Ligj Nr. 9957 Për Disa Ndryshime Në Ligjin Nr.8488, Datë 13.5.1999 “Për Mbrojtjen e Topograpfisë Së Qarqeve Të Integruara” (2008)

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8488, datë 13.5.1999 “Për mbrojtjen e topografisë së qarqeve të integruara”, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Kudo në ligj, emërtimi “Drejtoria e Patentave dhe Markave” zëvendësohet me emërtimin “Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave”.

Neni 2

Në nenin 6, fjalët “pranë bordit të apelit” zëvendësohen me fjalët “pranë bordit të apelimit”.

Neni 3

Neni 18 ndryshohet si më poshtë:

Neni 18

Dispozitat e përfaqësimit të të huajve, pavlefshmëria e aplikimeve të publikuara, pranimi i aplikimit, data e hyrjes dhe ndryshimet në regjistër, pavlefshmëria e të drejtave, afatet kohore të shkeljes së të drejtave, masat kundër shkeljeve të të drejtave, transferimi i të drejtave, licencat, si dhe çdo rregull tjetër procedural, i parashikuar në ligjin nr.9947, datë 7.7.2008 “Për pronësinë industriale”, rregullohen dhe janë të vlefshme edhe për këtë ligj.”.

Neni 4

Ky ligj hyn në fuqi 3 muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5835, datë 29.7.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi 

    • April 2024
      Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
      « Jan    
      1234567
      891011121314
      15161718192021
      22232425262728
      2930  
  • IP4all Weekly Bulletin

    You can subscribe to the weekly IP4ALL Bulletin.

  • IP Consulting Ltd. - Intellectual Property Consulting Agency
  • Landmark-TP
  • Ivan Georgiev - Rembrand
  • Global IP Attorneys - The world's leading address guide for patent,  trademark, copyright, intellectual property and IP attorneys. In just a few steps you can find your agency for registration and protection of your intellectual property, patent, design, copyright or trademark.
  • The Professional Sector Network is a referral and networking group that caters exclusively to leading firms with a history of excellence in the business, advisory and investment sectors.
  • Online source of information for the events and developments in the field of intellectual property worldwide
  • Jobs in USA
  • Become our partners
  • IP Basis®

  • IP Guide®