LIGJ PËR PRONËSINË INDUSTRIALE (2008)

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

IREPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

PJESA I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

1. Objekt i këtij ligji është rregullimi i sistemit të dhënies dhe të mbrojtjes së të drejtave të pronësisë industriale. Mbrojtja e pronësisë industriale ka si objekte të saj:

a) patentat dhe modelet e përdorimit;

b) disenjot industriale;

c) markat tregtare dhe të shërbimit;

ç)treguesit gjeografikë.

2. Shpikjet mbrohen nëpërmjet patentave dhe modeleve të përdorimit, të cilat lëshohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave (në vijim DPPM). Disenjot industriale, markat tregtare e të shërbimit dhe treguesit gjeografikë mbrohen nëpërmjet regjistrimit në DPPM.

Mbrojtja e mësipërme për disenjot industriale nuk përjashton të drejtat e tjera, që parashikohen në ligj dhe, veçanërisht, të drejtat që bazohen në ligjin “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera, të lidhura me të”.

Neni 2

Fusha e zbatimittë pronësisë industriale

Fusha e zbatimit të pronësisë industriale shtrihet në industri, tregti, bujqësi, si dhe në zhvillimin e të gjitha produkteve natyrore ose të përpunuara.

Neni 3

Zbatimi i ligjit

Ky ligj zbatohet:

1. Në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, që përfshin hapësirën tokësore, tërësinë e ujërave territoriale dhe të brendshme detare, hapësirën ajrore që shtrihet mbi hapësirën tokësore dhe të ujërave territoriale dhe të brendshme detare, si dhe çdo vend tjetër ku shtrihet sovraniteti ishtetitshqiptar,siselitë e përfaqësive diplomatike dhe konsullore shqiptare, anijet që mbajnë flamurin e Republikës së Shqipërisë, anijet e marinës luftarake, aviacionin ushtarak ose civil, kudo që ndodhen.

2. Për shpikjet e krijuara ose të përdorura jashtë, në hapësirë, duke përfshirë trupat qiellorë dhe anijet hapësinore, të cilat janë nën juridiksionin dhe kontrollin e Republikës sëShqipërisë, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

3. Për personat fizikë dhe juridikë shqiptarë,si dhe për personat e huaj:

a) nga vendet dhe territoret, palë kontraktuese të konventave dhe traktateve ndërkombëtare në fushën e pronësisë industriale, ku edheRepublika e Shqipërisë është palë;

b) nga vendet dhe territoret, anëtare të OrganizatësBotërore të Tregtisë;

c) nga vendet dhe territoret, me të cilat zbatohet parimi i reciprocitetit në fushën e pronësisë industriale.

Neni 4

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Person” është çdo person fizik ose juridik.

2. “Konventa e Parisit” është konventa “Për mbrojtjen e pronësisë industriale”, e miratuar në Paris më 20 mars 1883, me të gjitha ndryshimet e mëvonshme.

3. “Ekspozitë ndërkombëtare” është ekspozita apo panairi në kuptimin e përdorur në konventën “Për ekspozitat ndërkombëtare”, të miratuar në Paris më 22 nëntor 1928, me të gjitha ndryshimet e mëvonshme.

4. “Marrëveshja e Madridit” është marrëveshja dhe protokolli i kësaj marrëveshjeje për regjistrimin ndërkombëtar të markave, e datës 14 prill 1891, me të gjitha ndryshimet e mëvonshme.

5. “Klasifikim ndërkombëtar” është klasifikimi ndërkombëtar i mallrave dhe I shërbimeve, në funksion të regjistrimit të markave, i miratuar me Marrëveshjen e Nicës më 15 korrik 1957, me të gjitha ndryshimet e mëvonshme.

6. “Buletini i DPPM­së” është botimi periodik zyrtar i kësaj drejtorie, ku botohen të dhënat e objekteve të pronësisë industriale, që mbrohen nga ky ligj.

7. “Shpikje bioteknologjike” është shpikja, që ka të bëjë me një produkt, i cili ka në përmbajtje material biologjik, ose që ka të bëjë me një proces, nëpërmjet të cilit prodhohet, përpunohet ose përdoret një material biologjik.

8. “Material biologjik” është çdo material, që përmban informacion gjenetik dhe që është i aftë të riprodhojë veten ose që mund të jetë iriprodhueshëm nga një sistem biologjik.

9. “Varietet bimor” është çdo grupim bimor i një lloji të vetëm botanik, i shkallës më të ulët të njohur, grupim i cili, pavarësisht nëse përmbushen plotësisht kushtet, që t’i jepet e drejta si varietet bimor, mund të:

a) përcaktohet nëpërmjet dhënies së karakteristikave, që rezultojnë nga një tip gjeni ose nga një kombinim gjenesh;

b) dallohet nga çdo grupim tjetër bimor, nëpërmjet shfaqjes së të paktën të njërës prej karakteristikave të përmendura;

c) vlerësohet si një njësi, në lidhje me përshtatshmërinë për t’u shumëfishuar në mënyrë të pandryshueshme.

10. “Procesthelbësisht biologjik për prodhimin e bimëve ose kafshëve” është një proces, që është tërësisht fenomen natyror,siç është kryqëzimi ose seleksionimi.

11. “Proces mikrobiologjik” është çdo proces, që përfshin apo realizohet nga një material mikrobiologjik ose që rezulton në një material mikrobiologjik.

12. “TBP” është Traktati i Bashkëpunimit për Patentat, i miratuar në Uashington më 19.6.1970, me të gjitha ndryshimet e mëvonshme.

13. “Markë e mirënjohur” është marka, në kuptimin e parashikuar në nenin 6 bis të Konventëssë Parisit, e njohur nëRepublikën e Shqipërisë, në përputhje me nenet e këtij ligji.

14. “Licencim” është dhënia e licencës, nëpërmjet së cilës pronari i regjistrimit të njërit prej objekteve të pronësisë industriale (licencuesi) lejon palën tjetër (të licencuarin) të kryejë çdo akt apo veprim të përmendur, përkatësisht, në nenet 46, 47, 129 e 163 të këtij ligji.15. “Licencë ekskluzive” është licenca që i jepet vetëm një të licencuari dhe që i heq të drejtën pronarit të një objekti të pronësisë industriale ta përdorë atë, si dhe ta licencojë atë te persona të tjerë.

16. “Licencë joekskluzive” është licenca që nuk i heq të drejtën pronarit të një objekti të pronësisë industriale ta përdorë ose ta licencojë atë te persona të tjerë.

17. “Gjykatë” është Gjykata eRrethit Gjyqësor, Tiranë.

PJESA II

PATENTAT PËR SHPIKJET DHE

MODELET E PËRDORIMIT

KREU I

PATENTUESHMËRIA E SHPIKJEVE

Neni 5

Shpikjet e patentueshme

1. Patenta jepet përshpikje, në të gjitha fushat e teknologjisë, me kusht që:

a)të përbëjë risi;

b)të përmbajë hap shpikës;

c)të jetë e zbatueshme në industri.

2. Nuk vlerësohen shpikje, në kuptimin e pikës 1 të këtij neni, veçanërisht:

a) zbulimet, teoritë shkencore dhe metodat matematikore;

b) krijimet estetike;

c) skemat, rregullat dhe metodat për kryerjen e veprimeve mendore, për zhvillimin e lojërave dhe biznesit,si dhe programet kompjuterike;

ç) paraqitjet e informacionit.

3. Objektet ose veprimtaritë e përmendura në pikën 2 të këtij neni, përjashtohen nga patentueshmëria, në atë masë sa aplikimi për patentë ose patenta lidhet me vetë këto objekte apo me këto veprimtari.

4. Objekti ishpikjes, që mbrohet nga një patentë, mund të jetë një produkt ose një proces.

5. Shpikjet bioteknologjike janë të patentueshme, nëse kanë të bëjnë me:

a) material biologjik, që merret ose izolohet nga mjedisi i tij natyror, apo që prodhohet me anën e një procesi teknik, edhe nëse ka ndodhur më parë në natyrë;

b) bimët ose kafshët, nëse mundësia teknike e shpikjes nuk kufizohet në një varietet të veçantë bimor apo shtazor;

c) një proces mikrobiologjik ose procestjetër teknik apo një produkt i përftuar nëpërmjet një procesi të tillë, me përjashtim të rastit kur përftohet një varietet bimor apo shtazor;

ç) një element i marrë apo i izoluar nga trupi i njeriut ose i prodhuar ndryshe, nëpërmjet një procesi teknik, duke përfshirë një sekuencë apo një sekuencë të pjesshme të një gjeni, mund të përbëjë shpikje të patentueshme, edhe nëse struktura e tij është identike me strukturën e elementit natyral. Aplikimi industrial i sekuencës ose i sekuencës së pjesshme të një gjeni duhet të bëhen publikë në aplikimin për patentë.

Neni 6

Përjashtimet nga patentueshmëria

Nuk jepen patenta për:

1. Shpikjet, përdorimi tregtar i të cilave bie në kundërshtim me rendin publik, moralitetin ose shëndetin publik dhe jetën e njerëzve. Një përdorim i tillë mund të vlerësohet se bie në kundërshtim me to, edhe nëse nuk ndalohet me ligj ose me akte të tjera nënligjore. Mbi këtë bazëvlerësohen, veçanërisht, të papatentueshme, objektet e mëposhtme:

a) proceset e klonimit të qenies njerëzore;

b) proceset për modifikimin e vijës embrionale të identitetit gjenetik të qenieve njerëzore;

c) përdorimi i embrionit njerëzor për qëllime industriale apo tregtare;

ç) proceset për modifikimin e identitetit gjenetik të kafshëve, të cilat ka të ngjarë t’u shkaktojnë atyre vuajtje, pa ndonjë përfitim thelbësor mjekësor te njeriu apo kafsha, si dhe kafshët, që rezultojnë nga procese të tilla.

2. Varietetet bimore ose shtazore apo proceset thelbësisht biologjike për prodhimin e bimëve apo të kafshëve, pa cenuar patentueshmërinë e shpikjeve, që lidhen me një proces mikrobiologjik ose procestjetër teknik, apo me një produkt, që sigurohet nëpërmjet një procesi të tillë.

3. Trupin njerëzor, në fazat e ndryshme të formimit dhe të zhvillimit, si dhe thjesht për zbulimin e njërit prej elementeve të tij, përfshirë një sekuencë apo një sekuencë të pjesshme të një gjeni.

4. Metodat për trajtimin e trupit të njeriut ose të kafshës me anën e kirurgjisë apo të terapisë, si dhe metodat diagnostikuese, të praktikuara në trupin e njeriut ose të kafshës. Kjo dispozitë nuk zbatohet ndaj produkteve, veçanërisht ndaj substancave apo përbërësve, që përdoren në secilën prej këtyre metodave.

5. Substancat, që përftohen nëpërmjet transformimeve të brendshme nukleare për qëllime ushtarake.

 

Neni 7

Risia

1. Një shpikje përbën risi, nëse ajo nuk është pjesë e një arritjeje të mëparshme.

2. Bërja e njohur në publik e një dokumenti apo çdo lloj bërje e njohur në publik duhet të merret e izoluar kur vlerësohetrisia.

3. Pavarësisht nga përcaktimi i pikës 2 të këtij neni, kur vlerësohet risia, veçoritë e një dokumenti të dytë mund të kombinohen me ato të një dokumenti të parë, nëse dokumenti i parë përmban një referim të veçantë te këto veçori dhe veçoritë janë, pa mëdyshje, pjesë e shpikjes.

4. Arritja e mëparshme përfshin gjithçka, që është bërë e njohur për publikun, nëpërmjet një përshkrimi, me gojë ose me shkrim, nëpërmjet përdorimit ose në çdo mënyrë tjetër, para datës së depozitimit të aplikimit për patentë apo para datës më të hershme se data e depozitimit të aplikimit kur kërkohet prioritet, sipas nenit 24 të këtij ligji, e cila në vijim do të quhet datë prioritet.

5. Arritja e mëparshme përfshin edhe aplikimet për patentë, të depozituara në Republikën e Shqipërisë ose të vlefshme për Shqipërinë, data e depozitimit ose data e prioritetit të të cilave, është më e hershme se data e parashikuar në pikën 4 të këtij neni, kur ato janë publikuar nga DPPM­ja,sipas nenit 26 të këtij ligji, në këtë datë apo pas kësaj date.

 

Neni 8

Përdorimi mjekësor i parë dhe i mëpasshëm

Përcaktimet e nenit 6 të këtij ligji nuk përjashtojnë:

1. Patentueshmërinë e një substance ose të një përbërjeje, që përfshihet në arritjen e mëparshme, për përdorimin e secilës prej tyre në një metodë, kirurgjikale apo diagnostikuese, ose në një metodë të trajtimit terapeutik, me kusht që ky përdorim për çdo metodë të tillë të mos përfshihet në arritjen e mëparshme.

2. Patentueshmërinë e një substance ose të një përbërjeje, që përmendet në pikën 1 të këtij neni, për çdo përdorim të veçantë të saj, në një metodë, kirurgjikale apo diagnostikuese, ose në një metodë trajtimi terapeutik, me kusht që një përdorim i tillë të mos përfshihet në arritjen emëparshme.

 

Neni 9

Hap shpikës 

1. Një shpikje përbën hap shpikës nëse, duke pasur parasysh arritjen e mëparshme, shpikja nuk është e kuptueshme nga një person i kualifikuar në fushën e arritjes, ku përfshihet ajo.

2. Nëse arritja e mëparshme përfshin dokumente, në kuptimin e pikës 5 të nenit 7 të këtij ligji, këto dokumente nuk do të vlerësohen, kurtë vendoset, nëse përbëjnë hap shpikës ose jo.

 

Neni 10

Zbatueshmëria në industri e bujqësi 

1. Një shpikje vlerësohet e zbatueshme në industri, kur mund të bëhet ose përdoret në çdo lloj industrie, përshirë edhe bujqësinë.

2. Zbatueshmëria në industri e një sekuence ose e një sekuence të pjesshme të një gjeni duhet të bëhet e njohur në aplikimin për patentë.

 

Neni 11

Periudha e imunitetit

1. Bërja publike e shpikjes, që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në patentueshmërinë e saj, nuk do të merret parasysh në rastse ndodh jo më parë se 6 muaj përpara datëssë depozitimit ose datëssë prioritetit të shpikjes në fjalë, kur:

a) publikimi i informacionit është bërë nga aplikanti ose nga zotëruesi i tij mëparshëm;

b) publikimi i informacionit është bërë nga një person i tretë, që e ka marrë informacionin, drejtpërdrejt ose tërthorazi, nga aplikanti apo nga zotëruesi i tij i mëparshëm;

c) aplikanti ose zotëruesi i tij i mëparshëm e ka paraqitur shpikjen në një ekspozitë ndërkombëtare;

ç) publikimi është bërë nga një zyrë dhe informacioni gjendet:

i) në një aplikim tjetër, të depozituar nga aplikanti ose nga zotëruesi i tij i mëparshëm e që nuk duhet të ishte publikuar nga zyra;

ii) në një aplikim të depozituar nga një person i tretë, pa dijeninë dhe lejen e aplikantit ose të zotëruesit të tij të mëparshëm, megjithëse pala e informuar e ka marrë informacionin, drejtpërdrejt ose tërthorazi, nga aplikanti apo nga zotëruesi i tij i mëparshëm.

2. Aplikanti, në rastin e përcaktuar në shkronjën “c” të pikës 1 të këtij neni, duhet të deklarojë, në çastin e depozitimit të aplikimit pranë DPPM­së, se shpikja është paraqitur në një ekspozitë të tillë, si dhe të depozitojë certifikatën përkatëse, brenda afatit të përcaktuar në rregulloren përkatëse, dalë në zbatimtë këtij ligji.

 

KREU II

E DREJTA PËR PATENTË

Neni 12

Edrejta për të aplikuar për patentë

Aplikimi për patentë mund të depozitohet nga çdo person ose nga çdo ent tjetër, që barazohet me personin juridik. Aplikimi për patentë mund të depozitohet edhe nga dy apo më shumë aplikantë të përbashkët.

Neni 13

Edrejta për patentë

1. E drejta për patentë i përket shpikësit ose zëvendësuesit të tij ligjor. Aplikantët e përbashkët kanë të drejta të barabarta ndërmjet tyre, përveç rasteve kur ata, me marrëveshje, kanë rënë dakord ndryshe.

2. Nëse dy apo më shumë aplikime janë depozituar për të njëjtën shpikje nga persona të ndryshëm, të cilët e kanë shpikur në mënyrë të pavarur nga njëri­tjetri, e drejta për patentë I përket aplikantit, aplikimi i të cilit mban datë më të hershme depozitimi ose, kur kërkohet prioritet, datën më të hershme të prioritetit, me kusht që aplikimi i parë të jetë publikuar.

Neni 14

Aplikime nga persona, që nuk kanë të drejta mbi patentën

1. Nëse me vendim gjyqësor të formës së prerë vendoset që e drejta për patentë t’i jepet një personi dhe jo aplikantit, personi mund:

a)të procedojë me aplikimin për patentë,si të ishte aplikimi i tij dhe jo i aplikantit;

b)të depozitojë një aplikim të ri për patentë, përtë njëjtën shpikje;

c)të kërkojë refuzimin e aplikimit për patentë.

2. Neni 23 zbatohet në të njëjtën mënyrë (mutatis mutandis) ndaj aplikimit të ri, të depozituarsipasshkronjës “b” të pikës 1 të këtij neni.

 

Neni 15

Shpikja nga një punëmarrës

1. Nëse një shpikje është bërë në kuadërtë një kontrate ose marrëveshjeje pune:

a) e drejta për patentë i përket personit, që porositi kryerjen e saj ose punëdhënësit, përveç kur parashikohet ndryshe në kontratë;

b) kur shpikja ka një vlerë ekonomike shumë më të lartë nga ajo, që palët kishin parashikuar në kohën e nënshkrimit të kontratës së punës, punëmarrësi ka të drejtën e një kompensimi të veçantë. Në mungesë të marrëveshjes ndërmjet palëve për vlerën e kompensimit, kjo vendoset nga gjykata.

2. Kur një punëmarrës, edhe pse kontrata e punës nuk e detyron të merret me veprimtari shpikëse, bën një shpikje, duke përdorur të dhëna dhe mjete të tjera, që i bëhen të njohura nëpërmjet punësimit të tij:

a) e drejta për patentë për këtë shpikje i përket punëmarrësit, përveç rasteve, kur brenda

një periudhe prej katër muajsh nga data kur raporti, sipas shkronjës “b” të pikës 2 të këtij neni, I është paraqitur punëdhënësit, ose nga data kur punëdhënësi është njoftuar përshpikjen në mënyra të tjera, duke filluar nga data më e hershme prej këtyre datave, punëdhënësi njofton punëmarrësin nëpërmjet një deklarate me shkrim se është i interesuar përshpikjen;

b) ky punëmarrës, që ka bërë shpikjen, në përputhje me shkronjën “a” të pikës 2 të këtij neni, duhet t’i paraqesë punëdhënësit menjëherë një raport me shkrim përshpikjen;

c) nëse brenda periudhës së përcaktuar në shkronjën “a” të pikës 2 të këtij neni, punëdhënësi lëshon një deklaratë, ku shpreh interes për shpikjen, atëherë e drejta për patentë I përket punëdhënësit, që nga fillimi. Në varësi të pagës, vlerës ekonomike të shpikjes dhe fitimit, që punëdhënësi siguron nga shpikja, punëmarrësi ka të drejtën e kompensimit. Nëse palët nuk bien dakord për vlerën e kompensimit, ajo do të vendoset nga gjykata.

3. Çdo kontratë, që është më pak e favorshme për shpikësin se parashikimet e këtij neni, është e pavlefshme.

Neni 16

Emri ishpikësit

1. Në çdo publikim të DPPM­së, ku botohen patentat ose aplikimet për patentë, është e detyrueshme të përmendet emri ishpikësit apo ishpikësve.

2. Emri ishpikësit nuk përmendet vetëm në rastse shpikësi njofton me shkrim DPPM­në se heq dorë nga e drejta përt’u përmendur.

 

KREU III

APLIKIMI DHE PROCEDURA PËR DHËNIEN E NJË PATENTE

Neni 17

Kërkesa e një aplikimi për patentë

1. Aplikimi për patentë duhet të përmbajë:

a) një kërkesë për dhënien e patentës;

b) një përshkrimtë shpikjes;

c) një ose disa pretendime;

ç) vizatimet, të përmendura në përshkrimin ose në pretendimet;

d) një abstrakt;

dh) dokumentin e prioritetit, nëse pretendohet për prioritet.

2. Aplikimi përmban emrin e shpikësit ose, kur janë disa, emrat e të gjithë shpikësve. Nëse aplikanti nuk është shpikësi ose nuk është njëri prej shpikësve, aplikimi duhet të përmbajë një deklaratë, që tregon origjinën e së drejtës për patentë.

3. Aplikimishoqërohet me pagesën e tarifave të caktuara.

4. Të dhënat për elementet e aplikimit për patentë, mënyrën e depozitimit të tij pranë DPPM­së dhe procedura përkatëse parashikohen në rregulloren, në zbatim të këtij ligji.

 

Neni 18

Data e depozitimit

1. Data e depozitimit të një aplikimi për patentë është data kur aplikimi i depozituar pranë DPPM­së përmban dokumentacionin e mëposhtëm:

a) dokumentin, që tregon se kemi të bëjmë me një aplikim për patentë, të specifikuar në rregulloren përkatëse, dalë në zbatimtë këtij ligji;

b) dokumentin, që përmban të dhënat identifikuese për aplikantin dhe që mundëson kontaktet me të;

c) dokumentin, që përshkruan shpikjen ose që referon në një aplikim tjetërtë mëparshëm. Në rastin e referimit në një aplikim të mëparshëm, dokumenti duhet të përmbajë numrin e aplikimit, datën e depozitimit dhe zyrën ku është bërë aplikimi i mëparshëm. Ky dokument zëvendëson përshkrimin e shpikjes ose çdo vizatim që lidhet me të.

2. Dokumentet e përcaktuara në shkronjat “a” e “b” të pikës 1 të këtij neni depozitohen në gjuhën shqipe, ndërsa dokumenti i përcaktuar në shkronjën “c” të pikës 1 të këtij neni mund të paraqitet edhe në gjuhë të huaja, me kusht që përkthimi në gjuhën shqipe të depozitohet brenda dymuajve nga data e depozitimit të aplikimit.

3. Nëse data e depozitimit nuk mund të jepet në vijim të ekzaminimit, sipas pikave të lartpërmendura, aplikimi nuk trajtohetsi aplikim për patentë.

4. DPPM­ja, në përputhje me pikat 1 e 2 të këtij neni, përcakton datën e depozitimit dhe njofton pa vonesë aplikantin.

Neni 19

Bërja publike e shpikjes

1. Bërja publike e një shpikjeje duhet të jetë e qartë dhe të përmbajë informacionin e nevojshëm për një person të kualifikuartë fushës, që mund ta realizojë atë.

2. Nëse shpikja përfshin përdorimin e një materiali biologjik ose kur ka të bëjë me një material të tillë, që nuk gjendet në publik dhe që nuk mund të përshkruhet në aplikim, për t’u bërë i mundshëm për një person të kualifikuar të fushës, aplikimi duhet të shoqërohet me një sasi të këtij materiali, i cili depozitohet në një institut të përshtatshëm, vetëm për këtë qëllim.

 

Neni 20

Pretendimet

Pretendimet duhet:

1. Të përcaktojnë objektin, përtë cilin kërkohet mbrojtja;

2. Të jenë të qarta, të përmbledhura saktë dhe të mbështetura nga përshkrimi ishpikjes;

3. Të paraqiten sipas mënyrëssë përcaktuar në rregulloren përkatëse.

 

Neni 21

Abstrakti

 

Abstraktishërben vetëm për të dhënë informacionin teknik. Ai nuk do të merret parasysh për asnjë qëllim tjetër, veçanërisht për interpretimin e objektit të mbrojtjes së kërkuar ose për zbatimin e pikës 5 të nenit 7 të këtij ligji.

 

Neni 22

Uniteti ishpikjes

1. Uniteti i shpikjes ka të bëjë me paraqitjen në aplikim të një shpikjeje të vetme ose të një grupi shpikjesh, të lidhura në një mënyrë të tillë, saqë së bashku formojnë një koncept shpikës, të vetëm e të përgjithshëm.

2. Mospërmbushja e kërkesës së unitetit të shpikjes nuk shërben si shkak për pavlefshmërinë (shfuqizimin) e një patente.

Neni 23

Aplikimi i ndarë

1. Aplikanti mund ta ndajë aplikimin fillestar në dy ose më shumë a plikime të veçanta, me kusht që secili prej tyre të mos shtrihet përtej përmbajtjes së aplikimit fillestar, siç është depozituar.

2. Çdo aplikim i ndarë vlerësohetse është depozituar në datën e depozitimit ose në datën e prioritetit të aplikimit fillestar.

3. Dokumentet e prioritetit dhe të gjitha përkthimet e nevojshme, të paraqitura në DPPM për aplikimin fillestar, janë të vlefshme përtë gjitha aplikimet e ndara.

 

Neni 24

E drejta për prioritet

1. Një aplikim i depozituar pranë DPPM­së mund të përmbajë një deklaratë, ku kërkohet prioritet dhe të gëzojë një të drejtë prioriteti, kur ai është i njëjtë me një ose disa aplikime të mëparshme e të rregullta kombëtare, të depozituara nga aplikanti ose zëvendësuesi i tij ligjor:

a) në bazë të legjislacionit kombëtar të njërit prejshteteve anëtare të Konventëssë Parisit;b) në bazë të legjislacionit kombëtar të njërit prej shteteve anëtare të Organizatës Botërore të Tregtisë; Aplikim i rregullt kombëtar, në kuptim të këtij neni, do të quhet çdo aplikim, i cili ka plotësuar kërkesat e nevojshme për të marrë një datë depozitimi, pavarësisht se ç’ka ndodhur më vonë me aplikimin.

2. DPPM­ja, kur aplikimi përmban deklaratën e përcaktuar në pikën 1 të këtij neni, I kërkon aplikantit të depozitojë, brenda tri muajve nga data e depozitimit të aplikimit, një kopje të certifikuartë aplikimit të mëparshëm.

3. E drejta e prioritetit, e fituar në bazë të parashikimeve të këtij neni, sjell si pasojë, që data e prioritetit të quhet datë e depozitimit të aplikimit pranë DPPM­së.

4. Kur DPPM­ja vëren se kërkesat e këtij neni nuk janë përmbushur, njofton aplikantin të rregullojë apo të plotësojë mangësitë brenda një periudhe kohe, siç përcaktohet në rregulloren përkatëse. Nëse mangësitë nuk rregullohen ose plotësohen brenda kohës së caktuar, deklarata është e pavlefshme.

5. Aplikimi i depozituar pranë DPPM­së gëzon të drejtën e prioritetit nga data e depozitimit të aplikimit të mëparshëm, me kusht që kërkesa pranë DPPM të bëhet brenda një periudhe prej 12 muajsh nga data e depozitimit të aplikimit të mëparshëm. Afati 12­mujor fillon nga e nesërmja e datëssë depozitimit të aplikimit të mëparshëm dhe, nëse dita e fundit e afatit bie në një ditë pushimi, afati mbaron në ditën e punës që vjen pas asaj të pushimit.

6. Kur produkti ose produktet, që përmban një shpikje, janë paraqitur për herë të parë në një ekspozitë ndërkombëtare ose në një veprimtari të njohur si të tillë, prioritet mund të kërkohet nga data kur këto mallra janë paraqitur në ekspozitë, por jo më vonë se brenda 12 muajve nga kjo datë.

7. Dëshmia e ekspozitëssë produkteve, që përmban shpikja, mund të paraqitet në formën e një certifikate të lëshuar nga autoritetet përgjegjëse të ekspozitës, ku shënohet data kur shpikja është paraqitur për herë të parë.

 

Neni 25

Ndryshimet, korrigjimet dhe heqja dorë nga një aplikim

1. Ndryshimet dhe korrigjimet formale në një aplikim mund të bëhen me nismën e vetë aplikantit ose me kërkesë të DPPM­së, deri në datën e dhëniessë patentës, e cila bëhet vetëm pas pagesëssë një tarife.

2. Aplikanti ka të drejtë të heqë dorë nga aplikimi në çdo kohë përpara dhënies së patentës, me anë të një kërkese me shkrim drejtuar DPPM­së.

3. Heqja dorë nga një aplikim për patentë bëhet vetëm me vendim unanim të të gjithë aplikantëve të përbashkët.

 

Neni 26

Publikimi i aplikimeve për patentë

1. DPPM­ja publikon çdo aplikim për patentë, të depozituar në përputhje me nenin 18 të këtij ligji:

a) menjëherë pas përfundimit të një periudhe prej 18 muajsh nga data e depozitimit ose, kur kërkohet prioritet, nga data e prioritetit. Megjithatë, nëse aplikanti kërkon, me shkrim, që aplikimi të publikohet përpara plotësimit të afatit prej 18 muajsh, DPPM­ja e publikon atë në buletinin e radhës;

b)sipas mënyrëssë përcaktuar në rregulloren përkatëse.

2. DPPM­ja nuk i publikon aplikimet nëse ato janë tërhequr ose refuzuar përpara mbarimit të afatit prej 18 muajsh, i cili fillon nga data e depozitimit, ose, kur ka kërkesë për prioritet, nga data e prioritetit.3. DPPM­ja publikon aplikimin për patentë në të njëjtën kohë me specifikimin e patentës, kur vendimi për dhënien e patentës lëshohet përpara mbarimit të afatit të parashikuar në shkronjën “a” të pikës 1 të këtij neni.

4. DPPM­ja, menjëherë pas vendimit për dhënien e patentës, e publikon atë së bashku me specifikimin, në përputhje me rregulloren përkatëse. Shpikjet, të cilat vlerësohen sekretshtetëror, trajtohen sipas dispozitave të veçanta të kësajrregulloreje.

 

Neni 27

Të drejtat e siguruara nga publikimi i një aplikimi

Publikimi i një aplikimi për patentë i jep aplikantit, përkohësisht, të drejta të njëjta me ato që do t’isiguronte publikimi i vetë patentës.

Neni 28

Ekzaminimi i aplikimit dhe dhënia e patentës

1. DPPM­ja, pas verifikimit nëse aplikimi i depozituar është në përputhje me nenet 17, 18, 19, 20, 21, 22 e 24 të këtij ligji dhe pas pagesëssë tarifëssë caktuar, jep patentën përkatëse.

2. Nëse aplikimi nuk i përmbush kërkesat e përcaktuara në pikën 1 të këtij neni, ose I përmbush ato pjesërisht, DPPM­ja njofton aplikantin, i cili, brenda tre muajve, duhet të plotësojë mangësitë. Nëse përsëri nuk korrigjohen ose nuk plotësohen brenda kohës së caktuar, aplikimi refuzohet dhe DPPM­ja njofton aplikantin për këtë vendim.

3. Kundër vendimit të marrë, në përputhje me pikën 2 të këtij neni, mund të bëhet apelim në bordin e apelimit të DPPM­së, brenda tre muajve nga data e marrjessë njoftimit, pasi të bëhet pagesa e tarifës së apelimit. Kundër vendimit të bordit të apelimit mund të bëhet ankim në gjykatë, brenda 30 ditëve nga data e marrjes njoftim për vendimin e këtij bordi.

4. DPPM­ja nuk kryen ekzaminim thelbësortë shpikjes, në përputhje me nenet 5, 6, 7, 9 e 10 të këtij ligji. Për këtë arsye, patenta e dhënë nga DPPM­ja do të ketë vlefshmëri ligjore vetëm nëse, brenda 10 vjetëve nga data e depozitimit, pronari i saj depoziton pranë DPPM­së një raport ekzaminimi, të lëshuar nga një institucion i autorizuar për ekzaminimin thelbësor të shpikjeve, në të kundërt patenta është e pavlefshme. DPPM­ja, pas vendimit për dhënien e patentës, e publikon atë, në përputhje me pikën 4 të nenit 26 të këtij ligji.

Neni 29

Regjistri i patentave

1. DPPM­ja mban regjistrin e patentave, ku regjistrohen të gjitha aplikimet, për të cilat është dhënë patenta. Asnjë aplikim për patentë nuk regjistrohet në regjistrin e patentave, përpara se patenta të publikohet. Patentat e dhëna regjistrohen sipas numrit të regjistrimit.

2. Të gjitha të dhënat dhe informacioni për patentën regjistrohen në regjistër, sipas mënyrëssë përcaktuar në dispozitat e këtij ligji dhe në rregulloren përkatëse. DPPM­ja regjistron korrigjimet, plotësimet, ndryshimet e pronësisë dhe të dhënat e tjera.

3. Ekstrakti i lëshuar për regjistrin e patentës është një dokument deklarativ (prima facie) përtë gjithë informacionin e shënuar në të,sipas dispozitave të këtij ligji.

4. DPPM­ja i lëshon kopje të certifikuara përshënimet e ndryshme, të bëra në regjistrin e patentave, çdo personi të interesuar, pasi ky të ketë paguartarifën e caktuar.

Neni 30

Inspektimi i dosjeve

1. Regjistri i patentave është i hapur për inspektim nga publiku, sipas rregullave të parashikuara në rregulloren përkatëse.

2. Dosjet e papublikuara, që lidhen me një aplikim për patentë, nuk mund të inspektohen pa pëlqimin e aplikantit.

3. Pas publikimit të aplikimit për patentë, dosjet e aplikimit mund të inspektohen vetëm në përputhje me dispozitat e këtij ligji.

4. Çdo personi, i cili provon se një aplikant ka përdorur kundër tij të drejtat, që burojnë nga aplikimi për patentë, mund t’i sigurohet inspektimi i dosjeve përpara publikimit të aplikimit dhe pa pëlqimin e aplikantit.

Neni 31

Shpikjet që lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë

1. Kërkesat për shpikje, që lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë e vendit, vlerësohen si “sekret shtetëror” dhe depozitohen pranë Ministrisë së Mbrojtjes. Ministria e Mbrojtjes dhe DPPM­ja klasifikojnë një aplikim për patentë si “sekret shtetëror” jo më vonë se pesë muaj pasi sigurojnë të gjithë informacionin e nevojshëm për aplikimin për patentë,si dhe përcaktojnë datën e depozitimit.

2. Kur DPPM­ja e klasifikon një aplikim për patentë “sekretshtetëror” njofton aplikantin, i cili, brenda një periudhe kohe të parashikuar në rregullore, deklaron:

a) se është dakord me vlerësimin e DPPM­së dhe aplikimi i dërgohet për ekzaminim Ministrisë së Mbrojtjes;

b) se nuk e pranon vlerësimin dhe provon të kundërtën, që pranohet dhe në këtë rast DPPM­ja fillon procedurën e ekzaminimit dhe të dhëniessë patentës, në përputhje me dispozitat e këtij ligji;

c) se nuk pranon vlerësimin e DPPM­së, por nuk është në gjendje të sjellë prova për ta rrëzuar këtë vlerësim dhe në këtë rast DPPM­ja e dërgon aplikimin në Ministrinë e Mbrojtjes për ekzaminim.

3. Nëse Ministria e Mbrojtjes gjykon se shpikja nuk duhet të vlerësohet “sekret shtetëror”, si dhe e nxjerr nga lista e klasifikuar “sekret shtetëror” shpikja i kthehet DPPM­së, e cila e trajton atë në përputhje me dispozitat e këtij ligji.

4. Kur një shpikje “sekret shtetëror” nuk klasifikohet më si e tillë, Ministria e Mbrojtjes ia dërgon dosjen e plotë të patentës DPPM­së, e cila e regjistron në regjistrin e patentave, jep patentën dhe publikon specifikimin, në përputhje me pikën 5 të nenit 28 të këtij ligji.

5. Të gjitha aplikimet për patentë sekrete dhe patentatsekrete trajtohen sipasrregullave të veçanta, të parashikuara në rregulloren e DPPM­së dhe në këtë ligj, si dhe në aktet e tjera nënligjore përinformacionin e klasifikuar “sekretshtetëror”.

6. Personat fizikë ose juridikë shqiptarë mund të kërkojnë patenta për shpikje, që përbëjnë “sekret shtetëror” jashtë Republikës së Shqipërisë vetëm me miratimin e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar(DSIK).

7. Aplikimi për patentë, për shpikjet e bëra në Republikën e Shqipërisë, nuk mund të paraqitet në asnjë shtet tjetër pa kaluar 5 muaj nga data e paraqitjessë tij në DPPM. Kurshpikësi qëndron zakonisht në Shqipëri dhe nuk ka të dhëna që të provojnë të kundërtën, shpikja quhet se është bërë në Shqipëri.

8. Ngarkohet Ministri i Mbrojtjes të nxjerrë udhëzimet përkatëse për patentat “sekret shtetëror”, ku parashikohen procedurat dhe autoritetet përgjegjëse për ekzaminimin e tyre.

 

Neni 32

Shfrytëzimi i patentave sekrete

1.Ministria e Mbrojtjes ka të drejtë t’i përdorë patentatsekrete.2. Aplikanti ose pronari i një patente sekrete kompensohet nga Ministria e Mbrojtjes.

2.Aplikanti ose pronari i një patente sekrete kompensohet nga Ministria e Mbrojtjes.

3. Palët, me marrëveshje, caktojnë shumën e kompensimit, të përmendur në pikën 2 të këtij neni. Nëse nuk arrihet marrëveshje, aplikanti ose pronari i patentës i drejtohet gjykatës për caktimin e vlerëssë kompensimit.

4. Kontratat për transferimin e pronësisë së patentave sekrete nënshkruhen dhe janë të vlefshme vetëm pasi të jetë bërë miratimi me shkrim nga Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme ose Shërbimi Informativ i Shtetit.

5. Marrëveshjet për licencimin e patentave sekrete nënshkruhen dhe janë të vlefshme vetëm pasi të jetë bërë miratimi me shkrim nga Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme ose Shërbimi Informativ i Shtetit.

Neni 33

Kundërshtimi për dhënien e një patente

1. Çdo person ka të drejtë, brenda nëntë muajve nga data e publikimit, të depozitojë një kundërshtim për dhënien e patentës në bordin e apelimit të DPPM­së, pasi të ketë bërë pagesën e tarifëssë caktuar.

2. Kundërshtimi për dhënien e një patente mund të bëhet kur patenta është dhënë në kundërshtim me kërkesat e neneve 13, 17, 18, 19, 20, 21, 22 e 24 të këtij ligji.

3. Sipas pikës 1 të këtij neni, një kopje e kundërshtimit i dërgohet pronarit të patentës, I cili ka të drejtë të paraqesë argumentet e veta, brenda tri muajve nga data e marrjessë njoftimit.

4. Bordi i apelimit vlerëson kërkesën e kundërshtimit. Çdo palë ka të drejtë të marrë pjesë në procedurën e kundërshtimit dhe të paraqesë argumentet e veta, me gojë ose me shkrim, brenda një periudhe kohe të përcaktuar nga bordi i apelimit.

5. Bordi i apelimit, në përputhje me rezultatet e vlerësimit, merr vendim për shfuqizimin e patentës ose përrefuzimin e kërkesëssë kundërshtimit.

6. Çdo palë, kundër vendimit të bordit të apelimit, mund të bëjë ankim në gjykatë brenda 30 ditëve nga data e marrjessë vendimit.

 

Neni 34

Shqyrtimi i mëtejshëm i aplikimit për patentë

1. Nëse aplikanti nuk arrin të respektojë një afat (vis­à­vis) ndaj DPPM­së, ai mund të kërkojë shqyrtim të mëtejshëm të aplikimit.

2. DPPM­ja e pranon kërkesën, me kusht që të përmbushen kërkesat e parashikuara në rregulloren përkatëse, në të kundërt e refuzon atë.

3. Nëse kërkesa është pranuar, pasojat ligjore të mosrespektimit të afatit vlerësohen se nuk kanë ndodhur.

4. Shqyrtimi i mëtejshëm nuk lejohet për sa u përket afateve të parashikuara në nenin 24 të këtij ligji, si dhe për sa u përket afateve për kërkimin e shqyrtimit të mëtejshëm apo për rivendosjen e të drejtave. Rregullorja përkatëse mund të mos lejojë shqyrtimin e mëtejshëm për afate të tjera.

Neni 35

Rivendosja e të drejtave

 

1. Kur aplikanti ose pronari i një patente, pavarësisht nga vullneti, por për shkak të rrethanave të krijuara, nuk ka qenë në gjendje të respektojë afatin kundrejt (vis­à­vis) DPPM­së, mund të kërkojë rivendosjen e së drejtës, nëse mosrespektimi i këtij afati ka si pasojë të drejtpërdrejtë refuzimin e aplikimit për patentë apo të një kërkese tjetër, vlerësimin e aplikimit si të dorëhequr, humbjen e ndonjë të drejte tjetër ose të mjeteve për mbrojtjen e të drejtave.

2. DPPM­ja e pranon kërkesën, pasi bindetse janë plotësuar të gjitha kushtet e pikës 1 të këtij neni, si dhe çdo kërkesë tjetër e parashikuar në rregulloren përkatëse. Në rast të kundërt e refuzon kërkesën.

3. Nëse kërkesa pranohet, pasojat ligjore, për shkak të mosrespektimit të afatit, vlerësohen se nuk kanë ndodhur.

4. Rivendosja e të drejtave nuk lejohet në lidhje me afatin për kërkimin e rivendosjes së të drejtave. Rregullorja përkatëse, dalë në zbatim të këtij ligji, mund të ndalojë rivendosje për afate të tjera.

5. Çdo person, i cili në mirëbesim ka përdorur ose ka bërë përgatitje efektive e serioze për përdorimin e një shpikjeje, objekt i një aplikimi për patentë ose i një patente, të cilat janë publikuar, në periudhën ndërmjet humbjes së të drejtave, të përcaktuara në pikën 1 të këtij neni dhe publikimit në buletinin e DPPM­së për rivendosjen e këtyre të drejtave, mund ta vazhdojë këtë përdorim pa pagesë gjatë kryerjessë biznesit të vet ose për nevojat e këtij biznesi.

 

KREU IV

EFEKTET E NJE PATENTE

Neni 36

Të drejtat që sigurohen nga një patentë

 

1. Kur një patentë ka të bëjë me një produkt, pronari i patentës ka të drejtën ekskluzive të ndalojë palët e treta të kryejnë, pa autorizimin e tij, bërjen, përdorimin, ofrimin përshitje, shitjen ose importimin për këto qëllime të produktit.

2. Kur një patentë ka të bëjë me një proces, pronari i patentës ka të drejtën ekskluzive të ndalojë palët e treta të kryejnë, pa autorizimin e tij, veprimet që vijojnë:

a)të përdorë procesin, që përbën objektin e patentës;

b) të përdorë, të ofrojë për shitje, të shesë ose të importojë, për këto qëllime, të paktën produktin, që përfitohet drejtpërdrejt nga ky proces.

3. Pronari i patentës ka të drejtë të emërojë dhe t’ua transferojë patentën zëvendësuesve të tij ligjorë,si dhe të lidhë kontrata licencimi për patentën.

Neni 37

Ndalimi i përdorimittërthorazitë shpikjes

 

1. Pronari i patentës ka të drejtë të ndalojë palët e treta, përveç atyre që e kanë fituar të drejtën e shfrytëzimit të shpikjes, për të cilën është dhënë patenta, t’i japin ose t’i ofrojnë një personi, përveç atij që ka të drejtë ta shfrytëzojë shpikjen e patentuar, mjete që lidhen me një element thelbësor të shpikjes, për vënien e saj në zbatim, kur pala e tretë ka dijeni, ose kur, nga rrethanat, bëhet e qartë se këto mjete janë të përshtatshme dhe synojnë vënien në zbatim të shpikjes në fjalë.

2. Kjo dispozitë nuk zbatohet nëse këto mjete janë produkte tregtare bazë, përveçse kur pala e tretë e nxit personin, të cilit i janë dhënë mjetet, të kryejë veprime, që ndalohen prej nenit 36 të këtij ligji.

Neni 38

Kufizimi i efekteve të patentës

Të drejtat, që sigurohen nga patenta, nuk do të shtrihen mbi:

a) veprimet e kryera privatisht, jo për qëllime tregtare;

b) veprimet e kryera thjesht për qëllime eksperimentale, që kanë lidhje me objektin eshpikjes;

c) përgatitjen individuale e të improvizuar të një bari, në një farmaci, sipas një recete mjekësore ose me anë të proceseve të tjera, që çojnë në përgatitjen tij;

ç) përdorimin në bordin e anijeve të vendeve të tjera të Unionit të Parisit të pajisjeve, që janë objekt ishpikjes, në trupin e anijes, në makineri, ingranazhe,si dhe në pjesë të tjera, kur këto anije kanë hyrë në ujërat territoriale të Republikës së Shqipërisë, përkohësisht ose aksidentalisht, me kusht që këto pajisje të përdoren vetëm dhe ekskluzivisht për nevoja të anijes;

d) përdorimin e pajisjeve, të cilat janë objekt i patentës në ndërtimin ose funksionimin e një avioni, anijeje hapësinore ose mjeti lëvizëstokësor të vendeve të tjera të Unionit të Parisit ose të pjesëve të këtyre avionëve, anijeve ose mjeteve lëvizëse tokësore, kur këto hyjnë përkohësisht në territorin eRepublikëssë Shqipërisë;

dh) materialin biologjik, të përftuar nga riprodhimi ose shumëfishimi i materialit biologjik, i hedhur në treg nga mbajtësi i patentës ose me pëlqimin e tij, ku shumëfishimi ose riprodhimi rezulton nga aplikimi, për të cilin është tregtuar materiali biologjik, me kusht që materiali i përftuartë mos përdoret më pas përriprodhime dhe shumëfishime të tjera;

e) përdorimin nga një fermer të një produkti nga prodhimet e veta bujqësore, për riprodhimin ose shumëfishimin e prodhimit, me kusht që materiali bimor i riprodhuar t’i jetë shitur apo tregtuar fermerit për qëllime bujqësore nga mbajtësi i patentës ose me pëlqimin e këtij të fundit;

ë) përdorimin nga një fermer të gjësë së gjallë, të mbrojtur, për qëllime të fermës, me kusht që gjëja e gjallë për shumim ose materiali tjetër për riprodhimin e saj t’i jetë shitur apo tregtuar fermerit nga mbajtësi i patentës ose me pëlqimin e tij. Një përdorim i tillë përfshin dhënien e gjësë së gjallë ose të materialeve të tjera për riprodhimin e saj për qëllime të veprimtarisë bujqësore të vetë fermerit, por jo shitjen si pjesë apo për qëllime të veprimtarisë riprodhuese tregtare.

 

Neni 39

Të drejtat që nuk mund të mbrohen

Të drejtat e siguruara nga një patentë nuk shtrihen mbi veprimet e kryera nëRepublikën e Shqipërisë për një produkt të mbrojtur nga patenta, kur produkti në fjalë është hedhur në tregun e Republikëssë Shqipërisë nga pronari i patentës ose me pëlqimin e tij.

Neni 40

Afati kohor i patentës

1. Afati kohori një patente është 20 vjet nga data e depozitimit të aplikimit.

2. Dhënia e certifikatës së mbrojtjes shtesë për produktet mjekësore dhe produktet për mbrojtjen e bimëve është objekt i kërkesave që parashikohen në kreun XVItë këtij ligji.

 

Neni 41

Tarifat e ripërtëritjes

1. Vlefshmëria e patentës kushtëzohet nga kryerja e pagesës së tarifës vjetore të ripërtëritjes.

2. Tarifa vjetore e ripërtëritjes së patentës, duhet paguar në ditën e fundit të muajit të datëssë depozitimit, duke filluar nga viti i parë pas dhëniessë patentës.

3. Nëse tarifa e ripërtëritjes nuk paguhet brenda afatit të lartpërmendur, ajo mund të paguhet brenda gjashtë muajve pas ditës së fundit të muajit, datës së depozitimit, me kusht që, brenda kësaj periudhe të paguhet një tarifë shtesë.

4.Kur nuk respektohen afatet e përcaktuara në pikat 1 e 2 të këtij neni, patenta vlerësohetse ka mbaruar në datën e përcaktuar për kryerjen e pagesëssë tarifëssë ripërtëritjes.

Neni 42

Shtrirja e mbrojtjes dhe interpretimi i pretendimeve

1. Shtrirja e mbrojtjes e siguruar nga një patentë përcaktohet nga pretendimet. Përshkrimi dhe vizatimetshërbejnë përtë interpretuar pretendimet.

2. Për përcaktimin e shtrirjessë mbrojtjes, që sigurohet nga patenta, mbahet parasysh çdo element, i barasvlershëm me një element të specifikuarte pretendimet.

Neni 43

Përdoruesit e mëparshëm

1. Të drejtat, që sigurohen nga një patentë, nuk sjellin asnjë pasojë ndaj personave brenda territorit tëRepublikëssë Shqipërisë, të cilët kanë përdorur ose janë në proces përgatitjesh serioze dhe efektive për përdorimin e patentës përpara datës së depozitimit të aplikimit ose, kur kërkohet prioritet, përpara datës së prioritetit. Këta persona kanë të drejtë të vazhdojnë përdorimin ose përgatitjet për përdorim.

2. E drejta e përdorimit të mëparshëm mund të transferohet te ndërmarrja ose shoqëria apo te një pjesë e ndërmarrjes ose shoqërisë, ku bëhet përdorimi apo janë bërë përgatitjet për përdorim.

KREU V

NDRYSHIMII PRONËSISË DHE PRONËSIA E PËRBASHKËT

Neni 44

Ndryshimi i pronësisë së aplikimit për patentë

ose të patentës

1. Çdo kontratë për ndryshim pronësie të një aplikimi për patentë ose të një patente bëhet me shkrim dhe nënshkruhet nga palët kontraktuese, në të kundërt kontrata është e pavlefshme.

2. Çdo ndryshim pronësie i një aplikimi për patentë ose i një patente kryhet kundrejt pagesëssë tarifës përkatëse. Në rastin e kalimit të pronësisë së një patente, ndryshimi regjistrohet në regjistrin e patentave. Pronari i patentës ka të drejtë të fillojë një proces gjyqësor për patentën, vetëm nëse ndryshimi i pronësisë është i regjistruar në këtë regjistër. DPPM­ja boton ndryshimet në pronësinë e patentave.

3. Kalimi i pronësisë së aplikimit për patentë ose të patentës ka efekte ndaj palëve të treta vetëm pas regjistrimit të kalimit të kësaj pronësie në regjistrin e patentave. Megjithatë, kalimi I pronësisë përpara regjistrimit vlen për palët e treta, të cilat i kanë fituar të drejtat për patentën pas datës së këtij kalimi, edhe pse ishin në dijeni për këtë kalim në datën në të cilën ato i fituan të drejtat.

Neni 45

Pronësia e përbashkët për aplikimin për patentë ose për patentën

1. Nëse dy apo më shumë aplikantë paraqesin së bashku një aplikim për patentë, secili prej tyre ka të drejtë ta transferojë pjesën e vet të aplikimit. Nënshkrimi i një marrëveshjeje licencimi me palët e treta bëhet vetëm me vendim unanim të të gjithë aplikantëve të përbashkët.

2. Kur një patentë ka disa pronarë të përbashkët, transferimi i patentës dhe nënshkrimi I një marrëveshjeje licencimi me palët e treta bëhet vetëm me vendim unanim të të gjithë pronarëve të përbashkët. Secili prej tyre ka të drejtë, pa marrë pëlqimin e pronarëve të tjerë, të fillojë njëproces gjyqësor ndaj shkeljes së të drejtave të patentës, kundër çdo personi, që cenon patentën. Përdorimi i patentës nga secili prej pronarëve të përbashkët nuk kërkon miratimin e pronarëve të tjerë.

3. Dispozitat e këtij neni janë të zbatueshme vetëm nëse nuk ekziston një marrëveshje e ndryshme ndërmjet tyre.

KREU VI

MARRËVESHJA E LICENCIMIT

Neni 46

Marrëveshje licencimi

1. Marrëveshja e licencimit bëhet me shkrim dhe nënshkruhet nga palët, në të kundërt ajo është e pavlefshme.

2. Objekt i një marrëveshjeje licencimi mund të jetë aplikimi për patentë ose patenta.

3. Licenca regjistrohet në regjistrin e patentave pasi të jetë paguar tarifa përkatëse. Licencuesi ka të drejtë të fillojë një proces gjyqësor në bazë të marrëveshjes së licencimit, vetëm nëse kjo është e regjistruar në regjistrin e patentave.

4. Licencimi i një aplikimi për patentë ose i një patente ka pasoja ndaj palëve të treta, vetëm pas regjistrimit të saj në regjistrin e patentave. Pavarësisht nga kjo, licencimi ende I paregjistruar ka efekt ndaj palëve të treta, që i kanë fituar nga licenca të drejtat për patentën, pas datës së licencimit, por që ishin në dijeni për licencimin në ditën kur i fituan të drejtat e licencimit.

5. Nëse pronari i një patente nuk paguan tarifën e ripërtëritjes,sipas pikës 1 të nenit 41 të këtij ligji dhe licenca në favor të një personi të tretë është regjistruar në regjistrin e patentave, DPPM­ja njofton të licencuarin se pagesa nuk është kryer dhe se ai duhet të paguajë tarifën brenda gjashtë muajve nga data e njoftimit, me qëllim që të ruajë vlefshmërinë e licencës së regjistruar. Në rast mosmarrëveshjeje për sigurimin e të drejtave të regjistruara të të licencuarit, gjykata mund të vendosë kalimin e patentëstek i licencuari.

Neni 47

Të drejtat e të licencuarit

1. Një marrëveshje licencimi isiguron të licencuarit të gjitha të drejtat e parashikuara në nenin 36 të këtij ligji. Ajo shtrihet në të gjithë territorin e Republikëssë Shqipërisë,si dhe në çdo zbatim të shpikjes, përveç kur parashikohet ndryshe në marrëveshjen e licencimit.

2. I licencuari nuk ka të drejtë të lejojë palët e treta të kryejnë veprimet e parashikuara në nenin 36 të këtij ligji, përveç kur parashikohet ndryshe në marrëveshjen e licencimit.

Neni 48

Të drejtat e licencuesit

1. Nëse marrëveshja e licencimit është ekskluzive, si licencuesit edhe palëve të treta u ndalohet të ushtrojnë të drejtat e parashikuara në nenin 36 të këtij ligji.

2. Në mungesë të një dispozite të kundërt, marrëveshja e licencimit është joekskluzive. Në këtë rast, licencuesi mund t’i lejojë vetes dhe të licencuarve të tjerë të ushtrojnë të drejtat e parashikuara në nenin 36 të këtij ligji.

Neni 49

Licencat vullnetare

1. Nëse pronari i një patente njofton DPPM­në, me anë të një deklarate me shkrim, se është gati të lejojë çdo person të përdorë shpikjen si i licencuar, përkundrejt një kompensimi të përshtatshëm, tarifat e ripërtëritjes, që janë për t’u bërë pas dorëzimit të deklaratës, reduktohen, në përputhje me rregulloren përkatëse.

2. Deklarata me shkrim, parashikuar në pikën 1 të këtij neni, mund të tërhiqet nga pronari i patentës në çdo kohë, me anë të një njoftimi me shkrim, drejtuar DPPM­së me përjashtim të rastit kur një person e ka njoftuar me shkrim pronarin, për qëllimin përta përdorurshpikjen.

3. Deklarata me shkrim, e parashikuar në pikën 1 të këtij neni, është e pavlefshme për sa kohë që në regjistrin e patentave është regjistruar një licencë ekskluzive ose kur në DPPM gjendet një kërkesë përregjistrimin e kësaj licence.

4. Në bazë të deklaratës, çdo person ka të drejtë të përdorë shpikjen si i licencuar, në përputhje me kushtet e parashikuara në rregulloren përkatëse, dalë në zbatim të këtij ligji, si dhe është i detyruar t’i japë pronarit, në fund të çdo viti kalendarik, të dhëna rreth mënyrës së përdorimit të saj dhe të paguajë kompensimin e caktuar. Licenca e siguruar, sipas kushteve të këtij neni, trajtohetsi licencë kontraktore.

KREU VII

LICENCAT JOVULLNETARE

Neni 50

Licencatjovullnetare

1. Në bazë të kërkesës, gjykata ka të drejtë t’i japë licencë jovullnetare çdo personi, i cili provon se ka aftësi për të shfrytëzuar shpikjen, objekt i patentës së dhënë në Republikën e Shqipërisë, si dhe plotëson të gjitha kërkesat e parashikuara në rregulloren përkatëse, dalë në zbatim të këtij ligji, me kusht që:

a)të kenë kaluar katër vjet nga depozitimi i aplikimit për patentë ose tre vjet nga dhënia e patentës;

b) pronari i patentës të mos e ketë përdorur patentën për një periudhë kohore të arsyeshme ose të mos ketë bërë përgatitje, serioze e efektive, për shfrytëzimin e saj, përveç kur paraqet arsye ligjore për mosveprim;

c) të ketë bërë të gjitha përpjekjet për të marrë autorizimin nga pronari i patentës, në kushte dhe afate të arsyeshme, si dhe këto përpjekje të mos kenë rezultuar të suksesshme, brenda një periudhe kohore të arsyeshme.

2. Në bazë të kërkesës, gjykata ka të drejtë t’i japë licencë jovullnetare, për një patentë të mëparshme, pronarit të një patente të mëpasshme, i cili nuk mund ta përdorë patentën e dytë, pa cenuar patentën e parë, me kusht që shpikja e patentës së dytë të përfshijë një përparim të rëndësishëm teknik, me vlerë ekonomike të ndjeshme, në krahasim me shpikjen e pretenduar të patentës së parë. Në rastin e një licence jovullnetare, për një patentë të varur nga një tjetër, pronari i patentës së parë ka të drejtë ta përdorë shpikjen e patentës së dytë për afate kohore të caktuara.

3. Në bazë të kërkesës, gjykata ka të drejtë të japë licencë jovullnetare për patentat dhe certifikatat e mbrojtjes shtesë, për prodhimin dhe shitjen e produkteve farmaceutike, kur këto produkte synohet të eksportohen në vende informuese “në nevojë” për të përballuar problemet shëndetësore publike, në përputhje me rregulloren përkatëse, të dalë në zbatim të këtij ligji.

4. Lloji i përdorimit, që mbulohet nga licenca jovullnetare, si dhe kushtet, që duhet të plotësohen,specifikohen nga gjykata, e cila merr parasysh që:

a) fusha dhe kohëzgjatja e shfrytëzimit të kufizohen brenda qëllimit, për të cilin është dhënë autorizimi;

b)shfrytëzimi të jetë joekskluziv;

c) shfrytëzimi të jetë i patransferueshëm. Në rastin e një licence jovullnetare, për njëpatentë të varur nga një tjetër, shfrytëzimi i autorizuar në lidhje me patentën e parë është I patransferueshëm, me përjashtim të rastit, kurtransferohet patenta e dytë;

ç) sasia e produktit farmaceutik, që do të prodhohet në bazë të licencës jovullnetare, nuk duhet të tejkalojë nevojat e vendit ose të vendeve importuese, të lartpërmendura në aplikim, duke pasur parasysh edhe sasinë e produkteve të prodhuara, në bazë të licencave të tjera jovullnetare.

5. Shfrytëzimi i një licence jovullnetare autorizohet veçanërisht për të furnizuar tregun e Republikëssë Shqipërisë, me përjashtim të rastit të parashikuar në pikën 3 të këtij neni.

6. Licenca jovullnetare është e vlefshme deri në mbarimin e periudhës kohore, të caktuar nga gjykata, ose deri në mbarimin e afatit të patentës. Me kërkesë të arsyetuar, gjykata mund të anulojë autorizimin, për shkak të mbrojtjes së interesave legjitimë të personave të autorizuar, në rastin kur rrethanat, që çuan në dhënien e autorizimit, kanë pushuar së ekzistuari dhe nuk ka mundësi të përsëriten.

7. Licencat jovullnetare regjistrohen në regjistrin e patentave.

8. Pronari i patentës ka të drejtë të marrë një kompensim të përshtatshëm për çdo licencë jovullnetare, duke pasur parasysh vlerat ekonomike të autorizimit. Kur palët nuk bien dakord, vlera e kompensimit vendoset nga gjykata.

9. Mbajtësi i një licence jovullnetare mund të heqë dorë prej saj në çdo kohë. Nëse mbajtësi i licencës jovullnetare nuk fillon shfrytëzimin e saj brenda një viti nga data përfundimtare e dhënies së licencës, pronari i patentës mund të kërkojë ndryshimin ose anulimin e licencësjovullnetare.

10. Kërkesat e përcaktuara në pikat 1 shkronja “c” dhe 5 të këtij neni nuk zbatohen, kur një përdorim i tillë bëhet për të ndrequr një praktikë, që vlerësohet se cenon parimet e konkurrencëssë ndershme, në përfundim të një procesi gjyqësor ose administrativ. Nevoja për të rregulluar praktikat, që cenojnë parimet e konkurrencës së ndershme, mbahet parasysh kur vendoset vlera e shpërblimit. Gjykata ka të drejtë të refuzojë përfundimin e një licence jovullnetare, nëse kushtet, që çuan në dhënien e kësaj licence, mund të përsëriten.

Neni 51

Shfrytëzimi nga qeveria ose nga palë të treta të autorizuara nga qeveria

1. Kur e kërkojnë interesa të rëndësishëm të mbrojtjes ose të sigurisë kombëtare, Ministri i Mbrojtjes dhe Ministri i Shëndetësisë, edhe pa miratimin e pronarit të patentës ose të aplikantit të saj, nëpërmjet një njoftimi në buletinin e DPPM­së, mund të autorizojnë një agjenci, një institucion shtetëror ose një person të caktuar të bëjë, të përdorë ose të shesë shpikjen, përtë cilën është paraqitur një aplikim ose është dhënë një patentë, kundrejt pagesës së një shpërblimi të drejtë dhe të përshtatshëm të pronarit të patentës ose të aplikantit të patentës. Pronari i patentës ose aplikanti i patentës,sipasrastit, duhet të njoftohetsa më shpejt që të jetë e mundur.

2. Kundër vendimit të Ministrit të Mbrojtjes ose Ministrit të Shëndetësisë mund të bëhet ankim në gjykatë.

KREU VIII

SHKELJET

Neni 52

Veprimet, që përbëjnë shkelje

Veprimet e kryera nga çdo person në kundërshtim me nenet 36, 37 pika 1, 47 e 48 të këtij ligji, për një shpikje, e cila mbrohet nga një patentë ose nga një aplikim për patentë, përbëjnë shkelje të të drejtave të patentës.

Neni 53

Procedurat në rastshkeljeje

1. Pronari i një patente ose i një aplikimi për patentë ka të drejtë të ngrejë padi në gjykatë kundër çdo personi, që ka shkelur, po shkel ose rrezikon të shkelë të drejtat mbi patentën. Megjithatë, gjykata mund të mos vendosë në themel për çështjen, derisa të publikohet patenta e dhënë.

2. Në rastse:

a) pronari i patentës provon se shkelja ka ndodhur ose është duke ndodhur, gjykata vendos për kompensimin përkatës dhe merr masa për parandalimin e shkeljeve të mëtejshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi;

b) pronari i një patente provon mundësinë e ndodhjes së një shkeljeje të përsëritur (iminente), gjykata urdhëron marrjen e masave parandaluese, në përputhje me legjislacionin në fuqi;

c) aplikanti për patentë provon se është kryer ose është duke u kryer një shkelje apo cenim, gjykata urdhëron kompensimin përkatës dhe marrjen e masave, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

3. Gjykata, përveç dispozitave të Kodit të Procedurës Civile, kur gjykon çështje, që kanë si objekt të drejtat e pronësisë industriale, zbaton edhe dispozitat e parashikuara në krerët IX e X të këtij ligji.

4. Kuri licencuari ka:

a) një licencë ekskluzive, ai ka të drejtë të fillojë proces gjyqësor, nëse pronari i patentës ose i aplikimit për patentë, pas njoftimit zyrtar nga i licencuari, nuk fillon procesin gjyqësor kundërshkeljeve, brenda një periudhe të arsyeshme kohe;

b) një licencë joekskluzive, ai mund fillojë procesin gjyqësor kundër shkeljes vetëm nëse pronari isaj jep pëlqimin.

5. Pronari i patentës ose aplikanti për patentë ka të drejtë të marrë pjesë në procesin gjyqësor kundërshkeljessë filluar nga i licencuari.

6. Në rastin kur gjykimi ndaj shkeljeve fillohet nga pronari i patentës, i licencuari ka të drejtë të marrë pjesë në gjykim si person i tretë.

7. Kur objekti i një patente është një proces për sigurimin e një produkti, prezumohet se çdo produkt, me të njëjtat karakteristika, është prodhuar, duke përdorur procesin e patentuar, me përjashtim të rastit kur provohet e kundërta. Gjatë gjykimit për të provuartë kundërtën, interesat e të paditurit merren parasysh, me qëllim që të mbrohet procesi prodhues ose sekreti tregtar. Në rastin e sekretit tregtar, DPPM­ja zbaton legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e sekretit tregtar, gjatë procedurave të shfuqizimit ose të heqjes dorë.

8. E drejta për të filluar një proces gjyqësor, në bazë të dispozitave të këtij kreu dhe të krerëve IX e X të këtij ligji, parashkruhet nëse kanë kaluar 3 vjet nga data kur pala kërkuese ka marrë ose duhej të kishte marrë dijeni për shkeljen e së drejtës, si dhe për çdo rast, nëse kanë kaluar 10 vjet nga ndodhja e shkeljes.

 

Neni 54

Deklarata për mosshkelje

1. Çdo person i interesuar mund të ngrejë padi kundër pronarit të patentës, për të provuar se një veprim i veçantë nuk përbën shkelje të patentës. I licencuari i një licence ekskluzive duhet të thirret në gjykatë si i paditur,së bashku me pronarin e patentës.

2. Pronari i patentës ka detyrë të njoftojë të licencuarin për gjykimin në fjalë. I licencuari ka të drejtë të marrë pjesë në gjykim, me cilësinë e personit të tretë, përveç kur parashikohet ndryshe në marrëveshjen e licencimit.3. Nëse është ngritur një padi për shkelje të një patente nga pronari ose i licencuari i saj kundër një personi, ky i fundit ka të drejtë të ngrejë kundërpadi, përtë provuarse veprimi i tij nuk përbën shkelje të patentës.

4. Kërkesëpadia e lartpërmendur mund të paraqitet së bashku me kërkesën për shfuqizimin e patentës.

 

KREU IX

PROCEDURAT GJYQËSORE

Neni 55

Provat

1. Provat në gjykimin e çështjeve, me objekt të drejtat e pronësisë industriale, merren në formën e parashikuar nga Kodi i ProcedurësCivile, përfshirë, në mënyrë të veçantë:

a) kërkesën përinformacion;

b) paraqitjen e dokumenteve;

c)inspektimin;

ç)testet krahasuese ose eksperimentet.

2. Barra e provës për çdo fakt bie mbi palën, e cila i bazon pretendimet e veta mbi këtë fakt, përveç kur parashikohet ndryshe nga ky ligj.

Neni 56

Paraqitja e provave nga të tjerët ose palët e treta

1. Kur një palë ndërgjyqëse e bazon pretendimin e vet në një provë, e cila ndodhet në duart e palëstjetër, gjykata mund ta urdhërojë palën tjetërta paraqesë provën në gjykim.

2. Kur një palë ndërgjyqëse e bazon pretendimin e vet në një provë, e cila ndodhet në duart e një pale të tretë, për shkak të lidhjeve të saj me palën tjetër, gjykata mund ta urdhërojë palën e tretë që ta paraqesë provën në gjykim. Gjykata merr parasysh interesat e palës së tretë dhe, para se të urdhërojë marrjen e provës, i jep mundësi asaj për të shprehur interesin, me përjashtimtë rasteve kur kjo është e papajtueshme me zbatimin e një urdhri të tillë.

 

Neni 57

Shpenzimet

1. Në përputhje me rregullat e procedurës, pala e humbur ngarkohet me shpenzimet e gjykimit, të kryera nga pala tjetër. Gjykata mund të urdhërojë shkelësin e së drejtës të paguajë shpenzimet gjyqësore të mbajtësit së të drejtës, përfshirë edhe shpenzimet për përfaqësimin para gjykatës.

2. Kur një palë fiton pjesërisht apo kur rrethanat e lejojnë, gjykata mund të urdhërojë që shpenzimet të ndahen në mënyrë të njëjtë ose palët të ngarkohen përshpenzimet e tyre përkatëse.

3. Pavarësisht përcaktimit të bërë në pikën 2 të këtij neni, gjykata mund të urdhërojë një palë të marrë përsipër çdo shpenzim, që i ka shkaktuar gjykatës ose palës tjetër në mënyrë të panevojshme.

 

Neni 58

Dispozitat e Kodittë Procedurës Civile

Rregullat procedurale për zhvillimin e gjykimeve, me objekt të drejtat e pronësisë industriale, parashikohen nga Kodi i ProcedurësCivile dhe nga ky ligj.

Neni 59

Gjoba për moszbatim urdhri

Gjykata mund të vendosë që moszbatimi i një urdhri gjyqësor të dënohet me gjobë, e cila paguhet nga pala që përmendet në vendim, në përputhje me parashikimet e neneve 165­169 të Kodit të Procedurës Civile.

Neni 60

Pushimi i cenimit

Gjykata mund të urdhërojë palën shkelëse ose palën, që kërcënon shkeljen e një patente, të ndërpresë dhe të pushojë çdo veprim që përbën shkelje të të drejtave të patentës.

Neni 61

Mallrat dhe materialet cenuese

1. Gjykata mund të urdhërojë që mallrat, të cilat vlerësohen mallra cenuese, të shkatërrohen ose të jepen, pa asnjë lloj kompensimi, për qëllime bamirësie e, në këtë mënyrë, të parandalohet ndonjë dëm për palën e dëmtuar.

2. Gjykata mund të urdhërojë, gjithashtu, që materialet dhe mjetet e përdorura, kryesisht për prodhimin e mallrave cenuese ose kryerjen e një procesi cenues, të shkatërrohen apo të jepen, pa asnjë lloj kompensimi, për qëllime bamirësie dhe, në këtë mënyrë, të parandalohet ndonjë dëm për palën e dëmtuar.

3. Gjykata duhet të marrë parasysh nevojën për baraspeshim ndërmjet seriozitetit të veprimit shkelës dhe masave mbrojtëse të urdhëruara, gatishmërisë së palës së interesuar, për t’I kthyer materialet cenuese në jocenuese,si dhe interesat e palëve të treta.

Neni 62

Dëmshpërblimet

 

1. Gjykata mund ta urdhërojë palën, e cila ka ose duhet të kishte dijeni se veprimet e kryera prej saj shkelin të drejtat mbi patentën, t’i paguajë palës së dëmtuar dëmshpërblimin e përshtatshëm për dëmin e shkaktuar.

2. Gjykata ka të njëjtat kompetenca edhe ndaj një pale, që ka shkaktuar ose ka lejuar një shkelje të tillë, në bazë të lidhjeve që ka me palën cenuese të patentës, në rastse kishte mundësinë përta parandaluarshkeljen.

3. Për llogaritjen dhe caktimin e dëmshpërblimit, pala e dëmtuar duhet të rivendoset,sa të jetë e mundur, në gjendjen që do të ishte në rast se nuk do të kishte ndodhur shkelja dhe pala cenuese e patentëstë mos përfitojë nga shkelja.

4. Dëmshpërblimet nuk janë ndëshkuese.

 

Neni 63

Llojet e dëmshpërblimeve

1. Dëmshpërblimet kompensojnë çdo humbje, që i është shkaktuar palës së dëmtuar, për shkak të veprimeve që shkelin të drejtat mbi patentën. Ato përfshijnë, por pa u kufizuar:

a) fitimet, që do të kishte nxjerrë pala e dëmtuar, në rast se një veprim i tillë nuk do të kishte ndodhur;

b) çdo fitim, të nxjerrë aktualisht ose të parashikuar për t’u nxjerrë nga pala cenuese e patentës.

2. Gjykata mund të urdhërojë palën cenuese të patentës t’i dorëzojë palës së dëmtuar osenjë eksperti, të caktuar nga gjykata, librat e llogarive.

3. Gjykata, kur vëren se është i pamundur, i vështirë ose i kushtueshëm vlerësimi I masës reale të dëmshpërblimit, sipas pikës 1 të këtij neni, mund ta përcaktojë vlerën e dëmshpërblimit, e cila, në çdo rast, duhet të jetë më e madhe se vlera e zakonshme e tarifës së licencës për patentën.

4. Gjykata, në caktimin e masës së dëmshpërblimit, mund të urdhërojë, gjithashtu, palën shkelëse të patentëstë kryejë ose të mos kryejë veprime të caktuara.

 

Neni 64

Zhdëmtimi i një pale

Gjykata mund të urdhërojë palën, me kërkesën e së cilësjanë zbatuar masat e urdhëruara prejsaj, t’i japë palëstjetër, që ka qenë ndaluar ose kufizuar në mënyrë të padrejtë, kompensimin përkatës për dëmin e shkaktuar, si pasojë e zbatimit të masave dhe t’i paguajë shpenzimet e saj. Neni 63 i këtij ligji do të zbatohet në të njëjtën mënyrë (mutatis mutandis).

Neni 65

Parashkrimi isë drejtës për të kërkuar dëmshpërblim

1. E drejta për të kërkuar dëmshpërblim parashkruhet brenda 3 vjetëve nga data kur personi i dëmtuar ka marrë ose duhej të merrte dijeni për dëmin e pësuar dhe për personin që e ka shkaktuar.

2. Pezullimi, ndërprerja dhe llogaritja e afatit të parashkrimit, parashikuar në pikën 1 të këtij neni, bëhen në përputhje me dispozitat e Kodit Civil.

Neni 66

E drejta për informacion

1. Gjatë një shqyrtimi, me objektshkeljen e të drejtave mbi një patentë,si dhe në bazë të një kërkese, të justifikuar e proporcionale, të aplikantit, gjykata mund të urdhërojë që informacioni për origjinën dhe rrjetin shpërndarëstë mallrave, që cenojnë patentën, të jepet ose të sigurohet nga shkelësi dhe/ose çdo person tjetër që:

a) është gjetur në posedim të mallrave cenuese, në kuptim të këtij ligji, në shkallë tregtare;

b) është gjetur të ofronte shërbime, të cilat janë përdorur në veprimtari cenuese në shkallë tregtare;

c) tregohet nga personi, i përcaktuar në shkronjat “a” ose “b” të kësaj pike, se është I përfshirë në prodhimin, përgatitjen ose shpërndarjen e mallrave ose në kryerjen e shërbimeve cenuese.

2. Informacioni i përmendur në pikën 1 të këtij neni,sipasrastit, përmban:

a) emrat dhe adresat e prodhuesve, të fabrikuesve, shpërndarësve, furnizuesve dhe mbajtësve të tjerë të mëparshëm të mallrave e shërbimeve, si dhe të tregtuesve me shumicë dhe pakicë;

b) informacion për sasitë e prodhuara, të fabrikuara, të shpërndara, të marra ose të porositura,si edhe çmimet e marra për mallrat apo shërbimet në fjalë.

3. Pikat 1 e 2 të këtij neni nuk zbatohen nëse:

a) në bazë të informacionit të paraqitur për administrim, gjykata ka arsye të besojë se e drejta përinformacion është shpërdoruar;

b) informacioni i kërkuar do ta detyronte personin e përmendur në pikën 1 të këtij neni të pranonte pjesëmarrjen e tij ose të të afërmve të ngushtë të tij në shkeljen e së drejtës mbi një patentë;

c) bërja e ditur ose publike e informacionit nuk mund të kërkohet përshkak të rregullave, që mbrojnë konfidencialitetin e burimeve informuese ose përpunimin e të dhënave personale.

 

KREU X

MASAT E PËRKOHSHME DHE MBROJTËSE

Neni 67

Të përgjithshme

1. Gjykata mund të vendosë masa të tilla, të përkohshme dhe mbrojtëse,siç parashikohen në këtë ligj dhe mund të nxjerrë vendime, në varësi të kushteve, për masa sigurimi, të parashikuara nga Kodi i ProcedurësCivile.

2. Gjykata merr parasysh rezultatin e mundshëm të gjykimit për thelbin dhe proporcionalitetin e masëssë kërkuar.

3. Në raste të ngutshme ose nëse masa nuk mund të zbatohet ndryshe me efektivitet, një masë e tillë mund të vendoset edhe inaudita altera parte (pa u thirrur pala tjetër).

4. Nëse në gjykatë në datën kur vendoset një masë e përkohshme ose mbrojtëse nuk është duke u zhvilluar ndonjë gjykim në themel, si dhe nëse padia nuk paraqitet brenda 15 ditëve kalendarike nga marrja e masës apo brenda një periudhe tjetër, të caktuar nga vetë gjykata, vendimi për masën bie nga fuqia në datën që përfundon ky afat.

5. Neni 64 zbatohet në të njëjtën mënyrë (mutatis mutandis).

Neni 68

Masat e përkohshme të sigurimittë padisë

1. Në rast të një nevoje urgjente, për të mbrojtur dhe siguruarinteresat e një pale, gjykata, në përputhje me Kodin e ProcedurësCivile, mund të vendosë masën e sigurimit të padisë.

2. Nëse pronari i patentës së regjistruar ose mbajtësi i së drejtës së patentës, sipas kuptimit të këtij ligji, paraqet një kërkesë­ankesë për mallrat e importuara në Republikën e Shqipërisë, ose për mallrat e tjera brenda tregut, të cilat cenojnë të drejtat e tij të parashikuara në këtë ligj, autoritetet doganore ose struktura përgjegjëse për mbikëqyrjen e tregut,sipasrastit, janë të detyruara të bëjnë verifikimet përkatëse dhe, në bazë të përfundimeve të marra, të vendosin bllokimin e zhdoganimeve ose heqjen e tyre nga tregu, si dhe vendosjen e tyre në një vend të sigurt, përveç kur importuesi ose tregtari ka dokumente origjinale rreth produkteve që përbëjnë objektin e kërkesë­ankesës.

3. Pronari i patentës së regjistruar ose mbajtësi i së drejtës së patentës, sipas kuptimit të këtij ligji, detyrohen të vendosin një garanci për dëmet që mund të shkaktohen nga marrja e masave të përmendura në pikën 1 të këtij neni.

4. Autoritetet doganore dhe struktura përgjegjëse për mbikëqyrjen e tregut njoftojnë menjëherë importuesin, marrësin e mallrave ose tregtarin për masat e marra.

5. Autoritetet doganore ose struktura përgjegjëse për mbikëqyrjen e tregut i ndërpresin masat e marra, sipas pikës 1 të këtij neni, nëse pronari i patentës së regjistruar ose mbajtësi i së drejtëssë patentës,sipas kuptimit të këtij ligji, nuk ngre padi në gjykatë përshkeljen e të drejtave të tij, brenda 20 ditëve (ditë pune) nga data e njoftimit të marrjes së masave nga këto autoritete ose struktura.

Neni 69

Urdhrat për kontrollin e pasurisë

1. Gjykata mund të urdhërojë kontrollin e ndërtesave dhe ruajtjen e provave, që janë ose mund të jenë të rëndësishme për gjykimet, në proces apo të ardhshme.2. Me urdhër mund të kërkohet hyrja e personit të përcaktuar në urdhër, ose të sigurohet që ky i fundit, në vijim i quajtur “përmbarues”, të lejohet të hyjë në ndërtesat tregtare të çdo pale shkelëse.

3. Në përputhje me afatet e urdhrit, përmbaruesi, në lidhje me mallrat, materialet apo mjetet e përshkruara në urdhër, mund:

a)të kontrollojë ndërtesat;

b)t’i kërkojë artikuj;

c) të bëjë ose të marrë një kopje, fotografi, mostra apo të dhëna të tjera të këtyre artikujve;

ç) të kërkojë çdo informacion ose artikull, si dhe të mbajë në ruajtje çdo gjë, që përshkruhet në urdhër.

 

KREU XI

NDRYSHIMET, DORËHEQJA DHE SHFUQIZIMI I PATENTAVE

Neni 70

Korrigjimet në një patentë

 

1. Pronari i një patente ka të drejtë t’i kërkojë DPPM­së të bëjë ndryshime në një patentë për korrigjimin e gabimeve apo pasaktësive formale, të paqëllimshme. Hollësitë rreth pasqyrimit të korrigjimeve përcaktohen në rregulloren përkatëse.

2. DPPM­ja publikon ndryshimet e bëra në një patentë,sipas përcaktimeve të këtij neni.

 

Neni 71

Heqja dorë nga patenta

 

1. Kur pronari i një patente kërkon të heqë dorë nga patenta, ai paraqet një kërkesë me shkrim pranë DPPM­së. Heqja dorë nga një patentë, që u përket pronarëve të përbashkët, bëhet vetëm me vendim unanim të tyre. Heqja dorë mund të kufizohet te një ose më shumë pretendime, të mbrojtura nga patenta.

2. DPPM­ja regjistron heqjen dorë nga patenta në regjistrin e patentave dhe e publikon atë në buletin. Efekti i kësaj heqjeje dorë nga patenta fillon nga data e regjistrimit në regjistrin e patentave.

3. Shqyrtimi i kërkesës për dorëheqje mund të fillojë vetëm pasi të jetë njoftuar pala e tretë, që ka fituar një të drejtë mbi patentën.

 

Neni 72

Mbarimi

Patenta mbaron:

a) 20 vjet pas datëssë depozitimit të aplikimit;

b) kur pronari i patentës heq dorë vullnetarisht nga patenta;

c) kur nuk është paguar në kohën e duhur tarifa ripërtëritëse apo ndonjë pagesë shtesë.

Neni 73

Shfuqizimi i patentës

1. Kur kundërshtohet vlefshmëria e një patente, gjykata ka të drejtë ta shfuqizojë ose të kufizojë patentën, në qoftë se:

a) objekti i patentës nuk është i patentueshëm, në bazë të kërkesave të neneve 5, 6, 7, 8, 9

e 10 të këtij ligji;b)shpikja nuk është bërë e njohur në mënyrë të qartë dhe të plotë,sa të mund të zbatohej nga një person i kualifikuarifushëssë arritjes;

c) objekti i patentës shtrihet përtej përmbajtjes së aplikimit për patentë, ashtu siç është depozituar ose, nëse patenta është dhënë në bazë të një aplikimi të ndarë, përtej përmbajtjes së aplikimit më të hershëm, ashtu siç është depozituar;

ç) mbrojtja e siguruar nga patenta është zgjatur;

d) pronarit të patentësi ka humbur e drejta,sipas neneve 13 e 15 të këtij ligji.

2. Nëse vlefshmëria e një patente kundërshtohet në gjykimin e filluar nga mbajtësi i një licence ekskluzive, gjykim në të cilin nuk merr pjesë pronari i patentës, vendimi i gjykatës bëhet I detyrueshëm vetëm për palët në gjykim.

3. Gjatë ekzaminimit të një kërkese për shfuqizim, gjykata mund t’i kërkojë pronarit të patentëst’i paraqesë asaj, për qëllime ekzaminimi, publikime dhe dokumente të tjera, që tregojnë arritjen e mëparshme,së cilësi ishte referuar aplikimi për patentë ose që ishte marrë parasysh nga zyrat e tjera ekzaminuese.

4. Në rast se është filluar një procedurë kundërshtimi ndaj një patente, në bordin e apelimit të DPPM­së, gjykimi në proces për shfuqizimin ndërpritet derisa të merret një vendim, sipas pikës 5 të nenit 33 të këtij ligji.

 

Neni 74

Pasojat e shfuqizimit

1. Çdo patentë, pretendim ose pjesë e një pretendimi që shfuqizohet, vlerësohet i paqenë dhe i pavlefshëm që nga fillimi.

2. Nëse shkaqet përshfuqizim ndikojnë vetëm pjesërisht ndaj patentës,shfuqizimi kryhet në formë të pjesshme ndaj kësaj patente. Kufizimi mund të zbatohet në formën e një ndryshimi te pretendimet.

3. Nëse gjykata vendos shfuqizimin e një patente, tërësisht ose pjesërisht, ajo njofton DPPM­në, e cila regjistron vendimin në regjistrin e patentave dhe e publikon atë në buletin.

KREU XII

APLIKIMET NDËRKOMBËTARE, SIPAS TRAKTATIT TËBASHKËPUNIMIT PËR

PATENTË

Neni 75

Zbatimi itraktatittë bashkëpunimit për patentë (TBP)

1. Për qëllime të këtij ligji, “aplikim ndërkombëtar” është aplikimi për patentë, I depozituarsipas TBP­së.

2. Kur në këtë ligj përmendet TBP­ja, përfshihen edhe rregulloret e dala në zbatim të saj.

3. TBP­ja dhe rregulloret e saj kanë fuqi të plotë juridike dhe zbatohen në përputhje me dispozitat e këtij ligji.

4. Dispozitat e TBP­së dhe të rregulloreve të saj, kur aplikimi ndërkombëtar është objekt I procedimeve në DPPM, zbatohen të plotësuara me dispozitat e këtij ligji dhe të legjislacionit të tij zbatues. Në rast konflikti, dispozitat e TBP­së kanë përparësi.

 

Neni 76

Zyra e caktuar dhe zyra e përzgjedhur

1. Aplikimi ndërkombëtar i caktuar për Republikën e Shqipërisë, të cilit i është dhënë një datë ndërkombëtare depozitimi, është i njëjtë me aplikimin e depozituar në DPPM,sipas nenit 18 të këtij ligji. Për aplikime të tilla, DPPM­ja është zyra e caktuar ose, sipas rastit, zyra epërzgjedhur në kuptim të TBP­së. Data ndërkombëtare e depozitimit është data e depozitimit në çdo lloj procedimi,sipas këtij ligji.

2. Për një aplikim ndërkombëtar, për të cilin Republika e Shqipërisë është e caktuar ose e përzgjedhur dhe aplikanti dëshiron mbrojtje,sipas krerëve I deri IX të këtij ligji, aplikanti, brenda tridhjetë e një muajve nga data e depozitimit të aplikimit ose kur kërkohet prioritet nga data e prioritetit:

a) paraqet një përkthim në gjuhën shqipe të aplikimit ndërkombëtar;

b) paguan tarifën e caktuartë depozitimit.

3. Nëse nuk plotësohen kërkesat e shkronjës “a” të pikës 2 të këtij neni, aplikimi mund të vlerësohet i dorëhequr dhe aplikanti njoftohet për këtë.

4. Çdo aplikim ndërkombëtar, i caktuar për Republikën e Shqipërisë, i cili është publikuar, sipas nenit 21 të TBP­së, fiton të njëjtat të drejta si të ishte një aplikim i publikuar, sipas nenit 26 të këtij ligji. Të drejtat mbi aplikimin për patentë fillojnë nga data, në të cilën publikohen në gjuhën shqipe pretendimet e aplikimit ndërkombëtar. Ky përkthim publikohet brenda tre muajve nga data e paraqitjes së tij nga aplikanti te DPPM­ja, si dhe pasi të jetë paguar tarifa e caktuar e depozitimit.

 

Neni 77

Aplikimet ndërkombëtare të depozituara në DPPM

1. DPPM­ja vepron si zyrë pritëse, në kuptim të TBP­së, nëse aplikanti është banues I përhershëm ose shtetasi Republikëssë Shqipërisë.

2. Çdo aplikim ndërkombëtar varet nga pagesa e tarifës, e cila paguhet brenda një muaji nga data e marrjessë aplikimit ndërkombëtar.

3. Kur DPPM­ja vepron si zyrë pritëse,sipas TBP­së, aplikimi ndërkombëtar depozitohet në shqip ose anglisht.

KREU XIII

REGJISTRIMII PATENTAVE EUROPIANE

Neni 78

Shtrirja e efekteve të patentave europiane

1. Një aplikim për patentë europiane dhe një patentë europiane, që shtrihet nëRepublikën e Shqipërisë, në përputhje me dispozitat e mëposhtme, ka të njëjtin efekt dhe u nënshtrohet të njëjtave kërkesa si aplikimi për patentë kombëtare dhe patenta kombëtare, të përcaktuara në këtë ligj.

2. Për qëllim të dispozitave të këtij kreu:

a) “Aplikim për patentë europiane” është aplikimi për një patentë të depozituar në përputhje me Konventën Europiane për Patentat (KEP), si dhe aplikimi ndërkombëtar, I depozituar sipas traktatit të bashkëpunimit për patentë, për të cilin Zyra Europiane e Patentave (ZEP) vepron si zyrë e caktuar ose e zgjedhur, aplikime në të cilat është e caktuar Shqipëria;

b) “Patentë e shtrirë europiane” është patenta europiane e dhënë nga ZEP­i në bazë të aplikimit për patentë europiane, përtë cilën është kërkuarshtrirja në Shqipëri;

c) “Aplikim për patentë kombëtare” është aplikimi për patentë, që depozitohet në DPPM, në përputhje me dispozitat e këtij ligji;

ç) “Patentë kombëtare” është patenta e dhënë në bazë të këtij ligji.

 

Neni 79

Kërkesa për shtrirje

1. Aplikimi për patentë europiane dhe patenta europiane, e dhënë në bazë të këtij aplikimi, shtrihet në Shqipëri me kërkesë të aplikantit. Kërkesa për shtrirje vlerësohet se është depozituar në çdo aplikim për patentë europiane të depozituar, në ose pas datës kur marrëveshja e bashkëpunimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Organizatës Europiane të Patentave ka hyrë në fuqi.

2. Çdo kërkesë për shtrirje, për të cilën është paguar rregullisht tarifa e shtrirjes, sipas nenit 80 të këtij ligji, publikohet nga DPPM­ja sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi kjo drejtori të jetë informuar nga ZEP­i, por jo para mbarimit të afatit prej 18 muajsh, nga data e depozitimit ose, nëse është pretenduar prioritet, nga data më e hershme e prioritetit.

3. Kërkesa për shtrirje mund të tërhiqet në çdo kohë. Ajo vlerësohet e tërhequr kur nuk është kryer pagesa e parashikuar për shtrirjen ose kur aplikimi për patentë europiane është refuzuar, tërhequr ose vlerësuar i tërhequr përfundimisht. DPPM­ja e publikon këtë sa më shpejt që të jetë e mundur, nëse kërkesa për shtrirje është publikuar tashmë prej saj, në përputhje me pikën 2 të këtij neni.

 

Neni 80

Tarifa e shtrirjes

1. Tarifa e shtrirjes,sipas pikës 2 të nenit 79 të këtij ligji, i paguhet ZEP­it brenda afateve kohore, të parashikuara në KEP për pagesën e tarifëssë specifikuar.

2. Pagesa e tarifës së shtrirjes mund të jetë ende e vlefshme, nëse ajo bëhet brenda periudhës shtesë, të specifikuar në shkronjën “a” të pikës 2 të rregullit 85 të KEP­it, me kusht që të kryhet një pagesë shtesë prej 50 për qind, brenda kësaj periudhe shtesë.

3. Për pagesën e tarifave të shtrirjes, rregullat e ZEP­it, që lidhen me tarifat, zbatohen mutatis mutandis. Pagesat e tarifave të shtrirjes, të bëra në mënyrë të vlefshme, nuk kthehen.

Neni 81

Efektet e aplikimeve për patentë europiane

1. Aplikimi për patentë europiane, të cilit i është dhënë një datë depozitimi, është i njëjtë me një aplikim të rregullt për patentë kombëtare dhe, kur është rasti, merret parasysh prioriteti I kërkuar në aplikimin për patentë europiane, pavarësisht nga përfundimi që do të ketë aplikimi.

2. Një aplikim për patentë europiane i publikuarsiguron përkohësisht të njëjtën mbrojtje, që jep ky ligj, duke filluar nga data kur aplikanti i ka komunikuar personit, që përdorshpikjen në Republikën e Shqipërisë, përkthimin në shqip të pretendimeve të aplikimit për patentë europiane të publikuar.

3. Aplikimi për patentë europiane vlerësohet se nuk i ka sjellë pasojat e përmendura në pikën 2 të këtij neni (që nga fillimi) (ab initio), në rast se kërkesa për shtrirje është tërhequr ose mendohet e tërhequr.

Neni 82

Efektet e patentave europiane

1. Patenta e shtrirë europiane, objekt i pikave 2 deri në 6 të këtij neni,siguron, nga data e publikimit të miratimit të dhënies së saj nga ZEP­i, të njëjtat të drejta të një patente kombëtare, sipas përcaktimeve të dispozitave të këtij ligji.

2. Brenda tre muajve nga data e publikimit të miratimit të dhëniessë patentës europiane, pronari i patentës i paraqet DPPM­së një përkthim në gjuhën shqipe të pretendimeve të patentës europiane dhe paguan tarifën e parashikuar për publikim.

3. Nëse si rezultat i një kundërshtimi, të depozituar në ZEP, patenta europiane ripërtërihet me pretendime të ndryshuara, pronari i patentës, brenda tre muajve nga data e publikimit tëvendimit për ripërtëritjen, duhet t’i paraqesë DPPM­së përkthimin e pretendimeve të ndryshuara në gjuhën shqipe dhe të paguajë tarifën e parashikuar për publikim.

4. DPPM­ja ka detyrimin të publikojë çdo përkthim të depozituar rregullisht, sipas pikës 2 ose 3 të këtij neni.

5. Nëse përkthimi, i përmendur në pikën 2 apo 3 të këtij neni, nuk depozitohet në kohën e duhur ose tarifa e parashikuar nuk paguhet në kohën e duhur, shtrirja e patentës europiane vlerësohet e pavlefshme ab initio.

6. Patenta e shtrirë europiane dhe aplikimi për patentë europiane, mbi të cilin ajo bazohet, vlerësohen se nuk i kanë sjellë ab initio pasojat e parashikuara në pikën 1 të këtij neni dhe në pikën 2 të nenit 81 të këtij ligji, në masën që patenta është shfuqizuar në procedimet kundërshtuese para ZEP­it.

 

Neni 83

Teksti autentik i aplikimeve për patentë europiane ose

i patentave europiane

1. Teksti i aplikimit për një patentë europiane ose i një patente europiane në gjuhën e aplikimit në ZEP shërben si tekst autentik për të gjitha procedurat nëRepublikën e Shqipërisë.

2. Përkthimi, siç parashikohet në nenet 81 e 82 të këtij ligji, vlerësohet autentik, me përjashtim të rastit kur ndiqet procedura për shfuqizim, ku aplikimi ose patenta në gjuhën e përkthyersiguron një mbrojtje më të kufizuarse ajo e siguruar prejsaj në gjuhën e aplikimit.

3. Aplikanti ose pronari i patentës mund të depozitojë një përkthim të korrigjuar të pretendimeve të aplikimit për patentë europiane ose të patentës europiane. Përkthimi i korrigjuar nuk ka efekte ligjore, derisa ai të publikohet nga DPPM­ja. Çdo person, i cili në mirëbesim përdor ose ka bërë përgatitje të vërteta dhe serioze, për të përdorur një shpikje, përdorimi i së cilës nuk përbën cenim të aplikimit ose të patentës në përkthimin origjinal, mund ta vazhdojë këtë përdorim gjatë zhvillimit të biznesit të vet ose për nevoja të ndryshme, pa kryer ndonjë pagesë, pasi përkthimi i korrigjuartë bëhet i vlefshëm.

 

Neni 84

Të drejtat e datës më të hershme

1. Aplikimi për patentë europiane, për të cilën është paguar tarifa e shtrirjes, si dhe për patentë të shtrirë europiane sjellin, në lidhje me aplikimin për patentë kombëtare dhe me patentën kombëtare, të njëjtat pasoja për arritjet e mëparshme, siç do të kishte një aplikim për patentë kombëtare dhe patentë kombëtare,sipas këtij ligji.

2. Aplikimi për një patentë kombëtare dhe një patentë kombëtare sjellin, në lidhje me një patentë europiane të shtrirë, të njëjtat pasoja për arritjen e mëparshme, siç do të kishin sjellë në lidhje me një patentë kombëtare,sipas këtij ligji.

 

Neni 85

Mbrojtje e njëhershme

Në rastin kur një patentë e shtrirë europiane dhe një patentë kombëtare, që kanë të njëjtën datë depozitimi ose, kur pretendohet prioritet, të njëjtën datë prioriteti, i është dhënë të njëjtit person ose zëvendësuesit të tij ligjor, patenta kombëtare nuk sjell pasoja në masën që ajo mbulon të njëjtën shpikje me atë të patentës së shtrirë europiane, që nga data kur ka përfunduar afati për depozitimin e një kundërshtimi të patentës europiane, pa u depozituar një kundërshtim i tillë, ose që nga data kur procedura e kundërshtimit ka rezultuar me një vendim përfundimtar në favor të patentës europiane.

 

Neni 86

Tarifat e ripërtëritjes për patentat e shtrira europiane

Tarifat e ripërtëritjes për një patentë të shtrirë europiane do t’i paguhen DPPM­së, duke filluar nga viti pasardhësi atij, në të cilin është publikuar dhënia e kësaj patente.

Neni 87

Zbatimi i KEP­it

Dispozitat e këtij ligji zbatohen për aq sa nuk bien në kundërshtim me dispozitat e Konventës Europiane të Patentave dhe të rregulloreve në zbatim të saj.

KREU XIV

PATENTUESHMËRIA E MODELEVE TË PËRDORIMIT

Neni 88

Kushtet për mbrojtjen

Me përjashtim të proceseve, të varieteteve të kafshëve dhe të bimëve, mund të mbrohen, me anë të një modeli përdorimi:

a)shpikjet, që janë të patentueshme, në përputhje me këtë ligj;

b) shpikjet, që sjellin risi të zbatueshme në industri e që janë rezultat i një përpjekjeje krijuese.

 

Neni 89

Risia dhe zbatueshmëria në industri

Risia dhe zbatueshmëria në industri e modeleve të përdorimit përcaktohen në përputhje me nenet 7 e 10 të këtij ligji.

Neni 90

Afati i mbrojtjes

Afati i mbrojtjessë një modeli përdorimi është 10 vjet nga data e depozitimit të aplikimit.

Neni 91

Kthimi në një model përdorimi

Një aplikim për patentë mund të kthehet, me kërkesë me shkrim të aplikantit, në një aplikim për model përdorimi, përsa kohë që patenta nuk është dhënë nga DPPM­ja.

Neni 92

Trajtimi

Trajtimi i modeleve të përdorimit është i njëjtë me trajtimin e patentave, që parashikohet në këtë ligj, përveç kur parashikohet ndryshe në këtë kapitull.

Neni 93

Mbrojtja nga shkeljet

Nenet 52, 53, 54, 73 e 74 të këtij ligji janë të vlefshme dhe do të zbatohen edhe përmodelet e përdorimit.

KREU XV

GJYKIMETCIVILE

Neni 94

Juridiksioni

Gjykata ka juridiksion për mosmarrëveshjet që lidhen me:

a)shkeljen e të drejtave të një patente ose të një aplikimi për patentë;

b)shfuqizimin e një patente ose me kundërpadinë ndaj një patente;

c) kalimin e pronësisë ose transferimin e së drejtës së një aplikimi për patentë ose të një patente;

ç) marrëveshjet e licencimit për patentat;

d) dhënien e një licence jovullnetare;

dh) vendimet e bordit të apelimit të DPPM­së, të parashikuara në këtë ligj.

 

Neni 95

Afati kohor për kryerjen e veprimeve në gjykatë

1. Veprimet në gjykatë mund të kryhen gjatë të gjithë afatit kohor të një patente, nëse mosmarrëveshja ka lindur në bazë të:

a)shfuqizimit të patentës,sipas nenit 73 të këtij ligji;

b) një marrëveshjeje licencimi.

2. Për rastet e tjera të mosmarrëveshjeve, që nuk përmenden në pikën e mësipërme, afati kohor për kryerjen e veprimeve në gjykatë është brenda 3 vjetëve, nga çasti kur është shfaqur mosmarrëveshja, përveç rasteve për të cilat, në këtë ligj dhe në dispozita të tjera ligjore në fuqi, parashikohen afate të tjera kohore.

 

KREU XVI

DHËNIA ECERTIFIKATAVE TË MBROJTJES SHTESË PËRPRODUKTET MJEKËSORE

DHE PRODUKTET PËR MBROJTJEN EBIMËVE

Neni 96

Certifikata e mbrojtjesshtesë për produktet mjekësore

Në kuptim të parashikimeve të këtij kreu:

a) “Produkt” nënkupton përbërësit aktivë ose kombinimin e përbërësve aktivë të një produkti mjekësor, për trajtimin ose parandalimin e sëmundjeve në qeniet njerëzore apo te kafshët, si dhe çdo substancë apo përbërje, që mund të përdoren te qeniet njerëzore apo kafshët, për përcaktimin e një diagnoze mjekësore ose për rivendosjen, rregullimin apo modifikimin e funksioneve fiziologjike te njerëzit ose te kafshët;

b) “Patentë bazë” nënkupton një patentë të caktuar nga pronari për ndjekjen e procedurës së dhënies së një certifikate, e cila mbron një produkt si ai i përcaktuar në shkronjën “a” të këtij neni, një proces, përtë përftuar një produkt ose aplikimin e një produkti;

c) “Certifikatë” nënkupton certifikatën e mbrojtjesshtesë.

 

Neni 97

Qëllimi dhe kushtet e pajisjes me certifikatë për produktet mjekësore

DPPM­ja lëshon certifikatën e mbrojtjes shtesë të produktit mjekësor për çdo produktmjekësor, i cili, para se të hidhet në treg, i nënshtrohet regjistrimit, në përputhje me një rregullore të veçantë, me kusht që:

produkti të mbrohet nga një patentë bazë, në fuqi, në territorin e Republikës së Shqipërisë,

të jetë dhënë një autorizim i vlefshëm për ta hedhur produktin në treg si produkt mjekësor;

produkti të mos ketë qenë më parë objekt i ndonjë certifikate;

ç) autorizimi, i përmendur në shkronjën “b” të këtij neni, të jetë autorizues i parë, për të hedhur produktin në treg,si produkt mjekësor.

Neni 98

Certifikata e mbrojtjesshtesë për produktet për mbrojtjen e bimëve

1. “Produktet për mbrojtjen e bimëve” janë substancat dhe preparatet aktive, që përmbajnë një ose më shumë substanca aktive, të rregulluara në formën, në të cilën i ofrohen përdoruesit:

për të mbrojtur bimët ose produktet bimore ndaj çdo organizmi të dëmshëm apo për të parandaluar veprimin e organizmave të tillë, për aq sa këto substanca apo preparate të tilla nuk janë përcaktuar ndryshe më poshtë;

a) për të ndikuar në proceset jetësore të bimëve, përveç atyre që janë lëndë ushqyese (p.sh. rregullatorët e rritjessë bimëve);

b) për të ruajtur produktet bimore, për aq sa substanca ose produkte të tilla nuk u nënshtrohen dispozitave specifike për konservuesit;

ç) për të shkatërruar bimët e padëshirueshme; për të shkatërruar pjesë të bimëve, për të kontrolluar ose parandaluar rritjen e padëshiruar të tyre.

2. “Substanca” janë elementet kimike, si dhe përbërësit e tyre natyralë ose të prodhuar, përfshirë çdo papastërti, që rezulton, në mënyrë të pashmangshme, si pasojë e procesit të prodhimit.

3. “Substanca aktive” janë substancat ose mikroorganizmat, përfshirë edhe viruset, që kanë veprim të përgjithshëm ose të veçantë:

a) kundër organizmave të dëmshëm;

b) mbi bimët, pjesë të bimëve, ose produktet bimore.

4.“Preparate” janë përzierjet ose solucionet e përbëra nga dy ose më shumë substanca, prej të cilave të paktën njëra është substancë aktive, për t’u përdorur si produkt për mbrojtjen e bimëve.

5. “Bimë” janë bimët e gjalla apo pjesë bimësh të gjalla, përfshirë frutat e freskëta dhe farërat.

6. “Produkte bimore” janë produktet, në gjendje të papërpunuar apo që i janë nënshtruar vetëm përgatitjes së thjeshtë, si bluarjes, tharjes ose shtrydhjes, të prejardhura nga bimët, por duke përjashtuar vetë bimët.

7. “Organizma të dëmshëm” janë insektet e bimëve ose produktet bimore, që u përkasin botës bimore dhe/ose shtazore, si dhe viruset, bakteriet dhe mykoplazmat e agjentë të tjerë, të cilëtshkaktojnë sëmundje.

8. “Patentë bazë” është patenta, që mbron një produktsi të tillë, një preparat, një proces, për të përftuar një produkt, ose aplikimin e një produkti, i cili caktohet nga pronari i tij për procedurën e dhëniessë një certifikate.

9. “Certifikatë” është certifikata e mbrojtjesshtesë.

10. “Produkt” nënkupton substancat aktive ose kombinimin e substancave aktive të një produkti për mbrojtjen e bimëve.

 

Neni 99

Qëllimi dhe kushtet për pajisjen me një certifikatë

1. DPPM­ja lëshon certifikatë të mbrojtjes shtesë për një produkt për mbrojtjen e bimëve, për çdo produkt, i cili është një substancë aktive e një produkti për mbrojtjen e bimëve, që, para se të hidhet në treg, i nënshtrohet regjistrimit, në bazë të një rregulloreje të posaçme, me kusht që:

a) ky produkt të mbrohet nga një patentë bazë, që është në fuqi në territorin e Republikës së Shqipërisë;

b) të jetë dhënë një autorizim i vlefshëm, për ta hedhur produktin në treg, si produkt për mbrojtjen e bimëve;

c)të mosjetë dhënë më parë ndonjë certifikatë për produktin;

ç) autorizimi, i përmendur në shkronjën “b” të kësaj pike, të jetë autorizimi i parë për të hedhur produktin në treg,si një produkt për mbrojtjen e bimëve.

2. Pronarit të më shumë se një patente për të njëjtin produkt nuk i jepet më shumë se një certifikatë për atë produkt.

3. Në rastin kur janë duke u shqyrtuar dy apo më shumë aplikime, që lidhen me të njëjtin produkt dhe që burojnë nga dy ose më shumë pronarë të patentave të ndryshme, për këtë produkt mund t’i lëshohet një certifikatë secilit prej pronarëve.

 

Neni 100

Objekti i mbrojtjes

Brenda kufijve të mbrojtjes, të siguruar nga patenta bazë, mbrojtja e siguruar nga një certifikatë shtrihet vetëm për produktin që mbulohet nga autorizimi për të hedhur në treg produktin përkatës mjekësor ose produktin për mbrojtjen e bimëve, si dhe për çdo përdorim të produktit si produkt mjekësor apo produkt për mbrojtjen e bimëve, i cili është autorizuar para mbarimit të afatit të certifikatës.

 

Neni 101

Efektet e certifikatës

 

Kjo certifikatë siguron të njëjtat të drejta, që janë dhënë nga patenta bazë dhe u nënshtrohet të njëjtave kufizime e detyrime.

Neni 102

E drejta për t’u pajisur me certifikatë

Certifikata i jepet pronarit të patentës bazë ose zëvendësuesit të tij ligjor.

Neni 103

Aplikimi për t’u pajisur me certifikatë

1. Aplikimi për një certifikatë duhet të paraqitet brenda gjashtë muajve nga data e dhënies së autorizimit, për ta hedhur produktin në treg si produkt mjekësor ose si produkt për mbrojtjen e bimëve.

2. Pavarësisht nga pika 1 e këtij neni, nëse autorizimi për ta hedhur produktin në treg është dhënë para se të jepet patenta bazë, aplikimi për certifikatë duhet të paraqitet brenda gjashtë muajve nga data e dhëniessë patentës.

 

Neni 104

Përmbajtja e aplikimit për certifikatë

Aplikimi për certifikatë duhet të përmbajë:

a) kërkesën, ku të shënohen:

i) emri dhe adresa;

ii) nëse ai ka caktuar një përfaqësues, emri dhe adresa e përfaqësuesit;

iii) numri i patentës bazë dhe titulli ishpikjes;

iv) numri dhe data e autorizimit të parë, për ta hedhur produktin në treg;

b) një kopje të autorizimit për hedhjen e produktit në treg, ku identifikohen produkti, numri, data e autorizimit dhe përmbledhja e karakteristikave të produktit;

c) në rastin kur autorizimi i përmendur në shkronjën “b” të këtij neni, nuk është autorizimi i parë për hedhjen në treg të produktit,si një produkt për mbrojtjen e bimëve, të dhëna për produktin, për të cilin është lëshuar një autorizim i tillë, bazën ligjore, ku është mbështetur procedura e lëshimit të autorizimit, së bashku me një kopje të njoftimit të publikimit zyrtar të autorizimit ose, kur kjo është e pamundur, çdo dokument tjetër, që provon se autorizimi është lëshuar, datën e lëshimit të tij,si dhe produktin përtë cilin është lëshuar ai.

 

Neni 105

Paraqitja e aplikimit për certifikatë

Aplikimi për certifikatë duhet të depozitohet në DPPM.

Njoftimi i aplikimit për certifikatë duhet të publikohet nga DPPM­ja dhe duhet të përmbajë të dhënat e mëposhtme:

a) emrin dhe adresën e aplikantit;

b) numrin e patentës bazë;

c)titullin e shpikjes;

ç) numrin dhe datën e autorizimit për hedhjen e produktit në treg dhe produktin e identifikuar në këtë autorizim.

 

Neni 106

Dhënia e certifikatës ose refuzimi i aplikimit

Në rastin kur aplikimi për certifikatë dhe produkti, me të cilin ky aplikim ka lidhje, I plotësojnë kushtet e përcaktuara në këtë kre, DPPM­ja jep certifikatën përkatëse.

Në rastin kur aplikimi për certifikatë nuk i plotëson kushtet e përcaktuara në nenin 104 të këtij ligji, DPPM­ja i kërkon aplikantit të korrigjojë parregullsitë ose të kryejë pagesën, sipas rastit, brenda afatit të caktuar.

Nëse parregullsia nuk është korrigjuar ose pagesa nuk është kryer, sipas përcaktimit në pikën 2 të këtij neni, DPPM­ja refuzon aplikimin.

Neni 107

Publikimi i certifikatës

 

1. Njoftimi i dhënies së certifikatës publikohet nga DPPM­ja dhe duhet të përmbajë të dhënat e mëposhtme:

a) emrin dhe adresën e mbajtësit të certifikatës;

b) numrin e patentës bazë;

c)titullin e shpikjes;

ç) numrin dhe datën e autorizimit për hedhjen e produktit në treg dhe produktin e identifikuar në këtë autorizim;d) kohëzgjatjen e certifikatës.

2. Njoftimi i refuzimit të aplikimit për një certifikatë publikohet nga DPPM­ja dhe duhet të përmbajë të dhënat e parashikuara në pikën 2 të nenit 105 të këtij ligji.

Neni 108

Kohëzgjatja e certifikatës

1. Certifikata hyn në fuqi në fund të kohëzgjatjes së patentës bazë, parashikuar në ligj, për një periudhë të barabartë me periudhën, që ka kaluar nga data në të cilën është depozituar aplikimi, në datën e autorizimit të parë për hedhjen e produktit në treg, duke e zvogëluar me një periudhë prej pesë vjetësh.

2. Pavarësisht nga pika 1 e këtij neni, kohëzgjatja e certifikatës nuk mund të jetë më shumë se pesë vjet nga data, në të cilën ajo hyn në fuqi.

3. Për llogaritjen e kohëzgjatjes së certifikatës mund të merret parasysh edhe një autorizim provizor për hedhjen e parë në treg të produktit, por vetëm nëse ai ndiqet menjëherë nga një autorizim përfundimtar, i lëshuar përtë njëjtin produkt.

Neni 109

Mbarimi i afatittë certifikatës

 

1. Certifikatësi mbaron afati:

a) në fund të periudhëssë parashikuar në nenin 108 të këtij ligji;

b) kur mbajtësi i certifikatës heq dorë;

c) kur tarifa vjetore e caktuar nuk paguhet në kohë;

ç) kur produkti, që mbulohet nga certifikata, nuk mund të hidhet më në treg, pas heqjes dorë nga autorizimi i duhur për hedhjen e tij në treg. DPPM­ja mund të vendosë mbarimin e afatit të certifikatës me nismën e vet ose me kërkesën e një pale të tretë.

2. Nëse certifikatësi mbaron afati, në përputhje me shkronjat “b”, “c” e “ç” të pikës 1 të këtij neni, njoftimi për këtë publikohet nga DPPM­ja.

Neni 110

Pavlefshmëria e certifikatës

1. Certifikata është e pavlefshme kur:

a) është dhënë në kundërshtim me nenin 97 ose 99 të këtij ligji;

b) patentës bazë i ka mbaruar afati para se të përfundonte afati i parashikuar në ligj;

c) patenta bazë është shfuqizuar apo kufizuar në masën që produkti, për të cilin është dhënë certifikata, të mos mbrohet më nga pretendimet e patentës bazë ose pasi patentës bazë i ka përfunduar afati, apo ka arsye, të cilat justifikojnë një shfuqizim ose kufizim të certifikatës.

2. Çdo person mund të paraqesë një aplikim ose të kërkojë deklarimin e pavlefshëm të certifikatës pranë DPPM­së.

3. Nëse certifikatësi përfundon afati, atëherë njoftimi publikohet nga DPPM­ja.

 

Neni 111

Apelimet

Vendimet e DPPM­së, të marra sipas këtij kapitulli, janë të hapura ndaj të njëjtave apelime,si ato që parashikohen për vendimet e ngjashme, të marra për patentat.

 

PJESA III

DISENJOT INDUSTRIALE

KREU XVII

PËRKUFIZIMI, KUSHTET DHE E DREJTA E MBROJTJES

Neni 112

Përkufizimi dhe kushtet e mbrojtjes

1. Për qëllim të këtij ligji:

a) “Disenjo industriale” (në vijim “disenjo”), nënkupton karakteristikat e formës së jashtme të një produkti, në përgjithësi, aspekti ornamental ose estetik i një produkti, si një i tërë ose i pjesëve të tij, që i jep atij një pamje të veçantë dhe që nuk përjashtohet nga mbrojtja, sipas pikës 3 të këtij neni.

b) “Produkt” është çdo artikull, i prodhuar në mënyrë industriale apo artizanale, përfshirë ndër të tjera edhe pjesët, që synohen të bashkohen në një produkt kompleks, paketimin, paraqitjen estetike,simbolet grafike dhe printimet tipografike, por duke përjashtuar programet kompjuterike.

c) “Produkt kompleks” është një produkt, i cili është i përbërë nga komponentë të shumëfishtë, që mund të zëvendësohen, duke lejuarshpërbërjen dhe riformimin e produktit.

ç) Disenjot industriale mund të jenë dydimensionale, tridimensionale ose kombinimi I tyre.

2. Për të fituar mbrojtje, një disenjo duhet të jetë e re dhe të ketë karakter individual. Një disenjo e ndërthurur ose e aplikuar në një produkt, që është pjesë përbërëse e një produkti kompleks, mund të vlerësohet e re dhe të ketë karakterindividual në qoftë se:

a) Pjesa përbërëse, pasi ndërthuret me produktin kompleks, mbetet e dukshme gjatë përdorimit normal të këtij të fundit.

“Përdorim normal” do të thotë përdorimi nga konsumatorët, përjashtuar mirëmbajtjen, shërbimet ose punët riparuese.

b) Në masën, që këto tipare të dukshme të pjesës përbërëse i përmbushin, në vetvete, kërkesat e risisë dhe karakterin individual.

3. E drejta për disenjo nuk fitohet në rastse tiparet e shfaqjessë jashtme të një produkti:

a) Diktohen vetëm nga funksionimi i tij teknik;

b) Duhet të riprodhohen domosdoshmërisht në formën dhe përmasat e tyre të sakta, për të bërë të mundur që produkti, me të cilin është ndërthurur disenjoja, ose tek i cili disenjoja është aplikuar, të jetë i lidhur mekanikisht apo i vendosur në, përreth apo përkundrejt një produkti tjetër, në mënyrë që secili produkt të mund të kryejë funksionin e vet.

4. Pavarësisht nga sa parashikohet në shkronjën “b” të pikës 3 të këtij neni, e drejta për disenjo, sipas kushteve të përcaktuara në nenin 113 të këtij ligji, mund të fitohet kur disenjoja I shërben qëllimit, për të lejuar bashkimin e shumëfishtë ose lidhjen e produkteve, që alternohen në mënyrë të ndërsjellë në një sistem modular.

 

Neni 113

Risia dhe karakteri individual

Një disenjo përbën risi nëse ajo nuk është e njëjtë me një disenjo tjetërindustriale, e cila I është bërë e njohur publikut:

a) në rastin e një disenjoje të paregjistruar përpara datës, në të cilën disenjoja, që kërkohet të mbrohet, i bëhet për herë të parë e njohur publikut;

b) në rastin e një disenjoje të regjistruar përpara datës së depozitimit të aplikimit për regjistrimin e disenjos, e cila kërkohet të mbrohet ose, kur pretendohet për prioritet, përpara datës së prioritetit.Disenjot vlerësohen të njëjta, nëse karakteristikat e tyre ndryshojnë vetëm në hollësi të parëndësishme.

2. Një disenjo ka karakter individual, nëse përshtypja e përgjithshme, që ajo lë te një përdoruesi informuar, ndryshon nga përshtypja e përgjithshme, që lihet tek i njëjti përdorues nga çdo disenjo, e cila, nëpërmjet publikimit apo përdorimit publik, është bërë e njohur për publikun:

a) në rastin e një disenjoje të paregjistruar përpara datës në të cilën disenjoja, e cila kërkohet të mbrohet, i është bërë për herë të parë e njohur publikut;

b) në rastin e një disenjoje të regjistruar përpara datës së depozitimit të aplikimit për regjistrimin e disenjos, e cila kërkohet të mbrohet ose kur kërkohet prioritet, përpara datës së prioritetit; Në vlerësimin e karakterit individual të disenjos mbahet parasysh shkalla e lirisë në zhvillimin e saj.

3. Bërja publike e një disenjoje nuk do të merret parasysh në zbatim të pikave 1 e 2 të këtij neni nëse:

a) nuk do të kishte mundësi, në mënyrë të arsyeshme, të bëhej e njohur gjatë ushtrimit normal të biznesit te qarqet e specializuara, në sektorin përkatës, që funksionojnë brenda Republikës së Shqipërisë, përpara datës së depozitimit të aplikimit për regjistrim ose, kur pretendohet për prioritet, përpara datëssë prioritetit;

b) kur krijuesi i disenjos, zëvendësuesi i tij ligjor ose një person i tretë, si rezultat I informacionit të siguruar ose veprimit të kryer nga krijuesi apo zëvendësuesi i tij ligjor, e ka publikuar, apo e ka përdorur publikisht disenjon, brenda një periudhe prej 6 muajsh, përpara datës së depozitimit të aplikimit ose përpara datëssë prioritetit, kur pretendohet për prioritet.

4. Shkronja “b” e pikës 3 të këtij neni zbatohet edhe nëse disenjoja është bërë e njohur për publikun si pasojë e një shpërdorimi, kundër krijuesit ose zëvendësuesit të tij ligjor.

 

Neni 114

E drejta për mbrojtje

1. E drejta ekskluzive e pronësisë së një disenjoje i përket krijuesit ose zëvendësuesit të tij ligjor. Në rastse janë dy ose më shumë krijues, ata kanë të drejta të barabarta, përveç kur janë marrë vesh ndryshe në marrëveshjen ndërmjet tyre.

2. E drejta për mbrojtjen e një disenjoje i përket aplikantit, që ka depozituar një aplikim me datë më të hershme depozitimi ose, kur pretendohet për prioritet, me datë më të hershme prioriteti, nëse dy apo më shumë aplikime janë regjistruar nga persona të ndryshëm për të njëjtën disenjo, të krijuar në mënyrë të pavarur.

Neni 115

Refuzimi për shkaqe absolute

 

1. Një disenjo nuk mbrohet nëse:

a) nuk është në përputhje me kërkesat e përcaktuara në pikën 1 të nenit 112 të këtij ligji;

b) nuk është e re dhe nuk ka karakter individual, në përputhje me përcaktimin e bërë në pikën 2 të nenit 112 të këtij ligji;

c) diktohet ekskluzivisht nga funksioni i produktit ose nga qëllimi i tij për të qenë I lidhur me një produkt tjetër, apo për t’u vendosur në, përreth ose përkundrejt produktit tjetër, në përputhje me parashikimet e pikës 3 të nenit 112 të këtij ligji;

ç) bie ndesh me moralin ose rendin publik, përfshirë paraqitjen e pahijshme të personave të mirënjohur e të një rëndësie të veçantë për historinë ose trashëgiminë kulturore shqiptare;

d) përfaqëson një skemë abstrakte ose një plan teknik, pa përjashtuar shfaqjen e simboleve grafike ose të produkteve të tjera, që shprehin këto skema apo plane;

dh) përmban një stemë, flamur ose emblemë kombëtare, emrin ose shkurtimin e emrit tënjë vendi apo të një organizate ndërkombëtare, me përjashtim të rasteve kur një gjë e tillë lejohet nga autoritetetshtetërore përgjegjëse ose nga organizatat e sipërpërmendura.

2. Shkronja “ç” e pikës 1 të këtij neni nuk zbatohet kur personi i interesuar ose, nëse personi nuk është gjallë, kur autoriteti përgjegjësshtetëror ka dhënë pëlqimin për paraqitjen e tij.

 

Neni 116

Refuzimi për shkaqe relative

1. Një disenjo nuk mbrohet nëse:

a) shkel të drejtat e mëparshme të një disenjoje, që është bërë e njohur për publikun pas datës së depozitimit të aplikimit ose datës së prioritetit, kur pretendohet për prioritet dhe që mbrohet në Republikën e Shqipërisë nga një datë përpara datës së dhënë, nëpërmjet regjistrimit ose aplikimit për regjistrimin e disenjos;

b) aplikanti ose mbajtësi i së drejtës së disenjos, sipas nenit 114 të këtij ligji, nuk ka të drejta mbi të;

c) bie në kundërshtim me një të drejtë të mëparshme për një shenjë dalluese ose për një të drejtë tjetërtë pronësisë industriale;

ç) përbën përdorim të paautorizuartë një vepre të mbrojtur nga e drejta e autorit;

d) paraqet ose imiton pamjen e një individi, përfshirë emrin e tij, mbiemrin apo pamjen e jashtme;

dh) paraqet ose imiton pamjen e një personi që nuk është gjallë.

2. Në rastet e parashikuara në shkronjat “a” deri në “d” të pikës 1 të këtij neni, refuzimi I regjistrimit ose shfuqizimi i tij, kur disenjoja është e regjistruar, mund të kërkohet vetëm nga personi ose personat, të drejtat e të cilëve janë shkelur, ndërsa në rastin e shkronjës “dh” mund të kërkohet vetëm nga pasardhësit e personit, pamjet e të cilit përmbahen ose imitohen në disenjo.

3. Në rastin e parashikuar në shkronjën “b” të pikës 1 të këtij neni, personi, i cili, në bazë të nenit 114 të këtij ligji, ka të drejta mbi disenjon, mund të kërkojë, gjithashtu, të bëhet i njohur si mbajtësi ligjshëm i një disenjoje të regjistruar.

 

Neni 117

Disenjoja industriale, e krijuar me porosi ose nga një punëmarrës

1. Kur një disenjo është krijuar me porosi ose me kontratë pune, e drejta për mbrojtjen e saj i përket porositësit ose punëdhënësit, përveç kur parashikohet ndryshe në marrëveshje.

2. Kur një disenjo ka një vlerë ekonomike shumë më të madhe se ajo e parashikuar nga palët në kohën e nënshkrimit të kontratës, punëmarrësi ka të drejtën e një kompensimi të veçantë.

Në mungesë të marrëveshjes ndërmjet palëve,shuma e kompensimit përcaktohet nga gjykata.

3. Kur një punëmarrës, i cili, në bazë të kontratëssë punës, nuk është i detyruar të merret me veprimtari krijuese, krijon një disenjo, duke përdorur të dhëna ose mjete të tjera, që janë bërë të njohura ose të mundshme, nëpërmjet punësimit në fushën e veprimtarisë së punëdhënësit, e drejta për mbrojtjen e kësaj disenjoje i takon punëmarrësit, me përjashtim të rasteve kur, brenda 4 muajve nga data, në të cilën i është paraqitur raporti punëdhënësit,sipas pikës 4 të këtij neni ose, nga data kur punëdhënësi është njoftuar për disenjon në mënyra të tjera, cilado prej tyre është data më e hershme, punëdhënësi e njofton punëmarrësin me një deklaratë me shkrim, se është I interesuar për disenjon.

4. Punëmarrësi, që ka krijuar një disenjo, në përputhje me pikën 3 të këtij neni, duhet t’I paraqesë menjëherë punëdhënësit një deklaratë me shkrim për disenjon.

5. Nëse brenda periudhës së përcaktuar në pikën 3 të këtij neni, punëdhënësi bën një deklaratë me shkrim, duke shprehur interes për disenjon, e drejta për mbrojtjen e saj i takon punëdhënësit që nga fillimi, ndërsa punëmarrësi ka të drejtë të kompensohet, në varësi të pagës, të vlerës ekonomike të disenjos dhe të fitimit, që merr punëdhënësi nga disenjoja. Në mungesë tëmarrëveshjes ndërmjet palëve,shuma e kompensimit vendoset nga gjykata.

6. Çdo kontratë, që është më pak e favorshme për krijuesin sesa parashikohet në këtë nen, është e pavlefshme.

 

Neni 118

Emri i krijuesit

Në çdo publikim të DPPM­së për aplikimin ose për regjistrimin e një disenjoje, duhet të përmendet emri i krijuesit apo i krijuesve, përveçse kur krijuesi kërkon me shkrim që emri i tij të mos përmendet.

KREU XVIII

PROCEDURA EREGJISTRIMIT TË DISENJOVE INDUSTRIALE

Neni 119

Data e depozitimit

1. Data e depozitimit të aplikimit për regjistrimin e një disenjoje vlerësohet data kur DPPM­ja merr në dorëzimkërkesën, e cila përmban elementet e mëposhtme:

a) emrin dhe adresën e paraqitësit të aplikimit;

b) vizatimet e pamjes së përgjithshme të produktit, një skemë të përgatitur, projekte ose një model të produktit, nëse është e nevojshme përtë sqaruarthelbin e disenjos;

c) një treguestë produktit ose të produkteve, me të cilat disenjoja do të ndërthuret;

ç) një përshkrim të disenjos;

d) kur pretendohet për prioritet, data e depozitimit, numri i aplikimit, si dhe identiteti I zyrës, ku është depozituar aplikimi i mëparshëm;

dh)identitetin e krijuesit ose të krijuesve të disenjos.

2. Dy ose më shumë disenjo mund të jenë objekt i të njëjtit aplikim, me kusht që ato t’I përkasin së njëjtës klasë, në përputhje me klasifikimin ndërkombëtartë Locarnos.

3. Çdo aplikim i nënshtrohet pagesëssë tarifëssë caktuar.

4. Aplikimi për regjistrimin e një disenjoje, i depozituar pranë DPPM­së, mund të përmbajë një deklaratë, ku pretendohet për prioritet dhe të gëzojë një të drejtë prioriteti, kur ai është i njëjtë me një aplikim të mëparshëm e të rregullt kombëtar, të depozituar nga aplikanti ose zëvendësuesi i tij ligjor:

a) në bazë të legjislacionit kombëtar të njërit prejshteteve anëtare të Konventëssë Parisit;

b) në bazë të legjislacionit kombëtar të njërit prej shteteve anëtare të Organizatës Botërore të Tregtisë.

Aplikimi i depozituar pranë DPPM­së gëzon të drejtën e prioritetit nga data e depozitimit të aplikimit të mëparshëm, me kusht që kërkesa pranë DPPM­së të bëhet brenda një periudhe gjashtëmujore nga data e depozitimit të këtij aplikimi.

Aplikim i rregullt kombëtar quhet çdo aplikim, i cili ka plotësuar kërkesat e nevojshme, përtë marrë një datë depozitimi, pavarësishtse çfarë ka ndodhur më vonë me të. E drejta e prioritetit, e fituar si më sipër, sjell pasojë, që data e prioritetit të quhet si datë depozitimi e disenjossë regjistruar pranë DPPM­së.

5. Paraqitja e aplikimit për regjistrimin e një disenjoje, si dhe të gjitha procedurat e tjera përcaktohen në rregulloren përkatëse, në zbatim të këtij ligji.

 

Neni 120

E drejta për prioritetet nga ekspozitat ndërkombëtare

1. Për regjistrimin e një disenjoje, paraqitësi i një aplikimi, që ka ekspozuar një produktose produkte me këtë disenjo në një ekspozitë ndërkombëtare zyrtare, e paraqet aplikimin brenda gjashtë muajve nga data, kur produkti ose produktet e ofruara me këtë disenjo u paraqitën për herë të parë në ekspozitë. Në këtë rast, ai ka të drejtë që nga ajo datë të kërkojë të njëjtën prioritet, në përputhje me pikën 4 të nenit 119 të këtij ligji.

2. Certifikata e lëshuar nga autoritetet përgjegjëse të ekspozitës, e cila përmban datën e ekspozimit për herë të parë të disenjos,si dhe të dhëna për produktin ose produktet e ekspozuara, shërben si dëshmi për paraqitjen e ekspozitëssë produktit ose të produkteve.

 

Neni 121

Ekzaminimi i formaliteteve

1. DPPM­ja, brenda tre muajve nga data e marrjes së aplikimit për regjistrimin e një disenjoje, kryen një ekzaminim paraprak të aplikimit, për të parë nëse ai është në përputhje me kërkesat e nenit 119 të këtij ligji dhe, sipas procedurës përkatëse, vendos, gjithashtu, datën e depozitimit të aplikimit ose datën e prioritetit, në rastse është pretenduar për prioritet.

2. Kur DPPM­ja vëren se nuk janë përmbushur të gjitha kërkesat e nenit 119 të këtij ligji, i kërkon aplikantit t’i plotësojë ato brenda tre muajve nga data e njoftimit. Nëse aplikanti nuk e kryen plotësimin e kërkuar, DPPM­ja e refuzon aplikimin dhe njofton për këtë me shkrim aplikantin.

3. Periudha për paraqitjen e plotësimeve mund të zgjatet deri në një muaj shtesë, nëse aplikanti paraqet me shkrim kërkesën në bazë të shkaqeve të arsyeshme.

Neni 122

Publikimi i aplikimit

1. Kur aplikimi për regjistrimin e një disenjoje është depozituar në përputhje me kërkesat e këtij ligji, të dhënat për këtë aplikim publikohen në buletinin e DPPM­së.

2. Të dhënat, që publikohen në buletin, përcaktohen në rregulloren përkatëse.

3. Nëse, së bashku me aplikimin, paraqitet një kërkesë për shtyrjen e publikimit të disenjos së regjistruar ose të disenjove, për një periudhë deri në 12 muaj pas datës së depozitimit të aplikimit, DPPM­ja publikon të dhënat për pronarin e disenjos së regjistruar dhe, pas përfundimit të periudhës, publikon disenjon e regjistruar, përveç rastit kur aplikimi është tërhequr përpara përfundimit të periudhëssë shtyrjes.

 

Neni 123

Kundërshtimi ndaj një disenjoje

1. Kundërshtimi ndaj një disenjoje të publikuar depozitohet në DPPM, brenda një periudhe 3­mujore nga data e publikimit, kundrejt pagesëssë tarifës përkatëse, nga:

a) aplikanti i një disenjoje të depozituar më parë në DPPM, ose nga pronari i një disenjoje të regjistruar më parë, në përputhje me përcaktimin e shkronjës “a” të pikës 1 të nenit 116 të këtij ligji;

b) personi mbajtës i së drejtës për disenjon, në mbështetje të nenit 114 të këtij ligji, në rastin e parashikuar në shkronjën “b” të pikës 1 të nenit 116 të këtij ligji;

c) personi, i cili në kohën e depozitimit të aplikimit për regjistrimin e një disenjoje, është pronar i një shenje dalluese ose i një të drejte tjetër të pronësisë industriale, e cila është në konflikt me disenjon,sipasshkronjës “c” të pikës 1 të nenit 116 të këtij ligji;

ç) pronari ose mbajtësi i së drejtës së autorit për një vepër, përdorimi i paautorizuar i së cilës është bërë sipasshkronjës “ç” të pikës 1 të nenit 116 të këtij ligji;

d) personi, pamja e të cilit paraqitet ose imitohet nga disenjoja, sipas shkronjës “d” të pikës 1 të nenit 116 të këtij ligji;dh) pasardhësit e një personi të vdekur, pamja e të cilit paraqitet ose imitohet nga disenjoja, radhitur sipas afërsisë ndaj këtij personi, në bazë të shkronjës “dh” të pikës 1 të nenit 116 të këtij ligji.

2. Periudha për paraqitjen e kundërshtimit nuk mund të zgjatet përtej periudhës së parashikuar në pikën 1 të këtij neni.

3. DPPM­ja njofton me shkrim aplikantin e disenjos, ndaj së cilës është depozituar kundërshtimi.

4. Të dhënat për mënyrën dhe procedurat e depozitimit të kundërshtimit parashikohen në rregulloren përkatëse.

 

Neni 124

Shqyrtimi i kundërshtimit

1. Bordi i apelimit i DPPM­së shqyrton nëse kundërshtimi i depozituar është në përputhje me pikën 1 të nenit 123 të këtij ligji. Çdo palë ka të drejtë të marrë pjesë në procesin e shqyrtimit të kundërshtimit dhe të paraqesë argumentet e veta, me gojë ose me shkrim, brenda një periudhe kohe të caktuar nga bordi i apelimit.

2. Gjatë shqyrtimit, bordi i apelimit ka të drejtë t’u kërkojë palëve të paraqesin materiale dhe dokumente të tjera shtesë, brenda një periudhe të parashikuar, për këtë qëllim, në rregulloren përkatëse.

3. Bordi i apelimit shqyrton kundërshtimin, brenda një periudhe tremujore nga data e paraqitjes dhe njofton palët për vendimin e marrë.

4. Vendimi i bordit të apelimit për kundërshtimin mund të apelohet në gjykatë, brenda 30 ditëve nga data e marrjessë njoftimit të vendimit të bordit.

Neni 125

Regjistrimi i disenjos

1. DPPM­ja, brenda tre muajve nga miratimi i datës së depozitimit, ekzaminon nëse aplikimi është në përputhje me kërkesat e nenit 115 të këtij ligji.

2.Gjatë ekzaminimit, DPPM­ja ka të drejtë t’i kërkojë aplikantit materiale dhe dokumente shtesë, të cilat duhet të paraqiten brenda periudhës së përcaktuar në rregulloren përkatëse.

3. DPPM­ja, në përputhje me rezultatet e ekzaminimit, vendos nëse do ta regjistrojë apo refuzojë disenjon dhe njofton aplikantin. Kur vendimi është në favor të regjistrimit, aplikantit I kërkohet të paguajë tarifën e regjistrimit, pas periudhëstremujore nga data e publikimit.

4. DPPM­ja refuzon aplikimin për regjistrimin e një disenjoje, nëse nuk përmbushen kërkesat e parashikuara në nenin 115 të këtij ligji.

5. Pasi aplikanti paguan tarifën e regjistrimit, brenda periudhës së caktuar, DPPM­ja regjistron disenjon në regjistrin e disenjove dhe lëshon certifikatën e regjistrimit, brenda një periudhe tremujore nga data e kryerjessë pagesës.

6. Nëse aplikanti nuk e paguan tarifën e regjistrimit brenda periudhës së caktuar, DPPM­ ja e refuzon aplikimin përregjistrimin e disenjos.

7. Disenjoja e regjistruar publikohet në buletinin e DPPM­së.

8. Të dhënat për certifikatën e regjistrimit dhe për publikimin e disenjos parashikohen në rregulloren përkatëse.

9. E drejta ekskluzive për disenjon, sipas këtij ligji, fitohet me regjistrimin e saj nga DPPM­ja.

 

Neni 126

Ankimi kundër vendimit

1. Brenda një periudhe dymujore nga data e marrjes së njoftimit për refuzimin e aplikimit, sipas neneve 121 pika 2 dhe 125 pika 4 të këtij ligji, aplikanti ka të drejtë, kundrejt pagesëssë tarifës përkatëse, ta apelojë vendimin e DPPM­së në bordin e apelimit.

2. Bordi i apelimitshqyrton kërkesën për apelim, brenda një periudhe tremujore nga data e paraqitjessë tij dhe njofton apeluesin për vendimin e marrë.

3. Gjatë shqyrtimit, bordi i apelimit ka të drejtë t’i kërkojë apeluesit të vendimit të paraqesë materiale dhe dokumente të tjera shtesë, brenda një periudhe të parashikuar për këtë qëllim në rregulloren përkatëse.

4. Vendimi i bordit të apelimit për refuzimin, në përputhje me pikën 2 të nenit 121 të këtij ligji, është i formëssë prerë, ndërsa vendimi për refuzimin, në përputhje me pikën 4 të nenit 125 të këtij ligji, mund të kundërshtohet në gjykatë, brenda 30 ditëve nga data e marrjes së njoftimit për këtë vendim.

 

KREU XIX

EFEKTET EREGJISTRIMIT TË NJË DISENJOJE

Neni 127

Të drejtat që rrjedhin nga regjistrimi

1. Pronari i një disenjoje të regjistruar ka të drejtë të ndalojë persona të tretë të prodhojnë, importojnë, eksportojnë, të hedhin në treg, të furnizojnë, të shpërndajnë ose të mbajnë në ruajtje apo zotërim, për këto qëllime, çdo produkt që ka këtë disenjo.

2. Mbrojtja, që sigurohet nga një disenjo, përfshin çdo disenjo që nuk krijon një përshtypje të ndryshme, në tërësi, te përdoruesi i informuar. Në vlerësimin e fushës së mbrojtjes duhet të merret parasysh shkalla e lirisë së krijuesit në zhvillimin e disenjos.

3. Pika 1 e këtij neni nuk zbatohet nëse produktet në fjalë janë hedhur në treg nga vetë pronari ose me pëlqimin e tij, në territorin e Republikës së Shqipërisë apo edhe jashtë këtij territori, në përputhje me marrëveshjet dypalëshe ose shumëpalëshe, të nënshkruara nga Republika e Shqipërisë.

4. Të drejtat e fituara nga regjistrimi i një disenjoje nuk ushtrohen për:

a) veprimet e kryera privatisht ose për qëllime jotregtare;

b) veprimet e kryera për qëllime eksperimentale;

c) veprimet riprodhuese, për qëllime referuese apo mësimdhënieje, me kusht që të jenë në përputhje me praktikat e tregtisë së ndershme, të mos cenojnë, në mënyrë të padrejtë, përdorimin normal të disenjos,si dhe të përmendin origjinën e disenjos.

5. Gjithashtu, të drejtat, që sigurohen nga një disenjo e regjistruar, nuk ushtrohen për:

a) pajisjet e anijeve dhe të avionëve, të regjistruar në një vend tjetër, kur këto mjete kanë hyrë përkohësisht në territorin eRepublikëssë Shqipërisë;

b) importimin, në Republikën e Shqipërisë, të pjesëve të këmbimit dhe të aksesorëve të tjerë përriparimin e këtyre mjeteve;

c)riparimin e këtyre mjeteve;

ç) përdorimin, në përputhje me pikën 1 të këtij neni, të një pjese përbërëse të një produkti kompleks, për riparimin e këtij produkti, për rivendosjen e pamjes së tij origjinale, me kusht që konsumatorët të jenë informuar rregullisht për origjinën e kësaj pjese, për të bërë zgjedhjen e përshtatshme ndërmjet pjesëve konkurruese të ndërrimit.

Neni 128

Kohëzgjatja dhe ripërtëritja e regjistrimit

1. Regjistrimi i një disenjoje është i vlefshëm për 5 vjet, duke filluar nga data e depozitimit të aplikimit përregjistrimin e saj.

2. Regjistrimi mund të ripërtërihet, kundrejt një pagese të caktuar për një periudhë shtesë prej pesë vjetësh, deri në një periudhë prej 25 vjetësh, nga data e depozitimit të aplikimit për regjistrimin e disenjos.

3. Të dhënat, që duhet të jepen në kërkesën për ripërtëritjen e disenjos dhe procedurat për ripërtëritjen e saj parashikohen në rregulloren përkatëse.

Neni 129

Licencimi

1. Kontrata e licencës bëhet me shkrim dhe nënshkruhet nga palët kontraktore, në të kundërt ajo është e pavlefshme. Licenca mund të jetë ekskluzive ose joekskluzive. Pronari I disenjos mund të përdorë të drejtat, që rrjedhin nga regjistrimi i disenjos, kundër të licencuarit, që shkel kushtet e përcaktuara në kontratë, për kohëzgjatjen e saj, formën, në të cilën do të përdoret, listën e cilësinë e produkteve, që do të prodhojë i licencuari përtë cilat është dhënë licenca.

2. Kontrata e licencësregjistrohet në DPPM, në regjistrin e disenjove, kundrejt pagesëssë një tarife të caktuar. I licencuari ka të drejtë t’i drejtohet gjykatës për kontratën e licencës, vetëm pasi kontrata të jetë regjistruar në regjistrin e disenjove. I licencuari ka të drejtë të ngrejë padi në gjykatë dhe të kryejë çdo veprim tjetër, të njohur me ligj, kundër shkeljes së të drejtave mbi disenjon, vetëm me pëlqimin e licencuesit, përveç kur në kontratën e licencës është parashikuar ndryshe. Kur licenca është ekskluzive, i licencuari ka të drejtë të ngrejë padi në gjykatë dhe të kryejë çdo veprim tjetër, të njohur me ligj, kundër shkeljes së të drejtave mbi disenjon edhe pa pëlqimin e licencuesit, nëse ai, edhe pse është njoftuar nga i licencuari, nuk kryen asnjë veprim ligjor, të njohur me ligj, për mbrojtjen e disenjos, brenda një periudhe kohe të arsyeshme. I licencuari ka të drejtë të ndërhyjë për një padi të ngritur nga licencuesi kundër shkeljes së të drejtave mbi disenjon, kur ndërhyrja ka për qëllim shpërblimin e dëmit të pësuar prej tij nga shkelja e të drejtave.

3. Të dhënat për depozitimin e kërkesës dhe procedura për regjistrimin e kontratës së licencës parashikohen në rregulloren përkatëse, në zbatim të këtij ligji.

Neni 130

Ndryshimi i emrit dhe/ose adresës

1. DPPM­ja, me kërkesë të pronarit të disenjos, regjistron ndryshimet në emrin dhe/ose adresën e pronarit në regjistrin e disenjove, kundrejt pagesëssë tarifës përkatëse.

2. Të dhënat për depozitimin e kërkesës dhe procedura për regjistrimin e këtyre ndryshimeve parashikohen në rregulloren përkatëse.

Neni 131

Kalimi i pronësisë së disenjos

1. DPPM­ja regjistron në regjistrin e disenjove, me kërkesë të pronarit të disenjos ose të pronarit të ri të saj, transferimin e pronësisë së kësaj disenjoje, kundrejt pagesës së tarifës përkatëse.

2. Pronari i një disenjoje të regjistruar mund të transferojë të drejtat e tij mbi disenjon, plotësisht ose pjesërisht, nëpërmjet një marrëveshjeje, të nënshkruar nga të dyja palët, e cila depozitohet në DPPM.3. Të drejtat mbi disenjon mund të transferohen së bashku me veprimtarinë e biznesit ose pa e transferuar këtë të fundit.

4. Transferimi nuk ka efekt ligjor, nëse nuk regjistrohet në regjistrin e disenjove.

5. DPPM­ja refuzon regjistrimin në regjistër të një transferimi pronësie të kërkuar, në rast se dokumentacioni përkatës nuk paraqitet brenda afatit të caktuar.

6. Të dhënat për depozitimin e kërkesës dhe procedura për regjistrimin e ndryshimit të pronësisë parashikohen në rregulloren përkatëse.

 

KREU XX

USHTRIMI ITË DREJTAVE

Neni 132

Procedurat kundër shkeljessë të drejtave

1. Aplikanti, pronari i disenjos së regjistruar, personi i licencuar, përdoruesi i autorizuar ose çdo person tjetër, të cilëve u shkelen të drejtat e parashikuara në dispozitat e këtij ligji, kanë të drejtë të ngrenë padi në gjykatë kundër kësajshkeljeje.

2. Çdo përdorim, kufizim, imitim ose bashkëshoqërim i paautorizuar, që bie në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji, përbën shkelje të së drejtëssë disenjossë regjistruar ose të disenjos, për të cilën është paraqitur një aplikim përregjistrim,sipas këtij ligji.

3. Personat e përmendur në pikën 1 të këtij neni, kanë të drejtë t’i drejtohen gjykatës kundër çdo personi, që shkel të drejtat e tyre, për të kërkuar:

a) ndalimin e veprimeve të tjera, në shkelje të të drejtave;

b) heqjen ose bllokimin e objekteve, që përbëjnë shkelje të të drejtave nga qarkullimi civil ose, nëse nuk ka rrugë tjetër,shkatërrimin e këtyre objekteve;

c) heqjen ose bllokimin e mjeteve të përdorura ekskluzivisht ose pothuajse ekskluzivisht për krijimin apo prodhimin e produkteve, që përbëjnë shkelje ose, nëse nuk ka rrugë tjetër, shkatërrimin e tyre;

ç) publikimin e vendimit përfundimtar të gjykatës në median publike, me shpenzimet e personit që ka kryershkeljen,sipas mënyrëssë parashikuar nga gjykata.

4. Kur shkelësi është përgjegjës për të gjitha dëmet, që i janë shkaktuar paditësit, gjykata, në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi, vendos masën e dëmshpërblimit, përveç kur është parashikuar ndryshe dhe,sipasrastit, mund:

a) të marrë parasysh të gjitha aspektet përkatëse,si pasojat negative ekonomike, përfshirë fitimin e munguar, që ka pësuar pala e dëmtuar, çdo fitim të padrejtë, të realizuar nga shkelësi, si dhe elemente të tjera, përveç faktorëve ekonomikë, dëmi moral, që i është shkaktuar mbajtësit së të drejtave nga shkelja;

b) të vendosë kompensimin e dëmeve me shuma të menjëhershme, në bazë të elementeve,sishuma e të ardhurave ose e tarifave, që do të siguroheshin apo merreshin, në rastse shkelësi do të kishte kërkuar autorizim për përdorimin e së drejtës së pronësisë intelektuale në fjalë.

5. Padia kundërshkeljessë të drejtave duhet të depozitohet në gjykatë, brenda tre vjetëve nga data kur paditësi merr dijeni përshkeljen dhe shkelësin.

 

Neni 133

Edrejta e informacionit

1. Gjatë procesit të shqyrtimit të një shkeljeje të të drejtave mbi një disenjo, i nisur në bazë të një kërkese, të justifikuar e proporcionale të kërkuesit, gjykata mund të urdhërojë që informacioni për origjinën dhe rrjetin shpërndarëstë mallrave që cenojnë disenjon, të jepet ose të sigurohet nga shkelësi dhe/ose nga çdo person tjetër, përtë cilin:a) është konstatuar se zotëron mallra, që cenojnë disenjon, në kuptim të këtij ligji, në shkallë tregtare;

b) është konstatuar se ofron shërbime të përdorura në veprimtaritë cenuese, në shkallë tregtare;

c) tregohet nga personi, që përmendet në shkronjën “a” ose “b” të kësaj pike, se është përfshirë në prodhimin, përgatitjen apo shpërndarjen e mallrave ose në kryerjen e shërbimeve.

2. Informacioni i përmendur në pikën 1 të këtij neni,sipasrastit, përmban:

a) emrat dhe adresat e prodhuesve, të fabrikuesve, shpërndarësve, furnizuesve dhe mbajtësve të tjerë të mëparshëm të mallrave dhe shërbimeve,si dhe të tregtuesve me shumicë dhe pakicë;

b) të dhëna përsasitë e prodhuara, të fabrikuara, të shpërndara, të marra ose të porositura, si dhe çmimet e marra për mallrat ose shërbimet në fjalë.

3. Pikat 1 e 2 të këtij neni nuk zbatohen nëse:

a) në bazë të informacionit të paraqitur për administrim, gjykata ka arsye të besojë se e drejta përinformacion është shpërdoruar;

b) informacioni i kërkuar do ta detyronte personin e përmendur në pikën 1 të këtij neni të pranonte pjesëmarrjen e tij ose të të afërmve të ngushtë të tij në shkeljen e së drejtëssë disenjos; bërja e ditur ose publike e informacionit nuk mund të kërkohet për shkak të rregullave, që mbrojnë konfidencialitetin e burimeve informuese ose përpunimin e të dhënave personale.

 

Neni 134

Provat

1. Me kërkesë të palës, që ka paraqitur prova të mjaftueshme për të mbështetur pretendimet dhe, për t’i bazuar pretendimet, ka përcaktuar edhe prova të tjera, që janë në zotërim të palës kundërshtare, gjykata mund të urdhërojë që pala kundërshtare t’i depozitojë këto prova me kusht që të mbrohet informacioni konfidencial.

2. Sipas të njëjtave kushte, në rastin e një shkeljeje të kryer në shkallë tregtare, gjykata, me kërkesë të njërës palë, mund të urdhërojë, sipas rastit, paraqitjen e dokumenteve bankare, financiare ose tregtare, që janë në zotërim të palës kundërshtare, me kusht që të mbrohet informacioni konfidencial.

 

Neni 135

Masat e përkohshme

1. Gjykata, me kërkesën e personit të interesuar, urdhëron marrjen e masave të përkohshme kur ai:

a) është pronar,sipas parashikimit të këtij ligji dhe gëzon të drejtat e përcaktuara në nenin 127 të këtij ligji;

b) depoziton dokumente, që i japin mundësi gjykatës për të vendosur nëse është shkelur e drejta e tij, ose ka shumë të ngjarë që shkelja të ndodhë;

c) kërkon që masat të merren pa vonesë, pas konstatimit të shkeljessë pretenduar.

2. Me marrjen e masave të përkohshme, gjykata:

a) ndalon shkeljet e pritshme ose shkeljet që kanë filluartë kryhen;

b) ndalon hyrjen e mallrave në qarkullimin civil;

c) urdhëron ruajtjen e provave të rëndësishme për shkeljen e pretenduar, me kusht që të mbrohet informacioni konfidencial. Masa të tilla mund të përfshijnë përshkrimin e hollësishëm, me ose pa marrjen e mostrave, ose bllokimin fizik të mallrave, që përbëjnë shkelje dhe, sipas rastit, të materialeve dhe të mjeteve të përdorura në prodhimin dhe/ose shpërndarjen e këtyre mallrave dhe të dokumenteve të lidhura me to;

ç) konfiskon, nxjerr jashtë qarkullimit ose vë nën kontroll, për periudhën e vazhdimit tëprocesit gjyqësor, objektet që përbëjnë shkelje të të drejtave, sipas këtij ligji, ose mjetet e përdorura, kryesisht, për prodhimin e këtyre objekteve;

d) urdhëron, në rastin e një shkeljeje të kryer në shkallë tregtare dhe kur pala e dëmtuar demonstron rrethana të tilla, që mund të rrezikojnë riparimin e dëmeve, bllokimin e përkohshëm të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të shkelësit të pretenduar, përfshirë edhe bllokimin e llogarive të tij bankare, si dhe të aseteve të tjera. Për këtë qëllim, gjykata mund të urdhërojë paraqitjen e dokumenteve bankare, financiare apo tregtare, ose shfrytëzimin e mundësive të tjera, të përshtatshme përtë zotëruarinformacionin përkatës.

3. Gjykata vendos për marrjen e këtyre masave të përkohshme, pa dëgjuar palën tjetër, veçanërisht kur vonesa mund t’i shkaktojë dëme të pariparueshme mbajtësit të së drejtës ose kur prova mund të shkatërrohet. Pala, kundër së cilës është vendosur masa, njoftohet menjëherë por jo më vonë se menjëherë pas ekzekutimit të tyre. Rishikimi, përfshirë të drejtën për t’u dëgjuar, bëhet me kërkesë të palës, kundër së cilës është marrë masa, për të vendosur, brenda një kohe të arsyeshme, pas njoftimit, nëse masat duhet të ndryshohen, revokohen ose të konfirmohen.

4. Gjykata, kur vendos marrjen e masave të përkohshme, cakton një afat, brenda të cilit personi, që i ka kërkuar këto masa, duhet të ngrejë padi, në përputhje me nenin 132 të këtij ligji. Afati fillon nga data e marrjes së masave të përkohshme dhe mbaron jo më vonë se 15 ditë pas kësaj date.

5. Masat e përkohshme, të përmendura në shkronjat “a” e “b” të pikës 2 të këtij neni, mund të vendosen kundërshkelësit të pretenduar të të drejtave të disenjos,si dhe,sipastë njëjtave kushte, kundër një ndërmjetësi,shërbimet e të cilit përdoren nga një palë e tretë, për të shkelur të drejtat e disenjos.

6. Marrja e këtyre masave të përkohshme kushtëzohet me depozitimin nga paditësi të një garancie të përshtatshme ose të një sigurimi tjetër, të barasvlershëm me të, që synon kompensimin e çdo dëmi, që ishkaktohet palës kundërshtare.

 

Neni 136

Masat në kufirin e vendit dhe në tregun e brendshëm

1. Nëse pronari i disenjos së regjistruar ose mbajtësi i së drejtës së disenjos, sipas kuptimit të këtij ligji, paraqet një kërkesë­ankesë për mallrat e importuara në Republikën e Shqipërisë ose për mallrat e tjera brenda tregut, të cilat cenojnë të drejtat e tij, të parashikuara në këtë ligj, autoritetet doganore ose struktura përgjegjëse për mbikëqyrjen e tregut,sipasrastit, janë të detyruara të bëjnë verifikimet përkatëse dhe, në bazë të përfundimeve të nxjerra, të vendosin bllokimin e zhdoganimeve ose heqjen e tyre nga tregu, si dhe vendosjen e tyre në një vend të sigurt, përveç kur importuesi apo tregtari ka dokumente origjinale për produktet, objekte të kërkesë­ankesës.

2. Pronari i disenjos së regjistruar ose mbajtësi i së drejtës së disenjos, sipas kuptimit të këtij ligji, detyrohet të vendosë një garanci për dëmet, që mund të shkaktohen nga marrja e masave të përmendura në pikën 1 të këtij neni.

3. Autoritetet doganore ose struktura përgjegjëse për mbikëqyrjen e tregut njoftojnë menjëherë importuesin, marrësin e mallrave ose tregtarin për masat e marra.

4. Autoritetet doganore ose struktura përgjegjëse për mbikëqyrjen e tregut ndërpresin masat e marra, sipas pikës 1 të këtij neni, nëse pronari i disenjos së regjistruar ose mbajtësi i së drejtës së disenjos, sipas kuptimit të këtij ligji, nuk ngrenë padi në gjykatë për shkeljen e të drejtave të tyre, brenda 20 ditëve (ditë pune) nga data e njoftimit të marrjes së masave nga këto autoritete ose struktura.

KREU XXI

HEQJA DORË DHE SHFUQIZIMI

Neni 137

Heqja dorë nga një disenjo

1. Për të hequr dorë nga regjistrimi, pronari i disenjos duhet t’i paraqesë DPPM­së një deklaratë me shkrim, të shoqëruar me autorizimin e përfaqësimit dhe dokumentin, që vërteton kryerjen e pagesëssë tarifës përkatëse. Heqja dorë nga disenjoja e regjistruar hyn në fuqi në datën kur është depozituar kërkesa pranë DPPM­së. Nëse regjistrimi është bërë për një grup disenjosh të ndara, heqja dorë mund të bëhet përtë gjitha ose për disa prej tyre.

2. DPPM­ja regjistron heqjen dorë nga disenjoja në regjistrin e disenjove dhe e publikon atë. Nëse për disenjon, për të cilën kërkohet dorëheqja, është regjistruar një kontratë licence, dorëheqja regjistrohet nga DPPM­ja vetëm pasi pronari i disenjos provon se i licencuari është në dijeni për këtë veprim. Nëse për disenjon, për të cilën kërkohet dorëheqja, ka filluar një procedurë gjyqësore për të drejtën për mbrojtjen e saj, parashikuar në nenin 114 të këtij ligji, dorëheqja nuk mund të regjistrohet nga DPPM­ja pa miratimin e paditësit.

 

Neni 138

Shfuqizimi i disenjos

1. Me kërkesë të një personi të interesuar, gjykata mund të shfuqizojë një disenjo të regjistruar, nëse ajo nuk i përmbush kushtet për t’u mbrojtur, në përputhje me nenet 115 e 116 të këtij ligji. Megjithatë, disenjoja e regjistruar mund të mbahet në një formë të ndryshuar, nëse në atë formë ajo i përmbush kërkesat për mbrojtje dhe identiteti isajruhet.

2. Çdo disenjo e regjistruar që shfuqizohet, zhvlerësohet nga data e depozitimit të saj.

3. Shfuqizimi i një disenjoje të regjistruar nuk mund të bëhet pa u thirrur në gjykim pronari isaj. Gjykata njofton DPPM­në për vendimin e shfuqizimit të disenjos.

4. DPPM­ja regjistron vendimin gjyqësor në regjistrin e disenjove.

5. E drejta e disenjos mund të deklarohet e pavlefshme edhe pasi ka mbaruar afati I disenjos ose është dhënë heqja dorë prejsaj.

KREU XXII

MARRËVESHJET NDËRKOMBËTARE

Neni 139

Kërkesatsipas Marrëveshjessë Hagës

1. Aplikimet për regjistrimin ndërkombëtar të një disenjoje depozitohen në Zyrën Ndërkombëtare të Pronësisë Industriale, në përputhje me Marrëveshjen e Hagës “Mbiregjistrimin ndërkombëtar të disenjove industriale” datë 28 nëntor 1960, plotësuar më 14 korrik 1967 dhe ndryshuar më 28 shtator 1979 dhe me rregullat e nxjerra në zbatim të saj.

2. Në përputhje me nenin 8 të Marrëveshje së Hagës, dispozitat e këtij ligji, për mbrojtjen e një disenjoje nëRepublikën e Shqipërisë, zbatohen mutatis mutandis.

 

PJESA IV

MARKAT TREGTARE DHE TË SHËRBIMIT

KREU XXIII

KUSHTET DHE E DREJTA PËR MBROJTJEN

Neni 140

Shenjat që përbëjnë markë

1. Çdo shenjë ose kombinim shenjash, që paraqitet grafikisht dhe që shërben për të dalluar mallrat apo shërbimet e një personi fizik ose juridik, nga ato të një personi tjetër fizik ose juridik, është markë që përfaqëson ato mallra ose shërbime, me kusht që të përmbushen kërkesat e neneve 141 deri në 143 të këtij ligji (në vijim do të quhet “markë”).

2. Përbëjnë marka shenjat e mëposhtme:

a)fjalët, përfshirë emrat personalë,shkronjat, numrat,shkurtimet;

b)shenjat figurative, përfshirë vizatimet;

c)format dy ose tredimensionale, format e mallrave dhe/ose ambalazhimi i tyre;

ç) kombinimet e ngjyrave e të dritë­hijeve,si dhe ngjyrat në vetvete;

d) çdo kombinim ishenjave, të përmendura nga shkronjat “a” deri në “ç” të kësaj pike.

3. Markat regjistrohen vetëm nëse ato mund të paraqiten grafikisht. Kjo lidhet veçanërisht me lloje të veçanta markash,si zëri dhe sinjalet e dritës, por jo vetëm me këto.

 

Neni 141

Karakteri dallues

1. Një shenjë ka karakter dallues, nëse nëpërmjet saj përdoruesi i zakonshëm dallon një numër mallrash dhe shërbimesh specifike, nga një tjetër numër mallrash dhe shërbimesh, të njëjta me të parat, e lidhur, përkatësisht, me origjinën tregtare të tyre.

2. Karakteri dalluesi një shenje vlerësohet në lidhje të ngushtë me mallrat dhe shërbimet, të cilatshenja ka për qëllim t’i dallojë.

 

Neni 142

Refuzimi për shkaqe absolute

1. Një shenjë nuk regjistrohetsi markë nëse:

a) nuk ka karakter dallues;

b) përbëhet ekskluzivisht nga elemente ose tregues, që shërbejnë në treg për të treguar llojin, cilësinë, sasinë, qëllimin, vlerën, origjinën gjeografike ose kohën e prodhimit të mallrave apo të kryerjes së shërbimeve, ose për të treguar karakteristika të tjera të mallrave apo të shërbimeve;

c) përbëhet ekskluzivisht nga elemente ose tregues, që janë bërë të zakonshëm në gjuhën e përditshme apo që janë kthyer në praktika tregtare;

ç) përbëhet nga forma ose vija, të imponuara nga vetë natyra e mallrave apo e shërbimeve dhe/ose forma apo linja thelbësore, përtë përmbushur një rezultat teknik;

d) përbëhet nga forma, që u japin mallrave një vlerë thelbësore;

dh) përbëhet nga elemente, që cenojnë interesin publik ose që bien në kundërshtim me vlerat morale apo rendin publik;

e) përbëhet nga elemente, që kanë prirje të çorientojnë publikun për natyrën, cilësinë, origjinën gjeografike të mallrave dhe/ose shërbimeve, që ato kanë për qëllim të dallojnë;

ë) përbëhet nga tregues gjeografikë, për verërat ose pijet alkoolike, që nuk e kanë origjinën gjeografike nga vendet, që tregohen në këta tregues, edhe nëse tregohet origjina e vërtetë e produkteve, ose treguesit gjeografikë janë përkthyer apo shoqëruar me shprehje të tilla, si “lloji” “tipi” “stili” “imitimi” ose shprehje të ngjashme;

f) përbëhet nga emra, portrete, pseudonime personale, të mirënjohura në Republikën e Shqipërisë, për përdorimin e të cilave nuk është dhënë autorizim nga vetë personi ose pasardhësi I tij;

g) përbëhet nga:

i) emra shtetesh (të plotë ose të shkurtuar);

ii) emblema shtetërore, medalje, urdhra nderi;iii) vula dhe shenja zyrtare të miratuara nga vendi;

iv) emblemat e organizatave të njohura ndërkombëtare ose shkurtimet e tyre;

v)simboletfetare;

vi) flamujt kombëtarë;

gj) përbëhet nga elemente, që bien në kundërshtim me nenin 6 bistë Konventëssë Parisit.

2. Një shenjë nuk përjashtohet nga regjistrimi si markë, në përputhje me shkronjat “a”, “b” e “c” të pikës 1 të këtij neni, në qoftë se marka, objektshqyrtimi, ka fituar karakter dallues në procesin e përdorimit përpara datëssë aplikimit.

 

Neni 143

Refuzimi për shkaqe relative

 

1. Marka nuk mund të mbrohet nëse përdorimi i saj bie në kundërshtim me të drejtat e mëparshme.

2. Marka nuk mund të regjistrohet ose, nëse është regjistruar, ajo duhet të deklarohet e pavlefshme kur:

a) është e njëjtë me një markë të mëparshme dhe mallrat e shërbimet, për të cilat është aplikuar ose regjistruar ajo, janë identike me mallrat ose shërbimet, për të cilat është mbrojtur marka e mëparshme;

b) është e njëjtë ose e ngjashme me një markë të mëparshme, e cila mbrohet për mallra apo shërbime identike ose të ngjashme dhe kur, përshkak të njëllojshmërisë ose të ngjashmërisë, ekziston mundësia e shkaktimit të konfuzionit te publiku, ku përfshihet edhe mundësia e bashkëlidhjes me markën e mëparshme;

c) është e njëjtë ose e ngjashme me një markë të mëparshme, edhe kur është për t’u regjistruar ose është regjistruar për mallra apo shërbime, që nuk janë të ngjashme me ato, për të cilat është regjistruar marka e mëparshme, kur marka e mëparshme ka një reputacion në Republikën e Shqipërisë dhe përdorimi ose regjistrimi i markës në fjalë, pa shkak të arsyeshëm, fiton prioritet të padrejtë ose dëmton natyrën dalluese apo emrin e mirë të markëssë mëparshme.

3. Marka nuk mund të regjistrohet ose, nëse është regjistruar, ajo deklarohet e pavlefshme, nëse cenon të drejtat e mëparshme, të fituara,si:

a) të drejtën e emrit tregtar, me kusht që ky emër ose pjesa thelbësore e tij të jetë e njëjtë apo e ngjashme me markën, që kërkohet të regjistrohet, dhe që pronari i emrit tregtar të prodhojë apo të sigurojë përkatësisht mallra ose shërbime, të njëjta ose të ngjashme me ato të markës, që kërkohet të regjistrohet;

b)të drejtën e një personi, emri, mbiemri ose pamja e jashtme e të cilit është e njëjtë ose e ngjashme me markën, që kërkohet të regjistrohet;

c) të drejtat e pronësisë industriale, përfshirë emrat e varieteteve të mbrojtura, bimore dhe/ose shtazore dhe të treguesve gjeografikë;

ç)të drejtat e autorit të një vepre ose të një pjese të saj, me kusht që ajo të jetë e njëjtë ose e ngjashme me markën, që kërkohet të mbrohet.

4. Marka nuk mbrohet, nëse është e njëjtë ose e ngjashme me një markë të regjistruar, për mallra apo shërbime të njëjta ose të ngjashme dhe nëse vlefshmëria e saj ka mbaruar përshkak të mbarimit të afatit të mbrojtjes, për një periudhë gjashtëmujore nga mbarimi i këtij afati.

5. Markë e mëparshme, në kuptim të pikës 2 të këtij neni, vlerësohet:

a) marka, me një datë aplikimi për regjistrim më të hershme sesa data e aplikimit për regjistrim e një marke tjetër tregtare, duke pasur parasysh, kur është rasti, pretendimin për prioritet për atë markë,sipas nenit 147 të këtij ligji;

b) marka, që është regjistruar më parë, nëpërmjet një marrëveshjeje ndërkombëtare, në të cilën Republika e Shqipërisë është palë;

c) aplikimi për një markë, sipas përcaktimit të shkronjave “a” e “b” të kësaj pike, në varësi të regjistrimit të tyre;ç) marka, e cila, në datën e aplikimit për regjistrim, ose në datën e prioritetit, në rastet kur pretendohet për prioritet, është e mirënjohur në Republikën e Shqipërisë, në kuptim të nenit 6 bis të Konventës së Parisit, te publiku i sektorit përkatës, si rezultat i përdorimit, përfaqësimit, publikimit ose reklamimit, në përputhje me parashikimet e DPPM­së dhe të autoriteteve ndërkombëtare.

 

Neni 144

E drejta për markë

E drejta ekskluzive për markat, sipas këtij ligji, fitohet nëpërmjet regjistrimit të tyre në DPPM.

 

KREU XXIV

PROCEDURAT EREGJISTRIMIT TË MARKËS

Neni 145

Përmbajtja e kërkesës

1. Kërkesa për të fituar të drejtën mbi një markë mund të bëhet nga një person fizik ose juridik.

2. Për çdo shenjë, për të cilën kërkohet mbrojtja si markë, duhet të bëhet kërkesë e veçantë.

3. Kërkesa për të regjistruar një markë përmban një ose disa klasa mallrash dhe/ose shërbimesh.

4. Kërkesa përregjistrimin e një marke përmban elementet e mëposhtme:

a) emrin dhe adresën e aplikantit;

b) përfaqësimin (pamjen) e markës, përtë cilën kërkohet regjistrimi;

c) listën e mallrave dhe/ose të shërbimeve, për të cilat kërkohet regjistrimi, në përputhje me klasifikimin ndërkombëtar për mallrat dhe shërbimet;

ç) deklaratën e prioritetit, nëse pretendohet një gjë e tillë;

d) dokumentin, që vërteton pagesën e tarifëssë caktuar për depozitimin.

5. Elementet e tjera dhe procedurat e aplikimit parashikohen në rregulloren përkatëse.

 

Neni 146

Data e depozitimit

1. Data e depozitimit të aplikimit për regjistrimin e një marke është data kur DPPM­ja merr në dorëzim kërkesën me elementet e parashikuara në nenin 145 të këtij ligji.

2. Nëse aplikimi nuk përmban këto elemente, aplikanti njoftohet t’i plotësojë ato brenda një periudhe tremujore nga data e njoftimit.

3. Nëse aplikanti kryen plotësimet e kërkuara dhe korrigjimet e nevojshme, brenda periudhës së caktuar në pikën 2 të këtij neni, DPPM­ja depoziton kërkesën. Data kur DPPM­ja merr aplikimin e plotësuar dhe të korrigjuar,sipas kërkesave të nenit 145 të këtij ligji, quhet data e depozitimit.

4. Nëse aplikanti nuk i kryen plotësimet dhe korrigjimet e kërkuara, brenda periudhës së përcaktuar në pikën 2 të këtij neni, kërkesa refuzohet.

Neni 147

E drejta për prioritet

1. Aplikimi për regjistrimin e një marke, i depozituar pranë DPPM­së, mund të përmbajënjë deklaratë, ku kërkohet prioritet dhe të gëzojë një të drejtë prioriteti, kur ai është i njëjtë me një aplikim të mëparshëm e të rregullt kombëtar, të depozituar për të njëjtën markë dhe për të njëjtat mallra dhe/ose shërbime nga aplikanti ose zëvendësuesi i tij ligjor, në bazë të:

legjislacionit kombëtartë njërit prejshteteve anëtare të Konventëssë Parisit;

legjislacionit kombëtartë njërit prejshteteve anëtare të Organizatës Botërore të Tregtisë.

Aplikim i rregullt kombëtar, quhet çdo aplikim, i cili ka plotësuar kërkesat e nevojshme, përtë marrë një datë depozitimi, pavarësishtse çfarë ka ndodhur më vonë me të.

2. Aplikimi i depozituarsipas pikës 1 të këtij neni, gëzon të drejtën e prioritetit nga data e depozitimit të aplikimit të parë, me kusht që kërkesa pranë DPPM­së të bëhet brenda një periudhe gjashtëmujore nga data e depozitimit të aplikimit të parë. E drejta e prioritetit, e fituarsi më sipër, sjell si pasojë që data e prioritetit quhet si datë depozitimi e aplikimit për regjistrimin e markës pranë DPPM­së, me qëllim përtë përcaktuarse cili aplikim gëzon një të drejtë të mëparshme.

3. Aplikanti, i cilisynon të përdorë të drejtën e prioritetit, në përputhje me pikën 2 të këtij neni, paraqet në DPPM të gjithë informacionin për aplikimin e parë (datën, vendin dhe numrin e aplikimit të parë) dhe, brenda një periudhe tremujore nga data e paraqitjessë kërkesës, depoziton në DPPM një kopje të aplikimit të parë dhe përkthimin e tij në shqip.

 

Neni 148

E drejta për prioritet nga ekspozitat ndërkombëtare

1. Personi që ka ekspozuar mallrat dhe/ose shërbimet, me një shenjë të caktuar, në një ekspozitë të njohur në Republikën e Shqipërisë ose në një vend tjetër, që është anëtar i Konventës së Parisit, brenda gjashtë muajve mund të aplikojë për regjistrimin e markës, duke kërkuarsi datë prioriteti datën e ekspozimit të mallrave dhe/ose shërbimeve në ekspozitë.

2. Kërkesa e përmendur në pikën 1 të këtij neni shoqërohet me një certifikatë të lëshuar nga autoritetet përkatëse të shtetit anëtar të Konventës së Parisit dhe një dokument, ku përcaktohen lloji i ekspozitës ose i panairit, vendi i organizimit, data e hapjes dhe e mbylljes, si dhe dita e parë e ekspozimit të produkteve dhe/ose shërbimeve, të përcaktuara në kërkesën për regjistrimin e markës.

 

Neni 149

Ndarja e kërkesësfillestare

1. Me kërkesë të aplikantit, çdo aplikim fillestar, që u referohet mallrave ose shërbimeve të ndryshme, mund të ndahet në dy ose më shumë kërkesa.

2. Kërkesat e ndara mbajnë datën e depozitimit të kërkesës fillestare dhe gëzojnë të drejtën e prioritetit, nëse aplikimi fillestar e gëzon këtë të drejtë.

3. Kërkesa për ndarjen e një aplikimi mund të bëhet para se të merret vendimi për regjistrimin e markës.

4. Për çdo ndarje të një kërkese paguhet një tarifë e caktuar.

 

Neni 150

Ekzaminimi i formaliteteve

1. DPPM­ja ekzaminon kërkesat për regjistrimin e markave, sipas numrit rendor të paraqitjessë tyre.

2. Një kërkesë ekzaminohet jashtë radhës, jo sipas përcaktimit të pikës 1 të këtij neni,

kur:

a) depozitohet një kërkesë përregjistrim ndërkombëtartë markës;

b) ekziston një konflikt përshkeljen e të drejtave të markës.

3. Në rastin e parashikuar në shkronjën “b” të pikës 2 të këtij neni, aplikanti paraqet njëkërkesë që të procedohet menjëherë dhe paguan tarifën përkatëse.

4.DPPM­ja, brenda tre muajve nga data e marrjes së aplikimit, ekzaminon nëse aplikimi është në përputhje me kërkesat e nenit 145 të këtij ligji dhe rregulloren përkatëse.

5. Nëse DPPM­ja vëren se nuk janë përmbushurtë gjitha kërkesat e nenit 145 të këtij ligji dhe të rregullores, dalë në zbatim të tij, njofton aplikantin për të bërë plotësimet brenda tre muajve nga data e njoftimit. Kur aplikanti nuk kryen plotësimet e kërkuara brenda kohës së caktuar, DPPM­ja refuzon aplikimin për regjistrimin e markës.

6. Periudha për paraqitjen e plotësimeve mund të zgjatet deri në një muaj shtesë, nëse aplikanti paraqet, me shkrim, një kërkesë, bazuar në shkaqe të arsyeshme.

7. Nëse aplikanti i kryen plotësimet e kërkuara brenda periudhës së parashikuar, bëhet depozitimi i aplikimit për regjistrimin e markës.

 

Neni 151

Publikimi i aplikimit

1. Nëse aplikimi për regjistrimin e një marke është depozituar në përputhje me kërkesat e këtij ligji, të dhënat e aplikimit botohen në buletinin e DPPM­së.

2. Të dhënat e aplikimit, që botohen në buletinin e DPPM­së, parashikohen në rregulloren përkatëse.

Neni 152

Kundërshtimi ndaj një marke

 

1. Kundërshtimi ndaj një marke të publikuar depozitohet në DPPM brenda një periudhe tremujore nga data e publikimit, kundrejt pagesëssë tarifës përkatëse, nga:

a) aplikanti i një marke të mëparshme të depozituar në DPPM, ose nga pronari i një marke të mëparshme, regjistruar në përputhje me parashikimet e pikave 1 e 2 të nenit 143 të këtij ligji;

b) pronari i një emri tregtar, në përputhje me përcaktimin e shkronjës “a” të pikës 3 të nenit 143 të këtij ligji;

c) një person fizik, në bazë të përcaktimit të shkronjës “b” të pikës 3 të nenit 143 të këtij ligji;

ç) pronari i një të drejte të mëparshme të pronësisë industriale, në bazë të përcaktimit të shkronjës “c” të pikës 3 të nenit 143 të këtij ligji;

d) çdo person, që ka të drejtën e autorit, sipas përcaktimit të shkronjës “ç” të pikës 3 të nenit 143 të këtij ligji.

2. Periudha për paraqitjen e kundërshtimit nuk mund të zgjatet përtej periudhës së parashikuar në pikën 1 të këtij neni.

3. DPPM­ja njofton me shkrim aplikantin e markës, kundërsë cilës është depozituar kundërshtimi.

4. Të dhënat për mënyrën e depozitimit të kundërshtimit dhe procedura e nevojshme parashikohen në rregulloren përkatëse.

 

Neni 153

Shqyrtimi i kundërshtimit

 

1. Bordi i apelimit i DPPM­së shqyrton nëse kundërshtimi i depozituar është në përputhje me kërkesat e pikës 1 të nenit 152 të këtij ligji. Çdo palë ka të drejtë të marrë pjesë në procedurën e kundërshtimit,si dhe të paraqesë argumentet e veta, me gojë ose me shkrim, brenda një periudhe kohore, të caktuar nga bordi i apelimit.

2. Gjatë shqyrtimit, bordi i apelimit ka të drejtë t’u kërkojë palëve të paraqesin materialedhe dokumente të tjera shtesë, brenda një periudhe, të parashikuar, për këtë qëllim, në rregulloren, dalë në zbatim të këtij vendimi.

3. Bordi i apelimit shqyrton kundërshtimin brenda një periudhe tremujore nga data e paraqitjessë tij dhe njofton palët për vendimin e marrë.

4. Vendimi i bordit të apelimit për kundërshtimin e paraqitur në bazë të nenit 152 të këtij ligji, mund të apelohet në gjykatë brenda 30 ditëve nga data e marrjes së njoftimit të vendimit të bordit.

 

Neni 154

Regjistrimi i markës

1. DPPM­ja, pas miratimit të datës së depozitimit, ekzaminon aplikimin brenda një periudhe tremujore, nëse ai është në përputhje me kërkesat e pikave 2 e 3 të nenit 140, si dhe me kërkesat e nenit 142 të këtij ligji.

2. Gjatë ekzaminimit, DPPM­ja ka të drejtë t’i kërkojë aplikantit materiale dhe dokumente shtesë. Periudha, brenda së cilës aplikanti duhet t’ia paraqesë ato DPPM­së, parashikohet në rregulloren e kësaj drejtorie.

3. DPPM­ja, në përputhje me rezultatet e ekzaminimit, vendos për regjistrimin ose për refuzimin e markës. Pas përfundimit të periudhëstremujore të publikimit të markës, aplikanti njoftohet për vendimin e marrë. Kur vendimi është në favor të regjistrimit, aplikantit i kërkohet të paguajë tarifën e regjistrimit të markës.

4. DPPM­ja e refuzon aplikimin për regjistrimin e markës, kur aplikimi nuk përmbush kushtet e parashikuara në nenet 140 pikat 2 e 3 dhe 142 të këtij ligji.

5. Kur aplikanti paguan tarifën e regjistrimit brenda periudhës së parashikuar në rregullore, DPPM­ja regjistron markën në regjistrin e markave dhe lëshon certifikatën e regjistrimit, brenda një periudhe tremujore nga data e pagesëssë tarifës.

6. Kur aplikanti nuk e paguan tarifën e regjistrimit, brenda periudhës së parashikuar në rregullore, DPPM­ja refuzon aplikimin përregjistrimin e markës.

7. DPPM­ja bën publikimin e markëssë regjistruar në buletin.

8. Të dhënat, që jepen në certifikatën e regjistrimit të markës dhe ato që publikohen për markën e regjistruar, parashikohen në rregulloren përkatëse.

 

Neni 155

Apelimi i vendimit

1. Brenda një periudhe dymujore nga data e marrjes së njoftimit për refuzimin e aplikimit, sipas neneve 15 pika 5 dhe 154 pika 4 të këtij ligji, aplikanti ka të drejtë, kundrejt pagesëssë tarifës përkatëse, të apelojë vendimin e DPPM­së në bordin e apelimit.

2. Bordi i apelimit shqyrton kërkesën për apelim brenda një periudhe tremujore nga data e paraqitjessë tij dhe njofton apeluesin për vendimin e marrë.

3. Gjatë shqyrtimit, bordi i apelimit ka të drejtë t’i kërkojë apeluesit të vendimit të paraqesë materiale dhe dokumente të tjera shtesë, brenda një periudhe të parashikuar për këtë qëllim në rregulloren përkatëse.

4. Vendimi i bordit të apelimit për refuzimin, në përputhje me pikën 5 të nenit 150 të këtij ligji, është i formëssë prerë.

5. Vendimi i bordit të apelimit për refuzimin, në përputhje me pikën 4 të nenit 154 të këtij ligji, mund të kundërshtohet në gjykatë brenda 30 ditëve nga data e marrjes së njoftimit të këtij vendimi.

KREU XXV

EFEKTET EREGJISTRIMIT TË MARKËS

Neni 156

Të drejtat që rrjedhin nga regjistrimi

1. Pronari i markës së regjistruar gëzon të drejtën ekskluzive të përdorimit të markës, në përputhje me të drejtat e parashikuara në këtë ligj.

2. Pronari i markës së regjistruar gëzon të drejtën të ndalojë personat e tretë të përdorin, gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre tregtare, pa autorizimin e tij:

a) një shenjë, që është e njëjtë me markën, për mallra dhe shërbime, që janë të njëjta me ato, përtë cilat është regjistruar marka;

b) një shenjë, që është e njëjtë ose e ngjashme me markën apo që, për shkak të njëllojshmërisë apo ngjashmërisë së mallrave ose shërbimeve, për të cilat përdoret shenja, me mallrat apo shërbimet, që mbulohen nga marka e regjistruar, mund të shkaktojnë konfuzion te publiku, ku përfshihet edhe mundësia e bashkëlidhjessë shenjës me markën tregtare;

c) një shenjë të njëjtë ose të ngjashme për mallra apo shërbime, edhe kur këto nuk janë as të njëjta e as identike me ato, për të cilat është regjistruar marka, në rast se marka ka reputacion në Republikën e Shqipërisë dhe nga përdorimi i shenjës, pa shkak të arsyeshëm, realizohet një përfitim i padrejtë ose dëmtohet natyra dalluese apo emri i mirë i markës.

3. Në përputhje me pikën 2 të këtij neni, gjithashtu, ndalohet:

a) vendosja e shenjëste mallrat ose ambalazhet e tyre;

b) hedhja e mallrave në treg, ofrimi i tyre për shitje, duke përdorur këtë shenjë, ose krijimi dhe mbajtja e rezervave për këto qëllime;

c) ofrimi ishërbimeve, duke përdorur këtë shenjë;

ç)importimi ose eksportimi i mallrave, duke përdorur këtë shenjë;

d) përdorimi ishenjës në veprimtarinë tregtare, në reklamime ose publicitete.

4. Të drejtat, që i njihen pronarit të markës së regjistruar, sipas këtij neni, i njihen edhe pronarit të markës së mirënjohur në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me përcaktimin e shkronjës “ç” të pikës 5 të nenit 143 të këtij ligji.

 

Neni 157

Kufizimi itë drejtave që rrjedhin nga regjistrimi

Mbrojtja nuk i jep pronarit të markëstë drejtën të ndalojë palët e treta të përdorin në treg dhe në përputhje me praktikat dhe kërkesat e biznesit:

a) emrin dhe adresën e tij;

b) treguesit e tipit, cilësisë, sasisë, destinacionit, vlerës, vendit të origjinës, kohës së prodhimit ose të karakteristikave të tjera të mallrave apo të shërbimeve;

c) markën, kur ajo është e nevojshme për të treguar qëllimin e përdorimit të mallrave dhe të shërbimeve, veçanërisht në rastin e aksesorëve ose të pjesëve.

Neni 158

Mbarimi itë drejtave që rrjedhin nga regjistrimi

1. Pronari i një marke nuk gëzon të drejtat e parashikuara në nenin 156 të këtij ligji për mallrat, që janë hedhur në treg nga ai vetë ose me pëlqimin e tij, në Republikën e Shqipërisë, ose në cilindo territortjetër, të caktuar me marrëveshje dypalëshe ose shumëpalëshe.

2. Pika 1 e këtij neni nuk zbatohet në rastin kur ekzistojnë arsye ligjore apo shkaqe të tjera bindëse, në bazë të të cilave pronari kundërshton tregtimin e mëtejshëm të mallrave, veçanërisht kur kushtet e mallrave kanë ndryshuar ose mallrat janë prishur, kanë skaduar apo janëbërë të papërdorshme pas hedhjes në treg.

 

Neni 159

Detyrimi i përdorimit të markës

1. Pronari i një marke, për të ruajtur vlefshmërinë e saj, duhet ta përdorë atë për mallrat ose shërbimet, për të cilat ajo është regjistruar, përveç kur ekzistojnë shkaqe të arsyeshme për mospërdorimin e saj,sirastet që nuk varen nga vullneti i pronarit.

2. Kur brenda një periudhe pesëvjeçare nga data e regjistrimit të markës, pronari i markës nuk e ka përdorur atë për mallrat ose shërbimet, për të cilat marka është regjistruar, ose ka pezulluar përdorimin e saj për një periudhë të pandërprerë pesëvjeçare, marka bëhet objekt I sanksioneve të parashikuara në nenin 174 të këtij ligji, përveç kur ekzistojnë shkaqe të arsyeshme për mospërdorimin e saj,si në rastet që nuk varen nga vullneti i pronarit.

3. Përdorimi i markës, në përputhje me përcaktimet e pikave 1 e 2 të këtij neni, nënkupton, gjithashtu, përdorimin e saj në paketimin, katalogët, broshurat, manualet, reklamimet, në median e komunikimit dhe të tregtisë elektronike ose në median audiovizuale, me kusht që ajo të perceptohet nga publiku si ofrim ose si ofertë për blerje apo furnizim të mallrave ose shërbimeve, që përcaktohen nga marka nëRepublikën e Shqipërisë.

4. Përdorimi i markës në përputhje me përcaktimet e pikave 1 e 2 të këtij neni nënkupton gjithashtu:

a) përdorimin e saj nga i licencuari ose një person tjetër, kur lejohet nga pronari i markës apo nga çdo person, që ka autoritet të përdorë një markë kolektive;

b) përdorimin e saj në një formë, që ndryshon vetëm ato elemente të markës, që nuk cenojnë karakterin dalluestë saj në formën që ajo është regjistruar;

c) vendosjen ose ngjitjen e markës te mallrat ose ambalazhimet e tyre në Republikën e Shqipërisë vetëm për qëllime eksporti.

 

Neni 160

Kufizimi i pasojëssë pranimit në heshtje

1. Kur pronari i një marke të mëparshme, në përputhje me përcaktimin e pikës 5 të nenit 143 të këtij ligji, pranon në heshtje, për një periudhë të pandërprerë pesëvjeçare, përdorimin e një marke të regjistruar më vonë në Republikën e Shqipërisë, ai nuk ka më të drejtë, sipas së drejtës që rrjedh nga regjistrimi i markëssë mëparshme, të kërkojë deklarimin e pavlefshëm të markëssë mëvonshme ose ta kundërshtojë përdorimin e markës së mëvonshme për mallrat ose shërbimet, për të cilat marka e mëvonshme është përdorur, përveç kur regjistrimi i markës së mëvonshme është aplikuar në keqbesim.

2. Pronari i markës së mëvonshme nuk ka të drejtë të kundërshtojë përdorimin e markës së mëparshme.

Neni 161

Ndryshimet në emër, adresë dhe në listën e mallrave

1. Marka e regjistruar në regjistrin e markave të DPPM­së nuk ndryshohet gjatë kohëzgjatjessë regjistrimit dhe as me ripërtëritjen e saj. Megjithatë, kur ndryshimi ka të bëjë me emrin dhe adresën e pronarit të markës, me kërkesën e këtij të fundit, DPPM­ja i regjistron këto ndryshime në regjistrin e markave, kundrejt pagesëssë tarifës përkatëse.

2. DPPM­ja, me kërkesë të pronarit të markës, regjistron kufizimin e listës së mallrave dhe/ose shërbimeve në regjistrin e markave, kundrejt pagesëssë tarifës përkatëse.

3. Të dhënat për depozitimin e kërkesës dhe procedura për regjistrimin e këtyre ndryshimeve parashikohen në rregulloren përkatëse, dalë në zbatimtë këtij ligji.

Neni 162

Transferimi i pronësisë së markës

1. DPPM­ja, me kërkesën e pronarit të markës ose të pronarit të ri të saj, regjistron transferimin e pronësisë së një marke në regjistrin e markave, kundrejt pagesës së tarifës përkatëse.

2. Pronari i një marke të regjistruar mund të transferojë të drejtat mbi markën, të gjitha ose një pjesë të tyre, nëpërmjet një marrëveshjeje të nënshkruar nga të dyja palët, e cila depozitohet në DPPM.

3. Të drejtat mbi markën mund të transferohen së bashku me veprimtarinë e biznesit ose pa e transferuar këtë të fundit.

4. Transferimi nuk ka asnjë efekt ligjor, nëse nuk është i regjistruar në regjistrin e markave. Kur nga akti i transferimit duket qartë se transferimi i pronësisë mbi markën mund të keqinformojë publikun për natyrën, cilësitë dhe origjinën gjeografike të mallrave dhe/ose shërbimeve, për të cilat është regjistruar marka, DPPM­ja refuzon të regjistrojë transferimin, nëse pronari i ri i markës nuk pranon ta kufizojë regjistrimin vetëm për mallrat dhe/ose shërbimet, të cilat nuk çojnë në keqinformimin e publikut.

5. DPPM­ja refuzon regjistrimin në regjistër të një transferimi pronësie të kërkuar, në rast se dokumentacioni përkatës nuk paraqitet brenda afatit të caktuar.

6. Të dhënat për depozitimin e kërkesës dhe procedura për regjistrimin e ndryshimit të pronësisë parashikohen në rregulloren përkatëse, dalë në zbatim të këtij ligji.

Neni 163

Licencimi

1. Marka mund të licencohet për disa ose për të gjitha mallrat apo shërbimet, për të cilat ajo është regjistruar. Licenca mund të jetë ekskluzive ose joekskluzive.

2. Kontrata e licencës bëhet me shkrim, nënshkruhet nga të dyja palët dhe depozitohet në DPPM.

3. Pronari i markës së licencuar mund të përdorë të drejtat, që rrjedhin nga regjistrimi I markës, kundër të licencuarit që shkel kushtet e përcaktuara në kontratë, për kohëzgjatjen e saj, formën sipas së cilës duhet të përdoret marka, klasat e mallrave ose të shërbimeve, për të cilat është lëshuar licenca, territorin ku përdoret marka, ose për cilësinë e produkteve të prodhuara apo të shërbimeve që sigurohen nga i licencuari.

4. Kontrata e licencës nuk është e vlefshme, nëse nuk përmban detyrimet që licencuesi I vendos të licencuarit për zbatimin e kushteve të përcaktuara në kontratë, sipas pikës 3 të këtij neni.

5. Kontrata e licencës nuk ka asnjë efekt ligjor, nëse nuk është e regjistruar në regjistrin e markave të DPPM­së. I licencuari ka të drejtë të ngrejë padi në gjykatë dhe të kryejë çdo veprim tjetër, të njohur me ligj, kundër shkeljes së të drejtave për markën vetëm me pëlqimin e licencuesit, përveç kur në kontratën e licencës është parashikuar ndryshe. Kur licenca është ekskluzive, i licencuari ka të drejtë të ngrejë padi në gjykatë dhe të kryejë çdo veprim tjetër, të njohur me ligj, kundër shkeljes së të drejtave për markën edhe pa pëlqimin e licencuesit, nëse ai, edhe pse është njoftuar nga i licencuari, nuk kryen asnjë veprim të njohur me ligj për mbrojtjen e markës, brenda një periudhe kohe të arsyeshme. Ilicencuari ka të drejtë të ndërhyjë në një padi të ngritur nga licencuesi kundër shkeljes së të drejtave për markën, kur kjo ndërhyrje ka për qëllim shpërblimin e dëmit të pësuar prej tij nga shkelja e të drejtave.

6. DPPM­ja refuzon regjistrimin e një kontrate licence në regjistër, nëse nuk paraqitet dokumentacioni përkatës në kohën e caktuar.

7. Të dhënat për depozitimin e kërkesës dhe procedura për regjistrimin e kontratës sëlicencës parashikohen në rregulloren përkatëse, dalë në zbatim të këtij ligji.

 

Neni 164

Kohëzgjatja dhe ripërtëritja e regjistrimit

1. Regjistrimi i një marke bëhet për 10 vjet, duke filluar nga data e depozitimit.

2. Marka mund të ripërtërihet pafundësisht për periudha dhjetëvjeçare, pasi pronari depoziton një kërkesë për këtë qëllim në DPPM dhe paguan tarifën përkatëse, në një periudhë jo më vonë se gjashtë muaj nga data e përfundimit të periudhës dhjetëvjeçare të regjistrimit.

3. Periudha e re e mbrojtjes së markës fillon në datën e mbarimit të periudhës së mëparshme dhjetëvjeçare.

4. Nëse pronari i markës nuk depoziton kërkesën për ripërtëritjen e saj ose nuk paguan tarifën përkatëse, sipas kërkesës së përcaktuar në pikën 2 të këtij neni, marka në fjalë bëhet e pavlefshme.

5. Të dhënat që jepen në kërkesën për ripërtëritjen e një marke dhe procedura përkatëse përripërtëritjen parashikohen në rregulloren e përkatëse.

KREU XXVI

MARKAT KOLEKTIVE

Neni 165

Objekti i mbrojtjessë markave kolektive

Marka kolektive mbron një shenjë, që përdoret për të dalluar mallrat dhe/ose shërbimet e hedhura në treg nga një organizim tregtar apo industrial, nga një shoqatë apo nga një entitet I ngjashëm i disa subjekteve.

Neni 166

Përmbajtja e një aplikimi për një markë kolektive

1. Aplikantë për marka kolektive mund të jenë persona juridikë dhe entitete të tjera, që e fitojnë personalitetin juridik në mënyrën e parashikuar në ligj.

2. Aplikimi për një markë kolektive shoqërohet me një akt ose kontratë, ku përcaktohen rregullat e përdorimit të përbashkët të markës kolektive.

3. Dispozitat e këtij ligji për markat tregtare zbatohen edhe për markat kolektive dhe procedurat e nevojshme parashikohen në rregulloren përkatëse.

 

KREU XXVII

USHTRIMI ITË DREJTAVE

Neni 167

Procedurat kundër shkeljessë të drejtave

1. Aplikanti, pronari i markës së regjistruar, personi i licencuar, përdoruesi i autorizuar I një marke kolektive ose çdo person tjetër, të drejtat e të cilit, të parashikuara në dispozitat e këtij ligji, shkelen, mund të ngrenë padi në gjykatë kundër shkeljes së të drejtave. Për qëllim të këtij kapitulli, pronarët e markave, që janë të mirënjohura në Republikën e Shqipërisë, në kuptim të nenit 6 bis të Konventës së Parisit, në përputhje me shkronjën “ç” të pikës 5 të nenit 143 të këtij ligji, gëzojnë të njëjtat të drejta, që gëzojnë pronarët e markave të regjistruara.

2. Çdo përdorim, kufizim, imitim ose bashkëshoqërim i paautorizuar, që bien në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji, përbëjnë shkelje të së drejtës së markës së regjistruar osetë një marke, përtë cilën është paraqitur një aplikim për regjistrim,sipasligjit.

3. Personi,sipas kuptimit të pikës 1 të këtij neni, ka të drejtë t’i drejtohet gjykatës kundër çdo personi, që shkel të drejtat e tij, përtë kërkuar:

a) ndalimin e veprimeve të tjera në shkelje të të drejtave;

b) heqjen ose bllokimin e objekteve, që përbëjnë shkelje të të drejtave, nga qarkullimi civil ose, nëse nuk ka rrugë tjetër,shkatërrimin e këtyre objekteve;

c) heqjen ose bllokimin e mjeteve të përdorura ekskluzivisht apo pothuajse ekskluzivisht për krijimin ose prodhimin e produkteve që përbëjnë shkelje apo, nëse nuk ka rrugë tjetër, shkatërrimin e tyre;

ç) publikimin e vendimit përfundimtar të gjykatës në median publike me shpenzimet e personit që ka kryershkeljen, në mënyrën e parashikuar nga gjykata.

4. Shkelësi është përgjegjës për të gjitha dëmet që i janë shkaktuar paditësit. Gjykata, në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi, vendos masën e dëmshpërblimit, përveç kur është parashikuar ndryshe dhe mund,sipasrastit:

a) të marrë parasysh të gjitha aspektet përkatëse, siç janë pasojat negative ekonomike, përfshirë fitimet e munguara, që ka pësuar pala e dëmtuar, çdo fitim të padrejtë, të realizuar nga shkelësi dhe, sipasrastit, elemente të tjera përveç faktorëve ekonomikë, si dëmi moral, që i është shkaktuar mbajtësit të të drejtave nga shkelja;

b) të vendosë kompensimin e dëmeve me shuma të menjëhershme, në bazë të elementeve, si shuma e të ardhurave ose tarifave, që do të siguroheshin apo merreshin, në rast se shkelësi do të kishte kërkuar autorizim për përdorimin e së drejtës së pronësisë intelektuale në fjalë.

5. Padia kundër shkeljes së të drejtave duhet të depozitohet në gjykatë brenda 3 vjetëve nga data, kur paditësi merr dijeni përshkeljen dhe shkelësin.

 

Neni 168

Edrejta e informacionit

1. Gjatë procesit të shqyrtimit të shkeljes së të drejtave për markën dhe në bazë të një kërkese të justifikuar e proporcionale të kërkuesit, gjykata mund të urdhërojë që informacioni për origjinën dhe rrjetin shpërndarëstë mallrave ose shërbimeve, të cilat cenojnë markën, të jepet apo të sigurohet nga shkelësi dhe/ose çdo person tjetër, përtë cilin:

a) është konstatuar se zotëron mallra cenuese, në kuptimin e këtij ligji, në shkallë tregtare;

b) është konstatuar se përdor shërbime cenuese, në kuptimin e këtij ligji, në shkallë tregtare;

c) është konstatuar se ofron shërbime të përdorura në veprimtari të cenuese, në shkallë tregtare;

ç) tregohet nga personi, i përmendur në shkronjat “a” “b” ose “c” të kësaj pike, se është përfshirë në prodhimin, përgatitjen ose shpërndarjen e mallrave apo në kryerjen e shërbimeve.

2. Informacioni i përmendur në pikën 1 të këtij neni,sipasrastit, përmban:

a) emrat dhe adresat e prodhuesve, të fabrikuesve, shpërndarësve, furnizuesve dhe të mbajtësve të tjerë të mëparshëm të mallrave e të shërbimeve,si dhe të tregtuesve me shumicë dhe pakicë;

b) të dhëna përsasitë e prodhuara, të fabrikuara, të shpërndara, të marra ose të porositura, si edhe çmimet e marra për mallrat apo shërbimet në fjalë.

3. Pikat 1 e 2 të këtij neni nuk zbatohen nëse:

a) në bazë të informacionit të paraqitur për administrim, gjykata ka arsye të besojë se e drejta përinformacion është shpërdoruar;

b)informacioni i kërkuar do ta detyronte personin e përmendur në pikën 1 të këtij neni, të pranonte pjesëmarrjen e tij ose të të afërmve të ngushtë të tij në shkeljen e së drejtëssë markës;c) bërja e ditur ose publike e informacionit nuk mund të kërkohet përshkak të rregullave, që mbrojnë konfidencialitetin e burimeve informuese apo përpunimin e të dhënave personale.

 

Neni 169

Provat

1. Me kërkesë të palës që ka paraqitur në mënyrë të arsyeshme prova të mjaftueshme për mbështetjen e pretendimeve të veta dhe, për t’i bazuar këto pretendime, ka përcaktuar edhe prova të tjera, që janë në zotërim të palës kundërshtare, gjykata mund të urdhërojë që këto prova të depozitohen nga pala kundërshtare, me kusht që të mbrohet informacioni konfidencial.

2. Sipas të njëjtave kushte, në rastin e një shkeljeje të kryer në shkallë tregtare, gjykata, me kërkesë të njërës palë, mund të urdhërojë, sipas rastit, paraqitjen e dokumenteve bankare, financiare ose tregtare, që gjenden nën kontrollin e palës kundërshtare, me kusht që të mbrohet informacioni konfidencial.

Neni 170

Masat e përkohshme

1. Gjykata, me kërkesën e personit të interesuar, urdhëron vendosjen e masave të përkohshme kur ai:

a) është pronar,sipas parashikimit të këtij ligji dhe gëzon të drejtat e përcaktuara në nenin 156 të këtij ligji;

b) depoziton dokumente, që i japin mundësi gjykatës të vendosë se e drejta e tij është shkelur, ose se ka shumë të ngjarë që shkelja të ndodhë;

c) kërkon që masat të merren pa vonesë, pas konstatimit të shkeljessë pretenduar.

2. Me marrjen e masave të përkohshme, gjykata:

a) ndalon shkeljet e pritshme ose shkeljet që kanë filluartë kryhen;

b) ndalon hyrjen e mallrave në qarkullimin civil;

c) urdhëron ruajtjen e provave të rëndësishme për shkeljen e pretenduar, me kusht që të mbrohet informacioni konfidencial. Masa të tilla mund të përfshijnë përshkrimin e hollësishëm, me ose pa marrjen e mostrave, ose bllokimin fizik të mallrave, që përbëjnë shkelje dhe, sipas rastit, të materialeve dhe të mjeteve të përdorura në prodhimin dhe/ose shpërndarjen e këtyre mallrave dhe të dokumenteve të lidhura me to;

ç) konfiskon, nxjerr jashtë qarkullimit ose vë nën kontroll, për periudhën e vazhdimit të procesit gjyqësor, objektet, që përbëjnë shkelje të të drejtave, sipas këtij ligji, ose mjetet e përdorura kryesisht për prodhimin e këtyre objekteve;

d) urdhëron, në rastin e një shkeljeje të kryer në shkallë tregtare dhe nëse pala e dëmtuar demonstron rrethana të tilla, që mund të rrezikojnë riparimin e dëmeve, bllokimin e përkohshëm të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të shkelësit të pretenduar, përfshirë edhe bllokimin e llogarive të tij bankare dhe të aseteve të tjera. Për këtë qëllim, gjykata mund të urdhërojë paraqitjen e dokumenteve bankare, financiare ose tregtare apo shfrytëzimin e mundësive të tjera të përshtatshme, përtë zotëruarinformacionin përkatës.

3. Gjykata vendos për marrjen e masave të përkohshme, pa dëgjuar palën tjetër, veçanërisht kur vonesa mund t’i shkaktojë dëme të pariparueshme pronarit të së drejtës, ose kur prova mund të shkatërrohet. Pala, kundër së cilës është vendosur masa, njoftohet menjëherë për masat e marra, por jo më vonë se menjëherë pas ekzekutimit të tyre. Rishikimi, përfshirë të drejtën për t’u dëgjuar, bëhet me kërkesë të palës, kundër së cilës është vendosur masa, për të vendosur, brenda një kohe të arsyeshme, pas njoftimit të marrjessë masave, nëse këto masa duhet të ndryshohen, të revokohen ose të konfirmohen.

4. Kur gjykata vendos për marrjen e masave të përkohshme, cakton një afat, brenda të cilit, personi që ka kërkuar këto masa duhet të ngrejë padi në gjykatë, në përputhje me nenin 167të këtij ligji. Afati fillon nga data e vendosjes së masave të përkohshme dhe mbaron jo më vonë 15 ditë pas kësaj date.

5. Masat e përkohshme, të përcaktuara në shkronjat “a” e “b” të pikës 2 të këtij neni, mund të vendosen kundër shkelësit të pretenduar, si dhe sipas të njëjtave kushte, kundër një ndërmjetësi,shërbimet e të cilit po përdoren nga një palë e tretë, për të cenuartë drejtën e markës.

6. Marrja e masave të përkohshme kushtëzohet me depozitimin nga paditësi të një garancie të përshtatshme ose të një sigurimi tjetër të barasvlershëm me të, që synon të sigurojë kompensimin e çdo dëmi që ishkaktohet palës kundërshtare.

 

Neni 171

Masat në kufirin e vendit dhe në tregun e brendshëm

1. Nëse pronari i markës së regjistruar ose mbajtësi isë drejtëssë markës, sipas kuptimit të këtij ligji, paraqet një kërkesë­ankesë për mallrat e importuara në Republikën e Shqipërisë ose për mallrat e tjera brenda tregut, të cilat cenojnë të drejtat e tij, të parashikuara në këtë ligj, autoritetet doganore ose struktura përgjegjëse për mbikëqyrjen e tregut, sipas rastit, janë të detyruara të bëjnë verifikimet përkatëse dhe, në bazë të përfundimeve të nxjerra, të vendosin bllokimin e zhdoganimeve ose heqjen e tyre nga tregu, si dhe vendosjen e tyre në një vend të sigurt, përveç kur importuesi apo tregtari kanë dokumente origjinale për produktet, objekt të kërkesë­ankesës.

2. Pronari i markëssë regjistruar ose mbajtësi i së drejtës së markës, sipas kuptimit të këtij ligji, detyrohet të vendosë një garanci për dëmet, që mund të shkaktohen nga marrja e masave të përcaktuara në pikën 1 të këtij neni.

3. Autoritetet doganore ose struktura përgjegjëse për mbikëqyrjen e tregut njoftojnë menjëherë importuesin dhe pritësin e mallrave apo tregtarin për masat e marra.

4. Autoritetet doganore ose struktura përgjegjëse për mbikëqyrjen e tregut I ndërpresin masat e marra, sipas pikës 1 të këtij neni, nëse pronari i markës së regjistruar ose mbajtësi i së drejtës së markës, sipas kuptimit të këtij ligji, nuk ngrenë padi në gjykatë për shkeljen e të drejtave, brenda 20 ditëve (ditë pune) nga data e njoftimit të marrjes së masave nga këto autoritete ose struktura.

KREU XXVIII

HEQJA DORË, SHFUQIZIMI DHE ZHVLERËSIMI

Neni 172

Heqja dorë nga regjistrimi

1. Pronari i markës së regjistruar mund të heqë dorë nga regjistrimi i saj me një kërkesë me shkrim, e cila depozitohet në DPPM.

2. Heqja dorë hyn në fuqi nga data që kërkesa, së bashku me autorizimin e përfaqësimit dhe dokumentin e pagesëssë tarifës përkatëse, janë depozituar në DPPM.

3. Heqja dorë mund të bëhet për disa ose për të gjitha klasat e mallrave apo të shërbimeve, për të cilat është regjistruar marka.

4. DPPM­ja e regjistron dorëheqjen në regjistrin e markave.

Neni 173

Shfuqizimi i markës

1. Gjykata, me kërkesë të personit të interesuar, shfuqizon markën e regjistruar, kur ajo nuk i përmbush kërkesat e neneve 142 e 143 të këtij ligji, në kohën kur është depozituar aplikimi përregjistrim.

2. Çdo markë e regjistruar që shfuqizohet, vlerësohet si e paqenë, duke filluar nga data e depozitimit të markës. Kur marka, që nuk përmbush kërkesat e përcaktuara në shkronjat “a”, “b” ose “c” të pikës 1 të nenit 142 të këtij ligji, ka fituar karakter dallues, në përputhje me pikën 2 të nenit 142 të këtij ligji, nuk shfuqizohet, por data e prioritetit do të zhvendoset në kohë, kur marka e ka fituar karakterin dallues.

3. Një markë nuk mund të deklarohet e pavlefshme me arsyetimin se ekziston një markë e mëparshme, që është në konflikt me këtë markë, nëse marka e mëparshme nuk përmbush kërkesat e nenit 159 të këtij ligji.

4. Kur arsyet për refuzimin e regjistrimit ose për deklarimin e shfuqizimit të një marke lidhen vetëm me disa mallra ose shërbime, për të cilat është paraqitur aplikimi apo është regjistruar marka, refuzimi i regjistrimit ose deklarimi i pavlefshmërisë mbulojnë vetëm ato mallra ose shërbime.

5. Shfuqizimi i një marke të regjistruar nuk mund të bëhet pa u thirrur në gjykim pronari I saj. Gjykata njofton DPPM­në për vendimin përshfuqizimin e një marke.

6. DPPM­ja regjistron vendimin përshfuqizimin e një marke në regjistrin e markave.

Neni 174

Zhvlerësimi i markës

1. Regjistrimi i një marke zhvlerësohet kur:

a) pronari i saj nuk e ka përdorur markën për mallrat ose shërbimet, për të cilat marka është regjistruar, për një periudhë të pandërprerë pesëvjeçare. Megjithatë, një palë e tretë nuk mund të kërkojë zhvlerësimin e markës për mospërdorimin e saj, nëse gjatë periudhës midis mbarimit të afatit 5­vjeçar të mospërdorimit dhe datës kur është ngritur padia për zhvlerësimin e markës, pronari i markës ka filluar ta përdorë markën ose ka rifilluar përdorimin e saj. Përdorimi I markës ose rifillimi i përdorimit të saj nga pronari i markës nuk do të merret parasysh, kur janë bërë jo më parë se 3 muaj para ngritjessë padisë për zhvlerësimin e markës dhe jo më herëtse me mbarimin e periudhëssë pandërprerë të mospërdorimit prej 5 vjetësh, nëse pronari i markësfillon përdorimin ose ripërdorimin e markës për arsye se ka marrë dijeni për ngritjen e padisë për zhvlerësimin e saj;

b) si pasojë e veprimeve ose mosveprimeve të pronarit të saj, marka është bërë emër I zakonshëm në treg për mallrat ose shërbimet, përtë cilat ajo është regjistruar;

c) si pasojë e përdorimit të bërë nga pronari ose me pëlqimin e tij të mallrave ose të shërbimeve, për të cilën ajo është regjistruar, marka çorienton publikun, kryesisht, për natyrën, cilësinë ose origjinën gjeografike të mallrave apo të shërbimeve.

2. Kërkesa për zhvlerësimin e markës depozitohet nga palët e interesuara në gjykatë. Zhvlerësimi i një marke të regjistruar nuk mund të bëhet pa u thirrur në gjykim pronari i saj. Gjykata njofton DPPM­në për vendimin e saj, brenda një muaji nga data që vendimi ka marrë formë të prerë.

3. Regjistrimi i një marke nuk zhvlerësohet, në kuptim të shkronjës “a” të pikës 1 të këtij neni, për mallrat dhe shërbimet, për të cilat ajo është regjistruar, kur:

a) është përdorur nga i licencuari ose një person tjetër, me lejen e pronarit të markës, ose nga çdo person, që ka autoritet të përdorë një markë kolektive;

b) është përdorur në një formë, që ndryshon vetëm ato elemente të markës, që nuk cenojnë karakterin dalluestë saj, në formën që ajo është regjistruar;

c) i është ngjitur mallrave ose ambalazhimit të tyre në Republikën e Shqipërisë vetëm për qëllime eksporti;

ç) është përdorur për publicitet dhe korrespondencë biznesi, në përputhje me përcaktimet e pikës 3 të nenit 159 të këtij ligji.

4. Kur shkaqet për zhvlerësimin e një marke lidhen vetëm me disa mallra ose shërbime, përtë cilat marka është regjistruar, zhvlerësimishtrihet vetëm për këto mallra ose shërbime.5. Çdo markë e regjistruar që zhvlerësohet, i pushon efektet nga dita që zhvlerësimi hyn në fuqi.

6. DPPM­ja regjistron zhvlerësimin e një marke në regjistrin e markave.

 

KREU XXIX

MARRËVESHJET NDËRKOMBËTARE

Neni 175

Regjistrimi ndërkombëtar i markës

1. Pronari i markëssë regjistruar ose aplikanti mund të depozitojnë në DPPM një kërkesë, kundrejt pagesës së një tarife të caktuar, për regjistrimin ndërkombëtar të markës, në mbështetje të Marrëveshjessë Madridit dhe/ose të protokollit të kësaj marrëveshjeje.

2. Dispozitat e këtij ligji janë të zbatueshme për të gjitha çështjet, që nuk janë përfshirë në këto marrëveshje.

3. Në funksion të regjistrimit ndërkombëtar të markës, sipas Marrëveshjes së Madridit, publikimi i kërkesës, në përputhje me nenin 151 të këtij ligji, zëvendësohet me publikimin e regjistrimit ndërkombëtar në gazetën zyrtare të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (ONPI).

4. Afati për depozitimin e kundërshtimit ndaj regjistrimit ndërkombëtar të markës në Republikën e Shqipërisë fillon nga dita e parë e muajit pasardhëstë muajit të publikimit të markës në gazetën zyrtare të OrganizatësBotërore të Pronësisë Intelektuale.

5. Kërkesa e përmendur në pikën 1 të këtij neni depozitohet në DPPM, sipas procedurës së parashikuar në rregulloren përkatëse.

 

PJESA V

TREGUESIT GJEOGRAFIKË

KREU XXX

PËRKUFIZIMI, KUSHTET DHE E DREJTA E MBROJTJES

Neni 176

Objekti i mbrojtjes

1.Emërtimet e origjinës dhe emërtimet gjeografike, që përdoren në tregti, për të treguar origjinën gjeografike të produkteve, mbrohen nga ky ligj dhe nga aktet nënligjore në zbatim të tij, si “Tregues gjeografikë”.

2. Emërtim origjine quhet emri i një rajoni, i një vendi specifik dhe, në raste të veçanta, emri i një shteti, i cili përdoret përtë përshkruar një produkt që:

a) e ka origjinën nga ky rajon, vend specifik ose shtet;

b) cilësitë ose karakteristikat e të cilit vijnë, ekskluzivisht dhe esencialisht,sirezultat i një mjedisi gjeografik të veçantë, që përfshin faktorët natyrorë dhe njerëzorë, të trashëguar nga ky mjedis, ose si rezultat i prodhimit dhe/ose përpunimit dhe/ose përgatitjes së produkteve në këtë zonë të veçantë gjeografike.

3. Emërtim gjeografik quhet emri i një rajoni, i një vendispecifik dhe, në raste të veçanta, emri i një shteti, i cili përdoret përtë përshkruar një produkt që:

a) e ka origjinën nga ky rajon, vend specifik ose shtet;

b) zotëron një cilësi, reputacion ose karakteristika të tjera specifike, të cilat vijnë si rezultat i origjinës së tyre gjeografike dhe i prodhimit dhe/ose përpunimit dhe/ose përgatitjes së produkteve në këtë zonë të veçantë gjeografike.

4. Disa emra tradicionalë gjeografikë ose jogjeografikë, të përdorur për një produktushqimor ose bujqësor, të cilët e kanë origjinën në një rajon apo vend specifik dhe që përmbushin kushtet e përcaktuara në shkronjën “b” të pikës 2 të këtij neni, do të trajtohen si emërtime të origjinës.

5. Në përjashtim të parashikimit të pikës 2 të këtij neni, disa emra gjeografikë trajtohen si emërtime origjine, kur lënda e parë e produktit vjen nga një zonë gjeografike më e gjerë ose e ndryshme nga zona ku përpunohet produkti, me kusht që:

a) zona e prodhimit të lëndëssë parë të jetë e kufizuar;

b)të ekzistojnë kushte specifike për prodhimin e lëndëssë parë;

c)të ekzistojnë rregullime përinspektimin, që sigurojnë se këto kushte janë përmbushur.

Në kuptim të kësaj pike, vetëm kafshët e gjalla, mishi dhe qumështi mund të vlerësohen si lëndë e parë.

 

Neni 177

E drejta për të depozituar një aplikim

1. do person që prodhon, përpunon ose përgatit në një zonë të caktuar gjeografike produktin, për përcaktimin e të cilit përdoret një tregues gjeografik, gëzon të drejtën për të depozituar një aplikim përregjistrimin e këtij treguesi.

2. Kufijtë e zonës gjeografike, vetitë dhe karakteristikat e mallrave,si dhe lidhja ndërmjet vetive dhe karakteristikave të mallrave me mjedisin gjeografik ose origjinën gjeografike, përcaktohen nga autoriteti përkatës. Kur zona e caktuar gjeografike shtrihet jashtë Republikës së Shqipërisë, përcaktimet përkatëse bëhen nga DPPM­ja ose autoriteti i zgjedhur prejsaj.

Neni 178

Të drejtat që burojnë nga regjistrimi

1. E drejta e pronësisë mbi treguesit gjeografikë fitohet nëpërmjet regjistrimit në DPPM. Regjistrimi i një treguesi gjeografik i jep pronarëve të drejtën për ta përdorur atë. Ata nuk kanë të drejtë të japin licenca përdorimi përtreguesit gjeografikë.

2. Pronarët kanë të drejtë të ndalojnë:

a) çdo përdorim tregtar të një treguesi gjeografik për mallrat që janë të njëjta ose të ngjashme me ato, për të cilat është regjistruar treguesi gjeografik, ose çdo përdorim për mallrat, edhe kur ato nuk janë të ngjashme me ato për të cilat është regjistruar treguesi gjeografik, nëse nga reputacioni i mallrave, për të cilat është regjistruar treguesi gjeografik, është arritur përfitim i padrejtë;

b) çdo përdorim të papërshtatshëm ose falsifikim të treguesit gjeografik, edhe nëse është specifikuar origjina e vërtetë e mallrave, ose çdo përdorim i përkthimit ose përdorim i shoqëruar me terma të tillë si “lloj”, “tip”, “stil” ose të tjera të ngjashme me to;

c) çdo përdorim tjetër i pasaktë dhe i pavërtetë i treguesit gjeografik, i origjinës, natyrës ose cilësive thelbësore të mallrave të specifikuara në ambalazhim, në materialet e reklamimit dhe të korrespondencës për produktet, kur të dhëna të tilla shkaktojnë keqinformim për origjinën e vërtetë të produkteve;

ç) çdo përdorim të treguesit gjeografik, që identifikon verëra ose pije, që nuk e kanë origjinën në vendin e përcaktuar nga treguesi gjeografik, edhe në rastet kur jepet origjina e vërtetë e tyre, ose çdo përdorim i përkthimit apo përdorim i shoqëruar me terma të tilla, si “lloj”, “tip” etj.;

d) çdo veprim tjetër, që mund të shkaktojë keqinformim të përdoruesit për origjinën e vërtetë të mallrave.

3. Treguesit gjeografikë nuk kthehen në emra të zakonshëm për aq kohë sa ato gëzojnë mbrojtje,sipas dispozitave të këtij ligji.

4. Një tregues gjeografik i regjistruar është një e drejtë kolektive dhe, si e tillë, mund tëpërdoret në treg vetëm nga ata të cilët, në përputhje me parashikimet e pikave 2 e 3 të nenit 176 të këtij ligji, prodhojnë, përpunojnë ose përgatisin produktin.

 

Neni 179

E drejta e përdoruesit

1. Treguesi gjeografik i regjistruar mund të përdoret vetëm nga personat e regjistruar si përdorues.

2. Përdoruesi i regjistruar mund ta përdorë treguesin gjeografik vetëm për mallrat, për të cilat është regjistruar dhe ta vendosë atë mbi produktin ose ambalazhimin, apo ta përdorë atë në reklamë ose në korrespondencën e biznesit.

Neni 180

Bazat për refuzimin e regjistrimit

Një emër nuk regjistrohetsi tregues gjeografik nëse:

a) është kthyer në emër të zakonshëm në treg nëRepublikën e Shqipërisë, për një produkt të veçantë, pavarësisht nëse produkti e ka origjinën në vendin e përcaktuar nga treguesi në fjalë;

b) ka të njëjtin emër me atë të një produkti bujqësor ose të një varieteti shtazor të regjistruar më parë, gjë që shkakton keqinformim te përdoruesit për origjinën e vërtetë të mallrave;

c) është i njëjtë me atë të një treguesi gjeografik ose të një marke të regjistruar më parë, përtë njëjtat produkte;

ç) është i njëjtë me atë të një treguesi gjeografik ose të një marke të regjistruar më parë, për produkte që janë të ngjashme ose të njëjta, gjë që shkakton keqinformim te përdoruesit.

Neni 181

Kohëzgjatja e mbrojtjes

1. Mbrojtja e treguesve gjeografikë fillon me regjistrimin në DPPM, me efekt nga data e depozitimit të aplikimit.

2. Mbrojtja ligjore e një treguesi gjeografik të regjistruar është e pakufizuar në kohë dhe përfundon kur nuk ekziston më lidhja ndërmjet vetive e karakteristikave të mallrave dhe mjedisit gjeografik.

KREU XXXI

PROCEDURAT PËRREGJISTRIM

Neni 182

Procedurat për regjistrim të treguesit gjeografik

1. Aplikimi përregjistrimin e treguesit gjeografik depozitohet pranë DPPM­së.

2. Aplikimi bëhet vetëm për një tregues gjeografik dhe për një lloj produkti.

3. Aplikimi përmban:

a) emrin dhe adresën e aplikantit;

b) përcaktimin e produktit;

c) përcaktimin e kufijve të lokalitetit gjeografik;

ç) një raport për vetitë e karakteristikat e mallrave dhe lidhjen e tyre me mjedisin e origjinën gjeografike;

d) një dokument të lëshuar nga autoriteti përkatës, në përputhje me pikën 2 të nenit 177 të këtij ligji;dh) një dokument të lëshuar nga autoritetet vendore, që vërteton kryerjen e veprimtarisë prodhuese të aplikantit në rajonin gjeografik të dhënë.

4. Aplikimishoqërohet me dokumentin e pagesëssë tarifës përkatëse.

5. Procedurat dhe plotësimet e tjera për kërkesën përcaktohen në rregulloren përkatëse.

 

Neni 183

Shfuqizimi i treguesit gjeografik

1. Gjykata, me kërkesë të një personi të interesuar, shfuqizon një tregues gjeografik të regjistruar, kur ai nuk i përmbush kërkesat e përcaktuara në nenet 176 pikat 2 e 3 dhe 180 të këtij ligji, në kohën kur është depozituar aplikimi përregjistrim.

Regjistrimi i një treguesi gjeografik të huaj vlerësohet i shfuqizuar, kur ai është shfuqizuar në vendin e origjinës.

Shfuqizimi i treguesit gjeografik ka efekt nga data e depozitimit të kërkesës.

4. Shfuqizimi i një treguesi gjeografik të regjistruar nuk mund të bëhet pa u thirrur në gjykim përdoruesi i regjistruar i tij. Gjykata njofton DPPM­në për vendimin përshfuqizimin e një treguesi gjeografik.

5. DPPM­ja regjistron vendimin përshfuqizim në regjistrin përkatës.

KREU XXXII

USHTRIMI ITË DREJTAVE

Neni 184

Procedurat kundër shkeljessë të drejtave

1. Aplikanti dhe përdoruesi i regjistruar i një treguesi gjeografik mund të ngrenë padi në gjykatë përshkeljen e të drejtave.

2. Shkelje të së drejtës së treguesit gjeografik ose të treguesit, për të cilin është bërë kërkesë për regjistrim, sipas këtij ligji, përbën çdo përdorim i paautorizuar, kufizim, imitim ose bashkëshoqërim, që bie në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji.

3. Personi,sipas kuptimit të pikës 1 të këtij neni, ka të drejtë t’i drejtohet gjykatës kundër çdo personi, që shkel të drejtat e tij, përtë kërkuar:

a) ndalimin e veprimeve të tjera në shkelje të të drejtave;

b) heqjen ose bllokimin e objekteve, që përbëjnë shkelje të të drejtave, nga rrugët e tregtisë ose, nëse nuk ka rrugë tjetër,shkatërrimin e këtyre objekteve;

c) heqjen ose bllokimin e mjeteve të përdorura ekskluzivisht apo pothuajse ekskluzivisht për krijimin apo prodhimin e produkteve, që përbëjnë shkelje ose, nëse nuk ka rrugë tjetër, shkatërrimin e tyre;

ç) publikimin e vendimit përfundimtar të gjykatës në median publike, me shpenzimet e personit që ka kryershkeljen, në mënyrën e parashikuar nga gjykata.

4. Shkelësi është përgjegjës për të gjitha dëmet që i janë shkaktuar paditësit. Gjykata, në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi, vendos për masën e dëmshpërblimit, përveç kur është parashikuar ndryshe. Gjykata, në caktimin e masëssë dëmshpërblimit:

a) mban parasysh të gjitha aspektet përkatëse, si pasojat negative ekonomike, përfshirë fitimin e munguar, që ka pësuar pala e dëmtuar, çdo fitim të padrejtë, të realizuar nga shkelësi dhe, sipas rastit, elemente të tjera, përveç faktorëve ekonomikë, si dëmi moral, shkaktuar mbajtësit të të drejtave nga shkelja;

b) sipasrastit, mund të vendosë kompensimin e dëmeve me shuma të menjëhershme, në bazë të elementeve, shuma e të ardhurave ose tarifave, që do të siguroheshin ose merreshin, në rastse shkelësi do të kishte kërkuar autorizim për përdorimin e së drejtëssë pronësisë intelektuale në fjalë.

5. Padia kundër shkeljes së të drejtave duhet të depozitohet në gjykatë brenda 3 vjetëve nga data kur paditësi merr dijeni përshkeljen dhe shkelësin.

 

Neni 185

Edrejta e informacionit

1. Gjatë procesit të shqyrtimit të shkeljes së të drejtave për një tregues gjeografik dhe në bazë të një kërkese të justifikuar e proporcionale të kërkuesit, gjykata mund të urdhërojë që informacioni për origjinën dhe rrjetin shpërndarës të mallrave ose shërbimeve, që cenojnë treguesin gjeografik, të jepet apo të sigurohet nga shkelësi dhe/ose çdo person tjetër përtë cilin:

a) është konstatuar se zotëron mallra cenuese, në kuptimin e këtij ligji, në shkallë tregtare;

b) është konstatuar se përdor shërbime cenuese, në kuptimin e këtij ligji, në shkallë tregtare;

c) është konstatuar se ofron shërbime të përdorura në veprimtaritë cenuese, në shkallë tregtare;

ç) tregohet nga personi i përmendur në shkronjat “a”, “b” ose “c” të kësaj pike se është përfshirë në prodhimin, përgatitjen apo shpërndarjen e mallrave ose në kryerjen e shërbimeve.

2. Informacioni i përmendur në pikën 1 të këtij neni,sipasrastit, përmban:

a) emrat dhe adresat e prodhuesve, fabrikuesve, shpërndarësve, furnizuesve e të mbajtësve të tjerë të mëparshëm të mallrave dhe shërbimeve,si dhe të tregtuesve me shumicë dhe pakicë;

b) të dhëna për sasitë e prodhuara, të fabrikuara, të shpërndara, të marra ose të porositura,si edhe çmimet e marra për mallrat apo shërbimet në fjalë.

3. Pikat 1 e 2 të këtij neni nuk zbatohen nëse:

a) në bazë të informacionit të paraqitur për administrim, gjykata ka arsye të besojë se e drejta përinformacion është shpërdoruar;

b) informacioni i kërkuar e detyron personin e përmendur në pikën 1 të këtij neni, të pranojë pjesëmarrjen e tij ose të të afërmve të ngushtë të tij në shkeljen e së drejtëssë markës;

c) bërja e ditur ose publike e informacionit nuk mund të kërkohet përshkak të rregullave, që mbrojnë konfidencialitetin e burimeve informuese ose përpunimin e të dhënave personale.

 

Neni 186

Provat

 

1. Me kërkesë të palës, që ka paraqitur prova të mjaftueshme për mbështetjen e pretendimeve të veta dhe, për t’i bazuar këto pretendime, ka përcaktuar edhe prova të tjera, që janë në zotërim të palës kundërshtare, gjykata mund të urdhërojë që këto prova të paraqiten nga pala kundërshtare, me kusht që të mbrohet informacioni konfidencial.

2. Në po të njëjtat kushte, në rastin e shkeljes së kryer në shkallë tregtare, gjykata mund të urdhërojë,sipasrastit, me kërkesë të palës, paraqitjen e dokumenteve bankare, financiare ose tregtare, që janë në zotërim të palës kundërshtare, me kusht që të mbrohet informacioni konfidencial.

Neni 187

Masat e përkohshme për treguesit gjeografikë

1. Gjykata, me kërkesën e personit të interesuar, urdhëron vendosjen e masave të përkohshme kur ai:

a) është pronar,sipas parashikimit të këtij ligji dhe gëzon të drejtat e përcaktuara në nenin178 të këtij ligji;

b) depoziton dokumente, që i japin mundësi gjykatës për të vendosurse e drejta e tij është shkelur, ose se ka shumë të ngjarë që shkelja të ndodhë;

c) kërkon që masat të merren pa vonesë të pajustifikuar pas konstatimit të shkeljes së pretenduar.

2. Me marrjen e masave të përkohshme, gjykata:

a) ndalon shkeljet e pritshme ose shkeljet që kanë filluartë kryhen;

b) ndalon hyrjen e mallrave në rrugët tregtare;

c) urdhëron ruajtjen e provave të rëndësishme për shkeljen e pretenduar, me kusht që të mbrohet informacioni konfidencial. Masa të tilla mund të përfshijnë përshkrimin e hollësishëm, me ose pa marrjen e mostrave, ose bllokimin fizik të mallrave shkelëse dhe, sipas rastit, të materialeve dhe të mjeteve të përdorura në prodhimin dhe/ose shpërndarjen e këtyre mallrave dhe të dokumenteve të lidhura me to;

ç) konfiskon, nxjerr jashtë qarkullimit ose vë nën kontroll, për periudhën e vazhdimit të procesit gjyqësor, objektet që përbëjnë shkelje të të drejtave, sipas këtij ligji, ose mjetet e përdorura, kryesisht, për prodhimin e këtyre objekteve;

d) urdhëron, në rastin e një shkeljeje të kryer në shkallë tregtare dhe nëse pala e dëmtuar demonstron rrethana të tilla, që mund të rrezikojnë riparimin e dëmeve, bllokimin e përkohshëm të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të shkelësit të pretenduar, përfshirë edhe bllokimin e llogarive të tij bankare dhe të aseteve të tjera. Për këtë qëllim, gjykata mund të urdhërojë paraqitjen e dokumenteve bankare, financiare ose tregtare, ose shfrytëzimin e mundësive të tjera, të përshtatshme, përtë zotëruarinformacionin përkatës.

3. Gjykata vendos për marrjen e masave të përkohshme, pa dëgjuar palën tjetër, veçanërisht kur vonesa mund t’i shkaktojë dëme të pariparueshme pronarit të së drejtës, ose kur prova mund të shkatërrohet. Pala, kundër së cilës është vendosur masa, njoftohet menjëherë për masat e marra, por jo më vonë se menjëherë pas ekzekutimit të tyre. Rishikimi, përfshirë të drejtën për t’u dëgjuar, bëhet me kërkesë të palës, kundër të cilës është vendosur masa, për të vendosur, brenda një kohe të arsyeshme pas njoftimit të marrjessë masave, nëse këto masa duhet të ndryshohen, të revokohen ose të konfirmohen.

4. Kur vendos për marrjen e masave të përkohshme, gjykata cakton një afat, brenda të cilit, personi që ka kërkuar këto masa, duhet të ngrejë padi në gjykatë, në përputhje me nenin 184 të këtij ligji. Afati fillon nga data e vendosjes së masave të përkohshme dhe mbaron jo më vonë 15 ditë pas kësaj date.

5. Masat e përkohshme, të përmendura në shkronjat “a” e “b” të pikës 2 të këtij neni, mund të jepen kundër shkelësit të pretenduar të treguesit gjeografik, si edhe në kushte të njëjta, kundër ndërmjetësit, shërbimet e të cilit janë përdorur nga pala e tretë, për të cenuar treguesin gjeografik.

6. Marrja e masave të përkohshme kushtëzohet me depozitimin nga paditësi të një garancie të përshtatshme ose të një sigurimi tjetër, të barasvlershëm me të, që synon të sigurojë kompensimin e çdo dëmi që ishkaktohet palës kundërshtare.

 

Neni 188

Masat në kufirin e vendit dhe në tregun e brendshëm

1. Nëse pronarët e treguesit gjeografik të regjistruar paraqesin një kërkesë­ankesë për mallrat e importuara në Republikën e Shqipërisë ose për mallrat e tjera brenda tregut, të cilat cenojnë të drejtat e tyre, të parashikuara në këtë ligj, autoritetet doganore ose struktura përgjegjëse për mbikëqyrjen e tregut, sipas rastit, janë të detyruara të bëjnë verifikimet përkatëse dhe, në bazë të përfundimeve të nxjerra, vendosin bllokimin e zhdoganimeve ose heqjen e tyre nga tregu, si dhe vendosjen e tyre në një vend të sigurt, përveç kur importuesi ose tregtari ka dokumente origjinale për produktet, objekt të kërkesë­ankesës.2. Pronarët e treguesit gjeografik të regjistruar detyrohen të vendosin një garanci për dëmet që mund të shkaktohen nga marrja e masave të përmendura në pikën 1 të këtij neni.

3. Autoritetet doganore ose struktura përgjegjëse për mbikëqyrjen e tregut njoftojnë menjëherë importuesin, pritësin e mallrave ose tregtarin për masat e marra.

4. Autoritetet doganore ose struktura përgjegjëse për mbikëqyrjen e tregut i ndërpresin masat e marra, sipas pikës 1 të këtij neni, nëse pronarët e treguesit gjeografik të regjistruar nuk ngrenë padi në gjykatë për shkeljen e të drejtave të tyre brenda 20 ditëve (ditë pune) nga data e njoftimit të marrjessë masave nga këto autoritete ose struktura.

 

PJESA VI

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

KREU XXXIII

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E PATENTAVE DHE MARKAVE

Neni 189

Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave (DPPM)

Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave është institucion publik në varësi të Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Drejtori i Përgjithshëm është përfaqësuesi I kësaj drejtorie në marrëdhënie me të tretët.

Struktura dhe organika e DPPM­së miratohen me urdhër të Kryeministrit, me propozimin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Veprimtaria e DPPM­së përcaktohet dhe rregullohet me këtë ligj dhe me aktet nënligjore

në zbatim të tij.

4. Drejtori i Përgjithshëm i DPPM­së emërohet dhe lirohet nga Kryeministri, me propozimin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

5. Statusi i punonjësve të DPPM­së rregullohet me ligjin nr.8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”.

Neni 190

Detyrimet dhe kufizimet e punonjësve të DPPM­së

 

1. Punonjësit e DPPM­së, gjatë periudhës së ushtrimit të veprimtarisë, si dhe për një periudhë kohore prej një viti, pas mbarimit të punës në këtë drejtori, nuk mund të depozitojnë aplikime për patenta, marka tregtare, disenjo industriale ose tregues gjeografikë. Atyre nuk u lejohet të gëzojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të drejta mbi patentat, markat tregtare ose disenjot industriale, përveç rasteve të trashëgimisë, të miratuara nga DPPM­ja, dhe as nuk mund të përfitojnë ndonjë të drejtë që rrjedh prej tyre.

2. Punonjësit e DPPM­së nuk mund të gëzojnë asnjë të drejtë për prioritet për patentat, regjistrimet e markave, disenjove industriale ose të treguesve gjeografikë, ose për aplikimet për patenta, marka, disenjo industriale, ose tregues gjeografikë, të cilat kanë datë më të hershme se një vit nga mbarimi i punës në këtë drejtori.

Neni 191

Drejtori i Përgjithshëm i DPPM­së

1. Drejtori i Përgjithshëm i DPPM­së drejton veprimtarinë e kësaj drejtorie dhe ndjek përmbushjen e dispozitave, të parashikuara në këtë ligj dhe në rregulloret e nxjerra në zbatim të tij.

2. Drejtori i Përgjithshëm i DPPM­së ka të drejtë të nënshkruajë marrëveshjebashkëpunimi dypalëshe me zyra homologe në fushën e pronësisë industriale, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

3. Drejtori i Përgjithshëm i DPPM­së përfaqëson drejtorinë në gjykatë, arbitrazh dhe institucionetshtetërore, brenda hapësirave të parashikuara në legjislacionin në fuqi.

4. Në përputhje me dispozitat e këtij ligji, Drejtori i Përgjithshëm i DPPM­së i propozon Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës rregulloren e brendshme të kësaj drejtorie, si dhe nxjerr urdhra, udhëzime ose akte të tjera të brendshme.

 

Neni 192

Regjistrat dhe buletini

1. DPPM­ja mban dhe administron regjistrat për:

a) aplikimet për regjistrimin e markave, disenjove industriale, treguesve gjeografikë dhe aplikimet për dhënien e patentave e regjistrimin e qarqeve të integruara;

b) patentat, qarqet e integruara, markat, disenjot industriale, treguesit gjeografikë të regjistruar;

c) përfaqësuesit e autorizuar për patentat, markat, disenjot industriale dhe treguesit gjeografikë.

2. Regjistrat e përmendur në pikën 1 të këtij neni janë të hapur për inspektime nga publiku.

3. Të dhënat mbi të drejtat e pronësisë industriale të mbrojtura ose mbi aplikimet për mbrojtjen e tyre publikohen në mënyrë periodike në buletinin e DPPM­së jo më pak se katër herë në vit, në përputhje me kërkesat e këtij ligji.

Neni 193

Bordi i apelimit

1. Bordi i apelimit përbëhet nga tre anëtarë, të caktuar nga Drejtori i Përgjithshëm i DPPM­së, të cilët janë punonjëstë kësaj drejtorie.

2. Organizimi dhe funksionimi i bordit të apelimit rregullohen me rregulloren e brendshme të DPPM­së.

 

Neni 194

Informimi i publikut

1. Informimi i publikut për dokumente dhe informacione të tjera, që gjenden në DPPM, bëhetsipas dispozitave të këtij ligji.

2. Dokumentet dhe informacioni, të përmendura në pikën 1 të këtij neni, jepen kundrejt tarifave të përcaktuara.

KREU XXXIV

PËRFAQËSIMI

Neni 195

Përfaqësimi në DPPM

 

1. Përfaqësimi në DPPM i personave bëhet nga përfaqësuestë autorizuar, të regjistruar në këtë drejtori.

2. Personat mund të autorizojnë një ose më shumë përfaqësues, për të gjitha ose disa veprime në DPPM, nëpërmjet autorizimit të përfaqësimit.

3. Ndryshe nga sa parashikohet në pikën 1 të këtij neni, personat që kanë vendqëndrim tëpërhershëm në Republikën e Shqipërisë, ose që kryejnë veprimtari brenda territorit të saj, mund të përfaqësohen në DPPM vetë ose nëpërmjet përfaqësuesve të tjerë, që nuk janë të regjistruar në këtë drejtori, por drejtojnë ose janë të punësuar te ky person dhe janë të pajisur me autorizim përfaqësimi.

4. Të dhënat për autorizimin e përfaqësimit parashikohen në rregulloren përkatëse.

Neni 196

Shfuqizimi dhe kufizimi i përfaqësimit

 

1. Paraqitësi i kërkesës ose pronari i një objekti të pronësisë industriale ka të drejtë të shfuqizojë, të ndryshojë ose të kufizojë aktin e përfaqësimit apo tagrat e përfaqësimit.

2. Shfuqizimi, ndryshimi ose kufizimi i përfaqësimit sjellin pasoja, vetëm pasi për këto veprime është njoftuar me shkrim DPPM­ja.

 

Neni 197

Përfaqësuesit e autorizuar të patentave dhe markave

1. Përfaqësuesi autorizuari patentave mund të jetë:

a) çdo person me qëndrim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë, i cili ka përfunduar studimet universitare, por që ka jo më pak se 5 vjet përvojë pune në veprimtaritë e fushës së pronësisë industriale. Veprimtari në fushën e pronësisë industriale vlerësohet çdo veprimtari pranë një përfaqësuesi profesionist të regjistruar në DPPM;

b) çdo zyrë juridike, e cila ka punësuar, në bazë të një kontrate të rregullt, një person, që plotëson kushtet e përcaktuara në shkronjën “a” të pikës 1 të këtij neni.

2. Përfaqësuesi i autorizuar i disenjove industriale, markave dhe treguesve gjeografikë mund të jetë:

a) çdo person me qëndrim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë, i cili ka përfunduar studimet universitare dhe ka kaluar testimin për kualifikimin e përfaqësuesve të autorizuar të disenjove industriale dhe të markave në DPPM;

b) çdo zyrë juridike.

Neni 198

Testimi kualifikues

1. DPPM­ja organizon testimin për kualifikimin e përfaqësuesve të autorizuar të objekteve të pronësisë industriale. Pjesëmarrja në këtë testim bëhet kundrejt pagesës së tarifës përkatëse.

2. DPPM­ja regjistron në regjistrin përkatës përfaqësuesit e autorizuar të patentave, disenjove industriale, markave dhe treguesve gjeografikë.

3. Hollësitë për regjistrin e përfaqësuesve të autorizuar dhe për procedurat e regjistrimit jepen në rregulloren e brendshme të DPPM­së.

Regjistrimi i këtyre përfaqësuesve të autorizuar bëhet kundrejt pagesës së tarifës përkatëse.

KREU XXXV

KUNDËRVAJTJET ADMINISTRATIVE

Neni 199

Kundërvajtjet administrative

1. Çdo veprim i kryer në kundërshtim me përcaktimet e neneve 36, 127, 156 e 178 të këtijligji, për shkelje të të drejtave të pronësisë industriale, kur nuk përbën vepër penale, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë nga 100 000 deri në 500 000 lekë. Gjobat vendosen nga entiteti përkatës pranë Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ose nga gjykata.

2. Gjoba, sipas përcaktimit të pikës 1 të këtij neni, nuk mund të vendoset nëse kanë kaluartre vjet nga data e kryerjessë shkeljes.

3. Në rast përsëritjeje, dënimi maksimal i parashikuar në pikën 1 të këtij neni dyfishohet. Përsëritje vlerësohet rasti kur shkelësi e kryen shkeljen për herë të dytë brenda një periudhe prej pesë vjetësh.

4. Ngarkohet Policia Tatimore për ekzekutimin e gjobës.

KREU XXXVI

DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT

Neni 200

Kontrolli dhe mbikëqyrja e treguttë brendshëm

 

1. Ngarkohet struktura përgjegjëse për mbikëqyrjen e tregut pranë Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij ligji në tregun e brendshëm.

2. Organizimi, funksionimi dhe detyrat e kësaj strukture rregullohen me akte të tjera.

Neni 201

Procedurat në proces

1. Për procedurat e regjistrimit të të drejtave të pronësisë industriale, që nuk kanë përfunduar deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, zbatohen dispozitat e ligjit në fuqi në çastin e aplikimit.

2. Për procedurat e shkeljeve të të drejtave të pronësisë industriale, që nuk kanë përfunduar deri në datën e hyrjen në fuqi të këtij ligji, zbatohen dispozitat e ligjit në fuqi në çastin e fillimit të procedurave.

Neni 202

Aktet nënligjore

Ngarkohet Këshilli i Ministrave që, brenda 1 muaji nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të neneve 11, 17, 18, 20, 24, 26, 29, 30, 31, 34, 35, 49, 50, 70, 75, 97, 99, 119, 122, 123, 124, 125, 126, 128, 129, 130, 131, 145, 150, 151, 152, 153, 154, 155, 161, 162, 163, 164, 166, 175, 182 dhe195 të tij.

Neni 203

Shfuqizimi

Ligji nr.7819, datë 27.4.1994 “Për pronësinë industriale”, i ndryshuar,shfuqizohet.

Neni 204

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi tre muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare.

 

Shpallur me dekretin nr.5825, datë 29.7.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

 

    • December 2024
      Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
      « Sep    
       1
      2345678
      9101112131415
      16171819202122
      23242526272829
      3031  
  • IP4all Weekly Bulletin

    You can subscribe to the weekly IP4ALL Bulletin.

  • IP Consulting Ltd. - Intellectual Property Consulting Agency
  • Landmark-TP
  • Ivan Georgiev - Rembrand
  • Global IP Attorneys - The world's leading address guide for patent,  trademark, copyright, intellectual property and IP attorneys. In just a few steps you can find your agency for registration and protection of your intellectual property, patent, design, copyright or trademark.
  • The Professional Sector Network is a referral and networking group that caters exclusively to leading firms with a history of excellence in the business, advisory and investment sectors.
  • Online source of information for the events and developments in the field of intellectual property worldwide
  • Jobs in USA
  • Become our partners
  • IP Basis®

  • IP Guide®