat ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

 

Nenet 19 deri 22

(Shfuqizuar nga neni 7(2) i Aktit Plotësues të Stokholmit (1967)).

 

Neni 23

 

1) Kjo Marrëveshje mbetet e hapur për nënshkrim deri më 31 dhjetor 1961.

2) Ajo ratifikohet dhe instrumentet e ratifikimit depozitohen te Qeveria e Holandës.

 

Neni 24

 

1) Shtetet anëtare të Bashkimit Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Pronësisë Industriale që nuk e kanë nënshkruar këtë Marrëveshje mund të aderojnë në të.

2) Këto aderime i njoftohen nëpërmjet rrugëve diplomatike Drejtorit të Përgjithshëm[1][1] dhe ky i fundit ua njofton qeverive të shteteve kontraktuese.

 

Neni 25

 

1) Çdo shtet kontraktues merr përsipër të parashikojë mbrojtjen e dizenjove industriale dhe në pajtim me kushtetutën e vet, të miratojë masat e nevojshme për të siguruar zbatimin e kësaj Marrëveshjeje.

 

2) Në momentin që një shtet kontraktues depoziton instrumentin e vet të ratifikimit ose aderimit, ai duhet të jetë në gjendje në bazë të ligjit të vet të brendshëm t’u japë fuqi dispozitave të kësaj Marrëveshjeje.

 

Neni 26

 

1) Kjo Marrëveshje hyn në fuqi një muaj pas datës në të cilën Drejtori i Përgjithshëm u ka dërguar një njoftim shteteve kontraktuese për depozitimin e dhjetë instrumenteve të ratifikimit ose aderimit, të paktën katër prej të cilëve janë ato shtete që në datën e kësaj Marrëveshjeje nuk janë palë as në Marrëveshjen e vitit 1925 dhe as në Marrëveshjen e vitit 1934.

2) Më pas, depozitimi i instrumenteve të ratifikimit dhe aderimit u njoftohet shteteve kontraktuese nga Drejtori i Përgjithshëm. Këto ratifikime dhe aderime hyjnë në fuqi një muaj pas datës së dërgimit të një njoftimi të tillë, përveçse kur, në rastin e aderimit, në instrumentin e aderimit tregohet një datë e mëvonshme.

 

Neni 27

 

Çdo shtet kontraktues në çdo kohë mund të njoftojë Drejtorin e Përgjithshëm që kjo Marrëveshje zbatohet për të gjitha ose ato pjesë territori për marrëdhëniet me jashtë të të cilave ai është përgjegjës. Pas kësaj, Drejtori i Përgjithshëm ua komunikon këtë njoftim shteteve kontraktuese dhe Marrëveshja zbatohet edhe për këto territore një muaj pas dërgimit të komunikimit nga Drejtori i Përgjithshëm i shteteve kontraktuese, përveçse kur në njoftim tregohet një datë e mëvonshme.

 

Neni 28

 

1) Çdo Shtet kontraktues, me anë të një njoftimi drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm, mund të denoncojë këtë Marrëveshje në emrin e vet dhe për llogari të të gjithave ose një pjese të territoreve të përcaktuara në njoftimin sipas nenit 27. Ky njoftim hyn në fuqi një vit pas marrjes së tij nga Drejtori i Përgjithshëm.

2) Denoncimi nuk çliron asnjë shtet kontraktues nga detyrimet e veta në bazë të kësaj Marrëveshjeje në lidhje me dizenjot e depozituara në Byronë Ndërkombëtare, para datës në të cilën denoncimi hyn në fuqi.

 

Neni 29

 

1) Kjo Marrëveshje dorëzohet për rishikim, me qëllim paraqitjen e ndryshimeve të synuara për të përmirësuar mbrojtjen që rrjedh nga depozitimi ndërkombëtar i dizenjove.

2) Konferencat e rishikimit thirren me kërkesën e jo më pak se gjysmës së shteteve kontraktuese.

 

Neni 30

 

1) Dy osë më shumë shtete kontraktuese në çdo kohë mund të njoftojnë Drejtorin e Përgjithshëm që, në pajtim me kushtet e treguara në njoftim:

1. një zyrë e përbashkët zëvendëson zyrat kombëtare të secilit prej tyre;

2. ata konsiderohen të jenë një shtet i vetëm, për qëllime të zbatimit të neneve 2 deri 17 të kësaj Marrëveshjeje.

2) Ky njoftim nuk hyn në fuqi pa kaluar gjashtë muaj nga data e dërgimit të komunikimit të tij nga Drejtori i Përgjithshëm shteteve të tjera kontraktuese.

 

Neni 31

 

1) Vetëm kjo Marrëveshje është e zbatueshme në lidhje me marrëdhëniet e ndërsjella të shteteve palë te kjo Marrëveshje, si dhe te Marrëveshja e vitit 1925 dhe Marrëveshja e vitit 1934. Megjithatë, këto shtete, në marrëdhëniet e tyre të ndërsjella, zbatojnë Marrëveshjen e vitit 1925 ose Marrëveshjen e vitit 1934, sipas rastit, për dizenjot e depozituara te Byroja Ndërkombëtare para datës së hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshjeje në lidhje me marrëdhëniet e ndërsjella.

2) a) Çdo shtet palë në këtë Marrëveshje dhe në atë të vitit 1925 vazhdon ta zbatojë Marrëveshjen e vitit 1925 në marrëdhëniet e tij me shtetet palë vetëm në Marrëveshjen e vitit 1925, përveçse kur ky shtet ka denoncuar Marrëveshjen e vitit 1925.

b) Çdo shtet palë në këtë Marrëveshje dhe në atë të vitit 1934 vazhdon ta zbatojë Marrëveshjen e vitit 1934 në marrëdhëniet e tij vetëm me shtetet palë në Marrëveshjen e vitit 1934, përveçse kur ky shtet ka denoncuar marrëveshjen e vitit 1934.

3) Shtetet palë në këtë Marrëveshje nuk janë të detyruara kundrejt shteteve, të cilat pa qenë palë në këtë Marrëveshje, janë palë në Marrëveshjen e vitit 1925 dhe në Marrëveshjen e vitit 1934.

 

Neni 32

 

1) Nënshkrimi dhe ratifikimi ose aderimi në këtë Marrëveshje nga një shtet palë, në datën e kësaj Marrëveshjeje, në Marrëveshjen e vitit 1925 ose në Marrëveshjen e vitit 1934 çmohet të përfshijë nënshkrimin, ratifikimin ose aderimin në protokollin bashkëlidhur kësaj Marrëveshjeje, përveçse kur ky shtet bën shprehimisht një deklaratë të kundërt në momentin e nënshkrimit apo depozitimit të instrumentit të tij të aderimit.

2) Çdo shtet kontraktues që ka bërë deklaratën e përmendur në paragrafin (1) ose çdo shtet tjetër kontraktues që nuk është palë në Marrëveshjen e vitit 1925 ose në Marrëveshjen e vitit 1934, mund të nënshkruajë ose aderojë në protokollin bashkëlidhur kësaj Marrëveshjeje. Në momentin e nënshkrimit ose depozitimit të instrumentit të tij të aderimit, ai mund të deklarojë që nuk çmohet i detyruar nga dispozitat e paragrafëve (2)(a) ose (2)(b) të protokollit; në këtë rast, shteti tjetër palë në protokoll nuk është i detyruar të zbatojë në marrëdhëniet me atë shtet dispozitat e përmendura në atë deklarim. Dispozitat e neneve 23 dhe 28, duke përfshirë këto nene, zbatohen në mënyrë analoge.

 

Neni 33

 

Ky Akt nënshkruhet në një kopje të vetme, i cili depozitohet në arkivat e Qeverisë së Holandës. Një kopje e vërtetuar i transmetohet nga kjo e fundit Qeverisë së çdo shteti që ka nënshkruar dhe aderuar në këtë Marrëveshje.

 

 

PROTOKOLL*

 

Shtetet palë në këtë protokoll kanë rënë dakord si më poshtë vijon:

1. Dispozitat e këtij protokolli zbatohen për dizenjot që i janë nënshtruar një depozitimi ndërkombëtar dhe nga të cilat një nga shtetet palë në këtë protokoll mendohet të jetë shteti i origjinës.

2. Në lidhje me dizenjot e përmendura në paragrafin (1) të mësipërm:

a) afati i mbrojtjes i dhënë nga shtetet palë në këtë protokoll për dizenjot e përmendura në paragrafin (1) nuk është më i shkurtër se pesëmbëdhjetë vjet nga data e parashikuar në paragrafët (l)(a) ose (1)(b), sipas rastit, të nenit 11;

b) shfaqja e një shënimi në artikujt që trupëzojnë dizenjot ose në etiketat e ngjitura atyre nuk kërkohet në asnjë rast nga shtetet palë në këtë protokoll, as për ushtrimin e të drejtave që rrjedhin nga depozitimi ndërkombëtar në territoret e tyre, dhe as për ndonjë qëllim tjet

 

 

 

    • December 2024
      Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
      « Sep    
       1
      2345678
      9101112131415
      16171819202122
      23242526272829
      3031  
  • IP4all Weekly Bulletin

    You can subscribe to the weekly IP4ALL Bulletin.

  • IP Consulting Ltd. - Intellectual Property Consulting Agency
  • Landmark-TP
  • Ivan Georgiev - Rembrand
  • Global IP Attorneys - The world's leading address guide for patent,  trademark, copyright, intellectual property and IP attorneys. In just a few steps you can find your agency for registration and protection of your intellectual property, patent, design, copyright or trademark.
  • The Professional Sector Network is a referral and networking group that caters exclusively to leading firms with a history of excellence in the business, advisory and investment sectors.
  • Online source of information for the events and developments in the field of intellectual property worldwide
  • Jobs in USA
  • Become our partners
  • IP Basis®

  • IP Guide®