PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN E NICËS PËR KLASIFIKIMIN NDËRKOMBËTAR TË MALLRAVE DHE SHËRBIMEVE, PËR QËLLIMET E REGJISTRIMIT TË MARKAVE(2003)

L I G J

Nr.9033, datë 20.3.2003

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN E NICËS PËR KLASIFIKIMIN NDËRKOMBËTAR TË MALLRAVE DHE SHËRBIMEVE, PËR QËLLIMET E REGJISTRIMIT TË MARKAVE

Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

K U V E N D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në Konventën e Nicës për klasifikimin ndërkombëtar të mallrave dhe shërbimeve, për qëllimet e regjistrimit të markave.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekret nr.3778, datë 16.4.2003 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Alfred Moisiu

KONVENTA

E NICËS Në lidhje me Klasifikimin Ndërkombëtar të Mallrave dhe Shërbimeve për Qëllimet e Regjistrimit të Markave e 15 Janarit 1957, e rishikuar në Stokholm më 14 Korrik 1967 dhe në Gjenevë më 13 Maj 1977 dhe ndryshuar më 28 Shtator 1979

Neni 1

Themelimi i një Bashkimi të Veçantë; adaptimi i një klasifikimi ndërkombëtar; përcaktimi dhe gjuhët e klasifikimit

1. Vendet ndaj të cilave zbatohet kjo Marrëveshje përbëjnë një Bashkim të Veçantë që adaptojnë një klasifikim të përbashkët të mallrave dhe shërbimeve për qëllimin e regjistrimit të markave ( këtej e tutje i quajtuar “klasifikimi”).

2. Klasifikimi konsiston në:

i) një listë klasash, së bashku me, sipas rastit, shënime shpjeguese;

ii) një listë alfabetike e mallrave dhe shërbimeve (këtej e tutje  e quajtur “lista alfabetike”) me shenjën e klasës, në të cilën përfshihet secili nga mallrat dhe shërbimet.

3. Klasifikimi përmban:

i) klasifikimin e botuar më 1971 nga Zyra Ndërkombëtare e Pronësisë Industriale (këtej tutje e quajtur “Zyra Ndërkombëtare”) e përmendur në Konventën e themelimit të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale, duke nënkuptuar, sidoqoftë, se shënimet shpjeguese të listës së klasave të përfshira në atë botim, do të konsiderohen si të përkohshme dhe si rekomandime derisa shënimet shpjeguese të listës së klasave të përcaktohen nga Komiteti i ekspertëve përmendur në nenin 3;

ii) ndryshimet dhe shtesat të cilat hyjnë në fuqi, sipas nenit 4(1) të Marrëveshjes së Nicës të 15 janarit 1957 dhe të aktit të Stokholmit të 14 korrikut 1967, e asaj Marrëveshjeje, para hyrjes në fuqi të këtij akti.

iii) çdo ndryshim për t’u bërë në përputhje me nenin 3 të këtij akti dhe që hyn në fuqi sipas nenit 4(1) të këtij akti.

4. Klasifikimi do të jetë në gjuhët angleze dhe franceze, duke qenë të dy tekstet në mënyrë  autentikisht të njëjta.

5. a) Klasifikimi i përmendur në paragrafin (3)(i), së bashku me ato të ndryshimeve dhe shtesave të përmendura në paragrafin (3) (ii) që kanë hyrë në fuqi para datës në të cilën ky akt hapet për nënshkrim, përmbahen në kopje autentike në gjuhën franceze, të depozituara pranë Drejtorit të Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (këtej e tutje e quajtur “Organizata”). Ato ndryshime dhe shtesa të përmendura në paragrafin (3)(ii) që hyjnë në fuqi pas datës në të cilën ky akt hapet për nënshkrim gjithashtu do të depozitohen në një kopje të vetme autentike, në gjuhën franceze, pranë Drejtorit të Përgjithshëm.

(b) Versioni anglisht i teksteve të përmendura në nënparagrafin (a) do të përcaktohet nga Komiteti i ekspertëve i përmendur në nenin 3 menjëherë pas hyrjes në fuqi të këtij akti. Kopja e tij autentike do të depozitohet pranë Drejtorit të Përgjithshëm.

c) Ndryshimet e përmendura në paragrafin (3)(iii) do të depozitohen në një kopje autentike, në gjuhët angleze dhe franceze, pranë Drejtorit të Përgjithshëm.

6. Tekstet zyrtare të klasifikimit në gjuhët arabe, gjermane, italiane, portugeze, ruse, spanjolle, si dhe në gjuhë të tjera që Asambleja mund të caktojë sipas nenit 5, do të përcaktohen nga Drejtori i Përgjithshëm, pas konsultimit me qeveritë e interesuara dhe ose mbi bazën e një përkthimi paraqitur nga këto qeveri ose me çdo mjet tjetër i cili nuk shkakton pasoja financiare për buxhetin e Bashkimit të Veçantë ose të Organizatës.

7. Lista alfabetike do të përmendë, në anën e  kundërt të çdo shenje të mallrave dhe shërbimeve, një numër serial që është specifik për gjuhën në të cilën përcaktohet kjo listë, së bashku me:

i) në rastin e listës alfabetike të përcaktuar në anglisht, numri serial i përmendur në lidhje me të njëjtën shenjë në listën alfabetike në frëngjisht dhe anasjelltas;

ii) në rastin e çdo liste alfabetike të përcaktuar sipas paragrafit (6), numri serial i përmendur në lidhje me të njëjtën shenjë në listën alfabetike të përcaktuar në anglisht ose në listën alfabetike të përcaktuar në frëngjisht.

Neni 2

Efektet ligjore dhe përdorimi i klasifikimit

1. Duke pranuar  kërkesat e përshkruara nga kjo Marrëveshje, efekti i klasifikimit do të jetë ai që i atribuohet atij, nga çdo vend i Bashkimit të Veçantë. Në veçanti, klasifikimi nuk do të detyrojë vendet e Bashkimit të Veçantë në lidhje me mbrojtjen ose vlerësimin e shtrirjes së mbrojtjes akorduar çdo marke të dhënë dhe  njohjen ose jo të markave të shërbimit.

2. Secili nga vendet e Bashkimi të Veçantë rezervon të drejtën që ta përdorë klasifikimin ose si një sistem kryesor ose si ndihmës.

3. Zyrat kompetente të vendeve të Bashkimit të Veçantë do të përfshijnë në dokumentet dhe botimet zyrtare në lidhje me regjistrimin e markave numrin e klasave të klasifikimit të cilit i përkasin mallrat dhe shërbimet për të cilat regjistrohet marka.

4. Fakti që një term është përfshirë në listën alfabetike në asnjë mënyrë nuk prek ndonjë të drejtë, e cila mund të ekzistojë në këtë term.

Neni 3

Komiteti i ekspertëve

1. Do të ngrihet një Komitet ekspertësh në të cilin do të përfaqësohet çdo  vend i Bashkimit të Veçantë.

2. a) Drejtori i Përgjithshëm, në rast se kërkohet nga Komiteti i ekspertëve, mund dhe do të ftojë vende jashtë Bashkimit të Veçantë, të cilat janë anëtare të Organizatës ose palë të Konventës së Parisit për mbrojtjen e  pronësisë industriale, për t’u përfaqësuar nga vëzhgues në mbledhjet e Komitetit të ekspertëve.

b) Drejtori i Përgjithshëm do të ftojë organizata ndërqeveritare të specializuara në fushën e markave, nga të cilat të paktën njëra prej vendeve anëtare është një vend i Bashkimit të Veçantë, për t’u përfaqësuar nga vëzhgues në mbledhjet e Komitetit të ekspertëve.

c) Drejtori i Përgjithshëm, në rast se kërkohet nga Komiteti i ekpertëve, mund dhe do të ftojë përfaqësues të organizatave të tjera ndërqeveritare dhe organizatave ndërkombëtare joqeveritare të marrin pjesë në diskutime, të cilat janë në interes të tyre.

3. Komiteti i ekspertëve:

i) do të vendosë ndryshime në klasifikim;

ii) do t’u drejtojë rekomandime vendeve të Bashkimit të Veçantë, me qëllimin për të lehtësuar përdorimin e klasifikimit dhe nxitjen uniforme të zbatimit të tij;

iii) do të marrë të gjitha masat e tjera, pa shkaktuar pasoja financiare për buxhetin e Bashkimit të Veçantë ose të Organizatës, për të kontribuar drejt lehtësimit të zbatimit të klasifikimit nga vendet në zhvillim;

iv) do të ketë të drejtën të krijojë nënkomitete dhe grupe pune.

4. Komiteti i ekspertëve do të adaptojë rregullat e veta të procedurës. Kjo e fundit do të parashikojë për mundësinë e pjesëmarrjes në mbledhje të nënkomiteteve dhe grupeve të punës së Komitetit të ekspertëve nga ato organizata ndërqeveritare të përmendura në paragrafin (2)(b), të cilat mund të japin kontribute të rëndësishme në zhvillimin e klasifikimit.

5. Propozimet për ndryshime në klasifikim mund të bëhen zyra kompetente të çdo vendi të Bashkimit të Veçantë, zyra ndërkombëtare, çdo organizatë ndërqeveritare e përfaqësuar në Komitetin e ekspertëve sipas paragrafit (2)(b) dhe çdo vend ose organizatë e ftuar posaçërisht nga Komiteti i ekspertëve të paraqesë këto propozime. Propozimet do t’i komunikohen Zyrës Ndërkombëtare, e cila do t’ua paraqesë ato anëtarëve të Komitetit të ekspertëve dhe vëzhguesve jo më vonë se dy muaj përpara sesionit të Komitetit të ekspertëve, në të cilin  propozimet e lartpërmëndura do të merren në konsideratë.

6. Çdo vend i Bashkimit të Veçantë do të ketë një votë.

7. a) Duke pranuar nënparagrafin (b), vendimi i Komitetit të ekspertëve do të kërkojë një shumicë të thjeshtë të vendeve të përfaqësuara në Bashkimin e Veçantë me të drejtë vote.

b) Vendimet në lidhje me adaptimin e ndryshimeve të klasifikimit do të kërkojnë një shumicë të katër të pestave të vendeve të përfaqësuara në Bashkimin e Veçantë dhe me të drejtë vote. “Ndryshim” do të kuptojë çdo transferim të mallrave ose shërbimeve nga një klasë në tjetrën ose krijimin e një klase të re.

c) Rregullat e procedurës të përmendura në paragrafin (4) do të parashikojnë që, përveç rasteve të veçanta, ndryshimet në klasfikim do të adaptohen në fund të periudhave të specifikuara; kohëzgjatja e çdo periudhe do të përcaktohet nga Komiteti i ekspertëve.

8. Abstenimet nuk do të konsiderohen si vota.

Neni 4

Njoftimet, hyrja në fuqi dhe botimi i ndryshimeve

1. Ndryshimet e vendosura nga Komiteti i ekspertëve dhe rekomandimet e Komitetit të ekspertëve do t’u njoftohen zyrave kompetente të vendeve të Bashkimit të Veçantë nga Zyra Ndërkombëtare. Ndryshimet do të hyjnë në fuqi gjashtë muaj pas datës së dërgimit të njoftimit. Çdo ndryshim tjetër do të hyjë në fuqi në një datë të përcaktuar nga Komiteti i ekspertëve në kohën kur ndryshimi adaptohet.

2. Zyra Ndërkombëtare do të inkorporojë në klasifikim ndryshimet të cilat kanë hyrë në fuqi. Lajmërimet e këtyre ndryshimeve do të botohen në periodike siç mund ta caktojë Asambleja sipas nenit 5.

Neni 5

Asambleja e Bashkimit të Veçantë

1. a) Bashkimi i Veçantë do të ketë një Asamble të përbërë nga ato vende të cilat kanë ratifikuar ose pranuar këtë akt.

b) Qeveria e çdo vendi do të përfaqësohet nga një delegat, i cili mund të asistohet nga delegatë zëvendësues, këshilltarë dhe ekspertë.

c) Shpenzimet e çdo delegacioni do të përballohen nga qeveria që e ka emëruar atë.

2. a) Në varësi të dispozitave të neneve 3 dhe 4, Asambleja:

i) do të merret me të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me mbajtjen dhe zhvillimin e Bashkimit të Veçantë dhe zbatimin e kësaj Marrëveshjeje;

ii) do t’i japë direktiva Zyrës Ndërkombëtare lidhur me përgatitjen e konferencës së rishikimit, duke marrë në konsideratë çdo koment nga ato shtete të Bashkimit të Veçantë të cilat nuk e kanë ratifikuar ose pranuar këtë akt;

iii) do të rishikojë dhe aprovojë raportet dhe aktivitetet e Drejtorit të Përgjithshëm të Organizatës (këtej e tutje i quajtur si “Drejtori i Përgjithshëm”) në lidhje me Bashkimin e Veçantë dhe t’i japë atij të gjitha udhëzimet e nevojshme që kanë të bëjnë me çështje brenda kompetencave të Bashkimit të Veçantë;

iv) do të përcaktojë programin dhe adaptojë buxhetin dy-vjeçar të Bashkimit të Veçantë dhe aprovojë llogaritë e tij financiare;

v) do të adaptojë rregulloret financiare të Bashkimit të Veçantë;

vi) do të krijojë, përveç Komitetit të ekspertëve të përmendur në nenin 3, komitete të tjera ekspertësh dhe grupe pune, siç mund ta gjykojë të arsyeshme për të arritur objektivat e Bashkimit të Veçantë;

vii) do të përcaktojë cilat vende joanëtare të Bashkimit të Veçantë dhe cilat organizata ndërqeveritare dhe ndërkombëtare joqeveritare do të pranohen në mbledhjet e tij si vëzhgues;

viii) do të adaptojë ndryshimet e neneve 5 deri 8;

ix) do të marrë çdo veprim tjetër të përshtatshëm të përcaktuar, që të zhvillojnë objektivat e Bashkimit të Veçantë;

x) do të kryejë të tilla funksione të tjera që janë të përshtatshme sipas kësaj Marrëveshjeje;

b) Në lidhje me çështjet të cilat gjithashtu janë në interes të bashkimeve të tjera të administruara nga Organizata, Asambleja do të marrë vendimet e saj pasi të ketë dëgjuar këshillën e Komitetit të Koordinimit të Organizatës.

3. a) Çdo vend anëtar i Asamblesë do të ketë një votë.

b) Gjysma e vendeve anëtare të Asamblesë do të përbëjë një shumicë.

c) Pavarësisht nga dispozitat e nënparagrafit (b), në qofte se në çdo sesion, numri i vendeve të përfaqësuara është më pak se gjysma, por e barabartë ose më shumë se një e treta e vendeve anëtare të Asamblesë, Asambleja  mund të marrë vendime, përjashto vendimet që kanë të bëjnë me procedurën e vet; të gjitha  këto vendime do të kenë efekt vetëm në rast se do të plotësohen kushtet që vijojnë. Zyra Ndërkombëtare do t’ua komunikojë këto vendime vendeve anëtare të Asamblesë, të cilat nuk janë përfaqësuar dhe do t’i ftojë ato të shprehin me shkrim votën ose abstenimin e tyre brenda një periudhe prej tre muajsh nga data e komunikimit. Në qoftë se, me përfundimin e kësaj periudhe, numri i shteteve që kanë shprehur për këtë votën ose abstenimin e tyre arrin numrin e shteteve që mungonin për arritjen e kuorumit në vetë sesionin, vendime të tilla do të kenë efekt, me kusht që në të njëjtën kohë shumica e kërkuar të sigurohet akoma.

d) Në varësi të dispozitave të nenit 8 (2), Asambleja do t’i marrë vendimet e saj me një shumicë të dy të tretave të votave të hedhura.

e) Abstenimet nuk do të konsiderohen si vota.

f) Një delegat mund të përfaqësojë dhe votojë në emër vetëm të një shteti.

g) Vendet e Bashkimit të Veçantë joanëtare të asamblesë do të pranohen në mbledhjet e kësaj të fundit si vëzhguese.

4. a) Asambleja do të mblidhet një herë në çdo dy vite kalendarike në sesion të zakonshëm sipas thirrjes së Drejtorit të Përgjithshëm, dhe në mungesë të rrethanave përjashtimore, gjatë të njëjtës periudhë dhe në të njëjtin vend si Asambleja e Përgjithshme e Organizatës.

b) Asambleja do të mblidhet në sesion të jashtëzakonshëm sipas thirrjes nga Drejtori i Përgjithshëm, me kërkesën e një të katërtës së vendeve anëtarë të Asamblesë.

c) Axhenda e çdo sesioni do të përgatitet nga Drejtori i Përgjithshëm.

5. Asambleja do të adaptojë rregullat e veta të procedurës.

 

Neni 6

Zyra Ndërkombëtare

1. a) Detyrat administrative që kanë të bëjnë me Bashkimin e Veçantë do të kryhen nga Zyra Ndërkombëtare.

b) Në veçanti, Zyra Ndërkombëtare do të përgatisë mbledhjet dhe të parashikojë Sekretariatin e Asamblesë, Komitetitin e ekspertëve dhe nënkomitetet e tjera të ekspertëve dhe grupet e punës, siç mund të jenë krijuar nga Asambleja ose Komiteti i ekspertëve.

c) Drejtori i Përgjitshëm do të jetë shefi ekzekutiv i Bashkimit të Veçantë dhe do të përfaqësojë Bashkimin e Veçantë.

2. Drejtori i Përgjithshëm dhe çdo anëtar i stafit i caktuar prej tij do të marrë pjesë, pa të drejtë vote, në të gjitha mbledhjet e Asamblesë, Komitetit të ekspertëve, komiteteve të tjera të ekspertëve apo grupeve të punës, siç mund të jetë përcaktuar nga Asambleja ose Komiteti i ekspertëve. Drejtori i Përgjithshëm apo çdo anëtar i stafit i caktuar prej tij do të jenë ex officio sekretari i këtyre organizmave.

3. a) Zyra Ndërkombëtare, në përputhje me direktivat e Asamblesë, do të bëjë përgatitjet për konferencën e rishikimit të dispozitave të Marrëveshjes përveç neneve 5 deri 8.

b) Zyra Ndërkombëtare mund të konsultohet me organizata ndërqeveritare dhe ndërkombëtare joqeveritare në lidhje me përgatitjen për konferencën e rishikimit.

c) Drejtori i Përgjithshëm dhe personat e caktuar prej tij do të marrin pjesë, pa të drejtë vote, në diskutimet e këtyre konferencave.

d) Zyra Ndërkombëtare do të kryejë çdo detyrë tjetër që do t’i caktohet.

Neni 7

Financat

1. a) Bashkimi i Veçantë do të ketë një buxhet.

b) Buxheti i Bashkimit të Veçantë do të përfshijë të ardhurat dhe shpenzimet  që i takojnë Bashkimit të Veçantë, kontributet e buxhetit të shpenzimeve të përbashkëta të bashkimeve, dhe kur është e zbatueshme, shumën e vënë në dispozicion të buxhetit të konferencës së Organizatës.

c) Shpenzimet që nuk i atribuohen ekskluzivisht Bashkimit të Veçantë, por gjithashtu një ose më shumë bashkimeve të administruara nga Organizata do të konsiderohen si shpenzime të bashkimit. Pjesa e Bashkimit të Veçantë në këto shpenzime të përbashkëta do të jetë në proporcion me interesin që Bashkimi i Veçantë ka në to.

2. Buxheti i Bashkimit të Veçantë do të përcaktohet në përputhje me kërkesat e koordinimit me buxhetet e bashkimeve të tjera të administruara nga Organizata.

3. Buxheti i Bashkimit të Veçantë do të financohet nga burimet e mëposhtme:

i) kontributet e vendeve të Bashkimit të Veçantë;

ii) tarifa dhe pagesa të përcaktuara për shërbime të bëra nga Zyra Ndërkombëtare në lidhje me Bashkimin e Veçantë.

iii) shitja apo pagesat e publikimeve të Zyrës Ndërkombëtare që kanë të bëjnë me Bashkimin e Veçantë;

iv) dhurata, sende të trashëguara dhe subvencione;

v) renta, interesa dhe të ardhura të tjera të ndryshme.

4. a) Për qëllim të përcaktimit të kontributeve të veta të përmendura në paragrafin (3)(i), çdo vend i Bashkimit të Veçantë do t’i përkasë së njëjtës klasë siç i përket Bashkimit të Parisit për Mbrojtjen e Pronësisë Industriale dhe do të paguajë kontributet e veta vjetore mbi bazën e të njëjtit numër njësish siç është caktuar për atë klasë në atë bashkim.

b) Kontributi vjetor i çdo vendi të Bashkimit të Veçantë do të jetë një sasi  në të njëjtin proporcion me shumën totale të kontribuar në buxhetin e Bashkimit të Veçantë nga të gjitha vendet, aq sa  numri i njësive të saj është ndaj totalit të njësive të të gjitha vendeve kontribuese.

c) Kontributet do të bëhen të pagueshme më një janar të çdo viti.

d) Çdo vend, i cili është mbrapa në pagesën e kontributit të tij, mund të mos ushtrojë të drejtën e votës në asnjë organ të Bashkimit të Veçantë, në qoftë se shuma e prapambetur e saj është e barabartë ose tejkalon shumën e kontributeve që i detyrohet asaj për dy vite të mëparshme të plota. Sidoqoftë, çdo organ i Bashkimit të Veçantë mund të lejojë një vend të tillë të ushtrojë të drejtën e tij të votës në atë organ në qoftë se, dhe për aq sa, është i bindur se vonesa në pagesë është për shkak të rrethanave përjashtimore dhe të pashmangshme.

e) Në qoftë se buxheti nuk është adaptuar përpara fillimit të periudhës së re financiare, buxheti do të jetë në të njëjtin nivel si buxheti i vitit të mëparshëm, siç parashikohet në rregulloret financiare.

5. Shuma e tarifave dhe pagesave të papaguara për shërbimet e bëra nga Zyra Ndërkombëtare që kanë të bëjnë me Bashkimin e Veçantë do të përcaktohen dhe do t’i raportohen Asamblesë, nga Drejtori i Përgjithshëm.

6. a) Bashikimi i Veçantë do të ketë një fond kapital pune, i cili do të përbëhet nga një pagesë e vetme nga çdo vend i Bashkimit të Veçantë. Në qoftë se fondi bëhet i pamjaftueshëm, ai do të rritet.

b) Shuma e pagesës fillestare e çdo vendi të Bashkimit të Veçantë në këtë fond ose e pjesëmarrjes së tij në rritjen e saj do të jetë në proporcion të kontributeve të atij vendi për vitin në të cilin u krijua fondi apo u vendos rritja e tij.

c) Proporcioni dhe afatet e pagesës do të caktohen nga Asambleja me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm dhe pasi është dëgjuar edhe këshilla e Komitetit të Koordinimit të Organizatës.

7. a) Në marrëveshjen për selinë të përfunduar me vendin, në territorin e të cilit Organizata ka selinë e saj, do të parashikohet se, sa herë që fondi kapital i punës është i pamjaftueshëm, ky vend do të japë shuma hua. Shuma e këtyre huave dhe kushtet në të cilat ato janë dhënë do të jenë subjekt i një marrëveshjeje të veçantë, në çdo rast, ndërmjet vendit dhe Organizatës.

b) Vendi i përmendur në nënparagrafin (a) dhe Organizata do të kenë secili të drejtën për të denoncuar detyrimin për të dhënë hua, sipas njoftimit me shkrim. Denoncimi do të ketë efekt tre vjet pas mbarimit të vitit në të cilin është bërë njoftimi.

8. Auditimi i llogarive do të kryhet nga një ose shumë vende të Bashkimit të Veçantë ose nga auditorë të jashtëm, siç parashikohet në rregulloret financiare. Ata do të caktohen, me marrëveshjen e tyre, nga Asambleja.

Neni 8

Ndryshimi i neneve 5 deri 8

1. Propozimet për ndryshimin e nenit 5, 6, 7 dhe ky nen, mund të fillohen nga çdo vend anëtar i Asamblesë ose nga Drejtori i Përgjithshëm. Këto propozime do t’u komunikohen vendeve anëtare të Asamblesë nga Drejtori i Përgjithshëm të paktën gjashtë muaj përpara konsiderimit të tyre nga asambleja.

2. Ndryshimet e neneve të përmendura në paragrafin (1) do të adaptohen nga Asambleja. Adaptimi i tyre do të kërkojë tre të katërtën e votave të hedhura, me kusht që çdo ndryshim i nenit 5, dhe i këtij paragrafi, do të kërkojnë katër të pestat e votave të hedhura.

3. Çdo ndryshim i nenit të përmendur në paragrafin (1) do të hyjë në fuqi një muaj pas njoftimit me shkrim të pranimit, të kryer në përputhje me proceset e tyre përkatëse konstitucionale, pasi është  pranuar nga Drejtori i Përgjithshëm nga tre të katërtat e vendeve anëtarë të Asamblesë në kohën kur ajo adaptoi ndryshimin. Çdo ndryshim i këtij neni i pranuar në këtë mënyrë do t’i detyrojë të gjitha vendet që janë anëtare të Asamblesë në kohën kur ndryshimi hyn në fuqi, ose të cilat bëhen anëtare të saj në një datë të mëvonshme, me kusht që të sigurojë që çdo ndryshim që rrit detyrimet financiare të vendeve të Bashkimit të Veçantë detyron vetëm ato vende të cilat kanë njoftuar pranimin e tyre për këtë ndryshim.

Neni 9

Ratifikimi dhe pranimi; hyrja në fuqi

1. Çdo vend i Bashkimit të Veçantë, i cili ka nënshkruar këtë akt mund ta ratifikojë atë dhe, në rast se nuk e nënshkruan, mund ta pranojë atë.

2. Çdo vend jashtë Bashkimit të Veçantë, i cili është palë e Konventës së Parisit për Mbrojtjen e Pronësisë Industriale mund ta pranojë këtë akt dhe të bëhet kështu një vend i Bashkimit të Veçantë.

3. Instrumentet e ratifikimit dhe pranimit do të depozitohen pranë Drejtorit të Përgjithshëm.

4. a) Ky akt do të hyjë në fuqi tre muaj pasi të jenë plotësuar të dy kushtet që vijojnë:

i) gjashtë ose më shumë vende kanë depozituar instrumentet e ratifikimit ose të pranimit;

ii) të paktën tre nga këto vende janë vende të cilat, në datën kur ky akt hapet për nënshkrim, janë vende të Bashkimit të Veçantë.

b) Hyrja në fuqi e përmendur në nënparagrafin (a) do të zbatohet ndaj atyre vendeve të cilat, të paktën tre muaj hyrjes në fuqi, kanë depozituar instrumentet e ratifikimit ose pranimit.

c) Në lidhje me çdo vend që nuk mbulohet nga nënparagrafi (a), ky akt do të hyjë në fuqi tre muaj mbas datës në të cilën ratifikimi ose pranimi i tij ishte njoftuar nga Drejtori i Përgjithshëm, përveç se kur një datë e mëvonshme është treguar në instrumentin e ratifikimit ose të pranimit. Në rastin e fundit, ky akt do të hyjë në fuqi në lidhje me atë vend në datën e treguar si më sipër.

1. Ratifikimi ose pranimi do të shkaktojë automatikisht pranimin e të gjitha klauzolave dhe pranimin e të gjitha avantazheve të këtij akti.

2. Mbas hyrjes në fuqi të këtij akti, asnjë vend nuk mund të ratifikojë ose pranojë një akt të mëparshëm të kësaj Marrëveshjeje.

 

 

Neni 10

Kohëzgjatja

Kjo Marrëveshje do të ketë të njëjtën kohëzgjatje si Konventa e Parisit për Mbrotjen e Pronësisë Industriale.

Neni 11

Rishikimi

1. Kjo Marrëveshje mund të rishikohet herë pas here nga një konferencë e vendeve të Bashkimit të Veçantë.

2.Thirrja e çdo konference rishikimi do të vendoset nga Asambleja.

3. Nenet 5 deri 8 mund të ndryshohen ose nga një konferencë rishikimi ose sipas nenit 8.

Neni 12

Denoncimi

1. Çdo vend mund ta denoncojë këtë akt nëpërmjet njoftimit drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm. Të tilla denoncime do të përbëjnë gjithashtu denoncime të aktit të mëparshëm ose akteve të kësaj Marrëveshjeje. Vendi, i cili e denoncon këtë akt mund ta ketë ratifikuar ose pranuar, dhe do të prekë vetëm vendin që e bën atë, duke bërë që Marrëveshja të qëndrojë në fuqi dhe me efekt të plotë në lidhje me vendet e tjera të Bashkimit të Veçantë.

2. Denoncimi do të ketë efekt një vit mbas datës në të cilën Drejtori i Përgjithshëm ka marrë njoftimin.

3. E drejta e denoncimit e parashikuar në këtë nen nuk do të ushtrohet nga asnjë vend përpara përfundimit të pesë vjetëve nga data në të cilën ai bëhet vend i Bashkimit të Veçantë.

Neni 13

Referimi i nenit 24 i Konventës së Parisit

Dispozitat e nenit 24 të aktit të Stokholmit të 1967 të Konventës së Parisit për Mbrojtjen e Pronësisë Industriale do të zbatohet ndaj kësaj Marrëveshjeje me kusht që, në qoftë se këto dispozita janë ndryshuar në të ardhmen, ndryshimi i fundit do të zbatohet ndaj kësaj Marrëveshjeje në lidhje me ato vende të Bashkimit të Veçantë, të cilat janë kufizuar nga këto ndryshime.

Neni 14

Nënshkrimi; gjuhët; funksionet depozitare; njoftimet

1. a) Ky akt do të nënshkruhet në një origjinal të vetëm në gjuhët angleze dhe franceze, duke qenë të dy tekset në mënyrë të barabartë autentike dhe do të depozitohen pranë Drejtorit të Përgjithshëm.

b) Tekstet zyrtare të këtij akti do të vendosen nga Drejtori i Përgjithshëm, mbas konsultimeve me qeveritë e interesuara dhe brenda dy muajve nga data e nënshkrimit të këtij akti, në dy gjuhët e tjera, rusisht dhe spanjisht, në të cilat, së bashku me gjuhët e përmendura në nënparagrafin (a), janë nënshkruar tekstet autentike të Konventës për themelimin e Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale.

c) Tekstet zyrtare të këtij akti do të përcaktohen nga Drejtori i Përgjithshëm, mbas konsultimeve me qeveritë e interesuara, në gjuhët arabe, gjermane, italiane dhe portugeze, si dhe në ato gjuhë të tjera që mund të vendosë Asambleja.

2. Ky akt do të qëndrojë i hapur për nënshkrim deri më 31 dhjetor 1977.

3. a) Drejtori i Përgjithshëm do të transmetojë dy kopje, të vërtetuara prej tij, të ndonjë ndryshimi të tekstit të këtij akti, qeverive të të gjitha vendeve të Bashkimit të Veçantë dhe, me kërkesë, të qeverisë së ndonjë vendi tjetër.

b) Drejtori i Përgjithshëm do të transmetojë dy kopje, të vërtetuara prej tij, të çdo ndryshimi të këtij akti qeverive të të gjitha vendeve të Bashkimit të Veçantë dhe me kërkesë, të qeverisë së çdo vendi tjetër.

4. Drejtori i Përgjithshëm do të regjistrojë këtë akt pranë Sekretariatit të Kombeve të Bashkuara.

5. Drejtori i Përgjithshëm do të njoftojë qeveritë e të gjitha vendeve palë të Konventës së Parisit për Mbrojtjen e Pronësisë Industriale për:

i) nënshkrimet sipas paragrafit (1);

ii) depozitimet e instrumenteve të ratifikimit dhe pranimit sipas nenit 9(3);

iii) datën e hyrjes në fuqi të këtij akti sipas nenit 9(4)(a);

iv) pranimin e ndryshimeve të këtij akti sipas nenit 8(3);

v) datat në cilat këto ndryshime hyjnë në fuqi;

vi) denoncimet e pranuara sipas nenit 12.

 

 

 

    • May 2018
      Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
      « Apr    
       123456
      78910111213
      14151617181920
      21222324252627
      28293031  
  • IP4all Weekly Bulletin

    You can subscribe to the weekly IP4ALL Bulletin.

  • Recommended videoView all | 

    The new EU trade mark Regulation enters into force on March 23rd. As a result, the Office for Harmonization in the Internal Market (OHIM) will change its name to the European Intellectual Property Office (EUIPO).

    The amending Regulation also revises the fees payable to the Office, including an overall reduction in their amounts, particularly in the case of trade mark renewal fees. On 23.3. 2016, the Office’s online application forms and fee calculator will be automatically updated to reflect the new system.
    From its base in Alicante, Spain, OHIM has processed more than 1.3 million Community trade mark applications in 23 EU languages, from nearly every country and region in the world, since 1996.

    The Amending Regulation was published on 24 December 2015 and is part of the EU trade mark reform legislative package that also includes the replacement of the existing EU Trade Mark Directive (Directive 2008/95/EC of the European Parliament and the Council).

    OHIM is the EU’s largest decentralised agency. It is entirely self-financed, receiving no funding from the EU Budget. As well as managing the Community trade mark and the registered Community design (RCD), it works in collaboration with the EU national and regional IP offices to build a stronger IP system across the EU for the benefit of users.

  • IP Consulting Ltd. - Intellectual Property Consulting Agency
  • Landmark-TP
  • Ivan Georgiev - Rembrand
  • Global IP Attorneys - The world's leading address guide for patent,  trademark, copyright, intellectual property and IP attorneys. In just a few steps you can find your agency for registration and protection of your intellectual property, patent, design, copyright or trademark.
  • The Professional Sector Network is a referral and networking group that caters exclusively to leading firms with a history of excellence in the business, advisory and investment sectors.
  • IP Basis®

  • IP Guide®

  • Become our partners